| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Kosovarizimi dhe multi-etniciteti |
| Postuar mė datėn: 2008-10-11 07:29:50 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Albin KURTI
Kosova e pavarur nuk ėshtė sovrane dhe nuk ka integritet territorial
Shteti i Kosovės nuk ėshtė shteti mė i ri nė botė sepse shteti i Kosovės nuk ėshtė i ri. Kėso shteti kishte edhe para shpalljes sė pavarėsisė me 17 shkurt 2008. Shteti mbeti ashtu siē kishte qenė: nė duart e misioneve civile e tė pranisė ushtarake ndėrkombėtare por edhe tė strukturave tė Serbisė nė ēerekun e territorit. Edhe shteti i pavarur i Kosovės vazhdon tė jetė shtet i pavarur nga Kosova. Njohja nga jashtė nuk na e dhuron dot shtetin brenda. Shteti edhe mė tutje mbeti nė duar tė huaja dhe prandaj nuk ka ndonjė farė rritje cilėsore tė pushtetit tė Qeverisė pas shpalljes sė pavarėsisė. Pavarėsia e cila nuk u parapri me vetėvendosje, nuk u pasua me sovranitet. Kosova e pavarur nuk ėshtė sovrane dhe nuk ka integritet territorial. Pushteti pėr ta ndryshuar gjendjen socio-ekonomike dhe pėr tė garantuar mbrojtje e siguri pėr qytetarėt nuk vjen prej shpalljes dhe as njohjes sė pavarėsisė por prej sovranitetit.
Politikologėt Pal Kolsto dhe Helge Blakkisrud e definojnė shtet-bėrjen si themelim tė fushės administrative, ekonomike dhe ushtarake tė shteteve funksionale. Kjo ngėrthen vendosjen e kontrollit tė kufijve, sigurimin e monopolit tė fuqisė detyruese nė territorin e shtetit si dhe etablimin e sistemit tatimor. Kolsto dhe Blakkisrud kėto i quajnė aspekte tė forta tė ndėrtimit tė shtetit, pėr tė theksuar se apekti mė fundamental i shtet-bėrjes pėrfshin vendosjen e kontrollit fizik mbi territorin. Pėrveē aspekteve tė forta tė shtetbėrjes, ata pėrkufizojnė edhe aspeketet e buta tė konsolidimit tė shtetit, qė i quajnė komb-bėrje: ndėrtimin e njė identiteti tė pėrbashkėt, ndjenjėn e unitetit nė popullatėn e shtetit pėrmes propagandės, shkollimit, ideologjisė dhe simboleve shtetėrore. Kjo ndiqet nga udhėheqėsit shtetėrorė, intelektualėt, edukatorėt dhe tė tjerėt qė pėrpiqen tia japin shtetit cilėsitė e shtetit-komb.
Pėr ta kuptuar se kah po e shpiejnė Kosovėn duhet kuptuar Plani i Ahtisaarit
Atėherė, shtrohet pyetja,
- kah po shkon Kosova?
- A do tė bėhet ajo sovrane?
- A do tė bėhet populli i Kosovės komb mė vete?
- Nėse po, atėherė, a do tė jetė ai kombi kosovar njė komb politik sipas modelit francez?
- Apo, ndoshta, komb etnik sipas modelit gjerman (gjė qė do tė pjellte historianė pėr ti ndarė dardanėt prej ilirėve tė tjerė)?
- A do tė mbizotėrojė ethnos-i si pėrkatėsi dhe origjinė, apo demos-i si pjesėmarrje nė proceset e institucioneve tė sistemit politik?
Pėr ta kuptuar se kah po e shpiejnė Kosovėn duhet kuptuar Plani i Ahtisaarit. Ky Plan pėrmendet tetė herė nė Deklaratėn e Pavarėsisė pėrkundrejt pavarėsisė qė pėrmendet vetėm tri herė, pėrfshirė kėtu edhe titullin e Deklaratės. Ky Plan ndodhet brenda Kushtetutės sė Kosovės e cila nė nenin 143 tė saj thekson se Plani i Ahtisaarit ndodhet mė lart se vetė ajo. Atėherė, ēfarė pėrgjigje jep pėrmbajtja e kėtij Plani nė pyetjet e mėsipėrme?
Plani i Ahtisaarit kur flet pėr kombin gjithmonė flet pėr bashkėsitė kombėtare nė Kosovė dhe jo pėr kombin e Kosovės. I vetmi vend ku ky Plan flet pėr kombin nė numrin njėjės ėshtė nė nenin 1.7 te Dispozitat e Pėrgjithshme, aty ku thuhet se Kosova duhet ti ketė simbolet e veēanta kombėtare. Gjithkund tjetėr flitet pėr bashkėsitė kombėtare e posaēėrisht pėr atė serbe. Kombi kosovar, bėrja e popullit tė Kosovės komb mė vete, nis te simbolet e Kosovės, por sipas Planit tė Ahtisaarit edhe pėrfundon te ato. Kombi kosovar ndodhet vetėm sipėr te burokracia e institucioneve, por jo edhe nė terren, aty ku janė qytetarėt. Kombi kosovar ndodhet lart te makinat qė sundojnė, por jo edhe poshtė, te njerėzit qė jetojnė.
Nė nenin 1.1 tė kėtij Plani, pra qysh nė fillim tė fillimit, thuhet se Kosova do tė jetė shoqėri multi-etnike. Mirėpo, nė themel tė multi-etnicitetit qėndron etnia. Shumė etni tė ndryshme duke qėndruar pranė njėra-tjetrės e bėjnė multi-entinicetin. Kėshtu e ka menduar Ahtisaari. Sepse, ai nuk ka aspiruar ti integrojė komunitetet. Pikėnisja e tij ėshtė etnia, kurse aspirata e tij ėshtė koekzistenca pranė njėra-tjetrės (dhe jo tė integruara bashkė) e atyre komuniteteve. Prandaj, decentralizimi, trashėgimia kulturore, pėrfaqėsimi, pjesėmarrja dhe vendimmarrja nė institucionet politike ėshtė tėrėsisht e ndėrtuar mbi baza etnike. Plani i Ahtisarit nuk e bėn Kosovėn kosovare, por e bėn Kosovėn shqiptaro-serbe; nuk e bėn popullin e Kosovės komb kosovar, por e ndan atė nė bashkėsinė kombėtare shqiptare dhe nė atė serbe (dhe, formalisht, edhe nė 4 tė tjera). Njėsia themelore e Planit tė Ahtisaarit nuk ėshtė kosovari dhe as qytetari. Njėsia themelore e Planit tė Ahtisaarit ėshtė bashkėsia kombėtare.
Me Planin e Ahtisaarit Kosova nuk do tė bėhet shtet-komb kurse populli i saj nuk do tė bėhet as komb-etnik e as komb-qytetar. Kosova do tė bėhet vend shqiptaro-serb, ku shqiptarėt e serbėt jetojnė tė ndarė territorialisht nga njėri-tjetri. Bashkė do tė jenė eventualisht vetėm politikanėt shqiptarė dhe ata serbė nė institucionet e sistemit, por jo edhe shqiptarėt dhe serbėt e zakonshėm. (Nė fakt, kjo ėshtė pėrgjigja ndėrkombėtare ndaj pastrimit etnik thuasje dallimi etnik ishte shkaku i pastrimeve etnike e jo hegjemonia e Serbisė sė Milosheviqit. Njė gjė e kėtillė sigurisht se i ka konvenuar edhe Serbisė e cila me pėrfundimin e luftės ishte e interesuar pėr territorializmin e prezencės sė serbėve nė Kosovė si pakicė demografike qė janė.) Natyrisht se kjo qasje e pėrjetėson sundimin ndėrkombėtar nė Kosovė i cili do tė interpretohet si i domosdoshėm pikėrisht qė tė mos bashkohen shqiptarėt dhe serbėt, meqė bashkimi i tyre besohet se do tė ishte luftė e re. Dikotomia shqiptaro-serbe nė shtetin e Kosovės e mban kėtė shtet dhe sovranitetin pėrgjithmonė nė duart e ndėrkombėtarėve. Simptomė e kėsaj ėshtė edhe fakti qė fjala ndėrkombėtar ėshtė fjala qė mė sė shpeshti pėrdoret te Plani i Ahtisaarit gjithsej plot 126 herė. Fjala serb pėrdoret 37 herė kurse ajo shqip dy herė: njėherė nė nenin 1.6 kur flitet pėr gjuhėn shqipe si njėra prej dy gjuhėve zyrtare, dhe herėn tjetėr nė fusnotėn e nenit 2.1 tė Aneksit VII kur thuhet komunitetet joshqiptare.
Kosovarizimi ėshtė nė funksion tė multi-etnicitetit
Megjithėkėtė, nė Kosovė ėshtė evident projekti i kosovarizimit. A kemi tė bėjmė me njė kontradiktė nė kėtė shpjegim? Kė e ka nė shėnjestėr ky projekt dhe pse ekziston ai nėse Plani i Ahtisaarit nuk e bėn Kosovėn kosovare por shqiptaro-serbe? Multi-etniciteti qė e synon Plani i Ahtisaarit ėshtė shumė vėshtirė i arsyetueshėm edhe pėr shkak se nė Kosovė janė rreth 92% shqiptarė kurse serbė mezi 5%. Qė multi-etniciteti tė jetė mė i justifikueshėm dhe mė i qėndrueshėm, po forcohet faktori serb dhe po dobėsohet ai shqiptar. Faktori serb po pėrforcohet duke u lejuar Serbia brenda Kosovės, kurse faktori shqiptar po dobėsohet duke u nxjerrur Shqipėria jashtė Kosovės. Kosovarizimi ėshtė projekt politik i cili ka pėr qėllim qė sa mė shumė ti distancojė shqiptarėt e Kosovės prej identitetit tė tyre shqiptar dhe prej Shqipėrisė. Kosovarizimi nuk ėshtė projekt qė zhvillohet kundėr Serbisė por kundėr Shqipėrisė. Komb-bėrja kosovar nėnkupton shkombėtarizim (vetėm) tė shqiptarėve ndėrkohė qė nuk ka shtet-bėrje (nė kuptimin e fortė tė fjalės) sepse shteti mbetet nė duart e ndėrkombėtarėve. Nė anėn tjetėr tė sė njėjtit fenomen, nuk ėshtė e rastėsishme qė nuk ka regjistrim tė popullatės tash 9 vjet pas luftės. Qėllimi ėshtė qė paraprakisht tė rritet numri i serbėve duke u pėrfshirė kėtu sa mė shumė refugjatė serbė nė Serbi qė janė e sjanė nga Kosova, por edhe tė zvogėlohet numri i shqiptarėve duke mos u pėrfshirė diaspora dhe, madje, duke ua mundėsuar atyre edhe deklarimin si kosovarė pėrveēse si shqiptarė. Kjo do tė rezultonte me njė situatė tė ngjashme sikurse nė Maqedoni ku p.sh. disa anėtarė tė njė familjeje mbahen pėr maqedonė, kurse disa tė tjerė tė po asaj familje deklarohen bullgarė.
Nuk ėshtė multi-etniciteti nė funksion tė kosovarizimit apo tė kombit tė imagjinuar kosovar (tė krijuar prej shqiptarėve tė Kosovės), por anasjelltas: kosovarizimi ėshtė nė funksion tė multi-etnicitetit (ndarjes shqiptaro-serbe tė Kosovės). Plani i Ahtisaarit (si infrastrukturė ligjore dhe kodifikim normativ i multi-etnicitetit) qėndron mbi Kushtetutėn e Kosovės (si platformė e kombit tė ardhshėm e tė imagjinuar kosovar) brenda sė cilės ndodhet. Prandaj, multi-etniciteti ndodhet mė lart se kosovarizimi dhe ėshtė mė i madh se ai. Kosovarizimi ėshtė mėnyrė me tė cilėn multi-etniciteti synon dobėsimin e etnisė dominuese pėr hir tė soliditetit tė vet. Multi-etniciteti ėshtė koncept dhe projekt qė vjen nga lart, ndėrsa kosovarizimi ėshtė veēse njė degė e tij. E tėra pra bėhet pėr hir tė njė koncepti mekanik qė banon nė zyrat e instancave mė tė larta politike dhe jo pėr hir tė njerėzve qė jetojnė poshtė. Hashim Thaēi dhe ministrat e tij janė sikurse agjentėt te filmi The Matrix. Ata janė kosovarėt, ata janė makinat qė duan ti fusin duart nė trupat e njerėzve drejt zemrave tė tyre pėr ti shndėrruar edhe ata nė makina. E, pėr atė se si Kosova nė tė vėrtetė ėshtė titulli punues i filmit Bosnia Reloaded, ndonjė herė tjetėr...
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|