DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Mediat krijuese tė identitetit tė imponuar
Postuar mė datėn: 2008-02-29 03:28:10 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Mediat dhe Politika

Politikat e UNMIK-ut, (sot EULEX) sė bashku me politikat vendore, janė duke zhvlerėsuar dhe mėnjanuar elementet dhe simbolet kombėtare tė shqiptarėve. Si shembull mund tė ceket murali i punuar enkas pėr mjedisin e Parlamentit tė Kosovės. Dihet se pas vendosjes sė saj nė mure, vetėm pas pak ditėsh u urdhėrua nga lart qė tė hiqet nga muri pėr shkak tė pėrmbajtjes me karakter kombėtar shqiptar. Edhe ashtu u bė. Me shpejtėsi murali u mbulua me pėlhurė tė zezė.


Shkruan: Gėzim MEKULI, Oslo

Rasti tjetėr ėshtė ai i pėrdorimit tė simboleve tė TMK-sė. Dihet se si u shprehėn politikat nė fuqi pėr simbolin e ardhshėm tė TMK-sė. Asaj nuk do t’i lejohet tė ketė asnjė shenjė kombėtare shqiptare. Por zezdita me e madhe u tregua me "flamurirn e Kosovės"; Kėtu cdo koment eshte i tepėrt...

Pse keto shembuj e pse ky shkrim?

Nuk duhet nėnēmuar rolin e madh dhe tė rėndėsishėm tė mediave edhe nė ndėrtimin dhe kultivimin bashkėkohor tė kombit. Pashmangshmėrisht mediat janė ndėrmjetėsuese jetike tė identitetit kombėtar dhe kulturor. Andaj edhe jo rastėsisht, sot kemi njė tendencė mediatike, ku fusha e kulturės ėshtė duke zėnė vendin e njė komunikimi strategjik, tė ashtuquajtur ”public diplomacy”. Pra, ėshtė kjo njė mundėsi e mirė, qė pėrmes mediave qeveritė tė mirėkomunikojnė me publikun e jashtėm, me qėllim qė t’i pėrkrahin, t’i mbrojnė dhe t’i motivojnė politikat kombėtare.
E, kjo do tė thotė se politika e kulturės dhe e mediave nuk ka tė bėjė vetėm me artin dhe kulturėn, por gjithashtu kjo ka tė bėjė edhe me ndėrmjetėsimin e mendimit publik, hulumtimit dhe tė debatit shoqėror tė njė kombi dhe vendi.
Si rrjedhojė e kėsaj, shumė shtete pėrditė e mė shumė po zbulojnė sė ēfarė domethėnie ka pjesėmarrja dhe komunikimi ndėrkombėtar pėr zhvillimin e kombit dhe shoqėrisė. Nė kėtė rast do tė merrja si shembull peshėn e raportit nė mes kėmbimit kulturor dhe rolin e qeverisė nė fushėn e kulturės. Pra, vlerėsimi dhe analiza se cila “fotografi dhe cili rrėfim” ėshtė duke u transportuar dhe nė ēfarė mėnyre “gatuhet” fotografia vendore pėr opinionin jashtė vendit.



Jemi dėshmitarė tė kohės se shumica e kombeve, nė praktikė, pėrdor mė tepėr energji dhe resurse pėr tė prezantuar veten dhe kulturėn e tyre jashtė vendit sesa qė krijojnė kushte aktive qė tė ndėrmjetėsojnė kulturėn e huaj nė shtėpi tė tyre. E, kjo ėshtė arsyeja se pse disa shtete kanė krijuar organe tė veēanta dhe tė specializuara, tė cilat kohė pas kohe apo rregullisht punojnė pėr tė lėvruar prezantimin e kulturės sė huaj pėr publikun shtėpiak.
Kėto organe tė veēanta drejtohen mė shumė nė kombet dhe nė vendet e vogla, tė cilat nuk disponojnė institucione kulturore jashtė vendit apo nė vendet tė cilat, pėr shkak tė rrethanave tė ndryshme, kanė ”pranuar apo thithur” mė shumė impulse kulturore nga jashtė sesa qė kėto kanė pasur mundėsi dhe rast tė dėrgojnė impulset e tyre kulturore jashtė vendit.
Megjithatė, edhe me krijimin e kėtyre organeve, fuqia ndikuese e kulturės vendore jashtė vendit ėshtė e paligėshtuar. Kemi, pėr shembull, ”Britisch Council” nė Britani tė Madhe, ”Goetheinstitut” dhe ”Institut für Auslandsbeziehungen” dhe shumė institucione tė tjera ndėrmjetėsuese. Pėrveē tė tjerave nė SHBA, nė Norvegji dhe nė Francė janė ministritė e punėve tė jashtme, tė cilat kanė njė funksion operativ nė shpėrndarjen e kulturės vetanake kombėtare jashtė vendit. Edhe Britania e Madhe pėrdor veprimtarinė e kulturės sė jashtme si njė shtyllė strategjike pėr tė ”freskuar fotografinė” e saj jashtė vendit. Ndėrsa Gjermania, siē u cek edhe mė sipėr, shfrytėzon kulturėn e saj nė veprimtaritė pėr tė drejtat e njeriut dhe demokracinė.
Pra, siē po shihet, politikat kulturore dhe qėllimet e politikės sė jashtme nuk qėndrojnė nė kundėrshtim me njėra-tjetrėn. Pėrkundrazi, kėto vetėm sa e pėrplotėsojnė, e pėrmbushin dhe e pėrkryejnė njėra-tjetrėn.
Arti, kultura, simbolet, arkivi kombėtar, muzeu, arkeologjia dha tradita konsiderohen si interesa qendrore, legjitime kombėtare e pse jo edhe regjionale, tė cilat mund tė avancohen pėrmes politikave tė jashtme tė kulturės, tė ndihmuara me tė madhe nga mediat e mira dhe profesionale. Edhe kėtu pėrsėri shtrohet pyetja se nė ēfarė mėnyre mediat dhe politikat kulturore kanė arritur qė tė amortizojnė ”imperializmin kulturor” nė Kosovė? Pėrsėri shtrohet pyetja e madhe se cfarė strategjie ka ndėrtuar qeveria e Kosovės pėr transportimin e kulturės, artit dhe letėrsisė sonė jashtė Kosovės?

Charland pohon se identiteti ėshtė prodhim i retorikės dhe se retorika krijon subjektin politik. Andaj edhe qeveria e Kosovės duhet tė ketė kujdes nė emėrimin e perfaqėsuesėve diplomatik. Kjo qeveri patjetėr duhet tė emėroj intelektual tė cilėt njohin kodin, shenjat dhe mentalitetin e vendit pėrkatės, pra studiues tė zellshėm tė shkencave, e jo aktivist tė lodhur partiak
Krijimi i pasqyrės sė njė kombi nė botėn moderne ėshtė i ndihmuar shumė edhe nga strategjia e politikave kulturore. Kjo kulturė ėshtė e mbushur pėrplot me gojėdhėna, thashetheme mitologjike, libra, gazeta, televizion, radio, internet, prezantime tė fotografive, shkolla, festa fetare dhe kombėtare, e qė tė gjitha kėto, pa dyshim, nuk janė tė rastėsishme. Kėto formėsojnė, krijojnė dhe riprodhojnė historinė kombėtare e shtetėrore. Nė kėtė mėnyrė disa ndodhi tė veēanta shndėrrohen nė pika vendimtare historike dhe disa nga kėto marrin edhe statusin e miteve.
A nuk e kemi sot, pothuaja kudo ne Evropėn perėndimore e lindore mitin pėr Betejėn e Kosovės dhe mitin mbi ”Kosovėn si tokėn e shenjtė serbe”?

A nuk ka kjo strategji kulturore edhe qėllime politike?
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Berisha sulmon mediat: Manipuluan tragjedine (2008-03-19 09:44:00 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mediat botėrore, Shqipėria tronditet: “Hiroshima jonė” (2008-03-17 04:55:51 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mediat: Grandi u kercenua me bombe ne Diten e Pavaresise (2008-03-04 04:46:09 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] PSE MEDIAT E HUAJA VAZHDOJNĖ T“I PARAQESIN SHQIPTARĖT SI KOMB I DHUNSHĖM?! (2008-02-20 17:08:49 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Mediat amerikane: Pavarėsia mė 18 shkurt, nė katėr tė mėngjesit, sipas kohes nė New York (2008-02-10 15:47:38 nga admin4)
[ Kultura ] MEDIAT SHQIPE NĖ 2007 (2007-12-25 10:26:47 nga admin4)
[ Kultura ] MEDIAT DHE POLITIKA (2007-11-18 11:42:05 nga admin4)
[ Kultura ] MEDIAT DHE POLITIKA (2007-10-15 15:51:18 nga admin1)
[ Kultura ] Mediat dhe Politika (2007-09-14 18:00:53 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mediat amerikane: Shqiptarėt shpresojnė nė SHBA, serbėt nė pėrēarjen e Perėndimit (2007-08-30 12:22:48 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Mediat amerikane skeptike pėr njė marrėveshje nė negociatat shtesė (2007-08-12 09:58:10 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster