DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» LAJMĖTARI I KUMTEVE KULMINANTE TĖ KULTURĖS
Postuar mė datėn: 2008-03-22 16:29:32 nga admin4 :: Kategoria: Kultura
PORTRETI I JAVĖS: SHAQIR FONIQI

Shaqir Foniqi ėshtė njėri ndėr gazetarėt e rrallė, i cili e kryen punėn e tij me profesionalizėm dhe pėrkushtim. Gjithnjė flet pėr sukseset e tė tjerėve e kurrė pėr sukseset e tij. Rrėfimet e tij pėr figurat kulminante tė kulturės i tregon me njė entuziazėm tė veēantė, ndėrsa pėr vete flet me modesti e madje nuk dėshiron tė flitet. Mė shumė se tri dekada nė shėrbim tė letėrsisė, filmit, teatrit dhe muzikės ku me punėn e tij gazetareske uatorėt i ka afrue shumė afėr shikuesve, respektivisht lexuesve, e tė panjohurve u ka ndihmuar tė dalin mbi sipėrfaqe.


Shkruan: RESHAT SAHITAJ

Gjatė punės sė tij ka takuar dhe ka zhvilluar njė mori intervistash, emrat mė tė njohur tė kulturės shqiptare si dhe me yjet mė tė njohura tė Holivudit. Me precizitet i kujtohen bisedat me ta, sjelljet e tyre, vendi dhe, natyrisht buzėqeshjet e tyre e sidomos tė bukurosheve holivudiane, pa i neglizhaur edhe ato tė kulturės sonė. Mė ėndje rrėfen mėnyrėn e takimeve, talentin e tyre, tingullin e zėrit tė tyre, qė edhe sot i rikujton me njė freski tė jashtėzakonshme. Me kėnaqėsi tregon pėr krijimtarinė artistike tė tė tjerėve dhe thjeshtėsinė e njerėzve tė njohur. Shaqir Foniqi, jo vetėm pėrmes televizionit, qė mė admirim shpalos veprimtarinė e autorėve, por edhe nė bisedat private dėshiron qė t’ua imponojė rrethit interesimin pėr njė vepėr kulturore tė suksesshme.

I gėzohet suksesit tė tjetrit
Qe nė dukje tė pare, Shaqir Foniqi tė krijon bindjen se ėshtė i mbėshtjellur i tėri me njė energji pozitive, qė nė asnjė sekond nuk mund ta shohėsh as xhelozinė mė tė vogėl ndaj ndonjė krijuesi apo ndaj ndonjė shoku qė e ushtron tė njejtin profesion. Jo. Shaqiri e ndien vetėn tė lumtur kur tjetrit i ndihmon, pavarėsisht se tjetri mė vonė mund t’ia pėrbuzė mirėsinė, siē ndodh shpesh nė mesin tonė. Ndoshta nga udhėtimet e shumta nėpėr vende tė ndryshme tė botės, ndoshta nga takimet e shumta me personalitete tė njohura apo ndoshta nga leximi i shumė veprave ka ndikuar qė Shaqa tė pėrvetėsojė njė edukatė dhe kulturė mė tė gjėrė. Eshtė ndėr tė rrallėt qė i gėzohėt suksesit tė tjetrit dhe pikėllohet pėr fatkeqėsin e tjetrit, madje edhe shumė pak tė njohur. Nė njė shkrim, Rexhep Qosja shkruan: “... ne gėzohemi me fatkeqėsinė e tjetrit”. Eshtė mė se evidente se shumica prej nesh e ndiejmė veten mė tė fortė, mė tė lumtur, mė tė suksesshėm vetėm atėhere kur tjetrin e shohim tė dobėt e fatkeq. I gėzohem fatkeqėsisė sė tjetrit, duke menduar se po zbrazėt njė vend qė do ia marrim. E Shaqir Foniqi nuk kėrkon zbrazjen e vendeve, zvogėlimin e konkurencės, por, thjesht i qendron besnik parimeve tė tija dhe ka besim ne veten e tij. Asnjėherė nuk e shohim e nuk e dėgjojmė qė Shaqir Foniqi ta zhvelrėsojė punėn e dikujt, pėrkundrazi gjithnjė ka dėshriė qė ta vlerėsojė. Nga kjo nuk duhet nėnkuptuar se Shaqir Foniqi ėshtė njė egjėll i zbritur nga qielli, tė cilin e duan tė gjithė, e do tė gjithė. Jo. Edhe ky ka miq dhe armiq. Ka simpatezues dhe tė tillė qė sa herė ta shohin nė televizion flasin me urrejtje ndaj tij. Mirėpo, Shaqa e shikon punėn e tij, pa iu bėrė vonė ēka flasin.



“Ēka dua”, dashuria e parė e Shaqės
Shaqir Foniqi mė shumė njihet si gazetar i televizionit e pakkush ka njohur se ky merret edhe me krijimtari artistike letrare. Ka botuar monografi dhe disa libra me pėrmbledhje poezish. Shaqir Foniqi gjendet ndėrmjet fushės poetike dhe asaj gazetareske, siē janė gjendur edhe shumė e shumė krijues tė tjerė tanė dhe botėror, sepse gazetaria dhe letėrsia, edhe pse janė zhanre tė ndryshme, rrjedhin nga njė trung.
Vargjet e para poetike, Shaqir Foniqi do t’i botoi si gjimnazist i Gjimnazit tė Klinės nė “Zėri”. Tė freskėta i dukėn ato ēaste kur e shfleton “Zėrin” dhe i sheh vargjet e tij tė botuara. Nė vete ndiente njė lumturi tė papėrshkrueshme, sepse poezia e tij ishte botuar nė faqet e njė reviste ku botoheshin autorė tanė nė zė. Ta paharrueshme ishin ato pėrshendetjet e shokėve qė atė ditė disa e pėrshendetnin me kėnaqėsi e disa me zili. Pėr djaloshin e ri atė ditė kishte bindjen se tė gjithė ishin tė dashur e tė lumtur, sepse vetė ishte i tillė. Pak kohė mė vonė, djaloshi entuziast, qė tanimė kishte fituar besim nė vete, do tė botonte shkrimin e parė gazetareskė nė tė pėrditshmėn “Rilindja”. Shkrimi i parė gazetareskė mbi Skenderbeun, ku bėhėj fjalė pėr njė aktivitet kulturor nė Drenas do t’ia shtojė vullnetin, qė mė vonė rregullisht tė paraqitet mė shkrime tė tjera. Poezia e parė “Ēka dua”, botuar nė “Zėri” dhe artikulli parė nė “Rilindje”, janė dashuria e parė e tij qė do t’i kujtojė dhe do t’i rikujtojė shpesh nė mendjen e tij.
Nė fokusin poetik gjer mė tani tė botuar, Shaqir Foniqi i kushton poezi qyteteve qė ka vizituar, personaliteteve qė ka takuar, vendlindjės, por mė shumė mund tė hasim poezi me motivin e dashurisė ndaj sė bukurės. Bukuria e femrės, poetin Sh.Foniqi e pėrcjellė kudo dhe kahdo. Atė e gjejmė nė Kosovė, Shqipėri, nė Francė, nė aeroplan e gjetiu. Nė poezinė e Shaqir Foniqit dashuria gjithnjė ėshtė e pastėr e sinqertė, e kristaltė, e herė pas here e djallėzuar, por gjithnjė ėshtė pjesė, pa tė cilėn jeta ėshtė e zbrazėt dhe e pakuptimtė.

Lidhja e subjektivitetit dhe e objektivitetit nė poezi
Shaqir Foniqi nuk ėshtė as i pari e as i fundit qė i thurr vargje dashurisė, mirėpo ky poet dashurinė e gjen ngado qė i bie rasti tė shkojė. Shaqir Foniqi e din se “kėnga e bilbilave nė natyrė”, shpalosjet pėrsonale tė sentimenteve” etj., tanimė nė poezinė bashkėkohore janė stereotipa dhe ngulftatėse tė poezisė, andaj thurr vargje pėr atė qė i buron nga shpirti, siē e definon poezinė i njohuri Paul Valéry kur shkruan:” Tė ashtuquajturat definicione tė poezisė nuk janė dhe nuk mund tė jenė asgjė tjetėr vetem se dokumente mbi mėnyrėn e tė shikuarit dhe tė tė shprehurit tė autorit”.
Shaqir Foniqi herė-herė i hyn rrezikut tė “gėnjeshtrės” dhe iluzionit poetik, qė vargjet e tij tė mos jenė tė rėndomta, por tė zbulojnė misterin e botės sė brendshme shpirtėrore, siē mund ta vėrejmė nga kėto vargje:” Mos e urrej/ Mos e le pa gjumė/Faji i tij i vetėm Ishte se tė deshi shumė/ Ty/ Qe s’e kuptove kurrė/ Shpirtin zemrėn :E tij/Tė vjetėr/Tė ri”. Nė kėto vargje, poeti me tėrė qenien e tij shpirtėrore i lutet vajzės qė mos ta urrejė djaloshin apo ndoshta njė mė tė moshuar se ajo, sepse ai nuk po bėnė gjumė tė rehatshem pa ia ndier aromėn e buzėve tė saj. Ai ėshtė i pafajshėm, i sinqertė qė dashurinė ia ka falur asaj, ia ka falur zemren dhe shpirtin, por ajo nuk po e kupton. I dashuruari ėshtė ndoshta ėshtė paksa i moshuar, por poeti na tregon se shpirtin e ka tė ri, qė nuk duhet mosha tė mbetėt pengesė e realizimit tė dėshirės sė tij.
Shaqir Foniqi, nė poezinė e tij, i lidhė subjektivitetin dhe objektivitetin, duke i gdhendur momentet mė tė veēanta pėr tė na dhėnė njė tablo reale tė shpirtit tė njė individi.

KOSOVA SOT
22 mars 2008

Kontakt: Reshat80@ hotmail.com
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Spiunazhi i Gjermanisė nė Kosovė, misioni i dėshtuar (2008-12-02 03:53:44 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Zjarr nė njė fabrikė hidrosanitaresh (2008-12-01 17:19:57 nga admin4)
[ Opinione ] BASHKIMI EVROPIAN PO ZBARKON NĖ KOSOVĖ NĖ 2008 SIKUR QĖ KA ZBARKUAR BASHKIMI SOVJETIK NĖ ĒEKOSLLOVAKI ME 1968 (2008-12-01 16:17:07 nga admin1)
[ Opinione ] Dikush vėrtet po rren, kryeministėr ! (2008-12-01 15:58:24 nga admin1)
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)
[ Opinione ] SIMETRIA E ARBITRARITETIT NDĖRKOMBĖTAR (2008-12-01 15:43:49 nga admin1)
[ Diaspora ] Shqiptarėt e Lionit tė Francės shėnojnė Festat e Nėntorit (2008-12-01 15:39:41 nga admin1)
[ Diaspora ] Nė Heidelberg tė Gjermanisė u kremtua 28 nėntori (2008-12-01 15:37:02 nga admin1)
[ Opinione ] 28 nėntori simbol i gėrshetimeve tė rėndėsishme kombėtare (2008-12-01 15:34:43 nga admin1)
[ Kultura ] PROFILI LETRAR I DEMAĒIT (2008-12-01 15:29:18 nga admin1)
[ Opinione ] KUSH JANĖ DIFEKTET TONA…?! (2008-12-01 15:25:12 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster