| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Ibrahim Rugova e Adem Jashari - janė dy figura tė rėndėsishme tė Kosovės pėr liri dhe pavarėsi, tha Mustafaj |
| Postuar mė datėn: 2006-12-18 09:35:09 nga Flori Bruqi :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Prishtinė, 18 dhjetor -
Para largimit nga Kosova, Ministri i jashtėm i Shqipėrisė, Besnik Mustafaj vizitoi familjen Rugova dhe u pėrkul para varrit tė Presidentit Ibrahim Rugova. Njė gjė tė tillė e bėri edhe nė Prekaz para varrezave tė tė Jasharajve. Ai me kėtė rast vlerėsoi se Ibrahim Rugova e Adem Jashari janė dy figura tė rėndėsishme tė rezistencės sė popullit tė Kosovės pėr liri dhe pavarėsi. Me kėtė gjest diplomati shqiptar Mustafaj shprehu admirimin e tij pėr rezistencėn paqėsore dhe luftėn ēlirimtare tė Kosovės. Ai ka tha se Kosova ka vetėm njė histori. "Nuk ka dy histori. Kosova ka vetėm njė histori, e cila ėshtė historia e njė populli qė ka ditur ta ndėrtojė rezistencėn e tij me tė gjitha mjetet qė kėrkonte mbijetesa nė rrethana tragjike". Ministri i jashtėm shqiptar, Presidentin Rugova e vlerėsoi si njeri tė madh dhe me njė vizion qė ndėr shqiptarėt e shekullit XX vetėm ai e pati. Ndėrkaq, nė Prekaz ai tha se njė popull qė nuk ka dėshnorėt e tij, nuk mund tė ketė as tė ardhmen e sigurtė., "Dua tė them me sinqeritetin mė tė madh se tė gjithė qytetarėt e Kosovės, tė tė gjitha etnive duhet tė mishėrohen te Rugova dhe Jasharajt, sepse njė Kosovė e pavarur ėshtė njė Kosovė e tė gjithė atyre qė do tė jetojnė nė Kosovė". Ministri i jashtėm shqiptar, Besnik Mustafaj gjatė qėndrimit tė tij treditorė nė Kosovė rikonfirmoi se Tirana zyrtare mbėshtetė pavarėsinė e Kosovės si tė vetmen zgjidhje pėr stabilitetin nė rajon. Ai po ashtu i bėri thirrje klasės politike qė tė tregohet unike dhe tė flasė me njė zė para komunitetit ndėrkombėtar, ndėrsa kėrkoi nga populli i Kosovės qė tė tregojė maturi deri nė pėrcaktimin e statusit tė Kosovės. "Nderimi i popullit tė Kosovės dhe besimi tek e ardhmja dhe politikanėt e vet janė nderim pėr historinė e shkruar me gjak", ka thėnė Mustafaj. Sipas tij Kosova e ka kaluar historinė e luftės dhe para vetes tashmė e ka historinė e diplomacisė. |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|