| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Tafil DURAKU
Qė nga Lufta e Dytė Botėrore e kėtej, shqiptarėve u ishte pėrgatitur njė varr masiv paqėsor, demokratik, i bashkim-vėllazėrimit vetėqeverisės socialist tė tė painkuadruarve, njė burg masiv pėr tė gjallėt, nė trojet e tyre etnike, shekullore e autoktone, tė trepushtuara nga Jugosllavia, pakėz mė i zi sesa Varri Masiv i Tivarit e burgjet legale e ilegale, qė quhej Jugosllavia e Titės, i cili varr ruhej dhe renovohej ekskulzivisht prej shqiptarėve mė tė mėdhenj nė tė gjitha hallkat e pushtetit kuisling titist, prej patriotėve shqiptarė, e, prej burrave tė mirė dhe oborrtarėve mė besnikė e mė kulturorė tė Titė Shkaut e tė Titicė Shkinės.
E, ēka nuk kishte punuar dhe ēka nuk kishte thėnė Tita, se, me atė punė tė paramenduar e tė paratrilluar mirė mendėrisht, filozofi kjo e njohur jo sa duhet prej shqiptarėve qė nuk i binedshin diktatit tė tij komunisto-diktatorialo-monist tė barazisė nė letėr tė bashkim-vėllazėrimit tė trilluar pėr rikrijimin e tretė tė shtetit tė tij artificial, tė shtrirė, kryesisht, nė trojet etnike tė shqiptarėve, tė pushtuara me zbatimmasash gjenocidale e tradhėti tė koordinuar serbo-ruse, pėrherė, para syve tė Europės Plakė dhe tė botės demokratike.
Deviza jetėsore e Titės, ishte: shiftarima, dati diplome, a ne znanje! (Shqiptarėve, tu jepen diploma dhe jo dituri!). Kjo devizė (moto) e tij jetėsore vazhdoi gjatė gjithė jetės sė tij nė pushtetin e tij gjakpirės e diktatorial komunisto-monist, sipas metodave tashmė tė njohura pėr tė gjithė: tjetėr fol, e, tjetėrqysh vepro, si dhe: tjetėr shkruaj nė letėr, e, tjetėr nė jetė zbato. Metoda ato perfide, qė ua pinin gjakun me pambuk pakicave tjera kombėtare, sidomos, shqiptarėve, nė veēanti, metoda kėto qė viheshin nė jetė vetėm kundėr shqiptarėve dhe nė kurriz tė tyre, vazhdimisht, pėrmes shqiptarėve kuislingė nė pushtet, mercenarė e renegatė, tė oborrit mbretėror tė tij, tė cilėt, fatkeqėsisht, kur zbatonin nė jetė projektidetė e tij antishqiptare, pėrbeheshin nė fjalėt e tij, duke u betuar dhe thėnė: Ka thėnė Tita!...
Kjo filozofi, Ka thėnė Tita!, vetvetiu, nėnkuptonte veprimin mė drastik tė masave represive kundėr shqiptarėve, tė cilat masa duheshin zbatuar deri nė fund, me perfiditet tė plotė. Po, cilat ishin veglat dhe veglaritė me tė cilat ēoheshin deri nė fund ato masa reprezaliesh kundėr shqiptarėve qė nuk i bindeshin pushtetit tė pushtuesit tė trefishtė serbo-jugosllav tė shqiptarėve dhe tė trojeve tė tyre etnike? Veglat dhe veglaritė qė zbatonin pėrpikėrisht ato masa kushtetuese, ligjore e drejtėsie, ishin, pikėrisht, shqiptarėt nė tė gjitha hallkat e pushtetit, shqiptaro-titistėt (udbashėt dhe kosistėt), tė cilėt i mėsonte dhe kalitte ai personalisht, si dhe pėrmes njerėzve mė tė besuar tė sistemit tė tij, zinxhiror, diktatorial, duke ua thithur kėshtu, pėrmes tyre (shqiptarėve, pra), gjakun, me pambuk, shqiptarėve qė nuk i bindeshin pushtetit tė tij komunisto-monist e diktatorial tė bashkim-vėllazėrimit, ndėr mė tė veēantit, mė antishqiptarėt e mė perfidėt nė rruzullin e tokės, i njohur kudo nė botė si shtet komunist, vetėqeverisės-socialist, me emrin: Lėvizja e tė Painkuadruarve!...
Kjo nėnkupton, vetvetiu, se krah Titės serbo-jugosllav, patjetėr, qėndronte edhe Tita i dytė shqiptar, qė kishte pėr detyrė shtėpie e kujdestari nate qė tua pinte gjakun me pambuk sivėllezėrve tė tij shqiptarė, sipas porosive e metodave tė tij perfide tė veprimit praktik, partiak, politik e diplomatik, sipas konceptit dhe filozofisė sė mashtrimit, qė ndryshe quhej bashkim-vėllazėrim, sepse, vetėm ashtu koncepti dhe filozofia e tij politike e jetėsore antishqiptare do tė gjente pėrkrahje tė plotė dhe tė parezervė prej Fuqive tė Mėdha, e, sidomos, prej njė superfuqie tė Globit, tė cilat arrinte ti milte Tita, nė emėr tė Lėvizjes sė tė Painkuadruarve(!), e cila lėvizje kishte pėr qėllim shfarosjen masive tė shqiptarėve dhe shuarjen e emrit tė tyre, pa ditur dhe pa i parė askush, sepse, shqiptarėt, kudo nė ish-Jugosllavi njiheshin me emrin makedonci (maqedonė)...
Kjo filozofi e sojit tė veēantė, Ka thėnė Tita!, kishte edhe kuptime e nėnkuptime tė tjera shtesė, tė cilat, pastaj, shqiptarėt kuislingė, nė pushtetin e tij, kudo dhe kurdo, hallkave tė atij zinxhiri shoqėror dhe antishqiptar qė, fatkeqėsisht, po vazhdon edhe sot e gjithė ditėn (dhjetė vjetė tė plota pas Luftės sė Lavdishme Popullore tė UĒK-sė), nė veēanti, ua pėrshtatnin kushteve dhe interesave tė veta personale e familjare, sipas grykėsisė, tekeve, lakmisė, grupimeve politike, etj., pėr tė vepruar lirshėm kundėr shqiptarėve, siē ėshtė e njohur edhe thėnia tjetėr antishqiptare: Na osnovu clana Dzavit Nimana!... (Nė mbėshtetje tė nenit tė Xhavit Hilenit!...).
Pėrfiditeti dhe zbatueshmėria nė jetė e asaj maksime tė shqiptaro-titistėve, qe e gjithanshme dhe e plotpushtetshme, duke u zbatuar me pėrpikėri, kudo, prej institucioneve demokratike, sidomos, nė Kosovė dhe nė trojet e pushtuara shqiptare, nėn njė kontroll tė rreptė inspektimi, nė tė gjitha rrafshet jetėsore tė shqiptarėve, si dhe nė tė gjitha fushat e shkollimit (arsimimit) tė shqiptarėve, ku, institucionet arsimore, sidomos, ato tė mesme, tė larta dhe superiore, mė shumė se kurrė qenė shndėrruar nė institucione torture, ku, shkelej e shkallmohej dituria (dija) dhe stimulohej mosdija, servilizmi e poltronizmi, duke u pajisur me diploma e tituj tė ndyshėm shoqėrorė e shkencorė, sipas devizės sė Titės: Shiptarima, dati diplome, a ne znanje! (Shqiptarėve tu jepen diploma, e, jo dituri!), ku, pėrherė, dhe, nė vazhdimėsi, torturoheshin nxėnėsit dhe studentėt shqiptarė, duke u hyrė nė hak pėr dituritė qė tregonin shqiptarėt nė shumė shkallė tė dijes dhe tė shkencės botėrore, para profesorėve (lexo: profeēorrėve) tė tyre shqiptarė. U hynin nė hak, me porosi nga lart, sepse, vetėm nė atė mėnyrė, shqiptarėt, o do tė detyroheshin ta braktisnin shkollimin e mėtejmė e ta merrnin botėn nė sy (qė ishte objektiv dhe synim parėsor i shqiptaro-titistėve), o, do tė pranonin tė bėheshin shėrbėtorė besnikė e sahanalėpirės tė pushtuesit dhe tė renegatėve shqiptarė nė pushtet, pėr ēka do tė pajiseshin me diploma e grada tė larta, tė tjera, shoqėrore e shkencore dhe, krahas vendeve tė mira tė punės, do tė gėzonin tė drejta shtesė pėr ti torturuar e keqtrajtuar shqiptarėt: si nė shėrbim pune, si nė shkollim, si nė kohėn e pensionimit tė tyre, si...
Sipas asaj maksime filozofike: Ka thėnė Tita!, kundėr shqiptarėve jo vetėm se veprohej politikisht, por, krijohej njė kategori e shpifur shqiptarėsh dhe patriotėsh tė mėdhenj kulturorė, tė cilėt do tė ishin kriter dhe masė e gjithēkaje, nė tė gjitha hallkat e sistemit demokratik tė RSFJ-sė, sepse, vetėm ashtu do tė mund tė krijohej dhe mbrohej shqiptarizma e tyre nė sy tė botės... Pėr kėtė, nė rezidencėn e tij, ishte betuar vetėqeverisėsi dhe i painkuadruari Tito, dhe, kishte thėnė mė vete: O, do ta bėj njė soj shqiptarėsh qė do ta luftojnė pėrherė dhe nė ēdo kohė krijimin e Shqipėrisė sė Madhe dhe bashkimin e tokave shqiptare, o, nuk do ti them mė vetes shka pa kaēketė tė nxehtė!... Dhe, ai soj shqiptarėsh, tė cilin do ta shihni pas vdekjes sime (sepse, ua kam futur lakminė nė gjak), do tė bindeni plotėsisht se ka vepruar drejtė, sipas pikėpamjeve e porosive tė mia gjysmėshekullore, filozofike, politike e diplomatike, pragmatike, sepse, ai soj shqiptarėsh do tė ketė kompetenca dhe do ta ketė pėr detyrė qė tė mos e lejojė krijimin e asnjė ushtrie shqiptare pėr ti liruar nga pushteti im trojet e tyre etnike qė kam pushtuar pas Luftės sė Dytė Botėrore, si dhe, do tė jetė pėrherė i vendosur, maksimalisht, qė tė mos lejojė ti bashkangjiten Shqipėrisė trojet e saj qė kam pushtuar me dredhi Moske, sepse, pėr kėto qėllime, kam hedhur farėn time shqiptaro-titiste edhe nė shtetin fqinj, nė Shqipėri, dhe ata do tu besojnė plotėsisht kėtyre patriotėve qė kam sajuar (krijuar) unė!...
... Dhe, ndiej kėnaqėsi tė veēantė, qė pėr kohėn e pushtetit tim komunisto-monist, kam arritur me pėrpikėri ta krijoj (sajoj) njė kategori kaq lakmitare shoqėrore shqiptare, e cila, plotėsisht, do ti ēojė nė vend porositė e mia njerėzore dhe antishqiptare, duke mos lėnė kurrė, pėr tė qenun tė tyre nė pushtet, tė bėhet Shqipėria-SHQIPĖRI, ku, shqiptarėt, do tė jetojnė e punojnė tė lirė dhe tė pavarur. Dhe, e vetmja kjo ėshtė shkolla ime qė ka pasė sukses tė plotė nė shtetin tim vetėqeverisės-socialist, demokratik dhe tė painkuadruar, nė Jugosllavinė time, sukses ky qė mė ka munguar plotėsisht nė Slloveni e nė Kroaci!...
... Kurdo qė mė mbushej mendja, pėrmes shqiptarėve tė mi, unė, shqiptarėt i ndjekja dhe pėrndjekja siē dėshiroja vetė, i persekutoja, i syrgjynosja, i torturoja dhe i burgosja kur tė doja dhe si tė doja, ua bėja jetėn skėterrė, e, madje, i dėnoja me dėnime drakonike, deri edhe me pushkatim, sepse, pėr kėto qėllime, kisha pėrzgjedhur me kohė dhe nė vazhdimėsi farėn mė tė fortė e mė tė mirė, mė besnike, shqiptare, e, e shihni edhe ju tash, se, unė, edhe nė varr jam shumė i kėnqur me atė farė qė kam zgjedhur dhe mbjellur nė krye tė shqiptarėve, kudo, trojeve tė tyre tė pushtuara etnike, e, sidomos, pėrmes tyre (shqiptarėve tė mi, pra), edhe nė shtetin e tyre Mėmė e Atė, nė Shqipėri, pra, qė, sot, siē e shihni, edhe atje, ua luaj truallin nėn kėmbė, e, edhe kjo po u duket pak, ė?!...
Prandaj, sot, parė paanshėm dhe nė vijimėsi, pushtetarėt e Titės, shqiptaro-titistėt (udbashėt dhe kosistėt) e tė gjitha shartesave dhe shtresave, pra, i ngjajnė bukur si shumė hajvanatit: i mbytė (zgruhavė) duke i rrahur dru, e, nuk ka kush qė ua heq kokėn prej strajcės qė ua ka lėnė Tita amanet e plot taxhi!... (Sic!)...
O, shqiptarėt e gjakut tim shqiptar, a po e shihni ēka ka thėnė e ēka po bėn Tita, edhe sot, kundėr shqiptarėve dhe kundėr Shqipėrisė tonė SHQIPĖRI, politikisht, akademikisht, parlamentarisht, kuvendėrisht, kosovarisht e migjenkelmendisht, europeanisht e botėrisht?!... Ah, sikur ta kuptonit sikur qė e kuptoj unė kėtė filozofi: Ka thėnė Tita! dhe sikur tė vepronit urtisht, si unė, Sa mė mirė do tė ishim ne shqiptarėt dhe SHQIPĖRIA e jonė shqiptare, nė tėrė shtrirjen e saj gjeonatyrore, gjeofizike dhe gjeoetnike!...
Burojė, mars, 2008
(Autori ėshtė poet dhe publicist i pavarur shqiptar)
|
|