| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » SULMI KUNDĖR AKADEMIKUT REXHEP QOSJA ĖSHTĖ AKT I DĖNUESHĖM DHE FAJ I PAFALSHĖM |
| Postuar mė datėn: 2007-09-02 13:35:49 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Kadri REXHA
Me hidhėrim tė thellė u bashkohem forcave pėrparimtare shqiptare, tė cilat, me tė drejtė, e dėnojnė sulmin e rėndė qė Akademikut Rexhep Qosja iu bė mė 29. 8. 2007 nga Ministria e Arsimit tė Kosovės.
Sulmi kundėr Akademikut Rexhep Qosja ėshtė sulm vandal kundėr kritikut tė shquar letrar, kundėr eseistit erudit, kundėr estetit tė gjithanshėm, kundėr historianit tė papėrsėritshėm tė letėrsisė shqipe, kundėr romansierit modern, kundėr dramaturgut klasik, kundėr publicistit militant, kundėr polemistit tė pa kompromis, kundėr filozofit tė madh dhe kundėr pedagogut kombėtar. Thėnė troē: sulmi kundėr Akademik Qoses ėshtė sulm vandalist kundėr vlerave tė mirėfillta shkencore, kulturore, politike dhe shpirtėrore tė kombit shqiptar.
Sulmi kundėr Akademikut Rexhep Qosja ėshtė sulm antikombėtar i drejtuar kundėr plejadės sė intelektualėve dhe veprimtarėve mė tė guximshėm tė gjysmės sė dytė tė shekullit tė njėzet, tė cilėt me pėrpjekje tė jashtėzakonshme dhe me qėndresė e flijime mbinjerėzore u vunė nė ballė tė popullit, si vullnet dhe si udhėrrėfyes tė devotshėm kundėr makinerisė vrastare tė shtetit serb. |
|
Akademik Rexhep QOSJA
Sulmi kundėr Akademikut Rexhep Qosja ėshtė sulm inkuizicional kundėr njeriut dhe personalitetit tė madh tė rritur dhe tė edukuar nė frymėn e Rilindėsve tanė atdhetarė. Kulti i gjuhės, kulti i lashtėsisė ilirike, kulti i Skėnderbeut dhe i motit tė madh, kulti i bashkimit tė shqiptarėve nė njė shtet, kulti i traditave tė lashta shqiptare, kulti i frymės sė filozofisė pėrparimtare evropiane dhe kulti i ardhmėrisė sė shqiptarėve tė bashkuar ishin dhe janė alfa dhe omega e jetės dhe veprės sė Qoses. Dhe, mbi tė gjitha, ideali i Rilindėsve: feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria, ėshtė peri i kuq qė e pėrshkon mbarė veprėn e tij.
Sulmi kundėr Akademikut Rexhep Qosja ėshtė sulm primitiv kundėr intelektualit tė shquar, i cili me punėn e tij krijuese dhe organizative nė jetėn tonė shkencore, letrare, kulturore dhe politike ka lėnė gjurmė si asnjė personalitet shqiptar deri mė sot.
Qosja ėshtė Promethe i kohės sonė.
Ai kurrė nuk u shit vetė e as e shiti artin e tij. Ai ishte i papėrdorshėm edhe nga pushteti gjakatar serb, por edhe nga klanet e ndryshme tė interesit brenda botės shqiptare.
Duke sfiduar vullnetin e perėndive tė errėta tokėsore Qosja mbeti i pathyeshėm, stoik, i pa marrė vesh dhe i papėrmirėsueshėm deri nė fund: i ngjashėm me Sokratin, filozofin antik.
Sulmi kundėr Akademikut Rexhep Qosja ėshtė sulm i ultė kundėr intelektualit dhe krijuesit, i cili pėrafėrsisht njė gjysmė shekulli qe ndėrgjegjja, thirrja e kohės, mbrojta dhe zėri mė i artikuluar i popullit tė vet nė krizat dhe nė lėvizjet mė tė mėdha. Qosja nė momentet mė tė rėnda tė popullit tė vet ishte gjedhe pėr intelektualėt, ishte personaliteti mė me ndikim, ishte shembull guximi dhe shembull sakrifice dhe frymėzim pėr rininė dhe pėr mbarė kombin shqiptar. Dhe, kjo nuk ishte rastėsi e as bekim qė i erdhi nga fuqitė mbinatyrore. Ai, me vetėdije tė plotė, ishte farkėtues i fatit tė vet brenda kohės dhe hapėsirės ku u rrit. Fjalėn e dhėnė dhe betimin e hershėm tė bėrė nė altarin e punės sė tij krijuese se pėr lirinė, pėr tė drejtėn dhe tė vėrtetėn lė kokėn, Qosja e mbajti testament tė patjetėrsueshėm, ikonė tė shenjtė dhe flamur tė papėrlyer nė tė gjitha betejat dhe nė tė gjitha baticat dhe zbaticat e tij dhe tė popullit tė tij.
Prandaj, sulmi i turpshėm i Ministrisė sė Arsimit tė Kosovės kundėr Akademikut Rexhep Qosja do tė mbetėt pėr jetė jetėve vulė turpi nė ballin e klanit kolaboracionist, nė ballin e bijve bastardė dhe plėngprishės, miop dhe impotent nė planet e tyre krijuese dhe vepruese.
Sulmi i turpshėm kundėr Akademikut Rexhep Qosja pėr forcat pėrparimtare shqiptare pėrherė do tė mbetet akt i dėnueshėm dhe faj i pafalshėm.
Po shihet qartė: duhet tė bie shi i vazhdueshėm edhe njė shekull pėr tė pastruar ajrin dhe tokėn e Kosovės nga ndotėsia qė la prapa Serbia.
01.09. 2007
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|