DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» UNMIK-u nuk ndryshon qėndrim - zgjedhjet lokale serbe nė Kosovė janė jolegale
Postuar mė datėn: 2008-04-16 11:49:23 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Aleksandar Ivanko, ka deklaruar sot se jo vetėm KB, por edhe Grupi i Kontaktit janė shumė tė qartė - zgjedhjet serbe nuk duhet tė mbahen edhe nė Kosovė. Ndaj, as letra qė do t’i dėrgojė Ryker Beogradit, nuk dallon nga ajo e kaluara. “Zgjedhjet lokale serbe edhe nė Kosovė janė tė papranueshme dhe janė nė kundėrshtim me Rezolutėn 12 44“, ka thėnė Ivanko
Zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Aleksandar Ivanko, ka njoftuar se kryeadministratori Jokim Ryker, po pėrgatitė njė pėrgjigje tė shkurtėr pėr qeverinė e Serbisė, e cila vazhdon tė kėmbėngul nė organizimin e zgjedhjeve lokale edhe nė shtetin e Kosovės. Kjo pėrgjigje vazhdon tė mbetet e njėjtė : “Mbajtja e zgjedhjeve lokale tė Serbisė edhe nė Kosovė ėshtė shkelje e Rezolutės 12 44”, ka theksuar Ivanko.

Por zyrtarėt nė UNMIK nuk japin pėrgjigje nėse do tė parandalojnė Beogradin nė pėrpjekjet e tij pėr tė shkelur rezolutėn 12 44.

Sidoqoftė, letėrkėmbimi ndėrmjet shefit tė UNMIK-ut, Joakim Ryker dhe tė ashtuquajturit ministėr serb pėr Kosovėn, Sllobodan Samarxhiq, duket se do tė vazhdojė edhe disa ditė. Ryker do t’i pėrgjigjet pėrsėri letrės se ministrit Samaraxhiq, pėrmes sė cilės ai e pat njoftuar kryeadministratorin se Beogradi mbetet pranė qėndrimit pėr t’i organizuar zgjedhjet lokale serbe edhe nė Kosovė.

Zėdhėnėsi i UNMIK-ut Aleksandėr Ivanko, tha se pėrmbajtja e letrės nuk do tė dallojė shumė nga ajo e letrės sė kaluar.

“Zgjedhjet lokale serbe edhe nė Kosovė janė tė papranueshme dhe janė nė kundėrshtim me Rezolutėn 12 44“, ka thėnė Ivanko.

Zėdhėnėsi Ivanko ka bėrė tė ditur se UNMIK-u e ka njoftuar mbrėmė edhe Grupin e Kontaktit mė pėrmbajtjen e letrės sė ministrit Samarxhiq, dhe siē ka pohuar ai, Grupi i Kontaktit mbetet i bashkuar nė qėndrimin se mbajtja e zgjedhjeve lokale tė Serbisė edhe nė Kosovė, ėshtė e papranueshme.

“Tani do tė jetė interesant tė shihet nėse Serbia do tė veprojė kundėr vullnetit tė faktorėve kryesorė nė bashkėsinė ndėrkombėtare. Jo vetėm Kombet e Bashkuara por edhe Grupi i Kontaktit kanė qenė shumė tė qartė. Zgjedhjet serbe nuk duhet tė mbahen edhe nė Kosovė”, ka sqaruar Ivanko.

Sidoqoftė UNMIK-u ende nuk e din si do tė veprojė nėse Serbia vendosė tė injorojė thirrjet e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr mosorganizim tė zgjedhjeve lokale edhe nė Kosovė.

“Pėr momentin ne po i pėrdorim tė gjitha mjetet diplomatike pėr ta bindur Serbinė se mbajtja e kėtyre zgjedhjeve ėshtė e papranueshme dhe paraqet shkelje tė rezolutės 12 44. Ky ėshtė prioriteti dhe strategjia jonė pėr momentin“, thotė zėdhėnėsi Ivanko.

Ndryshe qeveria pėrmes kryeministrit Thaēi ka kėrkuar dje nga UNMIK-u qė tė ketė qėndrim mė tė avancuar ndaj Beogradit, kur janė nė pyetje zgjedhjet lokale serbe. Qeveria e ka mbėshtetur propozimin qė UNMIK-u tė organizojė pas 11 majit, zgjedhje lokale nė pesė komuna me shumicė serbe, por ka shprehur kundėrshtimin e saj ndaj planeve tė Serbisė pėr t’i organizuar zgjedhjet lokale nė 23 komuna nė Kosovė.

RTK
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] UNMIK-u DHE EULEX-i NONGRATA NĖ REPUBLIKĖN E KOSOVĖS‏ (2008-11-27 04:09:45 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] K.K. i Istogut Shpėrblen ish-Top Abuzuesin e UNMIK-ut! (2008-11-14 05:25:53 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] UNMIK-u diskriminon shqiptarėt nė Veri tė Kosovės! (2008-11-01 15:30:29 nga admin1)
[ Opinione ] UNMIK-u & EULEKS-i: PO SILLENI SI SUNDIM KOLONIAL EDHE PAS SHPALLJES SĖ REPUBLIKĖN E KOSOVĖS (2008-09-17 10:00:01 nga admin4)
[ Opinione ] BISEDIMET E UNMIK-ut ME SERB INĖ (2008-08-26 02:52:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Thaēi: Rikonfigurimi i UNMIK-ut fuqizon institucionet e Kosovės (2008-08-18 11:11:48 nga admin1)
[ Opinione ] UNMIK-U DHE propaganda E ERRĖT nga KISHAT ORTODOKSE SERBE! (2008-07-27 17:40:58 nga admin1)
[ Opinione ] UNMIK-u me rol tė ri (2008-07-03 13:30:05 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] UNMIK-u pėrdor standarde tė dyfishta nė veri tė Mitrovicės (2008-07-03 01:22:47 nga admin2)
[ Opinione ] PAS 15 QERSHORIT 2008 UNMIK-u & EULEKS-iDHE PAKETAT E AHTISARITDUHET TĖ KONFIGUROHEN JASHT REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS! (2008-06-28 13:39:58 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Lamberto Zannier do tė jetė shefi i ri i UNMIK-ut (2008-06-14 07:41:31 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster