| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Intervistė me Albin Kurtin, udhėheqės i lėvizjes VETĖVENDOSJE! |
| Postuar mė datėn: 2007-12-08 09:49:07 nga admin1 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Kosova do tė jetė Ahtisari- = HIV+
Nt: Kur e pranoi pakon e Ahtisarit pala kosovare dhe ēėshtja shkoi nė Kėshillin e Sigurimit, ajo ēka u bė shumė interesante ishte, se thuhej e po tani nuk varet prej neve, por varet nga Bushi, Putini, etj. Tė njėjtėn taktikė duan ta pėrdorin edhe njė herė. Zėvendėsimin e shpalljes sė pavarėsisė me shpallje tė koordinuar, dhe tė thonė se nuk varet prej neve, varet nga bashkėsia ndėrkombėtare. Bėhet fjalė pėr gėnjeshtarė, gėnjeshtra e tė cilėve vazhdimisht pėrjeton mutacion. -Albin KURTI
Zejnaj: Z. Kurti, ju kishit njė seancė tė re gjyqėsore qė ka tė bėjė me ngjarjet e 10 shkurtit. Si ishte ecuria e asaj seance?
Kurti: Sė pari trupi i gjykatėsve ndėrkombėtar ėshtė dashur tė jap njė pėrgjigje me shkrim dhe me arsyetim ligjor pėr kundėrshtimin tim tė aktakuzės, i cili u bė nė fund tė seancės sė dytė me 15 nėntor. Trupi i gjykatėsve ndėrkombėtar me nė krye Gjykatėsin italian, Mauricio Salustro, nuk e bėnė njė gjė tė tillė, por menjėherė deshėn qė tė kalojnė tek dėshmitari. Unė intervenova dhe lexova njė tekst nė tė cilin ishte pėrshkruar nė detaje qėndrimi i Fazli Balajt nė njė emision nė RTV 21 tė mbajtur me 13 shkurt nė Emisionin ZOOM, me titull, A u shkel ligji?. Aty kam paraqitur se si Fazli Balaj bėnė njė sėrė fajėsimesh kundėr meje dhe madje shpif pėr fakte dhe qėllime tė paqena tė asaj demonstrate. Kjo tregon se unė, jo vetėm qė nuk e pranoj tė ashtuquajturin avokat mbrojtės, Fazli Balaj, i caktuar nga Gjykata, por bėhet fjalė pėr njė avokat i cili, edhe nė aspektin politik ėshtė jashtėzakonisht kundėr meje, por edhe nga aspekti njerėzor nuk ėshtė i moralshėm, duke qenė se shpif dhe fabrikon fakte tė paqena.
Me atė rast unė kisha njė DVD-i, e cila nė aparaturėn e Gjykatės nuk hapej dot dhe me kėtė rast Gjykata deklaroi se duhet tė vazhdojmė me kėtė avokat. Nuk ka dyshim se Fazli Balaj i konvenonte Gjykatėsit Mauricio Salustro. Pas dorėheqjes se Ahmet Hasollit janė dy avokatė qė Gjykata u ka thėnė qė tė me mbrojnė, por tė cilėt e kanė refuzuar Gjykatėn. Kėta janė, Tomė Gashi dhe Ibrahim Dobruna. Qė tė dy kėta avokatė i janė pėrgjigjur thirrjes sime tė 30 shtatorit qė kurrsesi tė mos mė mbrojnė dhe kėsisoj tė mė bashkohen nė sulmin tim kundėr Gjykatės. Megjithatė, Fazli Balaj e pranoj kėtė detyrė dhe kjo tregon se ky ėshtė njė njeri shumė i pėrshtatshėm pėr Gjykatėn dhe se ai e dėshironte njė detyrė tė tillė. Nė kėtė proces qė po udhėhiqet kundėr meje mua nė fakt mė duhet njė mbrojtės kundėr tė ashtuquajturit mbrojtės imi, sepse ai mė akuzon mua pėr gjėra qė as vetė Prokuroria nuk mė akuzonte. P.sh. nė emisionin e 13 shkurtit Fazli Balaj ka thėnė se njė ndėr synimet e protestės ka qenė djegia e veturave, gjė qė nuk ėshtė fare e vėrtet.
Pas kėsaj, Prokurori e thirri dėshmitarin e parė tė Prokurorisė, policin Besart Ahmeti, qė nuk ishte aty dhe pastaj kaluan nė dėshmitarin tjetėr, Ismet Hajdinin, qė ishte njė dėshmitarė kyē i Prokurorisė, por i cili i hodhi nė ujė tė gjitha pretendimet e Prokurorisė pėr fajėsinė time. Ai tha se unė nuk kam gjuajtur me gurė, se nuk i kam thėnė kujt tė gjuajė, se askush nuk i ka pėrmendur shishet dhe se nė tė vėrtetė nuk i kujtohet se a intervenoi e para policia apo hedhėn shkopinj druri protestuesit nė demonstratėn e 10 shkurtit. Unė mendoj se trupi ndėrkombėtar i gjykatėsve ėshtė nė njė hall tė madh me procesin tim, pėr shkak se dėshmitarėt e saj, nė fakt po flasin aty nė favor timin: duket qartazi se deklaratat e mėparshme janė deklarata tė paqena dhe nuk janė njėmend deklarata tė atyre policėve, por janė falsifikuar.
Mst: Ishte njė vizitė krejtėsisht anonime
Zejnaj: Ju pėrmendėt shkurtin dhe ngjarjet qė kanė ndodhur nė atė muaj. Mirėpo, kėto ditė heshtazi nė Kosovė ka qėndruar Ministri i Punėve tė Brendshme i Rumanisė, ku ka dekoruar policėt rumun. Ēfarė keni bėrė ju pėr tia publikuar veprimet qė kanė bėrė policėt rumunė nė Kosovė gjatė 10 shkurtit?
Kurti: Ministri i Punėve tė Brendshme tė Rumanisė ka qenė tė shtunėn nė Kosovė (01-12-2007) dhe nė njė ceremoni ku ka marrė pjesė vetėm policia e UNMIK-ut, po jo edhe SHPK-ja. U janė ndarė dekorata policėve rumunė qė janė nė kuadėr tė UNMIK-ut. Kėtė e kanė bėrė fshehurazi dhe pa zhurmė, pėr shkak se e kanė ditur ēfarė ka bėrė kontingjenti i policėve rumunė nė Kosovė. Ne kishim marrė njė dokument mė herėt nga njė nėpunės i UNMIK-ut ku thuhej se Ministri i Punėve tė Brendshme i Rumanisė ka kėrkuar leje nga UNMIK-u pėr ceremoninė e dekorimit. Ne nuk e dimė nėse UNMIK-u i ka dhėnė menjėherė leje apo ca mė vonė, por me siguri i ka dhėnė, sepse policėt rumunė janė nė kuadėr tė policisė sė UNMIK-ut.
Krejt ēfarė kemi bėrė ne ka qenė bėrja publike e kėsaj letre dhe kemi ngritur zėrin tonė tė protestės kundėr kėtyre medaljeve pėr vrasėsit ose kolegėt e vrasėsve. Nuk them se kanė qenė medoemos tė njėjtit njerėz aty, sepse ata policė, UNMIK-u i kishte lejuar qė tė kthehen nė Rumani, mirėpo sė paku kanė qenė kolegėt e tyre, e mbase dikush ka qenė pjesėmarrės edhe mė 10 shkurt. Tė gjitha kėto gjėra ndodhin jashtė syve tanė, sepse UNMIK-u nuk ka kurrfarė transparence pėr vendasit tė cilėt i sundon. Nė ēdo ceremoni qė bėhet tė pranishėm janė SHPK-ja dhe mediat, por kėsaj radhe ishte ndryshe. Kjo tregon se ata nuk janė tė interesuar qė tė ndryshojnė qėndrimin e tyre kriminal pėr ti mbrojtur kriminelėt, por kanė qenė tė interesuar qė kjo tė mos merret vesh. Protestė nuk kemi mundur tė organizojmė nė vendin ku bėhej dekorimi i vrasėsve, sepse as sot e kėsaj dite nuk e dimė se ku ka ndodhur ai dekorim, nė Vushtrri, nė Fushė Kosovė, nė cilėn ndėrtesė tė Prishtinės (nėse nė Prishtinė) etj., gjė qė tregon se askush nuk jep informata se ku ka ndodhur ngjarja.
Zejnaj: Ti kthehemi procesit tė zgjedhjeve, ku tani e kemi tė njohur pėrqindjen e votuesve, mė shumė se 50% tė qytetarėve nuk kanė dalė nė votime. Ēfarė domethėnie apo cili ėshtė mesazhi i kėtij qėndrimi pėr zhvillet politike nėpėr tė cilat po kalojmė?
Kurti: Mendoj se qytetarėt nė masė tė madhe i thanė jo kėsaj politike qė vjen nga UNMIK-u dhe qė aprovohet nga institucionet pa sovranitet tė Kosovės dhe qė mė pastaj implementohet tek qytetarėt qė e pėrjetojnė si pasojė atė politikė. Qytetarėt i thanė jo zgjedhjeve brenda kornizave dhe njėkohėsisht e delegjitimuan mėnyrėn e qeverisjes sė deritanishme me Kosovėn. E dimė qė kishte njerėz qė thoshin se ishte shkaktar moti i lig dhe ai ndikoi nė mospjesėmarrjen e qytetarėve nė zgjedhje duke krijuar nė kėtė mėnyrė pėrshtypjen thuajse atė ditė ishte minus 15 gradė! Por, ne qė e dimė se ishte rreth zero gradė. E dyta, nėse njėmend kanė dashur qė tė ketė dalje masive, atėherė nuk ėshtė dashur qė tė mbahen zgjedhje, por referendum dhe me siguri se popullata do tė dilte dhe nuk do tė kishin problem me pėrqindjen e votuesve. Nė kėtė mėnyrė, pėrmes kėsaj pėrqindjeje qytetarėt ua dhanė pėrgjigjen kėtyre politikanėve, tė cilėt nė mėnyrė tė paskrupullt pas dėshtimit politik, stagnimit ekonomik dhe pas shkaktimit tė kėtij mjerimi social, nuk u vinte turp qė sėrish ta kėrkojnė votėn e qytetarėve. Nė Kosovė ka shumė njerėz qė janė jashtėzakonisht shumė tė pakėnaqur, nė krahasim me vendet tjera nė rajon dhe Evropė, por problemi kryesor te ne ėshtė se kjo pakėnaqėsi ėshtė e paorganizuar dhe nuk ka vetėbesim tė mjaftueshėm pėr tė shkaktuar ndryshime.
Mst: Shumica prej tyre kanė simpati pėr neve
Zejnaj: Ju keni bėrė thirrje qė tė mos dilet nė zgjedhje dhe kjo pėrqindje e ulėt a u bėnė juve mė tė fortė nė synimet tuaja dhe a konsideroni veten si fitues moral?
Kurti: Po, ne e ndiejmė veten si fitues moral edhe pse mendojmė se aktivitetet tona, koncepti jonė i drejtė politik, analiza e saktė politike qė kemi bėrė, ėshtė shkaku i dytė i mosdaljes sė qytetarėve nė zgjedhje. Shkaku i parė i mosdaljes sė qytetarėve nė zgjedhje janė vetė politikanėt qė u bėnin thirrje qė ata tė dalin. Unė mendoj se jo vetėm nė lėvizjen VETĖVENDOSJE! por qė tė gjithė njerėzit qė nuk kanė dalė nė kėto zgjedhje po ndjehen disi mė tė fuqishėm sesa pėrpara. Mbase po e kuptojnė se ata janė shumicė. Kjo tregon se ata kanė menduar se njėmend janė tė pakėnaqur, se njėmend nė Kosovė gjendja ėshtė e keqe, por se vetė ata janė pakicė. Tani e kanė kuptuar se nė tė vėrtetė ata janė shumica.
Focus: Mendoni se kjo pėrqindje ėshtė pjesė e juaja apo elektorat i juaji?
Zejnaj: Jo, unė mendoj se shumė prej tyre kanė simpati pėr lėvizjen VETĖVENDOSJE!, njė numėr i konsiderueshėm na bashkohet nė aktivitete dhe demonstrata, mirėpo nuk mendoj se ata tė gjithė e pėrkrahin dhe mbėshtesin lėvizjen VETĖVENDOSJE!. Ka prej tyre qė janė tė zhgėnjyer me partitė politike dhe pajtohen me neve deri nė njė masė por jo plotėsisht.
Zejnaj: Duke parė kėtė pakėnaqėsi qytetare me partitė aktuale politike, pse nuk e sprovoni veten ju politikisht pėr tė parė se ku jeni nė kėtė raport? Ndoshta do ta merrnit udhėheqjen e Kosovės ligjėrisht dhe legalisht!
Kurti: Ne u gėzuam qė popullata po e delegjitimon kėtė sistem. Tani nėse ne do tė dilnim nė zgjedhje, njė pjesė tė popullatės pėrsėri do ta fusnim nė sistem i cili po e shtyp atė popullatė, nė njė sistem tė padrejtė dhe jodemokratik nė krye tė sė cilit ėshtė njė burokrat ndėrkombėtar. Unė nuk mendoj qė Kosova ka nevojė pėr votime pėr parti, por ka nevojė pėr referendum pėr liri dhe pavarėsi. Dhe simpatia e popullatės qė ėshtė pėr neve, ėshtė pikėrisht pėr kėtė: ajo e ka kuptuar qė lėvizja VETĖVENDOSJE! nuk e do njė pushtet tė tillė tė varur qė tė korrupton, qė tė pasuron nė kurriz tė popullit, por e donė njė shtet tė pavarur i cili do tė mundėsonte pėrparim ekonomik dhe shoqėror, restaurim tė dinjitetit dhe kompensim moral pėr humbjet dhe vuajtjet nė tė kaluarėn, i cili do tia mbyllte shtegun kthimit tė Serbisė pėrgjithmonė dhe qė do tė realizonte vullnetin e popullit. Pra, simpatia dhe pėrkrahja qė ėshtė pėr neve nuk ėshtė pėr tė hyrė nė sistem, por ėshtė pikėrisht duke e kundėrshtuar kėtė sistem dhe pėr arsye se e kundėrshtojmė atė.
Mst: Koalicioni Pazar pėr tenderė
Zejnaj: Ēfarė ėshtė pėrshtypja, apo komenti juaj pėr rezultatet dhe renditjen e partive qė kanė dalė pas kėtyre zgjedhjeve?
Kurti: Partia Demokratike e Kosovės (PDK) ka fituar mė shumė vota se Lidhja Demokratike e Kosovės (LDK) pėr herė tė parė, pėr shkak se ėshtė bėrė mė LDK sesa LDK-ja vetė. Hashim Thaēi ėshtė personi i cili do ta nėnshkruajė marrėveshjen e ardhshme me Serbinė dhe nė kėtė mėnyrė do ta fusė Kosovėn nė njė lloj federate apo konfederate asimetrike me Serbinė dhe do ta pranojė njė ndarje tė brendshme tė Kosovės, nė formėn e kantoneve, pra diēka tė ngjashme sikurse nė Bosnje. UNMIK-u dhe disa faktorė ndėrkombėtar, qė nuk janė nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės e dėshirojnė pikėrisht njė person tė tillė dhe njė koalicion tė gjerė PDK-LDK. Mendoj se ky projekt atje lart, nė masė tė madhe i kushtėzon edhe zgjedhjet kėtu poshtė. Dihet qartė se vetė faktorėt ndėrkombėtar nuk e kishin pėrkrahur Hashim Thaēin tė bėhet kryeministėr mė parė dhe atėbotė e gjetėn Bajram Rexhepin. Tani janė pikėrisht faktorėt ndėrkombėtar qė e duan Hashim Thaēin. Thaēi ua ka nėnshkruar marrėveshjen nė Rambuje dhe si shkėmbim ėshtė bėrė kryeministėr, ndėrsa kėsaj radhe po bėhet kryeministėr dhe si shkėmbim do tua nėnshkruaj marrėveshjen e re nė Vjenė, Berlin apo diku tjetėr, por gjithsesi pėr kompromis me Serbinė.
Sa i pėrket LDK-sė, mendoj qė vdekja e Ibrahim Rugovės dhe dalja e LDD-sė jo vetėm qė ia zvogėlojė numrin e votave, por njė numėr tė votave e kushtėzojė qė tė shkojė tek partia e Behxhet Pacollit, AKR-ja. Unė nuk mendoj se bėhet fjalė pėr votues tė rinjė nė kėto zgjedhje, por bėhet fjalė pėr votues tė vjetėr nė numėr mė tė vogėl qė janė shpėrndarė nė mė shumė parti. Ekziston fenomeni i votuesve naiv nė Kosovė i cili duke mos e parė qė problemi ėshtė baza e sistemit, mendon qė problemi janė pjesėt e sistemit (madje edhe tė gjitha ato) dhe nė kėtė mėnyrė voton pėr partinė mė tė re. Herėn e parė ishte partia ORA dhe ajo mori ca vota me shumė, sepse njerėzit dėshironin tė provonin diēka tė re, kurse kėsaj radhe ishte partia e Behxhet Pacollit dhe njerėzit votuan pėr partinė e tij. Pra, ne kemi njė numėr tė votuesve naivė nė Kosovė qė voton pėr partinė e re e udhėhequr nga ideja se e provuam atė, e provuam kėtė dhe ta provojmė edhe kėtė partinė me tė re tash. Ata mendojnė se baza ėshtė e mirė dhe pėrbėrja ėshtė e keqe dhe ta llogarit nė partinė mė tė re.
Zejnaj: Ju pėrmendėt mundėsinė e koalicionit PDK-LDK, e qė nė sipėrfaqe nuk shihet ndonjė entuziazėm i madh, pėrkundrazi vėrehet njė presion nga PDK-ja ndaj LDK-sė pėr tė hequr dorė nga pozita e Kryetarit. Mendoni se do tė ndodhė ky ndėrrim, apo me shumė po bėhet pazar se kush do tė marrė mė shumė nė njė qeveri mes tyre?
Kurti: Gjithsesi kėtu ka pazar, sepse ka shumė tenderė pėrmes tė cilėve duhet tua paguajnė tė hollat biznesmenėve qė ua kanė financuar fushatėn parazgjedhore. Zgjedhjet nė Kosovė janė njė lloj biznesi dhe tani ka shumė faktura tė papaguara, andaj partia e cila merr mė shumė deputetė, mė shumė poste tė larta, mė shumė ministri do tė ketė mė shumė para. Kėta politikanė paratė i kanė qėllim mbi tė gjitha e jo Kosovėn. Arsyeja pse po zvarritet me krijimin e koalicionit ėshtė sėrish atje lartė, do tė thotė te UNMIK-u, meqė ai ėshtė i interesuar pėr kėtė zvarritje, e qė pastaj tė thotė se nuk mundeni ju pa mua. UNMIK-u ėshtė i interesuar qė Hashim Thaēi tė mos mund tė merret vesh menjėherė me kryetarėt e partive tjera, me tė cilėt do tė mund ta bėnte koalicionin qeveritar, dhe pas dy apo tre muajve tė ndėrhyjnė dhe tė thonė se jemi ne ata qė u bėjmė juve tė merreni vesh dhe juve iu pajtojmė si bajraktar tė klaneve tuaja. Natyrisht, nė masėn qė ėshtė e nevojshme qė tė thuhet se vendasit nė Kosovė po qeverisin me vendin, por nė fakt ata do tė vazhdojnė tė qeverisin. Kjo zvarritje ėshtė e programuar dhe i ngjanė aq shumė zvarritjes sė formimit tė parė tė qeverisė sė Bajram Rexhepit, kur ishte Michael Steineri ai tė cilit nė fund i mbeti mirėnjohja si faktor kyē nė formimin e asaj qeverie.
Mst: Hashim Thaēi ėshtė jashtėzakonisht servil
Zejnaj: Pas zgjedhjeve keni deklaruar se veprimtaria juaj, me Hashim Thaēin kryeministėr ėshtė shumė mė e vėshtirė. Ēfarė doni tė thoni me kėtė?
Kurti: Agim Ēeku ka qenė kryeministėr i dobėt nė njė qeveri tė dobėt. Faktorėt ndėrkombėtar qė e duan marrėveshjen Kosovė-Serbi po e bėjnė Hashim Thaēin kryeministėr tė fuqishėm nė njė qeveri tė fuqishme. Agim Ēeku ishte anėtar i thjeshtė nė AAK. Pra, kryeministėr i dobėt, sepse se kishte partinė pas vetes dhe kjo parti ishte minore nė koalicionin qeverisės. Nė anėn tjetėr koalicionin qeverisės LDK-AAK ishte i dobėt, sepse po tė donte LDD-ja dhe Nexhat Daci qeveria e Kosovės nuk do tė kalonte nė votėbesim. Por, tani, koalicioni i ardhshėm PDK-LDK, mbase edhe me ndonjė parti tjetėr, do tė jetė njė koalicion i fuqishėm qė ka pėr qėllim qė formulėn e Grupit Negociator, ku tė gjithė futen nė njė thes, ta bėjė edhe formulė qeveritare. Ndėrsa, Hashim Thaēi do tė jetė i fuqishėm, sepse ėshtė edhe kryetar i partisė sė parė nė kėto zgjedhjet fundit. Rrjedhimisht ai do tė ketė shumė mė tepėr fuqi dhe komoditet qė tė jetė mė i egėr. E dyta, viti 2008 ėshtė vit kur edhe injorantėt dhe naivėt mė tė mėdhenj do ta kuptojnė se me kėtė rrugė nuk ka pavarėsi dhe nė mėnyrė qė tė heshtet populli, ata do ta pėrdorin policinė, gjykatat dhe grushtin e hekurt tė pushtetit qė e kanė. Prandaj, ėshtė faza e ardhshme ajo qė do ta bėjė Hashim Thaēin mė tė egėr dhe nuk mendoj se ėshtė ndonjė problem i madh pėr tė qė tė bėhet mė i egėr, duke qenė se truprojat e tij i kanė rrahur aktivistėt e lėvizjes VETĖVENDOSJE! nė Mitrovicė. Atėherė nė mėnyrė ilegale, e tani mbase do tė provojnė ta bėjnė tė njėjtėn gjė, por duke u thirrur nė ligj duke qenė se nė qeverinė e ardhshme do ta kenė nė duar Ministrinė e Brendshme.
Zejnaj: Po ashtu keni deklaruar se po hetoni mundėsinė e ndonjė marrėveshje tė fshehtė nga Hashim Thaēi nė shkėmbim tė postit tė Kryeministrit, ku keni vėnė dyshimin mundėsinė e ndonjė marrėveshjeje pėr pjesėn veriore tė Kosovės. Keni siguruar ndonjė informacion rreth kėsaj dileme qė ju keni ngritur?
Kurti: Jo nuk kam informacione shtesė pėr diēka konkrete, mirėpo unė jam i bindur qė faktorėt ndėrkombėtar tė cilėt pak a shumė i ndihmuan Thaēit tė vijė nė kėtė pozitė, do ta kushtėzojnė Thaēin me dėgjueshmėri politike. Pėr kėtė nuk kam kurrfarė dyshimi. Madje, edhe vetė Hashim Thaēi ka dhėnė jashtėzakonisht shumė prova se ėshtė nė gjendje tė jetė jashtėzakonisht servil.
Mst: Shtimi i morfinės para se tė na dal gjumi
Zejnaj: Ėshtė brenda kėtyre zhvillimeve politike rreth statusit tė Kosovės edhe formula juaj mė e re pėr procesin Ahtisari (minus) = HIV + (plus), (H-Harchenko, I-Ischinger, V-Vizner)?
Kurti: Po, kjo shihej qysh atėherė kur qeveria e Agim Ēekut kishte filluar miratimin e ligjeve pėr zbatimin e pakos sė Ahtisarit, ndonėse rekomandimi i Ahtisarit pėr pavarėsi tė mbikėqyrur nuk ishte askund. Por, Hashim Thaēi do ta vazhdojė kėtė edhe mė intensivisht dhe nė fund Kosova do tė pėrfundojė e ndarė pėrbrenda nė baza etnike dhe fetare, siē e parasheh pakoja e Ahtisarit, me njė sundimit tė misionit tė ardhshėm tė BE-sė mbi kokė dhe e shtyrė qė tė bėjė njė marrėveshje me Serbinė, ku autonomia e Kosovės do ta ketė njė emėr mė tė kėndshėm.
Zejnaj: Mirėpo, shumica e vendeve tė bashkėsisė ndėrkombėtare deklarojnė se Kosova nė ēerekun e parė tė vitit 2008 do tė jetė e pavarur. Besoni nė kėto deklarata apo janė mė shumė deklarime pėr tė mbuluar skenarėt e ardhshėm pėr Kosovėn?
Kurti: Kjo pėrdoret qė tė qetėsohet popullata dhe tė zbehet dhe zmbrapset pezmi dhe zemėrimi i saj. Tė njėjtit politikanė dhe diplomatė janė qė kanė thėnė se Kosova do ta ketė pavarėsinė e saj nė maj, nė qershor dhe kėshtu me radhė gjatė kėtij viti, apo edhe nė fund tė viteve tė mėhershme, po ata tė njėjtit tash po na premtojnė pėr pranverėn e ardhshme si kohė tė pavarėsisė. Kjo i pėrngjanė asaj dozės shtesė tė morfinės nė kohėn kur pacientit po i del gjumi.
Zejnaj: A mund tė zėvendėsohet pranvera e pavarėsisė me diēka tjetėr, me ndonjė skenar me tė rrezikshėm, konflikt, kur kemi parasysh se brenda dhe rreth Kosovės kanė filluar tė sillen grupe tė armatosura qė po presin momentin pėr tu hedhur nė aksion?
Kurti: Konfliktin nė Kosovė definitivisht do ta sjellė implementimi i pakos sė Ahtisarit, sepse implementim i kėsaj pakoje Kosovėn e shndėrron nė njė model boshnjak. Kjo bėnė qė serbėt ti zgjerojnė territoret e tyre, tė lidhen horizontalisht mes vete dhe vertikalisht me Beogradin, ku shumė fshatra shqiptare qė mbesin brenda atyre zonave do tė duhet ose tė rezistojnė ose ti braktisin vatrat e tyre meqė kufij tė pėrsosur etnik nuk mund tė ketė. Rrjedhimisht, do tė ketė incidente pėr fillim, pėr tė pasuar me njė konflikt, mbase edhe tė shkallės sė gjerė. Mendoj se kjo do tė ngjajė me rastin e implementimit tė pakos sė Ahtisarit, duke pasur parasysh se Kosova ėshtė njė fuēi baroti sė cilės vetėm shkėndija i mungon. Ėshtė e vėshtirė qė tė parashikojmė se ēka do tė jetė ajo shkėndi, por unė besoj se implementimi i pakos sė Ahtisarit ėshtė shkėndi e sigurt. Pra, ėshtė vėshtirė e sigurt qė ta parashikojmė se ēfarė shkėndije do tė jetė nėse ngjanė mė herėt, mirėpo pėr njė shkėndi qė jam i sigurt kjo gjithsesi implementimi i pakos sė Ahtisarit. Kjo fuēi baroti ėshtė njė fuēi tė cilės po i shtohet baroti sepse pakėnaqėsia dhe dėshpėrimi politik nė njėrėn anė gjithnjė e mė shumė po pėrputhen me varfėrinė e papunėsinė nė rritje nė anėn tjetėr.
Mst: Janė tri rrugė, e qė nė fakt mbesin dy, pėr tė ecur tutje
Zejnaj: SHBA-ja dhe shumica e vendeve tė BE-sė thonė se Kosova do tė jetė e pavarur, por kėrkojnė njė koordinim tė palės kosovare me ta, ndėrsa qė nė anėn tjetėr Serbia ka kėrcėnuar se do tė reagojė. Si duhet tė veprojė pala kosovare nė njė rast tė tillė?
Kurti: Ėshtė shumė interesante se si Grupi Negociator vazhdimisht ka thėnė se nuk ka marrėveshje dhe vazhdimisht kanė lėshuar pe. Ashtu edhe arritėm deri tek pakoja e Ahtisarit. Thoshin se nuk ka marrėveshje dhe nė fund e morėn vesh se janė 11 komuna serbe; se gjithsej janė 45 zona tė veēanta; se TMK-ja do tė shuhet; se Kosova do tė marrė pjesė nė borxhin e jashtė tė Serbisė dhe se nuk ka fare dėmshpėrblim pėr dėmet e luftės; se Kuvendi i ardhshėm do ta ketė modelin e shumicės sė dyfishtė; se nuk do tė qeverisim me vetėn, por do ta kemi njė mision tė BE-sė si zėvendėsim burokratik pėr UNMIK-un dhe qė ėshtė i ngjashėm me atė nė Bosnjė, e kėshtu me radhė. Kėta thonė vazhdimisht se nuk ka marrėveshje, por vazhdimisht lėshojnė pe. Sė dyti, kėta pėrpiqen qė ta shtyjnė pavarėsinė sa mė shumė qė ėshtė e mundur. Mirėpo, edhe nėse e shpallin tani pavarėsinė, por nėse kjo shpallje e pavarėsisė nuk paraprihet me referendumin qė e sjell popullin nė proces politik dhe qė kushtėzon atė Parlamenti tė mėpastajmė, ėshtė shumė rrezik qė po ai Parlament e bėn marrėveshjen me Serbinė pėr federatė. Referendumi bėn qė ai Parlament ta ketė pėr obligim qė atė marrėveshje ta kthejė tek populli pėrsėri nė referendum. Sė treti, gjersa Kosova nuk ka kurrfarė ushtrie qė ta mbrojė vetėn nga sulmet e Serbisė ose nga rebelimi i strukturave paralele brenda Kosovės dhe kurrfarė force qė ta implemtojė atė shpallje tė pavarėsisė, ne do tė pėrfundojmė nė situatėn kur shpallja nuk do ta prodhojė pavarėsinė e Kosovės nga Serbia, por e prodhon pavarėsinė e enklavave nga Kosova. Modeli i Bosnjės ėshtė shumė i vlefshėm qė tė pėrkujtohet: mė 7 prill 1992, SHBA-ja e ka pranuar Bosnjė dhe Hercegovinėn si shtet tė pavarur dhe sovran. E dimė shumė mirė se ēka ka ndodhur mė pastaj: pėr 1.395 ditė Sarajeva ka qenė e rrethuar!
Zejnaj: A doni tė thoni se deklarimi i palės kosovare, se pavarėsia duhet tė jetė e koordinuar me bashkėsinė ndėrkombėtare ėshtė njė fshehje pas tė vėrtetės sė hidhur?
Kurti: Kur e pranoi pakon e Ahtisarit pala kosovare dhe ēėshtja shkoi nė Kėshillin e Sigurimit, ajo ēka u bė shumė interesante ishte, se thuhej e po tani nuk varet prej neve, por varet nga Bushi, Putini, etj. Tė njėjtėn taktikė duan ta pėrdorin edhe njė herė. Zėvendėsimin e shpalljes sė pavarėsisė me shpallje tė koordinuar dhe tė thonė se nuk varet prej neve, varet nga bashkėsia ndėrkombėtare. Bėhet fjalė pėr gėnjeshtarė, gėnjeshtra e tė cilėve vazhdimisht pėrjeton mutacion.
Zejnaj: Por as marrėveshja e paqes sė Dejtonit pėr Bosnjėn nuk po tregohet tani shumė e qėndrueshme nė Bosnjė, sepse kėto ditė ka pėsuar dridhje. Njė imitim i kėsaj marrėveshje mendoni se pas njė kohe tė pėrjetojė tė njėjtin fat edhe nė Kosovė?
Kurti: Me siguri ajo nuk do tė zgjidhte punė, do ta ngrinte konfliktin i cili nė shansin e parė do tė shkrihej dhe do tė kthehej nė konflikt tė nxehtė. Mirėpo, duhet ta kuptoni qė bashkėsia ndėrkombėtare e respekton organizimin dhe forcėn. Ajo shumė mė tepėr po hasė nė rezistencė nė organizim dhe nė forcė nė Beograd, sesa nė Prishtinė. Unė nuk e pėrjashtojė mundėsinė qė ata do tė pėrpiqen tė pėrcaktojnė njė status pėr Kosovėn qė nuk ėshtė nė pėrputhje me vullnetin e popullit dhe i cili jo vetėm qė nuk do ta zgjidhė problemin, por do ta komplikojė atė. Ne do tė jemi shumė syhapur dhe do ti kundėrshtojmė me kohė kėto, sepse pėrndryshe dikur bėhet vonė. Po marr rastin e ICO-sė (International Civil Office) e cila do tė jetė koka e misionit tė ardhshėm tė BE-sė nė Kosovė dhe qė gradualisht po implementohet nė Kosovė ende pa ndodhur zgjidhja e statusit tė Kosovės. Ajo po e mat pulsin se nė ēfarė mase qytetarėt e Kosovės e durojnė njė mision tė BE-sė i cili kėtu vjen duke u bazuar nė bazė tė Rezolutės 1244!
Zejnaj: Ju thoni se do tė jeni shumė syhapur. Ēfarė janė planet e lėvizjes VETĖVENDOSJE! nė ditėt e ardhshme?
Kurti: Mendojmė se nė Kosovė janė tri rrugė, por qė nė fund do tė kuptohet se janė vetėm dy. Rruga e parė ėshtė rruga e pritjes, shpresės dhe durimit karshi kėtyre institucioneve tė Kosovės, qė nė fakt janė njė lloj departamenti i UNMIK-ut, pra pritje se kėto do tė na e sjellin pavarėsinė. Ne natyrisht qė nuk besojmė nė kėtė. Rruga e dytė ėshtė futja nė luftė dhe konflikte tė reja, qė disi ėshtė e lidhur me rrugėn e parė, sepse pritja e gjatė e bėnė shpėrthimin ekstrem. E, rruga e tretė, qė nė fakt ne besojmė se ėshtė rruga e dytė, ėshtė e demonstratave dhe protestave masive e madje edhe afatgjate nėse ėshtė e nevojshme. Tani pėr tani nuk ka ende gatishmėri tė mjaftueshme nė Kosovė pėr ti organizuar dhe mbajtur ato. Unė besoj se kjo do tė krijohet. Nuk e di se kur, porse e di qė kjo ėshtė zgjidhja mė e drejtė dhe mė e mirė. Pėr kėtė angazhohet lėvizja VETĖVENDOSJE!. Sa do tia dalė ajo nė kėtė rrugė, varet prej vetė asaj, prej angazhimit tė saj, por, njėkohėsisht, varet edhe nga zhvillimet politike dhe pėrgjigjes sė popullit.
Intervistoi: Ardian ZEJNAJ
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|