| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Rrustem Geci
Ese pėr njė Antologji
(Ngulfatja e lirisė sė Kosovės nga vetė bijtė e saj,ėshtė e dėnueshme dhe krim i rėndė. Populli shqiptar, ėshtė popull i rrallė nė botė, qė jep tagrin e gjakut jo vetėm pėr lirinė, por, ēuditėrisht edhe pėr robėrinė e tij.! Nė njė vend pa status tė definuar, pa kushtetutė, pa institucione tė mirėfillta, dhe me popullsi tė paregjistruar (tė panjohur) mė se tre dhjetėvjetėsha, zgjedhjet e 17 Nėntorit, tė ashtuquajtura zgjedhje tė Sejdiut, Thaēit, Surroit, janė mashtrim i radhės pėr tė qenė tė lira dhe tė ndershme. Me zgjedhjet e 17 Nėntorit, Kosova rikthehet nė problem tė brendshėm tė Serbisė, nėn ombrellėn e saj vrasėse. Ulbi dje mė tha; nėse babi mė detyron tė votoj mė 17 nėntor, unė do tė jem ai qė do t“i pres gishtėrinjtė qė tė mos votoj) pjesė nga eseja Myshku i vjetėr i urrejtjes.
Filozofia e mendimit dhe e pushkės vazhdon tė jetė arma mė sublime e popullit. Pa kėtė filozofi nuk do kishte kuptim as vetėdija, as tė qenit qytetar dhe i zėshėm nė truallin etnik. Pavarėsia e Kosovės, dhe rrapėllimat rreth saj janė tė dhimbshme dhe dramatike. Grupi i ashtuquajtur,Grupi i Unitetit, nuk ka as nuk do tė ketė kurrė legjitimitet pėr t“i falur tokė Serbisė, nga toka e shenjtė e Kosovės. Andaj, gjenerata e analistėve, eseistėve dhe komentatorėve tė guximshėm po bėn tė pamundurėn pėr tė nxjerrė nė shesh tė vėrtetėn, rreth pazarit pėr statusin e Kosovės. Prandaj, alarmi pėr domosdoshmėrinė e fitores sė Kosovės ėshtė i pashmangshėm. Lufta kundėr kolonializmit serb nė Kosovė ėshtė tė jesh apo tė mos jesh. Nė ēdo gjuhė tė botės kolonializėm quhet pushtim, poshtėrim dhe shkretim i njė populli. Kundėrpavarsistėt e tipit Sejdiu, Thaēi, Surroi deshėm apo s“deshėm janė tė dashuruarit e kolonializmit serb. Dėshmia e njė dashurie tė dukshme shprehet nė Traktatin e miqėsisė ku populli i Kosovės vihet para njė sprove tė njė lufte tė re. Nė shkrimet e fundit tė gazetave elektronike, Lajmet.net, Nėnė Shqipėri, Shqipėriaebashkuar, Lajmet.com,dhe teleteksti i Top Channell-itpo bėjnė punė tė shkėlqyer pėr informim korrekt dhe tė saktė, rreth bisedimeve kot, nė Vjenė, Nju Jork, dhe Bruksel. Instinkti nėnshtrues i Grupit tė unitetit nė bisedimet me palėn serbe mė shumė i ngjan takimeve tė homoseksualėve se sa bisedave tė mirėfillta, lexova njė gazetė pėrditshme. Gėnjeshtra dhe mashtrimi nė politikė kudo janė qyqarllėk. Heshtja kur s“duhet tė heshtet, sepse, ėshtė krim i paramenduar. Domosdoshmėria e fitores sė Kosovės ėshtė e pashmangshme. Nė zemrėn e vrullshme tė lirisė sė Kosovės vlon njė zemėrim i paparashikuar, njė vullkani qė kurrė nuk i dihet koha e shpėrthimit. Tė ndodhur nė kėtė situatė, Kosova do tė jetė njė ēmenduri e rėndesės sė vullnetit, ku do tė pėrplasen tė gjitha tė paplasurat. Gjaku sėrish do tė jetė pika e fillimit. Mizėria e pėrgjakjes me ngjyra, Kosovėn do ta shpie nė njė vdekje krejt tė vullnetshme. Anėtarėt e Grupit tė Unitetit as nuk kanė dije, as nuk kanė popull, as moral.
Heshtja e librave veē ka filluar, nė kėtė udhėkryq,vetėm AKSH-ja do tė jetė forca qė do t“i prijė domosdoshmėrisė sė fitores. Analistėt dhe eseistėt: Bedri Islami, Koēo Danaj, Rexhep Kasumaj, Xhevat Bislimi, Kristina Ras, Mona Agrirorea, Fadil Shyti, Ahmet Qeriqi, Liburn Aliu, Albin Kurti, Mehdi Hyseni, Tafil Duraku, Kadri Rexha, Mehmet Bislimi, Jeton Kelmendi e tė tjerė, me krijimet e tyre po i japin gjak tė ri mendimit shqiptar. Kosovės ditė e pėrditė po i merret fryma. Dihatjet e saj zor se do ta mbajnė gjatė. Esetė,Marrėzia e madhėshtisė, Myshku i vjetėr i Urrejtjes,(Pa)varėsia qė (nuk) negociohet, Kombi qė ka fqinj vetėn, Koha pėr vetėmbrojtje, Pakoja e Ahtisarit (Eduard Gey i dytė), Deti i flamujve,Tėrmeti popullor qė godet sistemin terrorist serbo ahtisarian e tė tjerė, pėrbėjnė antologjinė e mendimit mė tė pėrparuar shqiptar. E vėrteta sado e vogėl qoftė, britmėn e ka tė madhe. Kosovė, mbushe gojėn me thirrje qė tė dėgjojė toka e qielli, se kėto zgjedhje s“janė tuajat,as tė popullit tėnd, por tė treshes, Sejdiu, Thaēi, Surroi. Mė falni, por..domosdoshmėria e fitores sė Kosovės ėshtė e pashmangshme. Eseja e Bedri Islamit,Marrėzia e madhėshtisė ėshtė njė ese tronditės pėr filozofinė e bisedimeve, pėr aktualitetin tragjikomik tė Grupit tė Unitetit, pėr mashtruesit mė ordiner tė kombit. Ndėrsa Rexhep Kasumaj, nė esetė e tija trajton disfatat e pafund tė Grupit tė Unitetit,dhe tė klasės aktuale politike nė Kosovė. Arma e mendimit nuk njeh pardon, vazhdon eseja. Mos tradhto s“do tė quhesh tradhtar.
Kėto dhe dhjetėra ese tė publicistėve tanė tregojnė pėr shkallėt e rėnies tė klasės politike nė Kosovė, dhe pėr njė thes dėshtimesh tė tjera. Nė Vjenė mori udhėn teposhtja e Kosovės/
udhėn e pakrye ku e kanė shpėnė epigonet e strategjisė negative tė nėnshtrimit/,lexoj tek Myshku. Eseja E vdekura mė e bukurtrajton pėrmbysjen e vullnetit tė popullit,nga Grupi i ashtuquajtur, Grupi i Unitetit. Traktati i miqėsisė, ose traktati i vet-nėnshtrimit, nga kungulleshat Sejdiu, Thaēi, Surroi, tė cilėt edhe mė shumė i vejnė flakėn njė lufte tė re nė Kosovė, nuk kėnaqen vetėm me aq, por ata vazhdojnė tė bisedojnė prapa kulisave, qoftė me zgjedhje, qoftė me ndėrmjetėsues tė miseve tė Ballkanit,qoftė me krim tė organizuar. Tregtarėt e traktatit tė paqes me Serbinėme vet vullnetin e tyre, Serbisė i ofruan vet-nėnshtrimin mė banal tė Kosovės, duke e bėrė tė pamundur pėr njė kohė domosdoshmėrinė e fitores. Nė tekstin famėkeq tė traktatit tė miqėsisė pėr paqe
me armikun shkruan; Lidhje tė thella e tė lashta mes dy popujsh, Organe tė pėrbashkėta, Marrėdhėnie speciale, e tė tjera janė menyja, Sejdiu Thaēi, Surroi, menyja e pėrmbysėsve mė ordiner tė vullnetit tė popullit tė Kosovės. Me kėtė dokument famėkeq,Grupi i famėkeqėve tė unitetit vazhdon eseja, popullin e shumėvuajtur tė Kosovės sėrish e rikthen nė luftė dhjetėra vjeēare me Serbinė dhe kolaboracionistėt aktualė. Lufta pėr pushtet e jo pėr shtet kėta tre li-derr, (mozomakeq) krijojnė treshen mė famėkeqe mbi fatin e pafat tė popullit tė Kosovės.
Nėnshkrimi i Deklaratės sė Nju Jorkut nga Sejdiu, Thaēi, e Ēeku,vullnetin e Kosovės pėr Pavarėsi e kthejnė krejt pėrmbys, duke shndėrruar Kosovėn nė ēėshtje tė brendshme tė Serbisė. Sa ėshtė e aftė Kosova t“ia merr nga duart pushtetin kolaboracionistėve aktual, Sejdiut, Thaēit, Surroit, mbetet tė shihet nė muajt e ardhshėm. Nė Kosovė dhe rreth Kosovės ndodhin gjėra nga mė shqetėsueset. Njerėz me imagjinatė tė sėmurė pėrmbysin idealin dhe vullnetin e mė tė guximshmėve. Tė shkelėsh mbi misionin ēlirimtar tė Adem Jasharit,dhe tė shkelėsh gjakun e dhjetėra mijėra shqiptarėve tė rėnė nė fushat e betejės, kjo nuk mund tė quhet ndryshe, pos tradhti, dhe tradhtarė. Liria nuk ėshtė anonime dhe as e paemėr. Vetėmbėrrijtja dhe vetėmbrojtja janė detyrė qytetare. Grupi i Unitetit, pasi ia dorėzuan Beogradit fatin e pakicės-tani atij po ia lėnė nė dorė edhe fatin e shumicės shqiptare thotė eseja. Edhe Mona, edhe Kristina, edhe Kadri Rexha, edhe Medi Hyseni, edhe Xhevat Bislimi, edhe Ahmet Qeriqi e tė tjerė, me analizat dhe esetė e tyre mė analitike i japin zė domosdoshmėrisė sė fitores, qė Kosova tė bėhet ajo qė duami, me tė sotme dhe tė ardhme tė lirė dhe tė pavarur. Ndryshe, domosdoshmėria e fitores ėshtė e pashmangshme. Lexues tė Nėnės Shqipėri,lexues tė Lajmeve.com, lexues tė lajmeve .net,lexues tė Shqipėrisė sė bashkuar e vėrteta e kėtyre shkrimeve ėshtė e saktė, e pėrbashkėt dhe e paanshme e gjėrave. Kėtė definicion tė sė vėrtetės e kam nxjerrė nga esetė tuaja, nga ata qė lirinė e kanė diell nė zemėr. Shėndet o bijė tė pendės, shėndet e jetė tė gjatė.
Dortmund, 29.10.2007
Zgjodhi dhe korrigjoi dervina.com |
|