DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Serwer: SHBA duhet ta kishin hedhur nė votė nė Kėshillin e Sigurimit rezolutėn pėr Kosovėn
Postuar mė datėn: 2007-07-26 13:00:00 nga admin1 :: Kategoria: Intervista





Shtetet e Bashkuara nuk duhet ta kishin tėrhequr rezolutėn nga Kėshilli i Sigurimit dhe duhet ta kishin hedhur atė nė votė, pavarėsisht nga kėrcėnimi i Rusisė pėr veto, thotė eksperti i Ballkanit nė Institutin Amerikan tė Paqes, Daniel Serwer. Sipas analistit amerikan, vendosmėria e Shteteve tė Bashkuara pėr ta zgjidhur ēėshtjen e Kosovės edhe jashtė Kėshillit tė Sigurmit, do tė ishte mundėsia mė e mirė pėr arritjen e njė zgjidhjeje. Nė njė intervistė me kolegen Zamira Edwards, zoti Serwer i bėn thirrje udhėheqjes sė Kosovės qė tė fillojė tė marrė pėrgjegjėsitė e njė shteti sovran.

Zėri i Amerikės: Zoti Serwer, nė fillim tė kėsaj jave, Ekipi i Unitetit i Kosovės u takua me Sekretaren amerikane tė Shtetit Kondolisa Rajs. Pas kėtij takimi, ju patėt njė takim me Ekipin e Unitetit. Cila ėshtė pėrshtyrja juaj rreth takimit nė departamentin e shtetit?

Daniel Serwer: Shqiptarėt kanė mbetur tė zhgėnjyer me situatėn e tanishme. Edhe unė vetė jam i zhgėnjyer. Ėshtė e qartė se raundi i parė i bisedimeve u fitua nga Beogradi dhe Moska dhe ēėshtja se ku po drejtohemi nuk ėshtė shumė e qartė. Ajo qė duhet bėrė ėshtė njė periudhė fikse pėr negociata tė mėtejshme. Unė nuk pres shumė rezultat prej negociatave, por ėshtė mė se e qartė se ky ėshtė drejtimi qė ka zgjedhur komuniteti ndėrkombėtar dhe duhet vepruar sa mė shpejt qė tė jetė e mundur. Amerikanėt duhet tė luajnė njė rol aktiv, gjė qė nuk e kanė bėrė, nė mėnyrė qė tė arrihet maksimumi nė negociata.

Zėri i Amerikės: Ju thoni se amerikanėt nuk kanė luajtur rol aktiv udhėheqės nė kėtė proces. Fakti ėshtė se Uashingtoni pėr muaj me radhė ėshtė shprehur nė mbėshtetje tė pavarėsisė sė Kosovės, deri nė qarqet mė tė larta, me deklaratėn e presidentit Bush nė Shqipėri. Si do tė arrijnė Shtetet e Bashkuara nė kėtė zgjidhje tė ēėshtjes sė Kosovės?

Daniel Serwer: Kjo ėshtė njė ēėshtje kritike. Amerikanėt kanė bėrė deklaratat e duhura, tani ata duhet tė ndėrmarrin veprimet e duhura. Mbeta i zhgėnjyer qė rezoluta pėr Kosovėn nuk u hodh nė votė nė Kėshillin e Sigurimit. Kjo ishte shenja e parė qė tregoi se amerikanėt po tėrhiqeshin dhe po bėheshin gati pėr njė periudhė tė re negociatash. Mendoj se amerikanėt duhet tė veprojnė tė mbėshtetur nė bindjen qė Kosova tė jetė e pavarur. Dhe kjo do tė thotė qė ata ta paraqesin rezolutėn pėr votim nė Kėshillin e Sigurimit edhe nėse Rusia i vė asaj veton dhe tė bėhen gati tė veprojnė me shpejtėsi mė pas me mbėshtetjen e disa vendeve evropiane pėr tė njohur sovranitetin e Kosovės. Shumė prej nesh nė Uashington pyesim se pse duhet tė presim qė Moska tė mbėshtesė pavarėsinė e Kosovės. Ndėrkohė evropianėt kėrkojnė mė shumė kohė, edhe pa kufi, por unė mendoj se gjendja e tanishme nė Kosovė nuk do tė vazhdojė pėrgjithmonė nėse nuk meret njė vendim.

Zėri i Amerikės: Ē’mendoni ju se do tė ndodhė pas shtyrjes 120 ditėshe. A do tė ketė mė shumė bisedime, apo do tė merret njė vendim pėrfundimtar?

Daniel Serwer: Ėshtė shumė e rėndėsishme gjatė negociatave qė palėt tė kenė njė ide tė qartė se ē’do tė bėjnė nėse negociatat dėshtojnė, sepse kjo tė jep mundėsi pėr tė manovruar. Beogradi nė raundin e parė tė negociatave pati njė ide mė tė qartė se sa Prishtina se cilat ishin alternativat nė mungesė tė njė rezultati nga bisedimet. Prishtina duhet tė ketė parasysh njė strategji qė duhet tė jetė paqėsore, qė mbėshtet plotėsisht tė drejtat e popullsisė serbe dhe qė pasqyron vullnetin e pjesės mė tė madhe tė popullsisė. Fatmirėsisht gjendja nė Kosovė ka qėnė shumė e qetė dhe pėr kėtė njė meritė tė madhe ka Ekipi i Unitetit dhe udhėheqja e Kosovės. Megjithatė, unė mendoj se duhet marrė njė vendim pėrfundimtar pėr ēėshtjen e Kosovės.

Zėri i Amerikės: Ndėrkohė, udhėheqja shqiptare ka qėnė e sukseshsme drejt kėtij objektivi, pra pėr tė ruajtur qetėsinė, duke pritur qė komuniteti ndėrkombtar tė gjente njė zgjidhje. Por nga ana tjetėr ka edhe shumė pakėnaqėsi, pėr shkak tė zvarritjeve tė njėpasnjėshme. A ėshtė kjo shqetėsuese?

Daniel Serwer: Po ėshtė shqetėsuese. Shtetet sovrane veprojnė pėr vete, nuk presin pėr tė tjerėt. Dhe do tė vijė njė kohė qė institucionet nė Kosovė do tė detyrohen tė marrin pėrsipėr pėrgjegjėsinė e sovranitetit dhe shprehjes sė vullnetit tė popullit. Dhe kėtė duhet ta bėjnė nė mėnyrė shumė tė pėrgjegjeshme dhe tė kujdesshme. Pėr shembull, ėshtė shumė e dėmshme qė Kosova sot nuk ka pėrfaqėsi nė botė, nė Uashington, nė Moskė, nė Bruksel. Kjo ėshtė folur prej vitesh dhe unė nuk e di se pėrse, ndoshta jo nė Moskė, por pėrse Kosova nuk ka dėrguar njeri nė Uashington pėr ta pėrfaqėsuar. Unė nuk shoh arėsye se pėrse jo, vetėm nė se ata nuk bien dakort se kė tė dėrgojnė. Kjo ėshtė e pajustifikueshme. Nė bisedime tė kėsaj natyre nuk shkohet pa patur pėrfaqėsues. Mali i Zi kishte pėrfaqėsues prej vitesh, edhe kur ishte bashkė me Serbinė. Sovraniteti nuk duhet vetėm pretenduar, por edhe duhet tė veprosh si shtet sovran. Ka ardhur koha qė Prishtina tė marrė pėrgjegjėsi tė plota dhe mbi tė gjitha tė mbrojė qytetarėt e saj serbė, pasi ėshtė pėrgjegjėsi e shtetit, pavarėsisht se kush e ka shumicėn, qė tė mbrojė gjithė qytetarėt dhe pronat e tyre. Pra Kosova duhet tė fillojė t’i marrė kėto pėrgjegjėsi edhe nė kushtet e mungesės sė njohjes zyrtare. Ajo mund tė dėrgojė pėrfaqėsues, qė mund tė quhen, pėrfaqėsues tregėtarė, ose tė kenė emėr tjetėr, nuk ka rėndėsi.

Zėri i Amerikės: Nga pikėpamja ndėrkombėtare, Rusia ėshtė nė mes tė kėtij problemi. Si mund tė bindet Rusia tė japė pėlqimin pėr njė rezolutė, qė do tė zgjidhte kėtė gjendje?

Daniel Serwer: Mendimi im personal ėshtė se Shtetet e Bashkuara duhet tė tregojnė se janė tė vendosura tė veprojnė edhe pa njė rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit. Rusia nuk mund tė blihet, po ashtu edhe Serbia. Nė fakt, Serbia dhe Rusia do tė pėrfitonin mė shumė nė se vendimi do tė merrej nga Kėshilli i Sigurimit, se sa jashtė tij. Dhe ditėn qė Shtetet e Bashkuara do ta bėnin tė qartė se do tė merrnin vendim jashtė Kėshillit tė Sigurimit, ajo do tė ishte dita qė rezoluta mund tė miratohej. Shtetet e Bashkuara ende nuk e kanė bėrė kėtė, pasi nuk e ēuan rezolutėn pėr votim, dhe nuk e bėnė tė qartė se ishin tė pėrgatitura tė vazhdonin menjėherė me procesin. Uashingtoni duhet ta bėjė tė qartė, se ėshtė i vendosur tė pėrparojė me ēėshtjen e statusit jashtė OKB-sė, nė rast se Kėshilli i Sigurimit nuk bie dakort. Kjo do tė thotė qė rezoluta tė paraqitet pėr votim, dhe qė Rusia t’i verė veton ashtu siē ka kėrcėnuar tė bėjė. Por kjo nuk ndodhi. Rezoluta u tėrhoq. Pėr mua ky nuk ėshtė demonstrim i mirė i diplomacisė amerikane.

Zėri i Amerikės: Sipas pikėpamjes tuaj, cilėt janė skenarėt e mundshėm, mė pozitivi dhe mė negativi pėr ta zgjidhur statusin e Kosovės?

Daniel Serwer: Skenari mė i mirė ėshtė njė marrėveshje midis Prishtinės dhe Beogradit qė tė miratohej edhe nga Kėshilli i Sigurimit. Unė do tė uroja qė Beogradi tė binte dakort dhe tė njihte pavarėsinė e Kosovės. Kjo do tė ishte zgjidhja mė e mirė. Sot duket si e pamundur, por unė ende do tė pėrpiqesha pėr tė, nė se do tė isha duke u marrė me statusin e Kosovės. Skenari mė i keq qė mund tė ndodhte do tė ishte dhuna kundėr serbėve nė Kosovė. Kjo do tė thoshte tė mos merrej asnjė vendim nė Kėshillin e Sigurimit dhe jo njohje ndėrkombėtare, pasi Shtetet e Bashkuara nuk do tė njihnin njė shtet qė nuk i trajton si duhet pakicat e veta. Sot, ne jemi diku nė mes tė kėtyre dy skenarėve, nė njė situatė tė paqartė dhe duhen bėrė pėrpjekje pėr tė mundėsuar alternativėn mė tė mirė.



Intervistoi Zamira Edwards
Zėri i Amerikės, Uashington

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Intervista ] Serwer: Pranimi i planit Ahtisaari ėshtė njė lėshim nga ana e Prishtinės (2007-09-15 17:09:44 nga admin1)
[ Intervista ] Serwer: Kosova u la nė hije nga ēėshtjet e tjera nė takimin Bush-Putin (2007-07-04 13:00:25 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] BE, SHBA mirėpresin vendosjen e EULEX-it (2008-11-27 10:01:22 nga admin1)
[ Intervista ] Giragosian: Administrata e re nė SHBA do tė modifikojė (kontestojė) planin e BE-sė (2008-11-20 07:10:44 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Nėse SHBA vė raketat, ato i vė edhe Rusia (2008-11-11 16:26:02 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] NATO, SHBA kundėr planit raketor rus (2008-11-06 00:48:10 nga admin2)
[ Opinione ] FITORJA E OBAMĖS NUK ĖSHTĖ VETĖM FITORE E SHBA POR FITORE E KREJT NJERĖZIMIT (2008-11-05 03:17:50 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SHBA do tė vazhdojė mbėshtetjen pėr Kosovėn (2008-11-04 15:04:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SHBA: Zgjedhjet e sotme janė historike, cilido qoftė rezultati (2008-11-04 15:01:24 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosovė, Thaēi pėrshėndet zgjedhjet presidenciale nė SHBA (2008-11-03 15:06:01 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Marrėveshje SHBA-EU pėr pjesėmarrjen amerikane nė misionin EULEX (2008-10-22 13:32:53 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster