DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Nėse Serbia mendon tė rikthehet nė Kosovė, atėherė “Vetėvendosja” shndėrrohet nė mekanizėm ēlirimtar
Postuar mė datėn: 2007-02-27 12:48:19 nga admin1 :: Kategoria: Intervista



Njėri nga drejtuesit e Lėvizjes “Vetėvendosje!”, Glauk Konjufca, nė njė intervistė pėr Kosovapress ka thėnė se pjesėmarrja nė demonstratėn e 3 marsit do tė jetė edhe mė e madhe pėr faktin se me plumba dhe vrasje nuk mund tė ndalet shprehja e vullnetit politik tė popullit, pėrkundrazi kjo formė nxit mė shumė vendosmėrinė e pėr arritjen e synimeve. Sipas tij, demonstrata do tė jetė paqėsore sikurse kanė qenė deri tani dhe nuk do tė jetė pėr cak okupimi i institucioneve siē kanė propaganduar partitė politike pėr 10 shkurt.

Kosovapress: Sa ėshtė pėrgatitur Lėvizja “Vetėvendosje!” pėr demonstratėn e 3 marsit?

Konjufca: Kemi bėrė pėrgatitjet e nevojshme pėr zhvillimin paqėsor tė demonstratės sė 3 marsit, pėrveē informimit tė aktivistėve dhe ndarjen e detyrave dhe pėrgjegjėsive pėr secilin nė lidhje me demonstratėn. Po ashtu kemi marrė edhe disa veprime tjera shtesė, siē ėshtė pėrpilimi i manualit pėr qėllimet politike tė demonstratės dhe si tė demonstrohet. Ky manual ėshtė shtypur nė disa dhjetėra mijėra kopje dhe do t’iu shpėrndahet demonstruesve dhe kėtė manual do tė publikojmė nė media njė ditė para demonstratės. Kjo bėhet me qėllim qė tė jetė edhe njė element i kontrollimit sa mė tė mirė tė demonstratės dhe i parandalimit tė ēfarėdo infiltrimi tė mundshėm, nėse ka dikush qėllime tė kėqija pėr tė prishur skenarin tonė.

Kosovapress: Ēfarė moto ka demonstrata dhe cila do tė jetė kjo formė paqėsore e protestimit?

Konjufca: Paqėsore do tė jetė nė kuptimin qė nuk do tė lėndohet askush, cak i demonstratės nuk do tė jenė okupimi i institucioneve, siē kanė thėnė kėta institucionalistėt dhe partitė politike pėr 10 shkurt. Unė ju them se askush prej stafit njerėzor tė UNMIK-ut dhe institucioneve vendore nuk do tė rrezikohet. Pėrndryshe motoja e demonstratės ėshtė kundėr pakos sė Marti Ahtisarit dhe pėr vetėvendosje, pra kundėr Grupit Negociator, i cili po vazhdon negociatat me Serbinė dhe jemi kundėr ēfarėdo negociate para se tė realizohet vullneti politik i popullit. Pra, qėllimet politike janė qė tė njihet nė mėnyrė tė pakushtėzuar e drejta pėr vetėvendosje popullit tė Kosovės, e cila e drejtė duhet tė realizohet nėpėrmjet referendumit, ku tė gjithė qytetarėt do tė merrnin pjesė. Vetėm kjo mėnyrė do tė ishte njė rezultat, nga i cili mandej do tė mund tė merrnin vizėn institucionet e vėrteta tė Kosovės pėr tė mbrojtur interesat e qytetarėve.

Kosovapress: Pas 10 shkurtit ėshtė hera e parė qė “Vetėvendosja” takohet me Shėrbimin Policor tė Kosovės. A keni arritur ndonjė marrėveshje?

Konjufca: Jo nuk ka pasur marrėveshje, sepse me sa kam kuptuar unė policia nuk erdhi pėr tė arritur marrėveshje, por pėr t’u informuar me natyrėn dhe mėnyrėn e zhvillimit tė demonstratės. Nė atė takim SHPK-nė e kemi informuar aq sa e kemi informuar edhe popullin e Kosovės, qė nėpėrmjet mediave kemi treguar se demonstrata e 3 marsit nuk do tė ketė pėr qėllim hyrjen nė institucione apo okupimin e tyre. Pastaj ua kemi bėrė tė ditur trajektoren e marshit demonstrues paqėsor, pikėnisjen dhe pėrfundimin. Ndėrkohė qė pėrveē tė tjerave, skenari jonė do tė ketė edhe detajet e veta teknike, tė cilat nuk mund t’i bėjmė publike 100 pėr qind, sepse mendojmė se do tė mund tė shfrytėzoheshin qė tė pengohet demonstrata jonė pėr t’u realizuar. Pra, qėllimi jonė ėshtė qė tė realizohet skenari i Lėvizjes “Vetėvendosje”, sepse kjo ėshtė mėnyra mė e sigurt qė askush prej njerėzve tė mos pėsojė.

Kosovapress: Do tė thotė ky takim se kemi filluar tė pranoni SHPK-nė si institucion?

Konjufca: Faktikisht ne mė parė pranojmė popullin si institucion. Institucioni i parė nė Kosovė duhet tė jetė vullneti i popullit, e qė aktualisht nuk ėshtė kėshtu. Meqė vullnetin e popullit ne e konsiderojmė institucionin kryesor, atėherė ēdo kush ėshtė pjesėtar i tij dhe nė tė ardhmen ka vendin nė gjirin e popullit. Prej kėtij populli janė edhe pjesėtarėt e SHPK-sė dhe ne kemi biseduar me ta vetėm se mendojmė qė si shqiptarė qė janė kanė pėrgjegjėsi morale qė gjatė zhvillimeve tė ardhshme tė dinė si tė veprojnė dhe nė momentin vendimtar tė pozicionohen nė anėn e popullit pėr vetėvendosje dhe kundėr pakos sė Ahtisarit. Pėrderisa ekziston kjo hapėsirė dhe kjo shpresė qė ata njė ditė do tė mund tė vetėdijesoheshin politikisht, do tė ekzistojė edhe hapėsira e komunikimit, por gjithmonė duke i respektuar kushtet tona, qė do tė thotė pa prezencėn e eprorėve tė tyre ndėrkombėtarė.

Glauk Konjufca


Kosovapress: Nga demonstrata e 10 shkurtit janė me dhjetėra tė plagosur dhe dy tė vdekur. Ēka nėse policia intervenon si atė ditė?

Konjufca: Asgjė, vetėm se unė mendoj se ky sistem i padrejtė ia pėrshpejton fundit vetvetes dhe definitivisht e motivon popullin edhe mė shumė pėr domosdoshmėrinė e ndryshimit tė kėtij regjimi tė padrejtė. Regjimi vetėm vazhdon tė tregojė fytyrėn e tij tė vėrtetė, pėrderisa kjo i ngrit tensionet dhe vjen deri tė njė vetėvrasje e kėtij sistemi.

Kosovapress: Doni tė thoni se tani keni pėrkrahje mė tė madhe?

Konjufca: Natyrisht qė do tė kemi, sepse prej se ėshtė krijuar “Vetėvendosja” nuk i ka rėnė pėrkrahja ndonjėherė, por nė vazhdimėsi jemi duke u rritur, aq mė tepėr qė tash po mbahen nė burg padrejtėsisht njerėzit qė demonstruan paqėsisht, ndėrsa nė burg do tė duhej tė ishin kriminelėt, ata qė plagosėn e qė vranė. Mirėpo kėto veprime kriminale tė kėtij regjimi edhe mė shumė i kanė bindur dhe i kanė qartėsuar politikisht njerėzit, prandaj mendoj se pjesėmarrja nė demonstratė do tė jetė edhe mė e madhe.

Kosovapress: Ju tani jeni para njė situate tė re, meqė ka edhe tė vdekur. Mendoni tė ndryshoni formėn e demonstrimit?

Konjufca: Jo nuk do tė ndryshojmė, por do tė vazhdojmė me kėtė formė paqėsore tė demonstrimit. Mirėpo, duhet tė dinė se asnjė populli nuk mundet pandėrprerė t’i shkelet vullneti politik, bile aty ku kanė filluar tė pėrdoren armėt kundėr popullit, vullneti i tij veē sa ėshtė forcuar edhe mė shumė. Sikurse ka ndodhur edhe nga pėrpjekja e Serbisė pėr tė na shtypur me armė, qė nxiti edhe mė shumė vendosmėrinė e popullit tonė pėr ēlirim.

Kosovapress: Meqė pritni pjesėmarrje mė tė madhe, sa ka rrezik qė demonstrata t’ju dalė nga kontrolli?

Konjufca: Nuk ma merr mendja qė do tė dalė nga kontrolli, sepse kemi bėrė pėrgatitjet e nevojshme, numri i kujdestarėve do tė jetė mė i madh, por edhe kemi vėrejtur se te demonstruesit ekziston njė gatishmėri tejet e lartė qė t’iu pėrmbahen skenarit organizativ tė Lėvizjes “Vetėvendosje!”. Dihet fare mirė se nė demonstratėn e 28 nėntorit gjithēka ka shkuar nėn kontrollin e duhur dhe ajo ēka ka ndodhur ka qenė e paraparė nė skenarin tonė, por kjo nuk ndodhi edhe me 10 shkurt, sepse policia e ndėrpreu marshin tonė me plumba dhe gjak. Ne jemi qė kjo tė mos pėrsėritet mė 3 mars dhe tė realizojmė skenarin tonė, ku masa do tė jetė e dėgjueshme ashtu siē ka qenė mė 28 nėntor.

Kosovapress: Bisedimet nė Vjenė janė para pėrfundimit dhe dokumenti i Ahtisarit nė mars pritet tė shkojė nė Nju Jork. Cili ėshtė efekti i demonstratave nė kėtė kohė dhe ēka mund tė ndryshohet me to?

Konjufca: Duhet tė pėrmend ato qė ka thėnė Ismail Qemajli, se njė popull qė hesht edhe vdes. Nė momentin qė Serbia po bėn demonstrata pėr tė riokupuar Kosovėn, ne duhet tė bėjmė demonstrata kundėr planeve tė Serbisė, si dhe kundėr pakos sė Ahtisarit qė pėrmban nė masė tė madhe kėto plane serbe pėr tė copėtuar Kosovėn nėpėrmjet decentralizimit, pėr tė zhdukur kulturėn dhe historinė tonė mesjetare si popull autokton i Kosovės. Ne mendojmė qė kėto plane duhet tė kundėrshtohet me demonstrata sa mė masive tė mundshme dhe prej tyre ka vetėm gjėra pozitive dhe asgjė negative pėr Kosovėn. Populli tregon nėpėrmjet kėtyre demonstratave qė ėshtė kėtu, qė ėshtė i zėshėm dhe qė nuk do tė pranojė ēfarėdo plani, pėrveē ato plane me tė cilat ai pajtohet. Ndėrsa kėta negociatorėt s’po e pyesin popullin me ēka pajtohet dhe me ēka nuk pajtohet, por po vendosin vetė me disa grupe qė kanė krijuar dhe popullit nuk po i jepet e drejta pėr tė shprehur mendimin e tij.

Kosovapress: Nga partitė politike qė bėjnė pjesė nė Grupin Negociator, jeni cilėsuar si njerėz ekstremistė, radikalė, tė papėrgjegjshėm qė po veproni kundėr pavarėsisė sė Kosovės. Si i komentoni kėto?

Konjufca: Kėtyre njerėzve liria iu duket kategori radikale pėr arsye se ata tashmė kanė hequr dorė prej vullnetit tė popullit dhe janė absolutisht instrument i UNMIK-ut dhe i interesave tė caktuar tė disa ndėrkombėtarėve. Si tė tillė kėta negociator dhe parti politike, vullnetin e popullit e shohin si kategori tė skajshme, do tė thotė si diēka ekstreme, kurse pėr Lėvizjen “Vetėvendosje!”, realizimi i pakusht i tė drejtės sė popullit pėr vetėvendosje ėshtė njėra nga gjėrat mė normale dhe parakusht i demokracisė.

Kosovapress: Janė disa demonstrues tė burgosur nė mesin e tyre edhe Albin Kurti. Kėto burgosje ju i keni cilėsuar si politike. A i keni vizituar ata, ēfarė trajtimi po iu bėhet?

Konjufca: Disa prej tė arrestuarve qė u patėn dėnuar me nga 40 dhe 15 ditė burg po vuajnė dėnimin, ndėrsa shpesh herė nė burgje ka pasur raste tė provokimit tė hapur nga institucionet e burgut. Kemi pasur pėrsėritjen e fenomenit tė ofrimit nė shujta tė produkteve serbe, por aktivistėt kanė refuzuar kėto produkte duke kushtėzuar me grevė urie dhe mandej drejtoria e burgut ka vendosur qė tė heqė kėto produkte tė Serbisė. Ndėrsa sa i pėrket Albin Kurtit, ju e dini qė vetėm iu ka vazhduar paraburgimi prej 30 ditėve dhe tani ėshtė nė burgun e Pejės. Ne nuk kemi shkuar ta vizitojmė, sepse nevojitet njė vendim special i gjykatės, e ne nuk mund tė marrin vendime tė tilla prej institucioneve qė nuk janė tė popullit, por kam pėrshtypjen qė edhe Albinit nuk do t’i vinte mirė tė bėnim njė gjė tė tillė.

Kosovapress: A keni pėrkrahjen e organizmave tjerė politik dhe shoqėror tė Kosovės pėr demonstratėn e 3 marsit?

Konjufca: Sa mė lart qė ngjitesh nė parti politike pėrkrahja ėshtė mė e vogėl, kurse nė majėn e kėsaj piramide ne kemi kundėrshtarėt, mirėpo sa mė poshtė kėsaj piramide partiake, baza e anėtarėsisė sė zakonshme nėpėr komuna dhe fshatra tė ndryshme ėshtė shumė e madhe, sepse nuk janė tė afėrt me krerėt e kėtyre partive. Kėta njerėz na ndihmojnė nė mėnyra tė ndryshme dhe marrin pjesė nė masė tė madhe nė demonstratat tona, por mė shumė do tė marrin pjesė nė tė ardhmen, sepse fenomeni i shkėputjes sė krerėve tė partive politike prej popullit po rritet. Meqė kėtyre negociatorėve nuk ėshtė duke iu interesuar dhe mbrojtur interesin politik tė popullit, kėta njerėz qė kanė votuar ndonjėherė pėr ndonjė parti politike po ofrohen me Lėvizjen “Vetėvendosje!”.

Kosovapress: Ju thatė se nuk keni arritur ndonjė marrėveshje me policinė. Ēka nėse bllokohet rruga si mė 10 shkurt dhe nuk lejohet marshimi i protestuesve?

Konjufca: Nėse policia do tė bllokojė rrugėn, unė mendoj se aktivistėt do tė duhej tė synonin ta merrnin rrugėn, sepse ajo ėshtė hapėsirė elementare publike ku masa ka tė drejtėn e demonstrimit. Kjo pėr faktin se mandej nuk na mbetet ndonjė vend tjetėr ku do tė mund tė demonstronim, por me kėtė veprim ky regjim politik qė ėshtė antidemokratik shndėrrohet nė tiranik, e cila ėshtė faza mė e rėndė e njė diktature, sepse qytetarėve pėrpos qė iu mohohet vullneti politik, mohohet edhe e drejta njė elementare civile me tė cilėn kthehemi nė shekujt e mesjetės. Mirėpo kjo do tė pėrshpejtojė fundin e kėtij procesi politik, sepse pakėnaqėsia ėshtė nė rritje tė madhe.

Kosovapress: Deri kur do tė demonstroni dhe a ėshtė kjo mėnyra e vetme pėr realizimin e synimeve qė ka “Vetėvendosja”?

Konjufca: Ne do tė demonstrojmė deri nė momentin kur tė tjerėt tė na pranojnė tė drejtėn tonė si popull, pėr tė shprehur tė papenguar mendimin dhe vullnetin tonė politik, dhe tė ndėrtojmė institucione tė cilat janė reflektim i kėtij vullneti. Mendojmė qė kjo ėshtė njėra ndėr format e domosdoshme tė konfirmimit dhe imponimit tė vullnetit politik tė popullit. Natyrisht qė kėtė e kemi thėnė edhe me parė, se nė raport me pushtetin e brendshėm shfaqin vullnetin tonė nė kėtė mėnyrė, pra me demonstrata paqėsore, por nėse mendon Serbia qė nė Kosovė mund tė rikthehet prapė, atėherė Lėvizja “Vetėvendosje!” automatikisht shndėrrohet nė mekanizėm ēlirimtar dhe do tė kėrkojė prej popullit mobilizim tė pėrgjithshėm.

/Intervistoi: Kreshnik Llabjani/



---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Krasniqi: Nėse shkelen parimet e GK, Shqipėria dhe Kosova tė nisin bashkimin (2008-11-28 17:18:07 nga admin1)
[ Opinione ] E sotmja ėshtė vendimtare e sė nesėrmes ! (2008-11-14 15:46:13 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Nėse SHBA vė raketat, ato i vė edhe Rusia (2008-11-11 16:26:02 nga admin2)
[ Opinione ] Cilat janė shkaqet e vonesės pėr vendosjen e bustit tė Skėnderbeut nė Bujanoc? (2008-10-25 01:45:06 nga admin4)
[ Opinione ] PUNĖN E SOTME MOS E LĖRĖ PĖR NESĖR! (2008-10-14 07:28:43 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Jovanoviē: Nėse ndahet Kosova, pse tė mos ndahet Serbia (2008-10-01 15:16:58 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiu: Takimi i nesėrm nė Shtėpinė e Bardhė - kulmim i qėndrimit tė SHBA-ve ndaj Kosovės (2008-07-20 07:45:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Qeveria amerikane ndėrhyn pėr tė shpėtuar dy kompani huadhėnėse (2008-07-16 02:52:42 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Neser nėnshkruhet protokolli i anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO (2008-07-08 14:01:29 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Bizneset nė Shqipėri kėrkojnė bashkim ekonomik me Kosovėn (2008-06-26 03:54:37 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] BE edhe zyrtarisht konfirmon vonesėn e vendosjes sė Misionit EULEX nė Kosovė (2008-05-27 13:20:37 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster