| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » SHKĖRDHATOKRACIA |
| Postuar mė datėn: 2008-09-16 05:06:44 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Dromca nga jeta politike e gjysmė-shtetit shqiptar... pak pėr Salėn, pak pėr Shaskėn, pak pėr mediat, pak pėr Sahit Prizrenin...
Kur Ismail Qemali kryente detyrat ndaj atdheut, ai udhėtonte me kalė (me karrocė) pėr tė ndėrtuar Shqipėrinė, kurse kėta tė sotit udhėtojnė me aeroplan pėr tė shkatėrruar Shqipėrinė.
Shkruan: Besnik HYSA
Bujanoc, 1878
Duke qenė pjesė e popullit qė ka njė mėrgatė bukur tė madhe jashtė trojeve etnike pėr pasojė tė natyrės politike dhe ekonomike - diku mbi 1 milion nė kėto 20 vitet e fundit- muajt e verės zakonisht shėnojnė kthimin e mėrgimtarėve tanė pėr tu u ēmallur me vendlindjen dhe tė afėrmit e tyre. Njė i afėrm i familjes sime mė u lut qė ta shoqėroja pėr pushime diku nė bregdet. Pas njė presioni tė butė e bindi qė parat qė kishte vendosur tė i shpenzoj tė i dėrgojmė te vėllezėrit tanė nė bregdetin shqiptar.
Vendosėm qė tė hyjmė nė gjysmė shtetin shqiptar pėrmes pikės kufitare nė Qafėthanė. Kur pėr herė tė parė para disa viteve e kisha shfrytėzuar kėtė kufij ndėr-shqiptar, njė gjė mė kishte bėrė pėrshtypje tė keqe. Duke menduar se gjėra tė tilla mund tė ndodhin nė ēdo shtet mendoja se atė qė shihja do tė rregullohej ndėrkohė. Por kthimi pas disa viteve mė befasoi pėrsėri pėr tė keq. Ėshtė fjala pėr kėtė tabelė njoftimi e cila edhe mė nxiti qė tė bėj kėtė shkrim.
Kjo tabelė sikur simbolizonte hyrjen nė njė shtet tė gjysmė rrėnuar. Habitesha se si ėshtė e mundur qė pėr disa vite asnjėrit nga zyrtarėt e kėtij kalimi kufitar tė mos i shkonte nė mendje qė ta drejtonin nė kėmbė ose ta zėvendėsonin me njė tė re. Tė huajt kur e vizitojnė pėr herė tė parė ndonjė shtet- mendimin e parė se me ēfarė shteti kanė tė bėjnė- e marrin nga infrastruktura kufitare dhe sjelljet e personelit. Ēfarė do tė mendojnė ata pėr Shqipėrinė kur ta vėrejnė kėtė tabelė?
Edhe zyrtarėt e kėsaj pike kufitare ndėr-shqiptare nė mes Strugės dhe Librazhdit sikur mishėroheshin me kėtė tabelė gjysmė tė rrėnuar. Edhe pse ishte vrulli i sezonit turistik kishin krijuar njė kolon tė gjatė tė automjeteve e cila na kushton dy orė pritjeje nė mungesė tė pėrgjegjėsisė dhe kulturės punuese. Pas njė kohė fillojnė me punėn e tyre, vėrejmė disa zyrtar tė cilėt kishin shkopsitur uniformat e tyre tė cilat ishin shtrembėruar sikur tabela nė foto. Mė goditėse ishte shtrembėrimi apo mungesa e kapelės nė kokė e nė veēanti mbajtja e cigares nė gojė deri sa punonin.
Kaptinė e veēantė ishte edhe korrupsioni nė dy pikat doganore ndėr-shqiptare, ku vėllezėrit e njė gjaku punonin pėr dy shtete tė ndryshme dhe zakonisht i pėrfundonin bisedat me '' ke ca lekė pėr mua''. Duke i parė kėto veprime mendja ime me njė tallje me fliste se ja; korrupsioni po ribashkon shqiptarėt. Ėshtė plotėsisht me vend mendimi i njė artikull shkruesi, se e vetmja gjė qė sot i bashkon shqiptarėt ėshtė paraja.
Se tabela e lartpėrmendur pasqyronte nė mėnyrė tė drejt realitetin shqiptarė e vėrtetojnė edhe disa ndodhi politike gjatė kohės sė qėndrimit tonė atje.
I pari si zakonisht ishte kryeministri Berisha. Nė njė debat parlamentar ndaj deputetit opozitar, Taulant Balla, kishte pėrdorur njė fjalor rrugaēi, siē vijon;
-Fundėrrinė do tė bėhet jot motėr? Prostitutė motelesh do tė bėhet?
-Dėgjo o qelbėsirė muti mė kupto apo jo. Jot motėr tė shkėrdhehet hoteleve apo moteleve? S' tė vjen turp
-Qepe o shkėrdhatė
-Nuk u bė ky me pėrmend nji e dy vajzėn time, ky vėllai i prostitutės
-Ta dish mirė se do tė vras. Ti nuk shkel mė i gjallė nė kėtė Parlament. Unė do tė vras.
-Do ta mbyllė gojėn o shkėrdhatė.
(Burimi-Gazeta Shqiptare)
Vlen tė theksohet se kryeparlamentarja Topalli kėto sharje dhe fyerje i kishte fshirė nga procesverbali i seancės plenare tė 21 korrikut.
Kėtė fjalor fyes dhe kėrcėnues tė Salės, mė sė miri e kishte komentuar para disa viteve shkrimtari Dritėro Agolli, i cili kishte pohuar se nė Shqipėri nuk ka politikė, por vetėm shkėrdhatokraci.
Pas disa ditėve mediat shqiptare njoftojnė pėr njė lajm edhe mė tė turpshėm. Njė i ashtuquajtur rektor i Universitetit tė Vlorės me emrin Tanush Shaska, e paska parė si pengesė pėr zhvillimin e kėtij universiteti, emrin e Ismail Qemalit. Reagimi i intelektualėve ishte i menjėhershėm. Historikisht shqiptarėt reagojnė vetėm kur mbėshtetėn pėr muri, dhe reagimi ishte shenjė pėr Shaskėn se e kishte tepruar. Shaska e patė pėrkrahjen vetėm nga Sala i cili propozimin pėr emrin e kishte komentuar se '' Qeveria nuk vendos emra pasi qė universitetet kanė autonomi'', pėrderisa ai vetė mė 2005, e kishte pagėzuar Universitetin e Durrėsit me emrin e aktorit tė madh kavajas, Aleksandėr Moisiu.
Ajo ēka mė bėri pėrshtypje ishin mendimet e qytetarėve tė zakonshėm pėr propozimin e turpshėm tė Shaskės. Nė njė televizion A1, njė nga tė intervistuarit dukshėm i zemėruar tha '' Kur Ismail Qemali kryente detyrat ndaj atdheut, ai udhėtonte me kalė (me karrocė) pėr tė ndėrtuar Shqipėrinė, kurse kėta tė sotmit udhėtojnė me aeroplan pėr tė shkatėrruar Shqipėrinė. Rroftė Ismail Qemali! Kurrė mos vdektė emri i tij! Heshtja ndaj kėtij propozimi nuk ėshtė burrėri, por rrugaēėri!''.
Dhe vėrtet populli heshti as edhe njė reagim publik. Me tė vėrtet jemi popull i ēuditshėm. Neve na sulmohen themelet e gjysmė-shtetit shqiptarė dhe nuk bėzajmė, ndėrkohė serbet nė Beograd protestonin nė mbrojtje tė kriminelit Karaxhiē. Deri sa ne nuk mbrojmė tė vėrtetėn dhe tė drejtėn,fqinjėt tanė mbrojnė rrenėn dhe tė padrejtėn. Dallim tepėr i madh dhe vėshtirė i kuptueshėm.
Arsyetimin e Shaskės se Ismail Qemali nuk ka dhėnė kontribut pėr arsimin shqiptar mund tė i themi se, po tė mos ishte puna e Ismail Beut me shumė shokė e veprimtarė tė asaj kohe pėr themelimin e gjysmė-shtetit shqiptarė-nuk do tė ekzistonte as Vlora, as universiteti i saj e as Shaska nuk do tė ishte rektor. Por nga Vlora e tre gishtėrinjve, nuk mund tė pritej diēka mė tė menēur. Tashmė nuk na mbetet tjetėr tė dėgjojmė vetėm se edhe ndonjė nismė pėr tė vė nė dyshim datėn e shpalljes sė pavarėsisė.
Sikur Shqipėria tė ishte shtet, Shaska do tė merrej nė pyetje nga organet pėrkatėse dhe me siguri do tė pranonte se pas propozimit tė tij qėndrojnė qarqet greke dhe serbe.
Kur jemi te grekėt, nė pikat kufitare tė Kakavijės dhe Kapshticės, torturonin mėrgatėn shqiptare qė kthehej nė vendlindje, me nga 6-8 orė pritje nė tė nxehtė tė lartė. Shteti i Salės, edhe pse populli i digjej e piqej nė diell, nuk e shihte tė udhės qė tė i kėrkonte efikasitet nė punė palės greke, pėrkundėr faktit se gjatė atyre ditėve nė Tiranė vinin delegacione tė ndryshme greke, ku kishte pėrqafime dhe shtrėngim duarsh nė mes Salės dhe siē i quante ai miqve grek, pėr marrėdhėniet e shkėlqyeshme nė mes dy popujve.
Njė dukuri ēuditėse ishte e pranishme edhe nė mediat shqiptare. Pėr sa pata kohė i hodha pėr herė tė parė njė shikim disa gazetave siē ishin: Shekulli, Gazeta Shqiptare, Standard, Panorama, Ballkan, Korrieri, ku nuk vėrehej as edhe njė faqe e vetme pėr shqiptarėt e lėnė jashtė kufijve tė gjysmė shtetit shqiptarė. Edhe nėse kishte diēka tė bėnte me ta, ata quheshin kosovar, maqedonas dhe malazez. Kėshtu ato raportonin pėr sezonin turistik, se kishte njė dyndje tė tė huajve..po po tė tė huajve... drejtė Shqipėrisė, ku pėrveē kosovarėve kėsaj radhe kishte edhe shumė maqedonas, qė nėnkuptohej se fjala ishte pėr shqiptarėt e Iliridės. Njė e pėrditshme raportonte me titull bombastik se nė det ishte mbytur njė maqedonas e nga emri vėrehej se ishte shqiptar.
Nė anėn tjetėr mediat elektronike nė ēdo njoftim pėr motin, nė ekran nga qytetet evropiane mbizotėronte Beogradi dhe Athina. Nė televizionin grek nuk di si qėndron puna, por nė atė tė Serbisė, si nė televizionin shtetėror, por edhe private as edhe njė herė nuk mundesh me e pa emrin e Tiranės. Zakonisht Tirana ėshtė e pranishme vetėm pėr ndonjė fyerje ku paraqitet imazhi i shqiptarėve si njerėz tė pagdhendur dhe tė padenjėt pėr tė qenė pjesė e kontinentit Evropian.
Vendi i ēudirave siē njihej gjysmė shteti shqiptarė nga vėllezėrit tanė, kurrsesi nuk po mund tė lirohet nga politika kozmopolite dhe nga vlera e ndjenjės sė ulėt duke filluar nga pushtetarėt e saj, institucionet, intelektualėt dhe mediat.
Nė anėn tjetėr populli i zakonshėm ishte plotėsisht i vetėdijshėm se para vetės kishte njė klasė politike qė nuk e meritonte, por thjesht nuk kishte idenė se si tė dilet nga kjo gjendje turpruese dhe e pashpresė. Nė zgjedhjet e radhės qė priten mė 2009, parashihet njė pjesėmarrje e vogėl e tyre si rrjedhojė e zhgėnjimit me gjendjen aktuale.
Se populli pėr dallim nga pushtetarėt, intelektualėt dhe mediat, dinė ēka donė kur ėshtė nė pyetje interesi kombėtar e tregon edhe njė intervistė e mbajtėsit tė Flamurit Kombėtar tė olimpikėve shqiptare, Sahit Prizreni me prejardhje nga Prizreni i Lidhjes Shqiptare. Ai kishte thėnė se Shqipėria dhe Kosova pėr mua janė njė, dhe i kishte ftuar tė gjithė sportistėt shqiptar qė i mbronin ngjyrat e shteteve tė huaja, qė tė kthehen nė atdheun e tyre dhe tė i mbrojnė ngjyrat e Flamurit Kuq e Zi, ngase ėshtė njė krenari nė vete, njė kėnaqėsi qė rrallė dhe ėshtė e pamundur qė ta marrėsh nė njė shtet tjetėr. |
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|