| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Nebi Mėrseli
Kur nė mars tė kėtij viti shefi i diplomacisė suedeze Carl Bildt pozonte para urės sė Ibrit nė Mitrovicė, duke i pėshpėritur nė vesh njė nėpunės i Zyrės suedeze pėr historikun e qytetit, u dhanė mesazhet e tij tė tėrthorta se opsioni i ndarjes sė butė mund tė ndodhė nė praktikė. Bildt ishte diplomati i parė qė e pati vizituar Kosovėn pas shpalljes sė pavarėsisė. Zyrtarėve nė Prishtinė u kishte thėnė se Rezoluta 1244 do tė mbetet baza ligjore pėr praninė e BE-sė, por se edhe UNMIKU do tė vazhdojė tė jetė i pranishėm, duke mos u ditur roli i tij.
Nė qershor pritej largimi i UNMIK-ut. Kjo, jo qė ndodhi, por edhe u bė njė miks misionesh. Pėrderisa Kosova i numėronte shtetet qė e njihnin, Beogradi arriti nėpėrmjet Rusisė ta bllokojė sjelljen e njė rezolute nė Kėshillin e Sigurimit, qė do ta mandatonte praninė ndėrkombėtare.
Pas tre muajsh u dekodua haberi i Bildtit. Si xhol i Solanės dhe njohės i mirė i rrethanave ballkanase, dhėndri serb e lansoi idenė qė UNMIK-u tė mbetet nė vendbanimet serbe edhe pas pėrfundimit tė procesit tė rikonfigurimit tė pranisė ndėrkombėtare nė Kosovė. Edhe kryeadministratori i Kosovės, Lamberto Zannier, sikur e sforcoi kėtė ide. Madje, me rastin e Suhadollit dhe shembullin se si do tė funksionojė veriu i Mitrovicės nė tė ardhmen - me direktivat e UNMIK-ut. Italiani Zannier, i armatosur me informata nga bashkėvendėsi i tij Gallucci, me policė ndėrkombėtarė e tanke tė KFOR-it, i pasigurt nė rolin e vet nė mision, sfidon shqiptarėt e veriut duke mos ua zgjidhur njė ēėshtje humane - vėnien e ujėsjellėsit. Po sfidohet edhe Bajram Rexhepi i lėnė nė mėshirėn e pamėshirė nga Prishtina.
Nė ditėt kur krerėt institucionalė ndodhen nė SHBA, zhvillimet nė terren mund tė marrin kahun e pasigurt. George Bush e njeh Kosovėn me tėrė kilometrat e saj. Dhe nėse Mitrovica ėshtė monedhė pėr kusuritje sipas disponimit tė kundėrshtarėve tė pavarėsisė, atėherė domino efekti mbėrrin nė Luginėn e Preshevės, edhe nė Debėllde e Tanushė.
Planet strategjike dinake tė diplomacisė e kanė krijuar dhe bėrė lėmsh ēėshtjen e Mitrovicės, e cila realisht ėshtė nė duart e askujt dhe tė gjithkujt.
|
|