DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Sevasti Qiriazi, sfida me Stambollin pėr Shkollėn e Vashave
Postuar mė datėn: 2008-07-08 13:29:07 nga admin1 :: Kategoria: Kultura



Shkruan: Anton QEFA

Nė radhėt e atyre familjeve shqiptare qė janė shquar pėr shėrbimet e larta ndaj atdheut renditet nderueshėm familja e Qiriazėve, zulma e veprimtarisė patriotike tė sė cilės do tė jehojė gjithnjė e mė shumė nė kalim tė kohėve dhe do tė ndikojė gjithnjė e mė tepėr nė formim tė breznive tė ardhshme. Gjerasimi, Gjergji, Sevastia, Parashqevia; cilin tė kujtosh mė parė dhe cilin tė vlerėsosh mė tepėr? Tė gjithė ua lanė borxh emrin e tyre kujtesės kombėtare. Njė borxh ende i papaguar.
Qiriazėt e kanė origjinėn nga fshati Peras i Kolonjės. Stėrgjyshi i Qiriazėve, Mėhilli, qe vrarė duke luftuar me turqit, nė fillim tė shek. XIX. Mbas kėsaj drame, familja emigroi nė Tėrnovė, njė fshat afėr Manastirit. Gjyshi i tyre, Qiriazi, qe 11 vjeē, kur u larguan nga fshati i lndjes.
Lindėn dhe u rritėn nė njė mjedis thjesht shqiptar, njė djep vėrtet i denjė pėr tė pėrkundur bij e bija tė pėrkushtuar ndaj idealeve mė fisnike njerėzore e kombėtare. Nė kujtimet e saj, Sevastia ka shkruar: “Babai na tregonte histori tė mahnitshme rreth stėrgjyshėrve tanė apo heronjve shqiptarė. . . . Ndjenjat patriotike tė tim eti na ushqyen me frymėn e tij, e cila me kalimin e viteve u rrit dhe na bėri tė gjithė ne fėmijėt patriotė tė mirė, qė u pėrpoqėm me mish e me shpirt pėr ēėshtjen e Shqipėrisė”.

Nė Manastir

Prindėrit e Sevastisė, Dhimitri e Maria – edhe kjo vajzė kolonjare, e bija e Kristo Vodenės, - patėn dhjetė fėmijė. Dhimitri zuri punė nė Manastir, ku mori edhe familjen. Aty u lind Sevastia, nė vitin 1871. Qė nė moshėn 4-vjeēare, atė e dėrguan nė shkollėn greke, prej nga pak mė vonė kaloi nė shkollėn e Misionit Amerikan. Gjerasimi, vėllai mė i madh, i mėsoi asaj tė shkruajė e tė lexojė nė gjuhėn shqipe. Ai, gjithashtu, ndikoi shumė nė edukimin e saj me ndjenja e ideale atdhetare. Shtėpia e Qiriazėve, ndėrkaq, qe shndėrruar nė njė vatėr tė rėndėsishme kombėtare, qė priste e pėrcillte personalitetet e shquara tė Rilindjes si Kostandin Kristoforidhin, Koto Hoxhin, Pandeli Sotirin, Petro Nini Luarasin, Orhan Pojanin, Nuēi Naēin, etj. Nė kėtė shtėpi u bėnė, nė vitin 1908, mbledhjet e Komisionit tė Alfabetit.

Sevasti Qiriazi – Dako, fama nė Stamboll

E zgjuar nga natyra, me njė botė shpirtėrore tė pasur, e ndezur qė nė fėmijėri me zjarrin e idealeve atdhetare, me njė kėmbėngulje e vullnet tė paepur, Sevastia ndjeu qė heret nxitjen e brendshme dhe nevojėn e domosdoshme pėr dituri. Kėshtu, mbasi mbaroi shkollėn e Misionit Amerikan, duke kapėrcyer pengesa e vėshtirėsi tė patregueshme, ajo u regjistrua nė Kolegjin e Kostandinopolit, e para vajzė shqiptare, nė ato kohė, qė po merrte arsim tė lartė. Mbasi kreu Kolegjin, diploma e saj u regjistrua nė Byronė e Edukimit nė Kostandinopol, gjė qė i mundėsoi asaj tė merrte “iradėn”, d. m. th. lejen pėr tė hapur njė shkollė shqiptare pėr vajzat. Pėr kėtė qėllim, bashkė me Gjerasimin shkuan nė Korēė, ku kishte vetėm shkolla nė gjuhėn greke pėr fėmijėt e krishterė dhe shkolla nė gjuhėn turke e arabe pėr fėmijėt myslimanė. Mė 23 tetor 1891, mbas njė lufte tė vendosur dhe pėrpjekjeve tė pareshtura kundėr Patrikanės sė Stambollit dhe autoriteteve osmane, ata hapėn Shkollėn Shqipe tė Vashave, tė cilėn Sevastia e drejtoi qė nga dita e themelimit. Aty dhanė mėsim mėsueset shqiptare Parashqevi Qiriazi, Fanka Efthimi, Polikseni Luarasi, Helidhona Falli, etj. E mirėpritur dhe e dashur nga populli, shkolla u rrit shpejt dhe u shndėrrua nė njė ēerdhe tė edukimit patriotik tė vashave. Kur, nė janar tė vitit 1894, vdiq Gjerasimi, pėr tė vazhduar punėn e tij nė shkollė erdhi nga Manastiri vėllai tjetėr, Gjergji. Nė vitin 1904, mbas mbarimit tė Kolegjit tė Kostandinopolit, erdhi edhe motra mė e vogėl, Parashqevia, gjė qė i krijoi mundėsinė Sevastisė tė shkonte nė Amerikė pėr tė plotėsuar studimet e saj pėr njė vit. Mbasi vizitoi Bostonin, Sevastia shkoi nė Chicago, ku ndoqi leksionet nė Fakultetin e Pedagogjisė nė University of Chicago. Njėkohėsisht, ajo mbajti konferenca pėr t’ua bėrė tė njohur Shqipėrinė miqve amerikanė. Nė vitin 1905, u kthye nė Europė. Gjatė udhėtimit, ajo u ndalua nė Londėr, Paris, Vjenė dhe nė Bukuresht, ku u njoh me veprimtarinė energjik tė ēėshtjes kombėtare, Kristo Dakon, qė nė atė kohė ishte sekretar i pėrgjithshėm i Shoqėrisė Patriotike “Drita” dhe njė nga udhėheqėsit kryesorė tė studentėve shqiptarė tė Universitetit tė Bukureshtit. Meqė ai ishte specializuar nė matematikė, Sevastia iu lut tė pėrgatiste tekste mėsimore pėr aritmetikėn, gjeometrinė dhe algjebrėn pėr Shkollėn e Vashave, gjė qė ai e bėri me dėshirė tė madhe. Ato qenė tė parat tekste tė kėtyre disiplinave nė gjuhėn tonė. Kjo veprimtari e pėrbashkėt, qė vazhdoi nėpėrmjet korrespondencės mbasi Sevastia u kthye nė Korēė, dhe hullia e qėndrimeve dhe idealeve tė larta patriotike, i afruan me njėri-tjetrėn, dhe, nė vitin 1910, duke e ndjerė veten tė denjė pėr njėri-tjetrėn dhe pėr t’i shėrbyer sė bashku atdheut, u martuan. Patėn dy djem: Aleksandrin dhe Gjergjin, qė vazhduan me pėrkushtim e dinjitet jetėn dhe bėmat e prindėrve.

Mbas luftrave ballkanike

Mbas luftrave ballkanike, e kėrcėnuar herė mbas here pėr konfiskimin e librave, djegien e shkollės dhe internimin nga qeveria turke, dhe e ndjekur nga veprimtaria kriminale e Patrikanės, Sevastia u tėrhoq pėrkohėsisht nė Manastir. Ajo e rihapi shkollėn nė dy vitet e para tė Pavarėsisė, 1912-1914; po pėr arsye tė pėrndjekjevė tė andartėve grekė, Qiriazėt u larguan nė Rumani dhe, me fillimin e Lufyės sė Parė Botėrore, erdhėn nė Amerikė, nė Natick, Massachusetts. Tė dy motrat filluan menjėherė nga puna pėr t’i mėsuar shqiptarėve tė rritur gjuhėn amtare. Shkolla nė Natick, e para shkollė nė gjuhėn tonė nė Amerikė, qe hapur qė nė vitin 1908 nga Kristo Dako. Ndėrkaq, ndėrsa Parashqevia boton revistėn dyjavore “The Morning Star” (“Ylli i Mėngjesit”), ēifti Dako – Qiriazi themelojnė Partinė Kombėtare Shqiptare, me qendėr nė Ėorcester, kryetare e sė cilės qe Sevastia. Qėllimi i kėsaj partie politike qe mbrojtja e tė drejtave tė Shqipėrisė nė forumet ndėrkombėtare. Kėsaj propagande, ndėr tė tjera, i shėrbeu edhe “Memorandumi mbi tė drejtat, shpresat dhe aspiratat e shqiptarėve”, qė shkroi Sevastia dhe ua dėrgoi Fuqive tė Mėdha, mė 12 tetor, nė prag tė Konferencės sė Paqes tė Parisit.

Dhuna e diktaturės komuniste mbi familjen e Sevasti Qiriazit

Nė vitin 1922, Sevastia u kthye nė Tiranė dhe, sė bashku me Parashqevinė, qė kishte ardhur nga Parisi mbas pėrfundimit tė Konferencės sė Paqes, ku kishte qenė delegate e shqiptarėve tė Amerikės, rihapėn Shkollėn e Vashave, tashmė si Instituti Kyrias, njė institut me karakter hollėsisht kombėtar dhe me vlera tė pakrahasueshme mėsimore-edukative, ku mėsonin vajzat shqiptare pa dallime krahinash e besimesh. Me vendimin e qeverisė shqiptare pėr mbylljen e shkollave private e fetare, nė vitin 1933, mbas 42 vjetėsh shėrbimi, u mbyll edhe Instituti Kyrias. Me rėnien e Shqipėrisė nė duart e komunistėve, si pėr gjithė popullin tonė dhe sidomos pėr familjet e nacionalistėve, filluan vitet e vėshtira tė pėrndjekjeve, bastisjeve, dhunimeve, burgosjeve, torturarave, pushkatimeve, varjeve, etj. Nuk mund tė pėrshkruhen peripecitė dhe dhimbjet fizike e shpirtėrore, qė kaloi Sevastia dhe familja e saj nė vitet e fundit tė jetės sė saj. Ajo vdiq nė vitin 1949, mbasi e patėn nxjerrė nga shtėpia dhe pati pėrjetuar dhunimin e kufomės sė tė shoqit, patriotit tė madh Kristo Dako, burgosjen e djemve tė saj, Aleksandrit dhe kirurgut tė njohur, Gjergjit, i cili, duke mos mundur tė durojė torturat e hetuesisė, vari veten nė qelinė e burgut. Ajo vdiq, nė vitin 1949, e ngushtuar nė shpirt qė nuk ia dhanė kufomėn e tij ta varroste me duart e veta dhe zemėrplasur, duke parė gremisjen e atdheut tė saj tė dashur, pėr tė cilin pati punuar gjithė jetėn. Arkivolin e saj, tė vendosur mbi njė karrocė, e pėrcollėn vetėm njerėzit e familjes: dy nuset e djemve, mesa e vogėl, Viktoria, dhe kuzhinierja e Institutit Kyrias. Pėr opurtunitet dhe hipokrizi politike tė pushtetarėve, mė vonė, asaj i dhanė titullin “Mėsuese e Popullit”. Siē duket, “u pėrmendėn” ata mjeranėt e kuq nė pushtet qė ajo kishte qenė gjithė jetėn dhe do tė ishte pėrjetėsisht mėsuese e breznive shqiptare.


---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Shtohen sfidat e prioritetit pėr zhvillim ekonomik, apo nuk janė as sfida e as prioritet? (2008-05-30 09:00:22 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ekonomia e Kosoves perballe sfidave pas pavaresise (2008-05-02 12:19:22 nga admin4)
[ Opinione ] Zgjedhjet e sivjetme nė Serbi , sfida dhe dilema (2008-04-04 20:41:42 nga admin1)
[ Kultura ] KRIJIMTARIA ARTISTIKE PĖRBALL SFIDAVE TĖ REJA (2008-03-31 13:45:03 nga admin4)
[ Kultura ] Sfida e interpretimit letrar (2008-02-14 16:19:15 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SFIDA (2008-02-09 04:36:47 nga admin4)
[ Opinione ] SFIDAT E EKONOMISĖ KOSOVARE (2007-11-06 15:54:41 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] SFIDA E SIGURISĖ PĖRBALLĖ PROCESIT NEGOCIATOR DHE ATIJ TĖ ZGJEDHJEVE (2007-10-02 12:40:00 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] NEGOCIATAT FILLOJNĖ SOT: Kosova ėshtė sfida mė e madhe e Evropės (2007-09-12 11:29:06 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Amado: Statusi i Kosovės sfida mė e madhe pėr BE nė (2007-09-08 04:52:21 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Davoren:Forca e re amerikane e KFOR-it do tė pėrballojė sfidat e sigurisė nė Kosovė (2007-08-27 06:31:03 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster