| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » (KEQ) KUPTIMI MĖ I MUNDSHĖM I NOCIONIT LOBIM |
| Postuar mė datėn: 2008-10-11 23:00:26 nga admin2 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Kohėn e fundit, e veēanėrisht pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, nė zhargonin politik dhe publicistik tė komunikimit, si termi mė i pėrdorur nė opinion tonė kosovar pa dyshim se ka qenė dhe ėshtė nocioni LOBIM. Familjarizimi leksikologjik i pėrdorimit tė shpeshtė tė kėsaj fjale, veēanėrisht mund tė hasėsh tek funksionarėt tanė tė lartė shtetėror, ku nuk pėrjashtohet as Kryetari, Kryeministri dhe Ministri ynė i punėve tė jashtme, e mos tė flasim pėr zyrtarėt tjerė edhe mė tė ulėt tė hierarkisė shtetėrore. Ata, zakonisht para nisjes apo pas kthimit nga vizita nė ndonjė shtet tjetėr apo nga ndonjė kontakt multilateral ndėrkombėtar, shpesh para mediave dinė tė na japin deklarate pompoze se nė atė filan-fistek takimi do tė lobojnė, ose kanė lobuar, pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Realisht, pa marrė parasysh se ēa ėshtė biseduar nė to, nė asnjėrėn nga kėto kontaktet tė larta zyrtare shtetėrore, nuk lobohet, por kryhen takimet e zakonshme dhe pėrfaqėsimet protokollare bilaterale apo multilaterale tė nivelit shtetėror.
|
|
LOBIMI dallon nga ndikimi i zakonshėm publik (AVOKIMI)
Njėra prej raporteve tė komunikimit tė ndėrsjellėt ndėrmjet individėve si dhe grupeve mė tė mėdha njerėzish nė njė shoqėri quhet ndikimi publik. Ajo nė vete ngėrthen veprime tė organizuara tė qytetarėve dhe organizatave tė tyre, tė cilėt me pėrdorimin e instrumenteve tė pėrcaktuara demokratike formojnė dhe implementojnė standardet dhe rregullat tė cilat do tė na shpinė kah arritja e krijimit tė njė shoqėrie mė tė drejtė. Ndikimi publik konsiderohet njė proces shoqėror qėllimi themelor i tė cilit ėshtė arritja e ndryshimeve tė caktuara shoqėrore. Ajo fillon prej njė grupi tė vogėl njerėzish tė cilėt nė mes veti ndajnė shqetėsimin e caktuar rreth njė problemi konkret shoqėror, dhe, kėta, me qėllim tė arritjes sė kėtyre qėllimeve tė caktuara , janė tė gatshėm qė nė kėtė drejtime me devotshmėri mė tė madhe qė tia kushtojnė kohėn, profesionalizmin dhe resurset tjera disponuese qė kanė. Ky lloj ndikimi ndėrtohet nga njė sėrė aktivitetesh qė ndėrmerren dhe ato janė tė orientuara kah ndryshimi i politikave tė caktuara, praktikave ekzistuese dhe qėndrimeve tė ndryshme nė atė shoqėri. Ky lloj ndikimi, bukvalisht konsiderohet si presion demokratik i komunitetit nė proceset vendimmarrėse politike shtetėrore, andaj, jo rastėsisht merret si pjesė integrale e sistemeve demokratike nė botė. Nė SHBA, Angli dhe disa shtete tjera tė botės sė civilizuar, ndikimi publik, konsiderohet si e drejtė e garantuar edhe me kushtetutė dhe ka tė bėjė me njė funksion tėrėsisht tė dobishėm shoqėror me tė cilin sigurohet transparenca mė e madhe e fuqisė politike dhe efikasiteti i kontrollit tė tyre nga shoqėria. Kjo formė, si metodė e pėrhapur e veprimit nė praktikat e shteteve demokratike, ėshtė treguar njėkohėsisht, edhe si arrimė e fuqishme nė luftimin e mitos dhe korrupsionit nė radhėt e institucioneve shtetėrore Pas lufte, kjo e drejtė e sanksionuar edhe me kushtetutė dhe ligjet tjera pozitive, ėshtė e garantuar edhe pėr qytetarėt e Republikės sė Kosovės. Te ne nė publicistikėn kosovare dhe zhargonin mė tė popullarizuar, kjo formė e ndikimit dhe presionit publik nė institucionet shtetėrore, ėshtė i njohur si AVOKIM. Nė tė vėrtetė, nė praktikat tona kosovare, edhe kjo formė e ndikimit dhe presionit tė brendshėm qytetar politik si AVOKIM, po ashtu keqkuptohet dhe ngatėrrohet me termin LOBIM.
LOBIMI ose fuqia e fjalės sė artė
Meqė, ndikimit publik dhe lobimi nė dukje kanė njė kuptim tė njėjtė, ato nė mes veti dallojnė, si nga natyra e veprimit, ashtu edhe pėr nga qėllimi i dedikimit Lobimi, nė fakt ėshtė vetėm njėra prej teknikave tė ndikimit publik. Nė esencė, dallimi ndėrmjet domethėnies terminologjike tė tyre ėshtė se: E para, nė tė shumtėn e rasteve, konsiderohet si presion demokratik i opinionit, qė bėhet pėrmes formave legale tė organizimit dhe mėnyrės sė lejuar tė ndikimit nė organet e caktuara vendimmarrėse shtetėrore, kurse e dyta, kryekėput mbėshtetet nė fuqinė e bindjes autoritare dhe mė tepėr ėshtė e orientuar kah realizimi i interesave tė caktuara nė mes tė njė shteti konkret dhe shteteve tjera tė ndikimit regjional apo globit nė pėrgjithėsi,. Shprehur nė metaforė LOBIMI mund tė pėrshkruhet si arti i tė bindurit , ose fuqia e fjalės sė artė dhe paraqet njė sėrė veprimesh, me anėn e tė cilave ndikohet tek vendimmarrėsit autoritar legal qė aktualisht janė nė pushtet, apo te individ e caktuar prestigjioz , tė cilėt, realisht kanė ndikime indirekte nė kėto procese.
Nė fakt, LOBIMI ėshtė komunikim kompleks i ndikimit, i cili kryhet me shkrim, gojė, apo me ndonjė formė tjetėr specifike tė veprimit dhe duhet tė orientohet posaēėrisht tek personat e fuqishėm autoritar qė nė atė rreth apo shoqėri konkrete gėzojnė njė prestigj tė lartė shoqėror.
Pėr nga qėllimit qė duhet arritur me kėtė formė tė organizuar tė ndikimit, si mė tė shprehura nė praktikat botėrore janė motivet me karakter ekonomik dhe politik.
Kjo ndarje kuptohet lehtė. E para orientohet kah realizimi i synimeve tė natyrės ekonomike dhe bėhet ndaj qarqeve tė caktuara tė fuqisė financiare, kurse, e dyta , kryekėput pėr qėllime tė natyrės politike dhe konsiderohet si mė e pėrhapura sot nė botė dhe pėr tė cilėn mė sė shumti investohet mundi dhe paraja nga shumė shtete tė ndryshme.
Personat qė e bėjnė kėtė punė quhen LOBIST. Lobist mundet me qenė ēdo individ i vullnetit tė mirė, i cili, nė rend tė parė, ėshtė atdhedashės i sinqertė dhe patriot dhe kėtė mision e kryen mė tepėr nga dashuria e madhe qė ka pėr popullin dhe shtetin e vet. Ata nuk duhet tė kenė qėllime tė fshehta tė ndonjė pėrfitimi material me kėtė punė, prandaj, ata, edhe shpesh investojnė me donacionet e veta personale nė kėtė drejtim.
LOBIMI zakonisht kryhet nė formė tė kontaktit tė drejtpėrdrejt formal apo edhe jo formal. Kontakti formal nėnkupton takimet publike zyrtare me personalitete tė larta ku patjetėr iniciohet qė tė marrin pjesė sa mė shumė pėrfaqėsues tė medieve. Nė anėn tjetėr, kontakti i drejtpėrdrejt jo formal bėhet pėrmes darkave personale inkognito, pėrmes miqėsimit dhe pjesėmarrjes nė ahengjet private familjare tė autoritetit tė caktuar, dėrgimit tė dhuratave tė shtrenjta, besa shpesh edhe financimit nė prapavijė tė kampanjės zgjedhore tė atij personaliteti me ndikim nė atė shtet
Si LOBIM jo formal ekstrem, konsiderohet edhe korruptimi i individėve tė caktuar, por kjo mė tepėr bėhet nė situatat tejet tė radha, sepse, kjo taktikė e veprimit, gjithnjė nė vete ngėrthen rrezikun e zbulimit dhe anatemimit publik, nė veēanti tė rastit nė tė cilėn mė sė shumti do tė komprometohej vetė qėllimi pėr tė cilėn bėhet lotimi nė fjalė. Pėrveē kėsaj, njerėzit me fuqi ndikimi nė vendimmarrje tė caktuara globale janė njerėz tė pasur, kėshtu qė edhe ata vetė ata, do tė jenė tė pavullnetshėm qė pėr pak para ti qasen kėsaj aventure tė rrezikshme.
Nuk ka dyshim! Pėr njė lobim tė suksesshėm dhe tė mirėfilltė, vėrtet duhen para. Bile - bile shumė, por jo pėr korruptim tė drejtpėrdrejtė tė individėve sikur zakonisht keqkuptohet kjo kėrkesė nė opinion tonė, por ato mjete duhet tė shėrbejnė pėr vetė shpenzimet e mėdha tė procedurave parapėrgatitore, pėrgatitore dhe vepruese pėr kėtė punė.
Edhe pse kjo formė e ndikimit publik nė njė autoritet tė caktuar politik konsiderohet si legale dhe e lejueshme, ajo zakonisht kryhet jo aq me zhurmė dhe nė prapavijė. Ata persona apo grupe qė e bėjnė me sukses kėtė punė, shumė pak krekosen publikisht nė opinion. (njė hendikep ky mė i madh pėr ne shqiptar)
Sikur pamė, elementet mė tė rėndėsishme tė lotimit nė pėrgjithėsi, janė kontakti dhe ndikimi. Por, si ti arrihen ato? Nė rend tė parė, me njerėz tė aftė dhe profesional tė cilėt kanė njė eksperiencė tė duhur nė kėtė drejtim dhe shumė talent tė lindur pėr kėtė punė. Me qėllim e thash shumė talent, sepse, personave tė caktuar si lobist, pėrveē akademizmit tė tyre profesional dhe eksperiencės sė duhur, ju nevojitet edhe prirja e lindur karizmatike e ndikimit tek tė tjerėt. Ky element psikologjik si kriter duhet tė jetė kuē nė kėtė rast, sepse, edhe pa ndonjė parapėrgatitje tė shquar akademike, njė person qė ka kėtė aftėsi, bėnė punė tė madhe nė kėtė drejtim.
Iniciativat pėr LOBIM nė drejtim tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga shtetet tjera tė botės tė cilėt ende nuk e kanė bėrė gjer mė sot, kohėn e fundit janė nisma aktuale dhe prezentė nė Kosovė, por, fatkeqėsisht vetėm si njė aktivitet jo sistematik, i paorganizuar, i paplanifikuar dhe jo aq i rregulluar sa duhet .
Ėshtė kėshtu, sepse, edhe pėrpos ekzistimit tė vullnetit tė mirė nė kėtė drejtim, vetė bindja e jonė kolektive se dikush tjetėr nga miqtė tanė tė fuqishėm mė sė miri po e bėnė kėtė punė pėr ne, gjatė do tė na mbaj nė kėtė pat: pozicion. Dhe jo vetėm kaq! Xhelozitė tona patologjike individuale, ndasitė e ndryshme partiake, kapricet personale nė mes tė liderėve dhe personaliteteve tona tė shquar publike... etj, tė gjitha kėto, mė bėjnė skeptik se ne kosovarėt mund ta mobilizohemi seriozisht dikur, pėr vėnien me sukses nė veprim tė kėtij proces tejet tė rrėnjėsishėm tė ndikimit politik ndėrkombėtar nė prapavijė.
Mjaftė bashkatdhetar tani nė shumė shtete tė botės, e veēanėrisht nė SHBA, edhe pa ndonjė strategji dhe kėrkesė institucionale nga Kosova, moti janė duke e kryer tejet frytshėm kėtė mision. Suksesi i tyre i madh nė kėtė drejtim, qėndron mu aty se, ata, kėtė punė e bėjnė pa interesa materiale dhe personale egocentrike, por nga zemra dhe nga atdhedashuria e sinqerisht qė kanė pėr Kosovėn dhe shqiptarinė nė pėrgjithėsi.
Adnan Abrashi
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
Warning: mysql_query() [function.mysql-query]: Unable to save result set in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1120
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_fetch_array(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1130
Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore » |
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|