| » Opcionet për artikullin |
|
Shtetet e Bashkuara nėnshkruan sot njė marrėveshje pėr tė marrė pjesė nė misionin e Bashkimit Evropian nė Kosovė. Njė zyrtar i lartė i Departamentit amerikan tė Shtetit tha se pjesėmarrja e Shteteve tė Bashkuara nė misionin e EULEX-it, nė Kosovė ėshtė e para nė njė projekt tė tillė, qė shėnon edhe pėrparimin e marrėdhėnieve mes Shteteve tė Bashkuara dhe Evropės.
Nė bazė tė marrėveshjes tė nėnshkruar sot nė Bruksel, Uashingtoni do tė dėrgojė 88 policė, gjykatės dhe prokurorė nė misonin e EULEX-it nė Kosovė.Qėllimi i kėtij misioni ėshtė trejnimi i policėve dhe mbikqyrja e punės sė gjyqėsorit.Ndihmės sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Frid, tha sot nė Bruksel, se ajo tregon se marrėdhėniet trans-atlantike po japin rezultate konkrete:
Marrėveshja vė nė dukje dėshirėn e pėrbashkėt tė Evropės dhe Amerikės pėr tė punur sėbashku nė mbėshtetje tė zhvillimeve nė Kosovė.Dislokimi i EULEX-it nė gjithė Kosovėn do tė jetė njė element kritik pėr pavarėsinė e mbikqyrur tė shtetit dhe do tu shėrbejė tė gjithė qytetarėve tė saj, stabilitetit tė Kosovės dhe gjithė rajonit.
Shtetet e Bashkuara, tha zoti Frid, mbėshtesin pėrparimin qė ka bėrė Kosova nė ngritjen e njė shteti tė qendrueshėm, demokratik, tė orientuar drejt Evropės dhe shumėetnik, qė ka hedhur themelet e begatisė dhe tė ardhmes evropiane pėr tė gjithė banorėt e Kosovės.
51 vende e kanė njohur deri tani pavarėsinė e Kosovės, pėrfshirė tre tė katėrtat e vendeve tė Bashkimit Evropian dhe NATO-s, tė shtatė vendet mė tė industrializuara, qė pėrbėjnė 25 pėrqind tė vendeve anėtare tė Kombeve tė Bashkura.Kjo pėrbėn njė angazhim tė pėrbashkėt ndėrkombėtar pėr stabilitetin nė Kosovė dhe nė Ballkan, tha zoti Frid.Shtetet e Bashkuara mbėshtesin tė ardhmen europiane tė Serbisė, tha mė tej ai, ne kemi mosmarrėveshje me Serbinė pėr Kosovėn, por ne jemi dakord se Serbia meriton njė tė ardhme evropiane.
Ndihmės sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Frid, parashikoi se administrata e re amerikane qė do tė zgjidhet muajin e ardhėshėm do tė vazhdojė ta ketė Evropėn njė nga pėrparėsitė e saj kryesore tė politikės sė jashtme.
|
|