| » Opcionet për artikullin |
|
Nju Jork, 2 maj 2008
Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, nė prag tė takimit me homologėt evropianė tė Grupit tė Kontaktit nė Londėr, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara duan tė sigurojnė tėrėsinė territoriale tė Kosovės, ashtu siē ėshtė njohur si shtet i pavarur. Ajo nė Londėr do tė takojė ministrat e Jashtėm tė Britanisė sė Madhe, Francės, Gjermanisė dhe Italisė.
"Unė do tė takohem me pėrfaqėsues tė disa vendeve lidhur me Kosovėn. Duam tė sigurojmė qė nuk ka pėrpjekje pėr ndarje tė Kosovės. Kosova tani ėshtė njė shtet i pavarur, i njohur nga tė gjitha vendet qė do tė jenė tė pranishme nė kėtė takim", ka thėnė Rice.
Ajo ka shtuar se ka pasur disa incidente, ku ėshtė bėrė pėrpjekje qė tė thuhet se disa pjesė tė Kosovės funksionojnė si tė pavarura.
"Duhet tė dallojmė se ēfarė ėshtė ajo qė sfidon sovranitetin dhe integritetin e Kosovės dhe ēfarė mund tė jetė thjeshtė njė lloj proteste. Mirėpo, nuk mund tė lejojmė qė tė ketė njė lloj rrėshqitje nė drejtim tė vėnies nė pyetje tė integritetit territorial tė Kosovės", tha Rice.
Ajo po ashtu ėshtė pajtuar me nevojėn e dėrgimit tė njė force policore evropiane nė Kosovė, pėr tė cilėn tha se duhet tė dislokohet mė shpejt dhe e cila do tė punojnė bashkė me UNMIK-un.
Rice tha se pas shpalljes sė pavarėsisė gjėrat nuk kanė shkuar keq dhe se reagimet e kosovarėve nė kėtė periudhė kanė qenė tė pėrmbajtura dhe tė pėrgjegjshme.
"Ka pasur disa incidente ndaj tė cilave ne kemi inkurajuar UNMIK-un qė tė reagojė, siē ishte rimarrja e gjykatės," tha Rice, duke aluduar nė gjykatėn nė Mitrovicė.
Rice mė tej ka theksuar se takimi i nivelit tė lartė do tė bėjė pėrpjekje qė tė qartėsojė edhe disa aspekt tė mandatit tė UNMIK-ut nė Kosovė. /s. gashi/
RTK |
|