DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Uashingtoni reagon ashpėr ndaj sulmit kundėr Ambasadės nė Beograd
Postuar mė datėn: 2008-02-22 03:07:33 nga admin2 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Shtetet e Bashkuara kanė protesutar zyrtarisht ndaj qeverisė sė Serbisė mbi masat e pamjaftueshme tė sigurimit nė ambasadėn Amerikane nė Brograd, e cila u sulmua dje dhe u dogj pjesėrisht nga demonstruesit. Departamenti i Shtetit tha se nervozizmi i serbėve mbi pavarėsinė e Kosovės nuk ėshtė e justifikueshėm pėr sulme dhe nxitje anti amerikane nė Serbi.

Zyrtarė tė Departamentit tė Shtetit thanė se ata janė ende duke u pėrpjekur tė krijojnė njė tabllo tė qartė tė rrethanave tė sakta tė sulmeve. Por ata shtuan se ėshtė e qartė se forcat serbe tė policisė pranė ambasadės ishin tė pamjaftueshme, kur mijėra demonstrues tė nervozuar mbi njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga Shtetet e Bashkuara ishin pranė saj.

Nė njė konferencė shtypi dje vonė, zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit, Sean McCormack, tha se zyrtarėt dėrguan trupa tė mjaftueshme policore pėr tė zmbrapsur turmėn vetėm pasi ishte shkelur territori i ambasadės dhe pasi nėn-Sekretari i Shtetit pėr Marrėdhėniet Politike, Nicholas Burns, paralajmėroi Kryeministrin serb, Vojisllav Koshtynica dhe Ministrin e Jashtėm, Vuk Jeremiē, se ata do tė ishėn pėrgjegjės direkt nė qoftėse sulmet do tė vazhdonin.


“Mesazhi ishte shumė i qartė se situata ishte e papranueshme dhe se ata duhet tė vepronin menjėherė pėr tė dėrguar menjėherė forca tė mjaftueshme policore qė territori i ambasadės dhe personelit tonė tė mos sulmoheshin. Ai ia bėri fare tė qartė kėtė ministrit tė jashtėm se ai do tė vinte pėrpara pėrgjegjėsisė direkte qeverinė serbe pėr mbrojtjen dhe sigurinė e punonjėsve tanė tė ambasadės”.

Zoti McCormack tha se zoti Burns, duke zbatuar urdhėrat e Sekretares sė Shtetit, Condoleezza Rice, i tha zyrtarėve serbė njė situatė e tillė nuk mund tė pėrsėritet mė nė tė ardhmen dhe upėr kėtė mori siguri nga zoti Koshtunica.

Zėdhėnėsi tha se futja nė ambasadė dhe zjarret, dėmtuan vetėm njė zyrė pritjeje dhe se zonat e sigurisė dhe dokumenta sekrete nuk ishin prekur.

Duke pasur parasysh demonstratat mbi Kosovėn, Ambasadori Amerikan, Cameron Munter, ndėrpreu nė mesditėn e djeshme aktivitetin e ambasadės dhe nė momentin e sulmit nė ndėrtesė ndodheshin vetėm disa punonjės, tė sigurimit dhe tė tjerė.

Personeli i ambasadės amerikane ėshtė jashtė rrezikut, megjithėse zyrtarėt serbė tė zjarrfikėsve njoftuan se nė territorin e ambasadės gjetėn njė trup tė shkrumbuar, ndoshta ndonjė nga protestuesit.

Serbia ka qenė kritike e ashpėr ndaj vendimit tė Shteteve tė Bashkuara dhe aleatėve tė saj tė ngushtė evropiane, pėr njohjen ditėn e hėnė tė pavarėsisė sė Kosovės.

Administrata e Presidentit Bush ishte e mendimit se pavarėsia e mbikqyrur nga bashkėsia ndėrkombėtare, siē ishte thėnė vjet nga i dėrguari i OKB-sė, Marti Ahtisari, ishte e vetmja zgjidhje e drejtė pėr rajonin e trazuar.

“Nuk duhet tė ketė mė nxitje pėr dhunė. Ne jemi tė interesuar pėr dialog me qeverinė e Serbisė. Bashkimi Evropian ėshtė i interesuar pėr njė dialog politik me qeverinė e Serbisė. Ėshtė shumė e qartė se ka pikpamje tė kundėrta rreth veprimeve tona pėr njohjen e Kosovės dhe veprimeve qė tė tjerė kanė ndėrmarrė pėr njohjen e Kosovės. Ne mund tė bisedojmė rreth kėsaj, por asnjė nga kėto, asnjė nga kėto mosmarrveshje nuk janė njė justifikim pėr tė shtyrė tė tjerėt drej dhunės”.

Serbia tėrhoqi ambasadorin e saj nga Washingtoni nė fillim tė javės. Zoti McCormack tha se ambasada do tė jetė e mbyllur pėr disa ditė, por Ambasadori Munter do tė qėndrojė nė Beograd dhe se nga ana e Shteteve tė Bashkuara nuk ka qėllime pėr uljen e nivelit tė marrėdhėnieve pas ngjarjeve tė djeshme.
David Gollust
Z.A
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Njė zyrtar serb akuzon Uashingtonin se po pengon negociatat pėr statusin e Kosovės (2007-10-13 22:10:46 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Daniel Fried shpreh kundėrshtimin e Uashingtonit pėr shtyrje pėrtej afatit tė caktuar (2007-10-08 10:45:45 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Uashingtoni kėrkon sqarim nga Beogradi pas komentit tė zyrtarit serb pėr Kosovėn (2007-09-08 04:46:22 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Uashingtoni kėrkon sqarim nga Beogradi pas komentit tė zyrtarit serb pėr Kosovėn (2007-09-07 03:22:57 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Uashingtoni rithekson: Statusi i ardhshėm i Kosovės do tė jetė pavarėsia (2007-07-31 05:43:40 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] PĖRĒAJ DHE SUNDO – UASHINGTONI DHE MOSKA SĖRISH PĖRBALLEN PĖR NDIKIM (2007-07-16 12:29:43 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Uashingtoni propozon dy javė negociata shqiptaro-serbe (2007-01-12 04:29:08 nga Faik Smajli)
[ Lajmet kryesore ] Parlamenti shqiptar reagon ndaj akuzave te Carla Del Pontes (2008-04-24 02:52:19 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Doreheqja e Koshtunices, reagon Tadic: Kriza e qeverise jo per Kosoven (2008-03-08 15:15:25 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Ambasada amerikane nė Tiranė reagon ndaj njoftimeve tė shtypit pėr ftesėn e Shqipėrisė nė Nato (2008-02-10 15:36:21 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prokurori serb: Kriminelet e luftes fshihen ne Serbi. Reagon Beogradi (2007-12-06 11:26:34 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster