DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Zgjedhėsit do tė votojnė drejtpėrdrejtė pėr deputetin qė duan tė zgjedhin
Postuar mė datėn: 2007-09-06 08:25:02 nga admin1 :: Kategoria: Intervista



Nė Kosovė zhvillohen mė 17 nėntor zgjedhjet lokale dhe ato parlamentare. Shefi i redaksisė shqipe tė Deutsche Welles, Fabian Schmidt zhvilloi njė bisedė mbi zgjedhjet me Werner Wnendt, drejtor i OSBE-sė nė Prishtinė


Deutsche Welle: Zgjedhjet nė Kosovė deri tani janė zhvilluar mbi bazėn e rregullatores sė UNMIK-ut. A ka ndryshime pėr shkak tė statusit tė Kosovės?

Werner Wnendt: Edhe kėto zgjedhje do tė kenė si bazė juridike rregulloren e Pėrfaqėsuesit tė Posaēėm tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, por kjo nuk do tė thotė qė zgjedhjet do tė zhvillohen pa marrė parasysh gjendjen aktuale, qė ėshtė krijuar nė Kosovė. Nė fillim tė vitit u krijua njė grup qė u morr me transformimin e zgjedhjeve nė Kosovė. Aty merrnin pjesė pėrfaqėsues tė qeverisė, tė OJQ-ve dhe tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Ata panė sė bashku se ē'mund tė ndryshonin dhe propozuan pėr shembull qė tė mundėsoheshin "lista tė hapura kandidatėsh". Propozimet e kėtij grupi pune janė pėrfshirė tashmė nė rregullatoren e UNMIK-ut. Kjo do tė thotė qė si bazė juridike do tė vazhdojnė tė jenė vendimet e Pėrfaqėsuesit tė lartė tė OKB-sė, por nė to janė marrė parasysh edhe propozime tė bėra bashkarisht.

Deutsche Welle: Ku qėndron pėrparėsia e listave tė hapura?


Werner Wnendt: Pėrparėsia e kėtij ndryshimi nė tė drejtėn e zgjedhjes, pėr tė cilin ėshtė rėnė dakord nga tė gjitha palėt, ėshtė qė zgjedhėsit mund tė votojnė drejpėrdrejtė pėr deputetin e mundshėm. Kjo vlen si pėr parlamentin nė Prishtinė ashtu edhe pėr komunat. Nė kėtė mėnyrė, ata do tė mbajnė pėrgjegjėsi tė drejtpėrdrejtė pėrpara zgjedhėsve tė tyre. Ata nuk do tė jenė mė anonimė tė fshehur nėpėr lista sekrete tė kryesive tė partive. Kandidatėt sigurisht qė do tė emėrohen nga partitė e tyre, por emrat e tyre do t'i dinė edhe zgjedhėsit. Kjo do tė krijojė mė shumė transparencė dhe zgjedhėsit do tė mbajnė pėrgjegjėsi tė drejtpėrdrejtė pėr ata qė zgjedhin. Kjo ėshtė njė metodė e pėrhapur dhe do tė duhej tė ishte edhe nė Kosovė.

Deutsche Welle: Risi ėshtė edhe pesėpėrqindshi i nevojshėm pėr tė hyrė nė parlament, por kjo barrierė nuk vlen pėr pakicat. Ē'pasoja do tė ketė ky rregull ndaj sistemit?

Werner Wnendt: Barriera tė tilla pėrdoren nė shumė vende. Nga njėra anė, ėshtė e dobishme qė nė parlament tė pėrfaqėsohen shumė parti, nga ana tjetėr, kur parlamenti ka shumė parti ėshtė e vėshtirė tė krijosh njė qeveri tė qėndrueshme, sidomos kur kjo qeveri ka brenda edhe pakica. Kjo vlen edhe pėr Kosovėn, prandaj u morr vendim pėr barrierėn e pesėpėrqindshit. Kjo ishte edhe dėshira e shumicės sė partive. Ėshtė e vetėkuptueshme qė kjo barrierė mund tė vlejė vetėm pėr partitė shqiptare. Grupet e tjera etnike nuk do ta kapėrcenin dot kėtė barrierė dhe nuk do tė kishin mundėsi tė dėrgonin kandidatėt e tyre nė parlament. Pėrveē kėsaj, janė edhe tė ashtuquajturat "ulėse tė rezervuara" pėr pėrfaqėsuesit e grupeve mė tė vogla etnike. Ėshtė e rėndėsishme qė pakicat t'i zgjedhin vetė pėrfaqėsuesit e tyre nė parlament. Prandaj edhe ekziston konsensusi qė pėr kėto grupe etnike tė mos pėrdoret barriera e pesėpėrqindshit. Edhe kėto etni duhet tė kenė vota tė mjaftueshme pėr tė zgjedhur njė deputet. Pėr 100 deputetė kėrkohet njė pėrqind i votave pėr secilin mandat. Pra edhe grupeve mė tė vogla u nevojitet njė numėr votash pėr t'u pėrfaqėsuar nė parlament.


---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] POLITIKANĖT „KOSOVARĖ“ PRAP MUNDOHEN TA MASHTROJNĖ POPULLIN! (2008-12-01 15:12:02 nga admin1)
[ Opinione ] KUDO BISEDOHEJ PĖR DIBRĖN (2008-12-01 06:28:37 nga admin4)
[ Opinione ] ME VENDOSJEN ”EULEX-it 2 NĖ KOSOVĖ, SIPAS REZOLUTĖS 1244 SHQIPTARĖVE NUK U MBETET TJETĖR RRUGĖ VEĒ AJO E RIBASHKIMIT TĖ SHQIPĖRISĖ NATYRALE! (2008-11-29 17:12:19 nga admin1)
[ Opinione ] BAN KI MUNI MIRATOI PROJEKTIN SERBOMADH, QĖ DO TĖ SHPIE NĖ NJė LUFTĖ TĖ RE NĖ BALLKAN(!) (2008-11-28 19:08:42 nga admin1)
[ Intervista ] Frid: Vendosja e EULEX-it nė Kosovė i shėrben forcimit tė pavarėsisė dhe sovranitetit tė saj (2008-11-28 17:23:47 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiut e Thaēit iu dorėzua Deklarata e Brukselit pėr vendosjen e misionit EULEX (2008-11-28 17:07:02 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Terror policor kundėr shqiptarėve nė Maqedoni (2008-11-27 17:15:44 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] BE, SHBA mirėpresin vendosjen e EULEX-it (2008-11-27 10:01:22 nga admin1)
[ Opinione ] RIKONFIGURIMI I BALLKANIT, PĖRMES NJĖ KONFERENCE TĖ LLOJIT LONDRA - 2, NJĖ DOMOSDOSHMĖRI E KOHĖS....! (2008-11-26 14:31:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] BERZH: Rritja ekonomike nė Shqipėri, do ulet (2008-11-25 12:04:41 nga admin4)
[ Opinione ] KUSH DO TA FITOJĖ LUFTĖN NĖ NJU-JORK, KOSOVA E PAVARUR, APO SERBIA KOLONIALISTE? (2008-11-24 17:10:00 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster