DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, qėndrime diametralisht tė kundėrta pėr Kosovėn
Postuar mė datėn: 2008-01-11 02:30:03 nga admin2 :: Kategoria: Opinione

Andre de Nesnera

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanė qėndrime diametralisht tė kundėrta pėr ēėshtjen e Kosovės. Megjithėse teknikisht ėshtė ende pjesė e Serbisė, qė nga viti 1999, Kosova ka qenė nėn administrimin e Kombeve tė Bashkuara dhe NATO-s. Kjo pasoi fushatėn mbi dymujore tė NATO-s qė i dha fund shtypjes serbe ndaj shqiptarėve.

Shqiptarėt e Kosovės duan pavarėsinė dhe gėzojnė mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Serbia dhe Rusia e kundėrshtojnė me forcė pavarėsinė. Negociatat katėrmuajshe pėrfunduan pa marrėveshje dhe Rusia ka kėrcėnuar se do tė vėrė veton nėse propozimi paraqitet pėr votim nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė.

Robert Legvold, njė ekspert i ēėshtjeve ruse nė Universitetin e Columbias thotė se ēėshtja e sovranitetit ka shumė rėndėsi pėr Rusinė.

“Qė nė fillim Rusia i ka kundėrshtuar deklaratat e pavarėsisė tė kėtij lloji qė sjellin si rezultat njohjen e sovranitetit nga komuniteti ndėrkombėtar, sepse e shqetėson separatzimi brenda territorit tė saj, pėrfshirė Ēeēeninė. Megjithatė situata ėshtė e ndėrlikuar sepse reagimi Rus nuk ėshtė i njėjtė pėr raste paralele brenda rajonit tė saj si Abkazia nė Gjeorgji, Transdniestria nė Moldavi, dhe ndoshta Osetia jugore nė Gjeorgji”.
Ish-Sekretari amerikan i shtetit dhe ish-ambasadori amerikan nė Jugosllavi Lawrence Eagleburger thotė se pavarėsia e Kosovės mund tė ndikojė nė konflikte tė tjera nė botė.

“Nė fakt lidhur me kėtė ēėshtje mund tė shtrohet njė pyetje shumė serioze qė mund tė pėrdoret lehtėsisht nga tė tjerė nė pjesė tė tjera tė botės dhe ndoshta me shumė mė pak legjitimitet sesa nė rastin e Kosovės, ku nė fakt serbėt kanė vepruar mizorisht nė tė kaluarėn. Por mendoj se kjo traditė ėshtė shume rrezikshme: Ēfarė mund tė bėjnė kurdėt nė Irak, nė Iran dhe nė Turqi? Mund tė pėrmend gjithė ato vende ku mund tė pėrsėritet njė situatė e ngjashme dhe ku ky rast mund tė kthehet nė shembull pėr t’u ndjekur nga tė tjerėt”.

Zoti Eagleburger thotė se mosmarrėveshja pėr Kosovėn vė kundėr njėri-tjetrit parimet e sovranitetit dhe vetė-vendosjes.

“Mua mė shqetėson seriozisht qėndrimi i komunitetit ndėrkombėtar, pjesė e sė cilit janė edhe Shtetet e Bashkuara, qė mbrojnė shkėputjen e njė pjese tė territorit tė njė vendi dhe bėrjen e tij tė pavarur. Nuk mendoj se do tė ishte e udhės tė ndėrtonim njė traditė tė tillė. Ka arsye shumė tė forta pėr kundėrshtimin ndaj pėrpjekjeve ndėrkombėtare pėr ta shkėputur Kosovėn nga Serbia. Mund tė argumentohet sa tė duash pėr problemet mes Serbėve dhe kosovarėve, por ka njė ēėshtje tjetėr kėtu qė ėshtė tradita ndėrkombėtare sipas sė cilės pa pritur e pa kujtuar komuniteti ndėrkombėtar ka tė drejtėn qė tė urdhėrojė ose t’i bėjė presion pėr shkėputjen e njė territori duke i thėnė vendit nė fjalė qė ai nuk ėshtė mė pjesė e tij”.

Ish-Kėshilltari i Shteteve tė Bashkuara pėr Sigurinė Kombėtare Gjeneral Brent Scowcroft ėshtė i njė mendjeje.

“Unė kam pėrshtypjen qė kemi ecur mė shpejt seē duhet me Kosovėn. Nuk besoj se janė pjekur kushtet, qė tė lihet mė vete. Edhe nė Bosnje, ne kemi qenė nė Bosnje pesė vjet mė shumė se nė Kosovė dhe pa njė prani Evropiane, ajo do tė kthehej nė gjendjen qė ka qenė mė parė. Kėto janė ēėshtje shumė tė vėshtira dhe emocionale. Dhe nė Kosovė ekziston mundėsia pėr spastrim etnik, ekziston mundėsia pėr radikalizimin e Serbisė, ėshtė njė ēėshtje shumė delikate. Nė fund tė fundit, Kosova ėshtė psikologjikisht qendra shpirtėrore e Serbisė, vendi ku i pati fillesat Serbia. Aty janė rrėnjėt e tyre fetare. Katėr korriku i tyre ėshtė beteja e Kosovės dhe ka njė kuptim tė thellė pėr ta. Dhe mendimi im ėshtė se ne po shtyjmė mė shumė se ē’duhet”.

Shumė analistė besojnė se me dėshtimin e negociatave pėr tė ardhmen e Kosovės, shqiptarėt do ta shpallin pavarėsinė brenda disa muajsh.

Jason Lyall, ekspert pėr ēėshtjet e Rusisė nė Universitetin Princeton, thotė se njė gjė e tillė mund tė kishte pasoja tė rėnda.

“Rreziku ėshtė qė tani qė Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk arrijnė dot njė marrėveshje me Rusinė, veprimet do tė ndėrmerret nga faktorėt vendas nė terren dhe do tė dalė jashtė kontrollit tė secilės prej kėtyre fuqive. Sigurisht qė ėshtė e qartė qė politikanėt e Kosovės duan pavarėsinė dhe e duan tani. Po ashtu edhe Shtetet e Bashkuara dhe Evropa. Ata mund tė veprojnė jashtė Kombeve tė Bashkuara dhe tė deklarojnė pavarėsinė e Kosovės pa miratimin e Rusisė. Rreziku ėshtė qė gjendja tė dalė jashtė kontrollit dhe asnjė nga kėto fuqi tė mos kontrollojė dot ngjarjet nė terren. Kėshtuqė mund tė krijohen kushtet pėr njė tjetėr spastrim etnik, ose tė paktėn njė konflikt mes palėve nė Kosovė”.

Por Robert Legvold i Universitetit tė Columbias parashikon njė pėrfundim mė paqėsor.

“Serbėt kanė thėnė se nėse shpallet pavarėsia dhe tė tjerėt janė tė gatshėm ta njohin atė, ata do ta ēojnė ēėshtjen nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Hagės, ēka tė bėn tė mendosh se serbėt po mendojnė pėr rrugė diplomtike, jo militantizėm apo njė pėrgjigje agresive”.

Zoti Legvold dhe tė tjerė u bėjnė thirrje palėve qė tė vazhdojnė diskutimet pėr tė gjetur njė kompromis dhe tė shmangin njė ndryshim kufijsh nė Evropėn Lindore, njė pėrpjekje qė Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thonė se e kanė ezauruar.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Pėr mosnjohjen e Kosovė si Shtet Sovran nga shtetet Islamike mund tė ketė ndikim bashkėpunimi i BIK. me BI.tė Serbisė (2008-07-07 09:53:24 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shtetet e Bashkuara te Amerikes hapin ambasaden e tyre ne Prishtine (2008-04-08 17:21:39 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Koshtunica kritikon Shtetet e Bashkuara pėr ndihmėn ushtarake ndaj Kosovės (2008-03-20 18:00:44 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shtetet, tė cilat e kanė njohur pavarėsinė e Republikės sė Kosovės (2008-02-20 13:28:46 nga admin4)
[ Opinione ] Kosova, 81 shtetet qė e njohėn (2008-02-19 15:21:59 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shtetet e Bashkuara i bėjnė thirrje Serbisė tė pranojė pavarėsinė e Kosovės (2008-02-13 22:22:13 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Shtetet e Bashkuara te Amerikes: Kosova duhet tė ecė pėrpara drejt pavarėsisė (2008-02-13 15:19:15 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Chizov: Shtetet qė njohin Kosovėn do tė ballafaqohen me pasoja (2008-02-13 06:17:53 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] SHTETET E BASHKUARA PĖRPIQEN TA OFROJNĖ RUSINĖ (2007-10-30 16:36:46 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Uizner: Shtetet kanė arritur pavarėsinė edhe pa rezolutė tė OKB-sė (2007-08-09 11:56:56 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] PSE DUHET TĖ MBĖSHTETET LĖVIZJA VETĖVENDOSJE E ALBIN KURTIT? (2007-02-26 15:12:21 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster