DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Fried: Kosova ka mbeshtetjen e SHBA-ve per statusin
Postuar mė datėn: 2007-03-07 08:21:22 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore


Ndihmės sekretari amerikan i Shtetit pėr Europėn dhe Euroazinė, Daniel Fried, ritheksoi sot nė Prishtinė angazhimet e SHBA-sė pėr tė ardhmen "mė tė mirė tė mundshme tė Kosovės".

"Qeveria ime ka punuar me Grupin e Kontaktit dhe atė qė e kemi filluar nuk do ta lėmė pėrgjysmė.

Ne do vazhdojmė dhe do shohim pėr aq sa ėshtė nė mundėsitė tona, qė e ardhmja e Kosovės tė jetė e ardhmja mė e mirė e mundshme pėr njerėzit e saj", tha Fried pas takimit tė sotėm me Ekipin e Unitetit.

Frid tha se propozimi i Ahtisaarit, "pėrmban interesat edhe tė shqiptarėve, edhe tė serbėve", ndėrsa pėr ata qė protestojnė kundėr paketės sė tij, tha se "nuk janė miq tė Kosovės".

Ai u shpreh se "nuk ka ardhur ende koha qė SHBA tė flasė nė mėnyrė tė saktė pėr statusin final tė Kosovės".

Duke theksuar se procesi i pėrcaktimit tė statusit tė Kosovės ka arritur nė fazėn e fundit, ai vėrejti se "pavarėsisht nga statusi final, Kosova duhet tė jetė njė vend ku tė gjithė njerėzit tė ndjehen si nė shtėpinė e tyre".

“Ky rajon ka vuajtur nga luftėrat e nxitura nga nacionalistėt qė i ēuan njerėzit e tyre drejt shkatėrrimit.

Por tani, me paketėn e Ahtisaarit, ne na jepet mundėsia qė tė vėmė diēka nė rrugėn e duhur", tha diplomati amerikan, sipas tė cilit, zgjidhja qė propozon Ahtisaari "ėshtė e balancuar" dhe "nuk i jep gjithēka njėrės palė, por u jep diēka tė dyja palėve”.

Ai u bėri thirrje tė dyja palėve qė nė takimin e nivelit tė lartė, mė 10 mars nė Vjenė, tė shkojnė "me sugjerime konkrete" dhe "t’iu shmangen sloganeve dhe fjalėve tė ashpra".

Diplomati amerikan nuk iu pėrgjigj pyetjes nėse paketa pėrfundimtare e Ahtisaarit do tė thotė pavarėsi pėr Kosovėn, por tha se ende nuk ka ardhur koha qė vendi i tij tė flasė saktė pėr statusin final tė Kosovės.

Lidhur me kundėrshtimet e Rusisė pėr statusin e Kosovės, diplomati amerikan tha se qeveria e tij synon "qė tė punojė ngushtė edhe me Rusinė" dhe vėrejti se rusėt “kanė qenė shumė tė kujdesshėm nė gjuhėn e tyre".

Ndėrsa Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, nė prononcimin pėr median, pas takimit, pėrsėriti se SHBA "do vazhdojė tė mbėshtesė vizionin e palės kosovare, qė ėshtė pavarėsia e Kosovės".

“Presim qė SHBA, bashkė me aleatėt europianė tė jenė mbėshtetje tė fuqishme tė kėtij procesi edhe nė ecjen e mėtejme deri nė proceset vendimmarrėse nė Kėshillin e Sigurimit.

Pėr ne ėshtė me rėndėsi qė tė mbajmė stabilitetin e vendit“, theksoi Presidenti Sejdiu.

Ndihmės sekretari amerikan i Shtetit, Fried, ėshtė takuar sot edhe me Kryeministrin Agim Ēeku. Mbrėmė, nė Zveēan, ai ka takuar pėrfaqėsuesit e serbėve tė Kosovės.

Diplomati i lartė amerikan do udhėtojė pasdite pėr nė Shkup, pėr tė mbyllur turneun diplomatik nė disa vende tė rajonit, qė filloi para dy ditėsh nga Beogradi.

---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Fried: Tė merret pėrsėri kontrolli nė veri tė Kosovės (2008-07-22 15:37:25 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Fried: Nuk do te lejojme ndarjen e Kosoves (2008-03-20 17:29:52 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Fried: Kosovės i duhen 2 miliardė USD pėr shtetin, SHBA jep 25 pėrqind (2008-03-04 15:26:24 nga admin4)
[ Opinione ] POLITIKANĖT „KOSOVARĖ“ PRAP MUNDOHEN TA MASHTROJNĖ POPULLIN! (2008-12-01 15:12:02 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Krasniqi: Nėse shkelen parimet e GK, Shqipėria dhe Kosova tė nisin bashkimin (2008-11-28 17:18:07 nga admin1)
[ Opinione ] KOSOVA NĖ RREZIK! (2008-11-25 16:03:22 nga admin1)
[ Opinione ] KUSH DO TA FITOJĖ LUFTĖN NĖ NJU-JORK, KOSOVA E PAVARUR, APO SERBIA KOLONIALISTE? (2008-11-24 17:10:00 nga admin4)
[ Opinione ] KOSOVA LINDORE DUHET TĖ PĖRGADITET QĖ TĖ RIBASHKOHET ME KOSOVĖN! (2008-11-23 08:10:51 nga admin1)
[ Opinione ] Nga Kosova Lindore nuk kemi kurrfarė lajmi se ēfarė nė fakt po ndodhė atje! (2008-11-20 15:19:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Prishtinė, 30 mijė kosovarė nė shesh kundėr planit OKB (2008-11-19 11:12:36 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kosova paraqet propozimin katėrpikėsh lidhur me vendosjen e Euleksit (2008-11-18 05:32:34 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster