DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» KOSOVA ESHTE GJAKU YNE QE NUK FALET
Postuar mė datėn: 2008-02-15 14:10:00 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Kushtuar Jusuf Gėrvallės, Vehbi Ibrahimit, Enver Hadrit, Hysen karalisė, Musa Hotit…

Shkruan: Reshat Sahitaj

Secili shqiptar ditėn e shpalljes tė Pavarėsisė ėshtė duke e pritur me gėzim. Ky gėzim bėnė qė pėr pak kohė njeriu t’i harron te gjitha brengat e jetės sė pėrditshme, sepse dita e shpalljes sė Pavarėsisė ėshtė njė moment historik.



Gjenerata e jonė qė do e pėrjetojė kėtė moment duhet tė jetė e lumtur qė mė nė fund pas shumė shekujve, pas shumė vuajtjeve shekullore do te jetė dėshmitare e njė dite tejet madhėshtore.

Kudo shoh fytyra tė gėzueshme me njė parapėrgatitje pėr ditėn mė tė madhe historike tė Kosovės. Edhe shpirtin tim e ka kapluar njė gėzim qė nuk mund tė shprehet. Brendaz nė thellėsi tė shpirtit disi mė vlojnė mendimet pėr ata qė ranė nė altarin e lirisė. Pa gjakun e tyre unė sot nuk do ta kisha pritur ditėn e shpalljes se pavarėsisė, andaj duke shikuar nė sy tė tjerėve gėzimin, unė gėzohem e nė tė njėjtėn kohė sytė mė mbushen me lot pėr ata qė tani nuk janė mė. Nė mend mė sillėn kujtimet dhe bisedat qė nė Prishtinė e Frankfurt bėnim me Jusuf Gėrvallėn. Para meje mė shfaqėt fytyra ėngjėllore e Jusufit dhe tingulli i zėrit tė tij kur mė tha : “Dil Reshat dhe recitoje njė poezi e ta kallim masėn”.


Mė kujtohet figura e Vehbi Ibrahimit me veshje kombėtare, kur njė natė para se tė vritej nė korridorin e shtėpisė sė tij, mė tha: “Nesėr kemi dasmė tė madhe” . Para syve ende e kam tė freskėt buzėqeshjen e padjallėzuar tė Enver Hadrit, kur thoshte se Kosova ėshtė gjaku ynė qė nuk falet. Nuk mė hiqet nga mendja fytyra e Hysen Karalisė, i cili rrėfente pėr trimėritė e prindėrve te tij dhe mburrej , por mburreshim edhe ne se ende kishte gjak shqiptari. Mė kujtohet figura e Din Egriut, kur ecnim rrugėve tė Nju Jorkut, e ai mė fliste pėr ēėshtjen kombėtare ende te pazgjidhur. Ende mė shoqėrojnė fjalėt e ėmbla tė Musa Hotit, kur thoshte se ia arritėm qėllimit. Mė UDB-a nuk ka pse te na vret, sepse tani janė shumė shqiptarė qė Serbisė ia kanė pėrzier dorėzat. Nė fakt, pak muaji mė vonė Musa u vra nė qendėr tė Brukselit, nė mėnyrėn mė mizore dhe mė enigmatike.

Jo vetėm kėta qė pėrmenda, por edhe shumė e shumė tė tjerė sot nuk janė nė mesin tonė. Do tė kisha dėshiruar qė sot nė mesin tonė tė ishin edhe kėta qė ta gėzonin dhe shijonin lirinė dhe bashkėrisht t’i sfidonim ata tė cilėt aso kohe mendonin se ne kot punonim.

Do tė kisha dėshiruar qė sot bashkėrisht te dilnim nė qendėr tė Prishtinės e tė brohorisim: Rroftė shteti i Kosovės. Tė brohorisim siē brohoritnim dikur shesheve tė botės dhe tė mos mendojė askush se jemi tė ēmendur. Por, ata nuk janė nė mesin tonė. Ja qė liria pa sakrifica nuk po vinte.

Botuar nė gazetėn KOSOVA SOT mė 15 02.2008

Kontakt Reshat80@hotmail.com
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] Kosovarizimi dhe multi-etniciteti (2008-10-11 07:29:50 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Kosova do tė fitojė nga mendimi i Gjykatės (2008-10-07 15:27:42 nga admin1)
[ Opinione ] Kosova s’ka dėshmorė, dėshmorėt e UĒK-sė janė, dėshmorė tė Shqipėrisė (2008-10-05 11:39:55 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Jovanoviē: Nėse ndahet Kosova, pse tė mos ndahet Serbia (2008-10-01 15:16:58 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Mitrovicė sulmohet “Taxi Albania“, plagoset kosovari (2008-09-28 07:41:18 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Topi thirrje OKB-sė: Kosova sa me parė anėtare e juaj (2008-09-25 05:46:06 nga admin4)
[ Opinione ] Kosova ka obligim, tė ngritė dhe mbroj ēėshtjen e Luginės sė Preshevės (2008-09-23 12:48:04 nga admin4)
[ Opinione ] DARDANIA ATĖHERĖ - KOSOVA SOT KA QENĖ DHE ĖSHTĖ E SHQIPTARĖVE! JO E TE TJERĖVE SIĒ TRUMPETOHET SOT!!! (2008-09-23 01:57:26 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Pse duhen bashkuar Kosova e Shqipėria? (2008-09-20 01:20:40 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Kosova kėrkon njohje nga vendet islamike (2008-09-14 12:09:58 nga admin2)
[ Intervista ] Kurti: Kosova - shtet pa sovranitet (2008-09-09 03:00:14 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster