DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Koēo Danaj : Kryengritje e Pambaruar
Postuar mė datėn: 2008-05-10 00:06:23 nga admin2 :: Kategoria: Opinione

Ka disa dite qe ka dale ne qarkullim, libri: «Kryengritje e Pambaruar» me autor Koēo Danaj. Libri eshte historiko-politik. Ai i kushtohet ne teresi Kryengritjeve te shqiptareve qysh nga viti 1911 e deri ne vitin 2001 me kryengritjen e shqiptareve ne Maqedoni. Sipas trajteses qe ben autori, Kryengritja e shqiptareve vazhdon te jete nje Kryengritje e Pambaruar pergjate nje shekulli.

-Kryengritja e shqiptarėve nė vitet 1911-1912 mbeti njė Kryengritje e Pambaruar. Pavarsia e Shqipėrisė, u njoh dhe realizua si e tillė, vetėm nė njė pjesė tė teritorit shqiptar. Pjesėt e tjera tė hapsirės shqiptare mbetėn apo u aneksuan nga shtete tė tjerė.
-Lufta e quajtur nacional-ēlirimtare pėrgjatė luftės sė dytė botėrore, mbeti njė Kryengritje e Pambaruar. U realizua vetėm njė pjesė e saj, qė kishte tė bėnte me nocionin «ēlirimtare», por mbeti pa u realizuar pjesa qė kishte tė bėnte me nocionin «nacionale». Mė shumė se gjysma e nacionit (kombit) mbeti jashtė kufijve tė Shqipėrisė.
-Kryengritja e shqiptarėve nė Kosovė qė mori hov nė fillimvitin 1998, mbeti njė Kryengritje e Pambaruar. Ajo realizoi vetėm shkėputjen e Kosovės nga Sėrbia, duke mos realizuar akoma pjesėn e dytė tė saj, qė ėshtė bashkimi me Trungun kombėtar.
-Tė njėjtin fat pėsoi edhe Kryengritja e shqiptarėve nė Maqedoni. E nisur si ēlirim kombėtar ajo pėrfundoi me liri dhe tė drejta pėr shqiptarėt duke pranuar njė shtet tjetėr si atdhe tė shqiptarėve dhe duke u rreshtuar nė radhėt e para tė mbrojtjes sė kėtij shteti.
Konkluzioni se kryengritja e shqiptareve e vitit 2001 ėshtė e pambaruar, bazohet nė disa nga fondamentet qė kanė tė bėjnė me liritė dhe tė drejtat e njeriut dhe me cilesite e kombit. 7 vjet pas kryengritjes, pushteti maqedonas vazhdon ti trajtojė shqiptarėt si mysafirė, si tė ardhur si jo autoktonė nė trojet e tyre. Ka mė shumė se njė dekadė qė pushteti maqedonas bisedon me Greqinė pėr emrin. Por ka mė shumė se njė dekadė qė shqiptarėt, askush nuk i ka pyetur, askush nuk i ka konsultuar se si do tė jetė emri i shtetit ku ata jetojnė padrejtėsisht por edhe pėrkohėsisht.

…Njė komb i pabėrė ka tė drejtė tė ngrejė krye. Ndėrsa njė komb qė nuk ngrė krye (Krye-ngritje), ai komb duhet tė iki, ėshtė i vdekur dhe i vdekuri nuk mund tė qėndrojė me tė gjallėt. Pėr mė tepėr kur kemi tė bėjmė me kombin shqiptar i cili ėshtė i pa bėrė, jo vetėm pėr shkak tė pafuqisė sė elitave tė tij, por edhe pėr shkak tė mosmarrėveshjeve tė tė tjerėve. Sentenca shekullore e vendosur ne ballė tė Kushtetutės se: «Ne Populli i Shqipėrisė...........me aspiratėn shekullore tė popullit shqiptar pėr identitetin dhe bashkimin kombėtar.....; » eshte ėrkesa kryesore e Krye-ngritjes shqiptare.
Arma kryesore e saj ėshtė dialogu. Dialog me kėdo, dialog pėr gjithshka, edhe pėr thelbin e vetė Kryengritjes, pa vendosur fillimisht pėr asgjė. Sot shqiptarėt nuk kanė mė nevojė pėr Kallashnikovė. Ata e kanė Vizionin nė Kushtetutė. Prandaj kanė nevojė pėr mision dhe misionarė. Dhe duhet ti kenė ata.
.
Libri i kushtohet ish-ambasadorit amerikan Robert Frouik i cili vdiq ne 31 janar 2007. Ndihma dhe vizioni I tij pėr ēėshtjen shqiptare mund tė barazohet me idealizmin e luftėtarėve shqiptarė. Robert Frouik ėshtė I vetmi diplomat amerikan qė u shpall person I padėshirueshėm nė Maqedoni, nga njė qeveri qė vetėquhej demokratike
Ambasadori amerikan Frouik, si njė njohės i shkėlqyer i rajonit tė Ballkanit dhe humanist i madh, ishte arkitekti kryesor i stabilizimit te situates politike nė Shqipėri nė fund tė vitit 1998. Frouik u rreshtua pėrkrah tė drejtave tė shqiptarėve tė cilėt ishin rebeluar ndaj institucioneve qeveritare. Ai hartoi nė fillim tė muajit maj 2001 atė qė u quajt «Plani Frouik». Ky plan mė vonė u shndrrua nė bėrthamėn e Marrėveshjes sė Ohrit nė 13 gusht 2001.

Libri ndodhet ne shitje ne librarite e Tiranes, Vlores, Lushnjes etj si dhe ne Kumanove, Tetove dhe Gostivar.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Koēo Danaj: Atakimi i 28 nentorit fyen shtetin shqiptar te Kosoves dhe i hap rruge percarjes nacionale (2008-05-19 18:08:44 nga admin1)
[ Intervista ] Lexoni intervistėn ekskluzive tė Dr. Koēo Danaj dhėnė agjencisė sė lajmeve shqiptaro – norvegjeze MekuliPress (2007-04-16 13:55:45 nga admin4)
[ Opinione ] Koēo Danaj: Revolucioni qe vjen nga Jugu!! (2007-03-02 00:26:25 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Koēo Danaj: Eshte koha e Shqiperise Natyrale (2007-01-14 16:45:46 nga F.S)
[ Opinione ] «Rruga» e Shqipėrisė Natyrale (Analizė nga Koco Danaj) (2006-12-09 07:39:16 nga Faik Smajli)
[ Lajmet kryesore ] Koēo Danaj: Kosova nuk eshte fqinje e Shqiperise, ajo eshte Shqiperi (2006-11-20 18:14:15 nga Arben Dervina)
[ Lajmet kryesore ] Koēo Danaj: Atakimi i 28 nentorit fyen shtetin shqiptar te Kosoves dhe i hap rruge percarjes nacionale (2008-05-19 18:08:44 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Danaj: Maqedonia nuk i ploteson kushtet per ne NATO (2008-04-08 17:11:25 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Danaj: Kryetari Topi duhet tė ndėrrmarrė procedurat e bashkimit tė Shqiperisė me Kosovėn (2008-03-13 15:23:48 nga admin1)
[ Intervista ] Danaj: Me vdekjen e Marrėveshjes sė Ohrit, ka «vdekur» vetė Maqedonia (2008-01-03 17:21:20 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Danaj: Nacionalizmi maqedonas nuk pranon bashkejetesen me shqiptaret (2007-11-08 16:37:39 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster