| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Thaēi nė Tiranė - takon Topin dhe Berishėn |
| Postuar mė datėn: 2008-06-19 11:05:20 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Kryeministri Hashim Thaēi, i cili mbėrriti mbrėmė nė Tiranė do tė nisė sot takimet e ngjeshura me autoritetet dhe pėrfaqėsuesit mė tė lartė politikė tė Shqipėrisė, presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli etj.
Nė vizitėn e tij tė parė si kryeministėr i Kosovės, Thaēi nuk do tė inaugurojė hapjen e ambasadės sė Kosovės nė Tiranė. Kjo ceremoni u anulua pėr shkak tė njė konflikti pronėsie.
Takimi i parė nė agjendėn e tij ėshtė ai me kryeministrin Berisha. Pas ceremonisė sė mirėseardhjes dy kryeministrat do tė zhvillojnė pėr 20 minuta njė takim kokė mė kokė pėr tė vazhduar mė pas me takimin zyrtar midis dy delegacioneve, nėnshkrimin e marrėveshjes dhe praninė nė njė konferencė tė pėrbashkėt shtypi pėr tė gjitha mediat e interesuara.
Mė pas, Thaēi do ti drejtohet selisė sė Parlamentit ku do tė pritet nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe mė pas do tė mbajė dhe njė fjalim pėrpara deputetėve. Ndėrkaq pas kėtij fjalimi kryeministri kosovar do tė pritet edhe nga presidenti Bamir Topi.
Pasdite Thaēi ka parashikuar tė zhvillojė njė takim me kreun e LSI, Ilir Meta. Agjenda e ngjeshur e takimeve pėr ditėn e sotme do tė mbyllet me njė darkė tė ofruar nga kryeministri shqiptar Sali Berisha.
Tė premten kryeministri kosovar do tė nisė agjendėn e tij tė takimeve me kreun e PS dhe njėkohėsisht nga kreu i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama. Mė pas do tė udhėtojė drejt Durrėsit ku do tė pėrurojė Pllakatin Pavarėsia nė zonėn e plazhit tė kėtij qyteti. Nė mesditė Kryeministri Thaēi do tė udhėtojė drejt Vlorės. Atje do vendosė kurorė nė monumentin Pavarėsia si dhe do tė takohet me kryetarin e bashkisė, dhe do tė nderohet me titullin Qytetar Nderi. /Balkanweb/
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|