| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » NUK KĖNAQEMI ME ZGJIDHJE GJYSMAKE |
| Postuar mė datėn: 2008-03-13 14:37:04 nga admin1 :: Kategoria: Intervista |
| » Opcionet për artikullin |
|
Flet pėr Epokėn e Re mr.Bedri Zyberaj-ish luftėtar i UĒK-sė i akuzuar nga UNMIK-u.
Nė njė intervistė ekskluzive pėr Epokėn e Re, Bedri Zyberaj i burgosur politik i cili mbahet nė burgun e Dubravės nga UNMIK-u, flet pėr ndjesinė dhe pėrjetimin qė e patėn ish-pjestarėt e UĒK-sė me rastin e shpalljes sė pavarėsisė. Ai thotė qė nuk e ka ndier veten tė entuziazmuar pėr faktin se kėtė zgjidhje ai e cilėson si gjysmake dhe jo tė drejtė, nė raport me tė drejtat historike qė i takojnė kėtij populli. Mė tej ai shpalos gjithė padrejtėsitė qė iu janė bėrė kėsaj kategorie nga bashkėsia ndėrkombėtare mė qėllim qė tė ekuilibrohet krimi i shkaktuar nė Kosovė gjatė luftės. Kritika iu adreson edhe politikanėve vendorė, qė sipas tij, nuk e kanė ngritur zėrin ndaj kėtyre shkeljeve qė kishin pėr qėllim pėrdhosjen e vlerave tė luftės. Nė kėtė kontekst ai shprehet skeptik megjithėse shpreson nė angazhimin e tė rinjve nė udhėheqjen e institucioneve.
Epoka e Re: Si njerėz qė idealin e pėrpjekjeve dhe luftės tuaj kishit pavarėsimin dhe ndėrtimin e shtetit tė Kosovės, konsideroni tė pėrmbushur misionin tuaj pas shpalljes sė pavarėsisė?
Zyberaj:Mė keni bėrė njė pyetje tė cilės mė duhet t`i pėrgjigjem me mohim. Si pyetje dhe pėrgjigje e parė, mė mirė do tė mė vinte sikur t`ma bėnit ndonjė tjetėr, ku do tė kisha mundėsi tė pėrgjigjesha nė formė pohuese, pozitive dhe afirmuese.
Tė gjithė ata qė e njohin problemin e ēėshtjes shqiptare nė tėrė pėrmasėn e shtrirjes sė saj dhe qė janė nė gjendje tė lirohen nga konturimet dhe kufizimet e politikės ditore, gjė e cila pengon shprehjen e plotė tė tė vėrtetės, tė sė vėrtetės nė lidhje me tė drejtėn tonė nė kėtė rast. E dimė fare mirė se pavarėsia dhe shteti i Kosovės para se tė jetė njė zgjidhje e plotė, paraqet njė zgjidhje tė ndėrmjetme pėr t`iu shmangur thyerjeve tė mėdha apo ndryshimeve tė mėdha qė impononte zgjidhja e plotė e kėsaj ēėshtjeje; ēėshtjes shqiptare.
Realizimi i kėsaj pėr mua, nuk paraqet pėrmbushje tė misionit, por vetėm njė lėvizje pozitive, apo njė shkallė avancimi qė hap mundėsi tė reja, tė panjohura mė parė, pėr zhvillim e pėrparim tė mėtutjeshėm.
Mirėpo, nga ajo qė rezultoi nė pėrmbyllje tė kėtij procesi si imponim i njė zgjidhjeje politike, si dhe pėr shkak tė zvarritjeve tė gjata qė u bėnė pas luftės(1998/99) pėr shkak tė pėrplasjeve tė qėndrimeve pro dhe kundėr kėsaj zgjidhjeje(politike, ky sikur u denigrua paksa. Pikėrisht pėr shkak tė kėtyre elementeve, dt.17 shkurt pėr mua, nė vend qė tė jetė datė e shpalljes sė pavarėsisė paraqet vetėm njė moment kapėrcimi prej njė gjendje nė njė tjetėr, e cila sikurse e para do tė jetė me kufizime, kushtėzime e kontrolle nga mė tė ndryshmet.
Ne do tė bėhemi sikur jemi tė pavarur mė shumė pėr shkak se na pėlqen qė tė jemi se sa qė nė realitet do tė jemi. Nė fakt, ne do tė jemi tė detyruar qė t`i respektojmė kufizimet e t`i marrim parasysh kėrkesat pėr tė plotėsuar standarde e norma qė nuk u nėnshtrohet asnjė vend dhe asnjė popull tjetėr i pavarur dhe sovran.
I pavarur dhe sovran jo nė kuptimin klasik tė kėtyre fjalėve por nė atė bashkėkohor.
Kėto janė arsyet tė cilat mua nuk mė lejojnė qė tė vlerėsoj se misioni ynė ėshtė pėrmbushur me atė qė ngjau me 17 shkurt. Dhe nuk do t`a konsideroja tė tillė edhe sikur ky status tė mos i kishte fare kufizimet qė i theksova nė kėtė rast ...
Epoka e Re:Si duket kjo datė nuk ju paska entuziazmuar si tė tjerėt?
Zyberaj: Zgjidhjet gjysmake s`kanė pse tė mė gėzojnė, e lėre mė tė mė entuziazmojnė.
Zgjidhja e drejtė: si gjermanėt para 20 vjetėsh!!!
Epoka e Re: A nuk ju duket paksa nihilist ky qėndrim i juaji ndaj njė momenti tė cilit i janė gėzuar tė gjithė?
Zyberaj: Mbase ndokujt mund ti tingėllojė kėshtu. Mirėpo, e vėrteta ėshtė ndryshe. Qė tė jetė njė qėndrim nihilist nė qendėr tė mohimit duhet tė ketė njė tė vėrtetė tė plotė dhe nuk duhet kuptuar si nihilizėm, por si reflektim dhe insistim i njė shpirti mė kėrkues pėr atė qė na takon dhe qė do tė na barazojė me tė tjerėt kur tė realizohet, gjėra qė ata i kanė realizuar mė herėt.
Tė fundit, diēka tė tillė para rreth 20 vjetėsh e bėnė gjermanėt dhe askush nuk i paragjykoi.
Pse e njėjta gjė tė mos ndodhė edhe me ne?
Pse ne edhe mė tej duhet tė kemi raporte vartėsie e vasaliteti me tė tjerė, nė vend qė kėto tė jenė raporte bashkėpunimi e partneriteti?
Pse ne edhe mė tej duhet tė ballafaqohemi me sa e sa anomali pėr tė cilat, nė qershor 1999 patėm besuar se i mbetėn sė kaluarės por qė zhvillimet e mėvonshme na provuan tė kundėrtėn, kurse besimin tonė e nxorėn si entuziazėm tė parakohshėm dhe iluzionist.
Epoka e Re: Tendencė kryesore e qarqeve tė caktuara antishqiptare pas luftės ishte kriminalizimi I luftės sė UĒK-sė pėrmes ngritjes sė akuzave kundėr disa prej aktorėve kryesorė tė luftės ēlirimtare. Kishte pėr qėllim ekuilibrimin e pėrgjegjėsisė kriminale kjo tendencė dhe nė kėtė rast falsifikimin e asaj pėr tė cilėn luftuat ju?
Zyberaj: Po. Pikėrisht kėto qėllime kishte ai insistimi fillestar pėr gjoja zbulimin e krimeve tė luftės. Mė vonė, u krijua njė gjendje krejt tjetėr, sepse tani kemi njė realitet tė ēuditshėm: njė Serbi agresive qė preokupohet aspak dhe as qė do t`ia dėgjojė pėr ato qė ka bėrė kundrejt nesh, jo mė larg se 10 vjet mė parė; njė Kosovė disi tė shkėputur prej saj por qė mė shumė e ka ēliruar Serbinė nga problemi shqiptar dhe tė ngarkuar veten me problemin serb.
E thėnė mė shkoqur, njė realitet qė ėshtė vėshtirė t`i besosh se do tė mund tė prodhojė paqe e stabilitet.
Shqiptarėt nuk kanė sakrifikuar pėr diēka tė kėtillė dhe ata s`mund tė bėhen dhe ata s`mund tė bėhen fajtor as pėr ato qė kanė ngjarė, as pėr ato qė mund tė ngjasin.
Nuk janė fajtor ata qė kėrkojnė atė qė u takon, por ata qė kėrkojnė atė qė s`u takon dhe mbėshtetėsit e tyre tė cilėt shpikin formula e caktojnė politika qė shpijnė zgjidhje jo parimore dhe johistorike.
Pikėrisht kėto kishte pėr qėllim edhe politika e UNMIK-ut qė u bė me njėfarė pasioni pėr hulumtimin e dėnimin e njė numri tė madh tė ish pjesėtarėve tė UĒK-sė, pothuaj menjėherė pas pėrfundimit tė luftės e deri sot.
Ironia e kėsaj qėndron nė faktin se me mjete e veprime ligjore synohet pėr t`u arritur efekte jashtėligjore( politike) dhe ia kanė arritur me sukses kėsaj gjėje apo kėtij qėllimi.
Pėrgjegjėsi morale!
Epoka e Re: Janė bėrė shkelje ligjore nga mė tė ndryshmet gjatė proceseve gjyqėsore kundėr jush. Cila ėshtė pėrgjegjėsia e klasės politike vendore nė kėtė rast?
Zyberaj: Janė bėrė dhe po bėhen. Ja psh. Grupit tonė, tė cilit i ishte shqiptuar dėnimi para 19 muajsh, ene nuk n`a ėshtė dorėzuar aktgjykimi, gjė tė cilėn trupi gjykues ndėrkombėtar ka qenė i detyruar ta bėnte sipas ligjit brenda njė muaji. Apo, nga dita e parė e arrestimit kanė kaluar 4 vjet dhe tani gjendemi nė vitin e pestė, ne ende nuk e kemi tė pėrfunduar instancėn e parė gjyqėsore.
Dhe shumė e shumė e shumė sosh qė janė bėrė, jo vetėm kundėr nesh, por edhe kundėr grupeve tė tjera, e qė pėr konsideratė hapėsire nuk po i pėrmend tani.
Pėr tė gjitha kėto, me pėrjashtim tė mediave(edhe ato jo tė gjitha), askush nuk e ka ngritur zėrin dhe nuk e ka parė tė arsyeshme tė merret me kėtė problem.
Ndonjė i vetmuar (N.Hasani) ka bėrė pėrpjekje mirėpo disi ėshtė amortizuar interesimi dhe nisma e tij kėshtu qė pėrkundėr dėshirės, ai nuk ka arritur qė kėtė ēėshtje ta imponojė pėr njė debat dhe trajtim mė serioz.
Duke u bazuar nė rrethanat nė tė cilat ka qenė e detyruar tė veprojė kjo klasė politike, mund tė them se heshtja e bėn atė pėrgjegjėse vetėm nė aspektin moral. Pra, ajo ka pasur pėrgjegjėsi morale qė tė interesohet mė tepėr nė lidhje me kėtė dukuri.
Mirėpo kėtė nuk e ka bėrė dhe pėrgjegjėsia morale ngelet pėrgjegjėsi morale.
Kanė qenė nė dijeni pėr shkeljet ligjore!!!
Epoka e Re: A ka mundėsi qė ata tė mos jenė nė dijeni pėr kėto gjėra?
Zyberaj: Jo nuk ka mundėsi. E thash edhe mė parė se pėr kėto gjėra kanė shkruar mediat, kanė protestuar qytetarėt, kanė reaguar shoqatat e dala nga lufta, etj etj.
Mirėpo, si duket brenda kėtyre institucioneve ka patur njė klimė tė tillė qė nuk e ka parapėlqyer tė merret me kėto probleme. Pėr kėtė ēėshtje ėshtė folur diskutuar vetėm pėr konsum tė brendshėm dhe asnjėherė me atė seriozitetin e duhur.
Para njė viti, unė personalisht i kam shkruar Kryetarit tė Gjykatės sė qarkut nė Prizren, Kryetarit tė Gjykatės Supreme nė Prishtinė, Shefit tė shtyllės sė I tė UNMIK-ut dhe Ministrit tė Drejtėsisė z.Jonuz Salihajt (nė atė kohė).
Prej tyė gjithė kėtyre, vetėm Kryetari i Gjykatės sė qarkut nė Prizren mė ka kthyer njė pėrgjigje me 3 dhjetor 2007, ku e ka pranuar se nė rastin konkret , pėrveē se janė shkelur dispozitat ligjore nga neni 395 i KPPPK-sė, ėshtė shkelur dhe neni 6 i konventės ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut.
Tė tjerėt, askush nuk mė ka kthyer pėrgjigje.
Ngjashėm u kam shkruar edhe tė tjerėve, si z.Hydajet Hysenit nė cilėsinė e Kryetarit tė Komisionit parlamentar pėr kushtetutshmėri dhe ligjshmėri dhe Kryetarit tė shoqatės sė tė burgosurve politik, Omudspersonit tė Kosovės (z. Novicki e pastaj edhe z.Jashari) dhe z.Agim Ēeku, Kryeministėr. Mirėpo nga asnjėri nuk kamė marrė pėrgjigje.
Epoka e Re: Mendoni se gabimi mė I madh I politikės shqiptare tė Kosovės ishte hezitimi apo mosangazhimi i tyre nė drejtim tė mbrojtjes ligjore tė luftės sė UĒK-sė?
Zyberaj:Po, ky ėshtė gabimi mė i madh, pa as mė tė voglin dyshim. Hezitimi dhe mosangazhimi i politikės sė kėsaj kohe nė drejtim tė mbrojtjes ligjore tė Luftės sė UĒK-sė, i ka sjellė politikanėt tanė nė pozita qesharake ndėrsa ēėshtjen tonė nė njė gjendje tė mjerueshme.
Kjo do tė ketė pasoja nė tė ardhmen tonė tė afėrt dhe tė largėt.
Momenti i parė i korrjes sė fryteve tė kėtij gabimi ėshtė mungesa e artikulimit tė identitetit dhe historisė sonė mė tė re nė Kushtetutėn qė pritet tė miratohet shumė shpejt.
Dhe nuk kemi tė bėjmė me mohimin e diēkaje qė i pėrket njė numri tė vogėl njerėzish, por tė atyre qė pėrbėjnė mė shumė se 90% tė popullsisė sė Kosovės, shqiptarėve, emri i tė cilėve nuk pėrmendet as edhe njė herė tė vetme nė Kushtetutė.
Heshtet pėr kėtė numėr njerėzish dhe historinė e tyre sikur gjėrat qė kanė lidhshmėri me ata, tė kishin ndodhur qindra vjet mė parė.
Harrohet fare e vėrteta, se kjo e sotme, e mirė ose e keqe, vulėn e vet determinuese e ka pikėrisht nė pėrpjekjet e kėsaj shumice dhe luftės sė saj tė pareshtur qė ka ndodhur pėr tė fundit herė vetėm 10 vjet mė parė.
E rėndėsishme, pėrkrahja e popullit!
Epoka e Re: . Populli vazhdimisht iu ka dhėnė pėrkrahjen, por politika siē duket nuk ka guxuar tė bėjė njė gjė tė tillė, tė mbrojė tė vėrtetėn dhe vlerat. E keni ndier veten tė braktisur si pasojė e mungesė sė kėsaj pėrkrahje?
Zyberaj: Tani pėr t`iu pėrgjigjur kėsaj pyetje, ėshtė pak mė e vėshtirė se qė mund tė pandehim nė dukje tė parė. Vlerėsimi i juaj se populli ju ka dhėnė pėrkrahjen, por politika siē duket nuk ka guxuar ėshtė njė konstatim i drejtė dhe bėn fjalė pėr diēka qė nuk ėshtė karakteristikė pėr kohėn tonė dhe pėr ne. Diēka e kėtillė ka ndodhur edhe mė herėt, edhe nė kohėrat mė tė vėshtira tė njėrės apo Jugosllavisė tjetėr, ku ėshtė manifestuar njė ndarje e thellė mes asaj qė e ka pėrkrahur populli dhe tjetrės qė e ka pėrkrahur politika.
Megjithatė, politika nė emėr tė monopolit tė ēdo gjėje qė kishte mbi jetėn, nuk e pyeste popullin dhe vepronte pėr hesape tė veta. Po kėshtu ka ngjarė edhe me ne.
UNMIK-u pa e pyetur asnjėherė pėr vullnetin e popullit merr vendime e ekzekuton politika tė caktuara tė cilat nė asnjė rast nuk e kanė mbėshtetjen dhe pėlqimin e popullit.
Politika jonė, nė kėtė rast ėshtė gjendur mes dy zjarresh.
Pėr tė mbijetuar i ėshtė dashur qė tė hesht, gjė qė nė momente tė caktuara disa prej nesh na ka bėrė tė ndjehemi keq, dhe s`mund tė thuhet se nuk ka pasur momente dėshpėrimi qė diktoheshin pikėrisht nga kjo sjellje e politikės sonė.
Megjithatė, ne i kalojmė ato momente duke gjetur ngushėllim te ajo pjesa e parė, te populli.
E mira mė e madhe do tė ishte sikur kėto dy qėndrime tė ishin nė unison njėra me tjetrėn. Por, kur kjo ėshtė e pamundur si nė rastin tonė, atėherė pėr mua mė e vlershme (besoj edhe pėr tė tjerėt) ėshtė pėrkrahja qė vjen nga populli.
Do ta ndjeja veten tė braktisur sikur tė mė mbėshteste vetėm politika e jo edhe populli.
Atėherė do tė ndjehesha mė keq.
Epoka e Re:A prisni realisht ju pozitivitet dhe angazhim tė drejtpėrdrejtė nė mbrojtje tė vlerave ēlirimtare pas shpalljes sė pavarėsisė?
Zyberaj: Kėsaj pyetjeje mund t`i pėrgjigjem duke u ndėrlidhur me pėrgjigjen paraprake. Nė atė rast konstatuam se politika ka hapėsira tė mėdha tė cilat poqė se nuk mbushen me ato qė aspiron ky popull, ndarja do tė vjen duke u thelluar.
Nėse shumėēka deri tani ka qenė e padefinuar ashtu si duhet, kjo nuk ėshtė mirė qė tė vazhdojė edhe mė tej. UNMIK-u ka bėrė politikė frymėzėnėse e pėrjashtuese pėr njė pjesė tė konsiderueshme tė energjive tona pozitive, vetėm e vetėm qė t`ia mundėsojė Serbisė njė manovrim tė tillė qė do ta ndihmonte atė pėr tė vazhduar ecjen nė rrugėn qė nuk qon nė zgjidhje.
Populli ynė e ka ndier kėtė dhe ka shpresuar qė sa mė shpejt t`i vijė fundi kėsaj loje, dhe tėrė shpresat i kishte te shpallja e pavarėsisė.
Megjithatė, zhvillimet e fundit, janė indikator i njė tė vėrtete se gjėrat nuk do tė shkojnė ashtu siē duhet dhe siē janė pritur.
Kėtyre ditėve u nxorr pėr debat, Projekt-Kushtetuta e Kosovės, ku u pa qartė se mė tepėr se funksionalizim tė jetės sė shtetit e pushtetit, nė Kosovė, edhe mė tej do tė bėhen eksperimente.
Ato qė ne i konsiderojmė vlera dhe qė na kanė sjellur deri kėtu, nuk do tė jenė pjesė tė sanksionuara me Kushtetutė, siē ndodh nė ēdo vend.
Nė vend tė kėsaj ėshtė zgjedhur rruga e heshtjes sė tyre.
Pėrballė kėsaj, ėshtė iluzore qė tė presėsh lėvizje pozitive tė cilat do tė sillnin ndryshime cilėsore nė raport me atė qė ka qenė deri tani.
Si mund tė pritet mbrojtje e vlerave ēlirimtare kur ato nuk do tė pėrfshihen nė Kushtetutėn qė do tė miratohet?
Vlerat qė nuk i garanton Kushtetuta, e kanė tė vėshtirė qė tė inkorporohen nė kuadėr tė sistemit tė tėrėsishėm tė njė shoqėrie.
Kėto vlera, edhe mė tej do tė vazhdojnė tė frymojnė sipas praktikės sė deritanishme, pėrmes folklorit e formave tjera qė do t`i shfrytėzojnė mė tė pėrkushtuarit e ruajtjes dhe kultivimit tė tyre.
Ajo qė mė brengos ėshtė fakti se ne, edhe kėtė herė nuk arritėm qė politikės t`i japim atė tharmin e duhur tė historisė dhe idealeve tona, me qėllim qė tė vėrtetėn e tyre ta bėjmė pjesė tė pėrmbajtjes sė saj; pjesė tė orientimit e veprimit institucional duke filluar nga akti themeltar e burimor i shtetit-Kushtetuta.
Kėtė nuk e arritėm dhe ky pėr mua paraqet atė dėshtim qė nė historinė dhe kulturėn botėrore ėshtė i artikuluar pėrmes Mitit tė Sizifit.
Besoj te shokėt, por jo edhe te politika e imponuar!
Epoka e Re: Besoni ju nė shokėt dhe bashkėluftėtarėt tuaj qė tanimė janė udhėheqėsit politik tė institucioneve tė Kosovės?
Zyberaj:Nė jetėn bashkėkohore ēėshtjet pėr tė cilat mendoni ju kur e bėni kėtė pyetje, nuk janė ēėshtje besimi mes shokėsh ose bashkėluftėtarėsh. Kėto duhet tė jenė ēėshtje institucionalizimi pėrmes Kushtetutės dhe ligjeve tė cilat paraqesin busullėn e orientimit tė njė shteti.
Nėse kjo nuk ndodh, atėherė pak dobi mund tė ketė edhe nėse ne do tė besojmė tek njėri tjetri.
Sipas asaj qė po shoh kėtyre ditėve, nė lidhje me kėtė unė mund tė pėrgjigjem se te shokėt dhe bashkėluftėtarėt unė besoj, por jo edhe nė politikėn qė janė tė detyruar t`a bėjnė ata.
Politika jo e drejtė, pėr t`a dhe pėr gjithė tė tjerėt, paraqet njė kurth tė pėrhershme ku njeriu mund tė shkas fare lehtė dhe pavarėsisht nga karakteri tė pasojė fatin e Ahmet Nuredinit te romaniDervishi dhe vdekja tė M. Selimoviqit.
Filozofia e besimit tė dėshtuar i ka karakterizuar shumicėn e figurave tė deritanishme qė kanė drejtuar institucionet tona. Nuk dyshoj se ata kur kanė ardhur nė pushtet, nuk kanė menduar qė tė ndryshojnė diēka pėr mirė, por kur ka kaluar njė kohė ėshtė parė qartė se nė fakt ata kanė ndryshuar vet e jo gjėrat qė kanė pasur dėshirė t`i ndryshojnė.
Uroj qė kjo tė mos pėrsėritet edhe nė tė ardhmen, por ata qė janė nė maje duhet t`i eliminojnė shkaqet qė shpijnė te diēka e tillė.
Nėse nuk e bėjnė kėtė, pasojat do tė jenė tė mėdha edhe pėr ta edhe pėr tė gjithė ne.
Ne nuk duhet tė heqim dorė nga identiteti ynė pėr hir tė tekeve tė tė tjerėve , apo nga e drejta jonė ngase mund tė zemėrohet ndokush.
Pėrgjegjėsia e secilit pėrballė vlerave tė identitetit tė vet paraqet rregullatorin mė tė mirė dhe mė funksional tė ruajtjes dhe kultivimit tė shėndetit moral tė qdo populli.
Ne kemi nevojė dhe obligim mė tepėr se askush tjetėr qė tė mbėshtetemi nė kėtė element.
Epoka e re: Faleminderit pėr intervistėn dhe ju urojmė qė sa mė shpejtė tė takohemi nė liri.
Zyberaj: Mender qofshi dhe uroj qė tė gjithė ata qė gjenden nė liri, t`ia dinė sa mė shumė vlerėn dhe peshėn kėsaj fjale dhe sa mė shumė tė jenė tė pėrkushtuar pėr realizimin e saj.
Dubravė
1-2 mars 2008
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|