DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Ringjallja dhe Kulti i Besės sipas Ismail Kadaresė
Postuar mė datėn: 2006-12-17 13:47:41 nga Flori Bruqi :: Kategoria: Kultura

Romani i Kadaresė "Kush e solli Doruntinėn" ka nė qendėr njė personazh qė ringjallet. Ndoshta nuk ėshtė aq e rėndėsishme se ē'mundim a mision e kthen atė nė kėtė botė. Mė e rėndėsishme ėshtė se si u ringjall ai, me ē'fuqi shpirtėrore erdhi prej andej nga nuk ka kthim, duke u barazuar me njė Krisht?


Ringjallja e Kostandinit ėshtė kyēi i librit "Kush e solli Doruntinėn". Ai dėshmon se fuqia e njeriut mund tė jetė e barabartė me tė hyjve. Pikėrisht shpresa e njė rilindjeje, besimi i njė ringjalljeje tė njeriut, tė energjisė dhe shpirtit tė tij, nė njė kohė kur rreziku i shuarjes sė individit nė bashkėsi ishte evident, duket se ka qenė joshja e autorit. Kalimi prej ringjalljes biblike tek ringjallja laike ishte njė hap epokal, ndoshta po aq sa rrėmbimi i zjarrit perėndive nė hershmėri apo dalja e njeriut jashtė sistemit yjor sot. Ky akt, i cili nė shumicėn e rasteve ishte lėnė nė njė sfond mistik, u trajtua nė mėnyrė mjeshtėrore nė veprėn e Kadaresė.


Doruntinėn e solli fjala e dhėnė, thotė kapiteni Stres qė kryeson hetimet. Doruntinėn e solli besa shqiptare, nxitojnė moralistėt. Doruntinėn e solli pengu i inēestit tė pakryer, thonė psiko-kritikėt. Doruntinėn e solli njė aventurier dashurie, njė "dikush" i rastit, pohon njėri prej priftėrinjve. Nėse nė tė gjitha kėto pohime ka diēka prej sė vėrtetės, mbetet pa u thėnė thelbi: Doruntinėn e solli Rilindja, era e furishme e ndryshimeve tė saj, tronditja e moralit tė Mesjetės dhe kėrkimi i njė dhjate tė re humaniste, rebelimi i mendjeve tė fuqishme tė kėsaj epoke pėr t'i dhėnė njeriut kuptim sublim; pėrpjekja e tyre pėr t'u bėrė zotėr tė vetes, pėr tė mbėrritur tek shėn Njeriu. Atributi i ringjalljes, kėsaj radhe nuk ndodh nė versionin biblik, Por sipas nje balade laike tė vendit. Kostandini ėshtė, nė mėnyrėn e vet, njė Mesi pėr bashkatdhetarėt. Ai mbėrriti tė parealizueshmen dhe u afroi njerėzve madhėshtinė: kthimin nga vdekja, mundjen e saj, qoftė edhe nė formė tė reduktuar. Fryma e rilindjes dhe shpresa e pėrtėritjes kanė krijuar historikisht energji shpirtėrore tė mėdha.


Kadareja ekspozoi njė nėnshtrat krejt tė rnospėrfillur tė kulturės kombėtare. Legjenda e Doruntinės nuk ishte "punė legjendash", por konkluzion i njė epoke historike. Ajo shpallte lidhjet e lashta tė kulturės sė popullit tonė me ato tė vendeve tė qytetėruara tė kontinentit. Nė mė pak se 50 vargje tė parėt e shqiptarėve jepnin e merrnin me njė botė tė tėrė, bėnin krushqi gjer nė Bohemi, lidhnin aleanca me baronė e fisnikė tė afėrt e tė largėt, lėviznin tė sigurt nė gjithė hapėsirėn kontinentale. Ata ishin pjesė integrale e kėsaj bote. Miqėsitė e tyre gjendeshin "nėntė male kaptuarė". Tė shkoje nė viset gjermane apo dhe mė tej pėr ta ishte njėsoj si tė thoshje: "po shkoj nė krushqi".


Nė Shqipėrinė e mbyllur, pa njė mik, pa njė aleancė, pa njė portė tė hapur, tė fundit tė viteve '70, kjo ekspoze mund tė ngjallte zemėrime e pakėnaqėsi, mund tė shkaktonte inate e mėri. Novela predikonte hapjen, kur politikanėt kėrkonin mbylljen. Autori u paraqiste si shembull humanizmi bashkatdhetarėve tė vet lashtėsinė e tyre, kur nė vend zotėronte njė pikėpamje ēuditėrisht e ngulitur, sipas sė cilės vlerat e vėrteta ishin krijuar nė gjysmėshekullin e fundit.


Mesazhi i Kostandinit ėshtė thirrja pėr njė rilindje morale.


Flori Bruqi
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] RINGJALLJA E ZOGISTĖVE KUNDĖR KOMBIT DHE ATDHEUT (2008-09-08 04:40:53 nga admin4)
[ Opinione ] PAGAT ASTRONOMIKE TĖ “INSTITUCIONALISTĖVE” TĖ KOSOVĖS “SHTET” DHE SKANDALET E NJĖPASNJĖSHME “SHTETĖRORE” (2008-10-06 07:49:09 nga admin4)
[ Opinione ] SHQIPTARĖT E KOSOVĖS DHE TĖ TROJEVE SHQIPTARE NĖ ISH-JUGOSLLAVI KANĖ PATUR VETĖM DY RRUGĖ TĖ PĖRCAKTIMT TĖ TYRE: (2008-10-06 04:18:08 nga admin4)
[ Opinione ] ...KAH PO SHKON SHOQĖRIA SHQIPTARE, PSE PO DEGJENEROHET DHE PSE PO LĖNGON AJO?! (2008-10-05 12:43:58 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kosachev: S'ka lidhje mes Kosovės dhe Osetisė (2008-10-04 18:37:11 nga admin4)
[ Opinione ] NDARJA E KOSOVĖS DO TĖ SJELLĖ, JO VETĖM NDARJEN E SERBISĖ, POR EDHE NDARJEN E MALIT TĖ ZI, TĖ (2008-10-04 03:06:28 nga admin4)
[ Opinione ] ICO-ja mision kėshillėdhėnės apo vendimmarrės (2008-10-03 02:30:32 nga admin4)
[ Opinione ] UNMIK & EULEX, mbarimi dhe fillimi (2008-10-02 15:05:46 nga admin4)
[ Opinione ] RISITĖ DHE VJETĖRSITĖ E GJEOPOLITIKĖS NĖ BALLKAN..! (2008-10-02 11:11:12 nga admin4)
[ Kultura ] POEZI: ATDHEU IM KA ZJARRMI (2008-09-29 06:26:28 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Vdes Paul Newman, nje prej divave me te medhenj te Hollywood-it (2008-09-29 02:54:43 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster