| » Opcionet për artikullin |
|
Tė ndodhur pėrballė kundėrshtimeve tė vazhdueshme tė udhėheqėsve politikė kosovarė, administrata e Kombeve tė Bashkuara, ndryshon qėndrim sa i pėrket bisedave me autoritetet e Beogradit. Qė nga shpallja e pavarėsisė UNMIK-u, ėshtė pėrpjekur vazhdimisht qė tė bisedojė me qeverinė e Beogradit, pėr zgjidhjen e shumė problemeve qė kanė tė bėjnė me serbėt e Kosovės, por pa rezultate.
Njė synim i tillė ėshtė kundėrshtuar nga udhėheqėsit politikė kosovarė, tė cilėt thonė se UNMIK-u pas shpalljes sė pavarėsisė, nuk ka mandat qė tė bisedojė pėr Kosovėn, me autoritetet e Beogradit. Prishtina zyrtare pranon qė tė bisedojė me Beogradin, por vetėm nė cilėsinė e dy vendeve fqinjė. Ky qėndrim natyrisht kundėrshtohet nga autoritetet e Beogradit, tė cilat nuk njohin pavarėsinė e Kosovės.
Zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko ėshtė shprehur se shefi i UNMIK-ut, inkurajon edhe angazhohet qė nė tė ardhmėn t'i sjellė nė njė tavolinė bisedimesh tė dyja palėt, shqiptarėt dhe serbėt. Me kėtė qėndrim tė UNMIK-ut, duket se pajtohet edhe qeveria e Kosovės, e cila thotė se zgjidhja e problemeve praktike ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė ėshtė nė tė mirė tė dy vendeve.
Ndėrsa zėvėndėskryeministri i Kosovės, Hajredin Kuqi, thotė se Prishtina zyrtare gjithmonė ka pasur qėndrim tė qartė nė raport me shtetet fqinje. Kuqi: "Ne jemi tė gatshėm qė tė bashkėpunojmė me Serbinė pėr interesa tė tė dy vendeve. Pėr shembull, pėr integrime rajonale, pėr luftė kundėr krimit tė organizuar dhe bashkėpunimin ndėrkufitar, por vetėm si dy shtete tė pavarura", thotė zėvėndėskryeministri Kuqi.
Sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė, Ban Ki Mun, nė planin e tij pėr rikonfigurimin e UNMIK-ut dhe problemet qė kanė tė bėjnė me serbėt e Kosovės tė cilėt kundėrshtojnė pavarėsinė, parasheh qė palė nė konsultime tė jetė edhe Beogradi zyrtar. Temat qė ai ka paraparė tė bisedohen me Beogradin pėr tė gjetur njė zgjidhje, janė doganat, ēėshtja e policisė serbe nė Kosovė dhe ajo e gjykatave nė veri tė Mitrovicės. Por edhe gjashtė muaj pas pavarėsimit tė Kosovės, doganat dhe gjykatat nė veri tė vendit por edhe policėt serbė, janė jashtė kontrollit tė institucioneve tė Kosovės. (DW)/V.I./Liria |
|