DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» ZBULOHET KONTRATA E MASAKRĖS
Postuar mė datėn: 2008-03-18 12:02:27 nga admin4 :: Kategoria: Lajmet kryesore

Municioni luftarak nė repartin e Gėrdecit nuk ka qenė i destinuar tė shkatėrrohej totalisht. Njė pjesė e tij ka qenė i pėrcaktuar tė shitej nė tregjet e huaja. Nuk ėshtė hije dyshimi, por thjesht njė kusht i pėrcaktuar nė kontratėn e nėnshkruar mes shoqėrisė amerikane, “Southern Ammunition Company Inc” dhe asaj shqiptare, “Albademil” sh.p.k. Referuar kėsaj marrėveshje tė firmosur mes presidentėve tė tė dy kompanive nė datėn 31 dhjetor ’07, respektivisht mes Patrick Henry dhe Mihail Delijorgjit, citojmė se: “’Albademil’ sh.p.k, veē veprimtarisė me objekt ēmontim dhe demilitarizim, ka pasur tė drejtėn dhe tė tregtimit tė kėtij municioni”.



SAC
Referuar kontratės sė nėnshkruar nė 28 dhjetor ’07 mes ndėrmarrjes shtetėrore tė eksport-importit tė armėve, MEICO dhe kompanisė amerikane, “Southern Ammunition Company Inc” kjo e fundit ka pasur tė drejtėn vetėm tė ēmontojė dhe demilitarizojė municionin luftarak tė blerė. Nga ana tjetėr, shoqėria amerikane tė gjithė kėtė arsenal ushtarak qė i ka blerė shtetit shqiptar ia ka shitur tre ditė mė pas kompanisė shqiptare, “Albademil” sh.p.k, e cila veē dy veprimtarive nė fjalė ka pasur pra tė drejtė qė edhe tė shesė njė pjesė tė kėtij municioni. Mė konkretisht, nė kontratėn e 28 dhjetorit ’07 tė nėnshkruar mes MEICO-s dhe SAC, citojmė qė: “Shitėsi (MEICO) i shet blerėsit (SAC) municionin pėr ēmontim dhe demilitarizimin nga ana e (SAC) nė territorin shqiptar”. Ndėrkohė, nė kontratėn e nėnshkruar mė 31 dhjetor ’07 mes kompanisė amerikane, SAC dhe asaj shqiptare, “Albademil” sh.p.k citojmė shprehimisht qė: “Pala shitėse (SAC) i shet dhe transferon palės blerėse (‘Albademil’ sh.p.k), qė pranon tė drejtat e pronėsisė sė municioneve tė mėposhtme me qėllim ēmontimin, demilitarizimin dhe tregtimin e materialeve qė rrjedhin nga pėrpunimi i tyre”. Referuar kėtij kushti tė kėsaj kontrate, kėsisoj i jepet e gjithė e drejta kėsaj kompanie shqiptare pėr tė tregtuar njė pjesė tė kėtij municioni luftarak tė pėrbėre prej predhash nga 20 mm deri nė 152 mm.
Vlera monetare
Vlera monetare nė total e kontratės sė shit-blerjes sė nėnshkruar mes MEICO-s dhe SAC-t ka qenė nė shifrėn 582.326 dollarėve amerikanė. E thėnė ndryshe, ky ka qenė ēmimi me tė cilėn kompania amerikane ka blerė municionin luftarak nga shteti shqiptar tė cilin duhet ta demontonte. Ndėrkaq, kėtė municion SACI ia ka shitur kompanisė shqiptare, “Albademil” sh.p.k tre ditė mė pas 2 pėr qind mė shtrenjtė nė krahasim me atė qė e ka blerė. Vlerat monetare nė fjalė bėhen publike nė kontratat respektive.

gazeta shqiptare
18.03.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] Zbulohet varri i Princeshės ose fisnikes ilire (2008-07-29 00:47:10 nga admin4)
[ Kultura ] Nė Keqekollė tė Gallapit zbulohet vendbanimi dardan i epokės sė bronzit dhe kėshtjella Kekola (2008-06-08 14:01:28 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Sot zbulohet Lapidari i ngritur nė nderim tė viktimave tė masakrės sė Burgut tė Dubravės (2008-05-22 11:57:08 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Zbulohet ylli mė i ri i Rrugės sė Qumėshtit (2008-05-15 03:33:05 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Korce, zbulohet nje tjeter baze demontimi e municionit luftarak (2008-03-20 04:28:07 nga admin4)
[ Kultura ] Zbulohet pėrkrenarja e rrallė ilire (2008-02-27 04:21:41 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Zbulohet identieti i personit qe u dogj gjate manifestimeve ne Beograd (2008-02-24 15:13:22 nga admin4)
[ Kultura ] Zbulohet enciklopedia shqiptare 300-vjeēare (2007-11-26 19:18:37 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Zbulohet edhe njė varrezė masive nė Serbi (2007-04-20 08:09:53 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Sanxhak, zbulohet kampi terrorist (2007-03-20 12:01:24 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Spiunazhi i Gjermanisė nė Kosovė, misioni i dėshtuar (2008-12-02 03:53:44 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster