| » Opcionet për artikullin |
|
SHEFKI OLLOMANI - POET, PUBLICIST DHE ATDHETAR
Krijimtaria dhe veprimtaria e z. Shefki Ollomani, tani mė ka lėnė gjurmėt e saj nė krijimtarinė e tij poetike, publicistike dhe atdhetare.
Nė fushėn poetike, z. Ollomani, del me librin e tij tė dytė me poezi tė zgjedhura 1995-2000, libėr ky i titulluar -
. Pėr lirinė, pėr Shqipėrinė, botuar nga Shtėpia Botuese SHKUPI Shkup Janar 2005.
Vet titullimi
. Pėr lirinė, pėr Shqipėrinė, nga autori Ollomani, lė tė kuptojė prirjen e poetit nė ndėrtimin e fushės poetike dhe atdhetare, me motive dhe ide, tė cilat nuk mund tė mohohen nga intelekti i dijes poetike e Kombėtare.
Gjatė leximit tė kėtij libri, me poezi tė zgjedhura nga poeti Ollomani, do tė vėrejmė se nė krijimtarinė e tij (i referohemi librit nė fjalė) ka preokupime tė natyrės patriotike e Kombėtare, e qė janė tejet frymėzuese pėr lexuesin dhe kanė vlerė artistike e poetike.
Tė gjitha kėto preokupime tė ēėshtjes Kombėtare, duke ju pėrshtatur ngjarjeve aktuale tė kohės, arrin mjaft suksesshėm ti paraqet pėrmes poezisė, ndonėse ka njė stil tė veēantė nga krijuesit e tjerė, qė ai nė poezinė e vet fut edhe pakėnaqėsitė aktuale tė kohės, si njė kritik i rreptė, duke i bėrė roje ēėshtjes madhore Kombėtare. Ngjarjet e lėvizjeve Kombėtare, prekin thellė shpirtin e poetit Ollomani, e frymėzojnė pėr tė krijuar dhe pėr tu ballafaquar me realitetin herė tė dhimbshėm e herė tė arsyeshėm, por rrallė, shumė rrallė, tė arritshėm.
Libri i poetit Ollomani
. Pėr lirinė, pėr Shqipėrinė, evidenton dėshmitė e gjalla nė botėn e ngjarjeve tė kohės, e qė poeti tregon njė prirje vėrtetė krijuese, tejet kuptimore me njė pėrjetim tė thellė shpirtėror, qė bėjnė me dije faktorin intelektual e politik Shqiptar, se jeni nė pėrcjellje tė ēdo veprimi tė punės suaj, rreth ēėshtjes Kombėtare.
Nė poezinė JAM
, poeti Ollomani, bėn njė prezantim, njė hyrje modeste, por domethėnėse dhe tejet kuptimor. Ai shkruan:
JAM
Jam njeri dhe shqiptar,
Jetoj me nderė, jam krenar.
Jo rastėsisht poeti cekė, Jam njeri dhe shqiptar, Jetoj me nderė, jam krenar. Kjo pėr lexuesin tingėllon pėr tė ndikuar nė natyrėn e qenies individuale, pėr tė menduar secili pėr veten e tij, se ēfarė ėshtė, ēfarė jete e jeton, ēfarė krenarie ka ?! Poeti vazhdon mė tutje:
Jam poet dhe pishtar,
Shkruaj me mall, digjem si zjarr.
Jam patriot dhe luftėtar,
Atdheun nė zemėr, lirinė nė ballė.
Jam flakadan dhe zemėrluan,
Pėrmes errėsirės me penė e jatagan.
Poezia e cituar nė tėrėsi (gjė qė nuk praktikohet gjatė vlerėsimeve poetike), ka njė mesazh pėr njerėzit, pėr botėn e njeriut tė sotėm, qė ti kthehet pasqyrimit individual duke u nisur nga vetja, e mė pastaj tė krijohen hapėsirat reale tė veprimit tė mėtutjeshėm. Bie nė sy formulimi i kėsaj poezie : Jam poet dhe pishtar, Shkruaj me mall digjem si zjarr, ide sugjeruese, qė realizon idenė : Jam patriot dhe luftėtar, Atdheun me zemėr, lirinė nė ballė, Jam flakadan dhe zemėrluan,Pėrmes errėsirės me penė e jatagan. Kjo poezi e poetit Ollomani, nuk ėshtė e krijuar e pėrjetimeve tė poetit, por ėshtė njė Himn, i librit
. Pėr lirinė, pėr Shqipėrinė, e poetit Shefki Ollomani.
Tė analizojmė poezinė e poetit nė fjalė - MOS E LENI
!
MOS E LENI
!
Mos e leni idealin tė vyshket!
Mos e leni pushkėn tė ndryshket!
Mos e leni plisin tė pėrlyhet!
Mos e leni fytyrėn tė nxihet!
Titullimi i kėsaj poezie MOS E LENI
, nga poeti Ollomani, ėshtė titullim i motivuar poetik dhe paraqet frymėn origjinale tė pėrjetimit tė autorit, qė presupozon mundėsinė e lėnies tė idealit, tė pushkės, pėrlyerjen e plisit dhe fytyrėn e nxirė po qe se largohemi dhe e lėmė rrugėn drejtė arritjeve dhe synimeve Kombėtare pėr Liri dhe Pavarėsi. Kėtu hetohet njė prirje e poetit nė formulimin poetik. Prek ngadalė, por me kujdes, ngacmon ndjenjėn e lexuesit duke provokuar shpirtin kombėtar, nė zgjimin nga njė amulli e mundshme, sipas poezisė MOS E LENI
.
Nė strofėn e pestė tė kėsaj poezie, autori shkruan:
Mos e leni shpresėn tė shuhet!
Mos e leni besėn tė zhduket!
Mos e leni krenarinė tė kėrruset!
Mos e leni zjarrin tė fiket!
Kjo vjershė e ndėrtuar si njė apel, qė thėrret tė mos e leni, lidhet gjithnjė me titullin e kėsaj poezie MOS E LENI
, qė nė vetvete ka njė pastėrti poetike me mesazh pėr ardhmėrinė. Shtrohet pyetja, pse poeti e lidhė tėrė poezinė me Mos e leni? Pse nuk e ka titulluar me njė tekst tjetėr?! Nuk e ka titulluar sepse poezia kishte me marrė njė kuptim krejt tjetėr nė krahasim me kėtė qė tani ėshtė e formuluar. Poezia e poetit Ollomani manifeston njė protestė nė brendėsi, artikulon frikėn e rėnies morale e njerėzore tė mundshme drejtė rrugės pėr Liri. Kėshtu qė pėr ta mbajtur moralin Kombėtar, autori e piketon me idenė e tė formuluarit tė kėsaj poezie.
Lexojmė me vėmendje: Mos e leni shpresėn tė shuhet, Mos e leni besėn tė zhduket, Mos e leni krenarinė tė kėrruset, Mos e leni zjarrin tė fiket!
Poeti Ollomani prekė ndjenjėn kur thotė: Mos e leni shpresėn tė shuhet! Pse pikėrisht potencon shpresėn!? Sepse besimi i krijuar pėr arritjen e qėllimit dhe synimeve tona Kombėtare, dhe kur krijohet njė ndjenjė shpirtėrore nė arritjen e kapshme, vetvetiu krijohet shpresa, optimizmi real.
Poeti njeh mirė mundėsinė e arritjeve tė veēanta, prandaj ai fut nė strofė kur thotė: Mos e leni besėn tė zhduket! Ēfarė lidhshmėrie tė vargjeve bėnė poeti Ollomani, nga shpresa del menjėherė tek besa? Ēfarė donė tė thotė poeti me vargun e krijuar tė poezisė mos e leni besėn tė zhduket? Sigurisht, se poeti ka njohuri tė thella nė krijimin e letėrsisė poetike dhe kap fjalėt mė me ndikim sikurse tani kur e kemi fjalėn pėr besėn. Fjala besė, tek populli Shqiptar, ėshtė fjalė me peshė tė madhe, qė zoton veprimin e pėrbashkėt pėr njė qėllim tė caktuar, fjalė qė lidhet ngushtė pėr tė pėrkrahur deri nė arritjen e synimit, fjalė qė pėr asnjė moment nuk guxon tė prish marrėveshjen pavarėsisht sfidave
..!
Ose poeti kur thotė, po e citojmė : Mos e leni krenarinė tė kėrruset!, Mos e leni zjarrin tė fiket! Edhe krenaria ka simbolikėn e vet, por gjithsesi ėshtė prekėse dhe emocionale vargu i poezisė :Mos e leni zjarrin tė fiket! Fikja e zjarrit nė votėr, simbolizon idenė e mbarimit tė asaj familje, qė vdesin tė gjithė burrat, e qė mbesin pa djalė. Fiket familja, fiket fisi, fiket trashėgimia Kombėtare
..etj !
Poeti Shefki Ollomani, me mjaft aftėsi poetike, arrin shumė lartė tė prekė opinionin, duke krijuar ndjenjėn e pėrjetimit. Orientimi i poetit Ollomani, ka pėr synim, qė tragjikja e krijuar, tė mos mbetet brenda pėrbrenda kufijve tė caktuar. Ngjarjet, poetin e detyrojnė tė merret me mesazhe.
Nė strofėn e parafundit dhe tė fundit tė poezisė MOS E LENI
, shkruan:
Mos e leni betimin pa realizuar!
Mos e leni lirinė pa fituar!
Mos e leni atdheun pa ēliruar!
Mos e leni Shqipėrinė pa bashkuar!
Mos e leni as sot, as mot!
Mos e leni atdheun pa zot!
Mos e leni mos, mos, mos!
Mos e leni armiku tju sos!
Nė tė dyja strofat, shihet se poeti Ollomani, nuk ka probleme tė tė formuluarit nė fjalė tė reja shprehėse poetike. Ka shtrirje tė gjerė dhe secila fjalė ka kuptimin e vet, qė lidhet ngushtė me titullimin e poezisė. Edhe nė kėto dy strofa nė vargjet e poezisė MOS E LENI
, inkuadron shprehje me ndikim qė e prekin jetėn konkrete tė ngjarjeve. Lexo me vėmendje,
Mos e leni betimin pa realizuar, kėshtu qė poezia arrin formėn e pėrpjekjeve tė poetit - Betimin! Ēfarė donė tė thotė poeti Ollomani, kur shkruan : Mos e leni betimin pa realizuar !
E dinė ai se ėshtė dhėnė betimi? Pa tjetėr se po. Shihet se poeti ėshtė i implikuar nė mėnyrė direkte apo indirekte me ngjarjet. Apo ėshtė njė njohės i mirė i rrethanave krijuese, prandaj, ai potencon betimin, si njė fjalė me peshė tė njėjtė qė e cekėm te fjala besė. Betimi, ėshtė njė premtim, qė lidhet shumė ngushtė pėr kryerjen e njė pune deri nė mbarim. Pėr tė mos e lėnė punėn pa kryer, duhet tė betohet njeriu. Betimi, bėhet solemn dhe krejt hapur pėr tė kryer njė detyrė, ose pėr tė luftuar nė pėrputhje me kėrkesat Kombėtare.
* * *
Poeti Shefki Ollomani, aplikon njė rregullativ tė ndėrtimit tė poezisė, e cila kryesisht shtrihet mbi rrafshin Kombėtar, sė paku kjo qėndron nė kėtė libėr
. Pėr lirinė, pėr Shqipėrinė, duke dėshmuar njė prirje poetike.
Poeti i pėrkushtohet edhe fatit jetėsor personal, sikurse nė poezinė e shkruar gjatė kthimit tė tij nė vendlindje pas 13 vitesh nė Tuhin, nė vitin 1995, tė cilėn poezi e titullon :
MBI TROJET TUA ILIRIDĖ!
O Zot i bekuar, jemi vetėm ne shqiptarėt, qė pėrjetojmė drama tė tilla?! Kjo poezi, pa tjetėr se krijon emocione rrėqethėse, edhe tek lexuesit qė lexojnė me njė vėmendje tė pėrkushtuar, do tė vėrejnė se kjo poezi ka vlerėn e krijimtarisė, e ndėrtuar mbi mallin e 13 viteve tė mėrguara, qė u ndalua nga njė pushtet barbarė, pėr vizitė vendit tė vet, vendlindjes. Poezia e poetit Ollomani, kryesisht prekė tri fjalė kryesore nė tė tri strofat e qė fillon me: Ecė, Ulem dhe Endem.
Pa tjetėr se kjo poezi, ėshtė njėra ndėr poezitė mė prekėse, qė lidhė kryesisht problematikėn qė ėshtė krijuar nga barbarėt sllavo/maqedonas.
Po e marrim strofėn e parė tė poezisė :
MBI TROJET TUA ILIRIDĖ!
(Nė vendlindje, pas 13 vitesh)
Ecė mbi tokėn tėnde tė bekuar,
Ecė mbi malet e gjelbėruar,
Ecė mbi lėndinat e tua tė bukura,
Ecė mbi fushat me lule e flutura,
Ecė mbi trojet tua Iliridė,
Dhe zemra e sytė mė mbushen dritė,
Ēka mund ti shtohet tjetėr kėsaj strofe?! Asgjė. Pėrveē pėrshkrimit nė vargje tė kėsaj tragjedie, kjo me aftėsinė e krijimit tė poetit Ollomani, poezia vetvetiu shndėrrohet nė dramė tė llahtarshme. Pas 13 viteve poeti me kėmbėt e tij, ecė nėpėr tokėn e vet tė bekuar, ecė mbi truallin e vet etnik. Brenda pėrbrenda poezisė MBI TROJET TUA ILIRIDĖ, krijohet pėrshtypja e mundėsisė sė njė paraqitje para syve, duke ecur poeti mbi tokėn e bekuar tė stėrgjyshėrve tė tij, mbi malet e gjelbėruara, tė bekuara, me lule e flutura, mbi truallin ILIRIDĖ, dhe te zemra dhe sytė e poetit vjen drita! Kėtu poeti arrin aq lart, sa qė kėsaj poezie ja jep shpirtin, e shpirtėzon, e ngjallė duke dėshmuar se ėshtė njė poet i veēantė, me prirje poetike. Kėtu nė kėtė poezi shohim se, poeti gjatė ndėrtimit tė poezisė MBI TROJET TUA ILIRIDĖ, arrin qė tė shprehė nė vetvete : Ecė mbi tokėn tėnde tė bekuar, ecje me bekimin e Zotit qė e ka bekuar kėtė tokė ILIRE, Ecė mbi malet e gjelbėruara, Ecė mbi lėndinat e tua tė bukura, Ecė mbi fushat me lule e flutura, Ecė mbi trojet tua Iliridė,Dhe zemra e sytė mė mbushen dritė.
Vallė, pse poeti e cekė nė vargun e fundit Dhe zemra e sytė mė mbushen dritė, ēfarė don tė thotė me kėtė poeti Ollomani? A thua se periudhėn kohore 13 vjeēare, poeti e konsideron njė terr pa dritė?! Pa tjetėr se po. Duke i munguar vendlindja, poetit i ka munguar edhe drita e syve, dritė e cila lėshon rrezet e energjisė atdhetare, qė vijnė nga dielli i bekuar. Dritė qė poeti e vlerėson si njė rrezatim, si njė shkėlqim qė ia ka ndriēuar edhe syrin edhe zemrėn me tu kthyer nė Atdhe.
Nė strofėn e dytė poeti vazhdon me tė njėjtin pėrjetim dhe shpirtėzimpoetik, duke ndryshuar nė formulim dhe shprehje tė tjera poetike. E lexojmė strofėn e dytė tė poezisė
MBI TROJET TUA ILIRIDĖ:
Ulem mbi livadhet tua tė lulėzuara,
Ulem mbi gurėt e kalave tė lartėsuara,
Ulem mbi bregoret nė formė plisi,
Ulem pranė varreve tė tim fisi,
Ulem pranė votrės me oxhak,
Ulem pranė kullės me bajrak,
Ulem e pėrkulem para teje - Iliridė,
Dhe zemra e sytė mė mbushen dritė.
Poeti Ollomani, nuk fshehė aspak mallėngjimin nė kėtė poezi, pėrkundrazi shprehė hapur brengėn e mallit pėr vendin e lindjes, pėr livadhet, pėr gurėt e kalave tė lartėsuara..., duke pasqyruar pėrmallshėm pėrjetimin e tij tė kthimit nė Atdhe pas 13 viteve, e qė e pasqyron nė vargje poetike duke futur elemente prekėse poetike.
Poeti pėr asnjė moment nuk arrin tė lirohet nga ballafaqimi i pėrjetimit nė Atdhe, gllabėrohet i tėri nė ambientin e pėrjetimit dhe vuajtjeve tė viteve qė pėr asnjė moment nuk e ka harruar vendin. Ulem! Ēka paraqet poeti kėtu? Lexo me vėmendje, me pėrqendrim:
Ulem mbi livadhet tua tė lulėzuara, Ulem mbi gurėt e kalave tė lartėsuara, Ulem mbi bregoret nė formė plisi, Ulem pranė varreve tė tim fisi.
Nė secilin varg, vėrejmė se poeti gjen shprehje qė i dalin nga thellėsia e shpirtit. Ėshtė pėr tu ēuditur se si ka mundur qė aty pėr aty tė rendit vargjet, gjė qė kjo nuk ka mundur tė ndodhė. Por, ėshtė mė se e vėrtetė se ideja e thurjeve tė vargjeve, ėshtė aty pėr aty e krijuar, gjatė pėrjetimit tė poetit nė vendlindjen e tij. Prandaj janė shumė origjinale, poetike dhe me njė vlerė tė thellė artistike. Ulem mbi gurėt e kalave tė lartėsuara, mbi bregoret nė formė plisi, pranė varreve tė tim fisi, tė gjitha kėto te krijuesi kanė ēliruar tensione shpirtėrore, dridhje shpirtėrore, lot shpirtėror, sidomos kur poeti pėrkulet para ILIRIDĖS, e pastaj ėshtė ulur mbi varret e fisit tė tij.
Edhe strofa e tretė e poezisė ėshtė tejet domethėnėse, me njė fuqi poetike tė rrallė. Kėtė lloj poezie tė njė stili tė veēantė tė tė krijuarit, nuk mund ta gjesh tek secili poet. Pėr kėtė po ja lėmė lexuesit qė tė lexojė vetė, kėtė poezi dhe krijimtarinė e poetit tė shquar Shefki Ollomani, nė librin e tij,
. Pėr lirinė, pėr Shqipėrinė.
* * *
Nė librin e poetit Shefki Ollomani
. Pėr lirinė, pėr Shqipėrinė, me poezi tė zgjedhura, do tė hasim shumė poezi, qė kanė vlerė poetike e artistike. Pa fije dyshimi mund tė themi se krijimtaria e poetit Ollomani, ka njė disiplinė, ka plan me njė strukturė tė caktuar tė krijimtarisė poetike.
Lexuesi do tė hasė nė shumė periudha, ngjarje qė janė pėrfshi nė poezinė e poetit Ollomani, qė bėjnė pėrshtypje se janė tė krijuara nga njė poeti tejet meritor dhe krijues i vėrtetė, me ndjenja poetike.
Poeti Ollomani, nė shumė poezi precizon idenė dhe kuptimin, bėnė radhitjen e tyre sistematike nė kohė dhe ndodhi tė ngjarjeve.
Po e marrim poezinė e poetit Ollomani - KĖSHTJELLA E LIRISĖ:
KĖSHTJELLA E LIRISĖ
Kėshtjellė prej gurėsh tė Ilirisė,
Kėshtjellė prej gjakut tė rinisė,
Kėshtjellė prej eshtrash tė shqiptarėve,
Kėshtjellė prej kafkash tė luftėtarėve,
Kėshtjellė prej betoni e qėndrese,
Kėshtjellė prej hekuri e bese.
Edhe kuptimi i kėsaj poezie ka karakter Kombėtar. Kėshtjella, sipas poetit Ollomani, paraqitet si njė dėshmitar okular i ngjarjeve historike. Duke e ditur se nė kėshtjellat shqiptare, tė ndėrtuara me mure tė larta prej guri, tė trasha dhe tė pajisura me bedena, vetėm pėr mbrojtjen e identitetit Kombėtar nga armiq shekullor, vend ky qė kemi mundur tė sigurohemi nga armiqtė barbarė sllavė. Nė kėshtjellat tona ėshtė bėrė luftė e tmerrshme, gjė qė poeti jo rastėsisht komunikon me Kėshtjellėn pėrmes vargjeve poetike, pėr kristalizimin e ndodhive. Prandaj, poeti e quan me tė drejtė: Kėshtjellė prej gurėsh tė Ilirisė, sepse vėrtetė kėshtjallat tona janė tė ndėrtuara me gurė tė truallit ILIR.
Kėshtjellė prej gjakut tė rinisė, Kėshtjellė prej eshtrash tė shqiptarėve,Kėshtjellė prej kafkash tė luftėtarėve, Kėshtjellė prej betoni e qėndrese, Kėshtjellė prej hekuri e bese, kanė njė kuptim logjik, sepse kėshtjellat tona e kanė edhe gjakun e rinisė, eshtrat e shqiptarėve, kanė edhe kafkat e luftėtarėve e qė poeti e rrumbullakson kėtė strofė me vargun: Kėshtjellė prej betoni e qėndrese. Leximi i vėmendshėm, tė thellon nė parim dhe ėshtė shumė imponuese, pėrshkrimi poetik i tragjikes shekullore tė Kombit. Poeti Ollomani, nė varg, hedh fjalėt poetike me njė cilėsi dhe kuptim tejet vlerėsues. Kėtu gjen pėr kėshtjellėn fjalė qėndrese prej betoni, hekuri dhe bese, gjė qė nėnkupton se sikurse kėshtjellat qė ishin tė forta, edhe tė parėt tanė qėndruan stoik nė istikamet e kėshtjellave. Ndaj, kėtė Kėshtjellė ILIRE, mund ta kishim quajtur, KĖSHTJELLĖ FISNIKRORE.
Poeti Ollomani, me pėrsosmėri gjen metodėn e tė formuluarit poetik.
Nė strofėn e katėrt tė poezisė KĖSHTJELLA E LIRISĖ, poeti Ollomani, shkruan:
Kėshtjellė prej kullash tė rrėnuara,
Kėshtjellė prej fisesh tė dėbuara,
Kėshtjellė prej librave tė djegura,
Kėshtjellė prej lėkurave tė rrjepura.
Ose nė strofėn e fundit:
Kėshtjellė me themele nė tokėn arbėrore,
Kėshtjellė me majat a lartėsive qiellore
Kėshtjellė me bedenat e shqiptarisė
Kėshtjellė e pėrjetshme, kėshtjella e lirisė.
Ēfarė dallimi aq i madh nga strofa nė strofė qė i bėnė poezisė, poeti Shefki Ollomani. Te strofa e mė epėrme, poeti paraqet njė zhgėnjim, nuk mundet pa a pėrmendur realitetin, sado i hidhur qė ėshtė, pėr derisa poeti e din mirė se Kėshtjellat tona prej kullash kanė qenė tė rrėnuara, lexo:
Kėshtjellė prej kullash tė rrėnuara, pastaj vazhdon vargu tjetėr i poezisė, Kėshtjellė prej fisesh tė dėbuara, gjė qė ėshtė njė realitet se, fiset ILIRE kanė qenė tė dėbuara nga kėshtjellat e tyre, Kėshtjellė prej librave tė djegura, Kėshtjellė prej lėkurave tė rrjepura.
Pa tjetėr se poeti nė imagjinatėn e tij poetike, dallon strofėn prej strofe. Strofa e fundit me tė parafundit dallojnė, nė dy aspekte nė :
a) Pesimizėm, zhgėnjim, ankim, vajtim.
b) Optimizėm, krenari, lartėsi, kėndim.
Aftėsia e poetit Ollomani, pėr tė krijuar, shihet se ka njė pėrvojė tė hershme dhe din tė identifikojė krijimtarinė, si nė ngritje tė poezisė, nė rrafshin e poezisė dhe nė rėnien e poezisė. Pėrveē kėsaj, ka njė prirje tė thukėt nė ilustrimin e poezive mbi bazėn e realitetit tė kohės.
* * *
Poezia e poetit Ollomani
ILIRIDA IME, pėrkon me njė realitet tė hidhur, qė implikon realitetin dhe na bėn tė mendojmė se kjo poezi nuk ka tė bėjė fare me imagjinatėn, duke marrė parasysh formulimin e poezisė me shembuj konkretė dhe tejet realė. Poetin e mundon realiteti i krijuar nė rrethana nė tė cilat gjendet vet ILIRIDA, motivohet me vėshtirėsitė e krijuara tė jetės sė fėmiut, rinisė, cucės iliriane, vajzės...,etj.
Po marrim strofėn e parė tė poezisė
ILIRIDA IME dhe duke e lexuar me vėmendje, do ti zbulojmė qėllimet e poetit Ollomani.
ILIRIDA IME
Lindur nė stuhi!
Rritur nIliri!
Fėmijė pa fėmijėri!
Vajzė pa vajzėri!
Cucė pa rini!
Vashė pa nusėri!
Ēikė me pikėllime!
Ilirida ime!
Poeti Ollomani, nė kėtė poezi, evokon jetėn qysh nga fėmijėria e hershme e tij, dhe lirisht mund tė themi se duke pasur parasysh prirjen e poetit qė poezinė e vet ta lidhė me kontaktin e jetės rinore nė pėrshtatshmėri tė plotė tė jetės sė ILIRIDĖS, gjė qė kėtė ia arrin me plot sukses, pėrmbush edhe njė obligim ndaj Atdheut tė vet tė lindjes. Teksti i hyrjes sė kėsaj poezie prekė ngadalė, shumė ngadalė lindjen, kur thotė: Lindur nė stuhi, qė don tė thotė se stuhitė e asaj kohe kanė qenė luftėra fizike, psikike..., tė ILIRIDĖS, pėr tu rezistuar regjimeve tė huaja, qė e kanė pllakosur truallin e ILIRIDĖS, e pastaj del tek: Rritur nIliri, Fėmijė pa fėmijėri. Shikoni sa bukur e bėn lidhshmėrinė e vargjeve poeti, shihet se thurja e vargjeve ėshtė bėrė me njė kujdes tejet tė pėrpiktė dhe tė njėjtėn kohė bėn pėrshtatshmėrinė e tyre. Lindja, rrita, fėmijėria, dhe vazhdon kur thotė: Vajzė pa vajzėri, Cucė pa rini, Vashė pa nusėri, Ēikė me pikėllime, Ilirida ime!
Pse poeti Ollomani, pėrkushtohet nė gjininė femėrore nė kuptimin e poezisė. A mos don tė jetė mė i hapur pėr lexuesin apo ka tendencė. Jo, poeti nė kėtė poezi i kushtohet tėrėsisht ILIRIDĖS, dhe nuk ka tendenca nė raport me lexuesin, duke futur filozofi poetike, me ide tė imagjinuara. Por kuptohet se secili varg i poezisė
ILIRIDA IME, ka njė kuptim tejet domethėnės, dhe brenda pėrbrenda vargut mund tė themi se ka filozofi tė tė shprehurit poetik, qė poeti Shefki Ollomani tregon aftėsi prej vizionari. Vargjet e kėsaj poezie, kanė porosinė e vet, duke vu nė spikamė gjendjen e sė kaluarės, sė tashmes, e po ashtu poeti prekė edhe mundėsit e sė ardhmes, tė cilat nuk i pėrjashton nė asnjė varg tė tij.
Marrim strofėn e fundit tė kėsaj poezie
ILIRIDA IME, ku poeti Ollomani shkruan:
Vend i bekuar!
Tokė e paēliruar!
Liri e pafituar!
Shqipėri e pabashkuar!
Nėpėr shekuj, mijėvjeēarė...!
Herė plagosur, herė zemėrvrarė!
Herė pėr tokė, herė nė marshime...!
Ilirida ime!
Marr nė pėrgjithėsi, poezitė e poetit Shefki Ollomani, trajtojnė faktin e ēėshtjes Kombėtare me njė shtrirje poetike, nė hapėsirėn ekzistenciale tė popullit Shqiptar, me formulime moderne qė shprehin e pasqyrojnė rrethanat universale shqiptare.
Vetėm poezitė tė cilat janė tejet kuptimore, e qė arrijnė tė paraqesin kuptimėsinė e mirėfilltė nė krijimtari, sikurse qė janė poezitė nė librin
. Pėr lirinė, pėr Shqipėrinė tė poetit Shefki Ollomani, rrėnojnė ēdo gjė qė ėshtė kundėrvlerė, dhe ndėrtojnė ēdo gjė qė ėshtė vlerė.
E tėrė poezia dhe krijimtaria e poetit Shefki Ollomani, priret pėrkah qartėsia e kuptimit tė poezisė, fut nė pėrdorim logjikėn e tė kuptuarit, duke i qartėsuar fenomenet dhe qėllimet, pėr:
ĒLIRIMIN E TOKAVE ARBĖRORE
FUND |
|