| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Ai qė nė veten e tij ndėrtoi dhe ngriti shqiptarin dhe NJERIUN! |
| Postuar mė datėn: 2007-04-04 05:24:34 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Dr. Selman Hoxha
Duke lexuar shkrimin e Zejdush Kastratit: A po e pret fati i Fishtės, Adem Demaēin? tė botuar nė dy gazeta ditore, forca e inercionit mė shtyri tė shkruaj edhe unė disa rreshta. Edhe unė mendoj sikur edhe z. Zejdushi se vėrtetė populli, e shumė mė tepėr intelektualėt dhe institucionet e Kosovės i kanė hyrė nė hak Adem Demaēit. Nuk dėshiroj tė kuptohet ndryshe shkrimi im, pėrveē si njė vėshtrim nga kėndi im subjektiv lidhur me temėn qė e preku z. Zejdushi, i cili padyshim meriton respekt. Unė me bindje tė thellė e them se baca Adem as nuk ėshtė, e as nuk ndihet i vetmuar. Nuk do tė ndihej i vetmuar sikur ta braktisnin gjithė shqiptarėt! Sepse, mė mirė se kushdo tjetėr ai e njeh popullin e vet dhe gjendjen e tij. Ai e njeh mirė dhe e do shumė. Pėr shkak tė kėsaj dashurie ai i dhuroi dhe fali gjithė ēka pati nga vetja dhe jeta e vet.
Ai edhe sot, pėrkundėr fakteve dhe kushteve qė i pėrmend ti, ditė e natė frymon dhe punon pėr lirinė e popullit tė tij. Dhe natyrisht, njerėzit qė punojnė edhe mund tė gabojnė. Mirėpo gabimet eventuale qėllimmira tė Adem Demaēit janė minore karshi veprės sė tij madhėshtore. I pagabueshėm ėshtė vetėm Krijuesi! Tė gjithė njerėzit (kush mė shumė e kush mė pakė) janė mėkatar! Populli thotė, kush punon gabon. Por shtrohet pyetja, cili shqiptar i gjallė dha, punoi dhe sakrifikoi pėr Kosovėn mė shumė se Adem Demaēi. Qė nga rinia e tij e hershme ai u mishėrua me hallet dhe tė drejtat e popullit tė shumėvuajtur. Nė vitin e largėt 1958 kur shumėkush e kishte drojė dhe frikė tė deklarohej hapur shqiptari, ai pati kurajė guxim dhe vizion tė ēartė pėr ardhmėrinė e popullit tė vet. Kur ai botėrisht kėrkoi liri barazi dhe vetėvendosje pėr popullin e tij, shumica e politikanėve aktual tė Kosovės ishin fėmijė ose nuk ishin tė lindur fare! atėbotė z. Demaēi botėrisht dhe me zė tė lartė kishte deklaruar se: Nė Ballkan nuk do tė ketė paqe derisa Kosova nuk shkėputet nga Jugosllavia!
Pėr shkak tė vizionit dhe veprimtarisė sė tij politike, nga shumėkush u cilėsua si ideatori kryesor i lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės. Ėshtė e vėrtetė se armiqtė tanė gjithmonė pėrdorėn tė gjitha format qė tė krijojnė dhe bėjnė bashkėpunėtor nė radhėt tona! Dhe fatkeqėsisht, nė shumė raste ia dolėn tek lajkatarėt, lakmitarėt dhe tė lajthiturit tanė. Qė nuk ishin pakė, pėrkundrazi ishin tepėr! Si rezultat i rekrutimit tė hershėm dhe tėhuajsimit tė liderėve kosovarė, sot Kosovėn e kemi nė kėtė gjendje ēfarė asnjė shqiptar normal - i zakonshėm nuk e ka ėndėrruar dhe dėshiruar! Kur ėshtė fjala tek gabimet, dua tė nėnvizoj se njėri ndėr gafet e ripėrsėritura tė Adem Demaēit ishte parashikimi i ngjarjeve dhe tė vėrtetave tė hidhura, tė cilat populli i shumėvuajtur nuk i pranonte. Shumė gjėra, ai, me saktėsi i ka parashikuar dhe pa hezitim i ka plasuar nė opinionin tonė, kurdoherė qė iu ka dhėnė rasti dhe mundėsia. Nuk e shohė tė nevojshme ti numėroj sot ato. Sigurisht popullit i kujtohen ose do ti kujtohen mė vonė.
|
|
Popullit duhet ti thuhet e vėrteta, qoftė ajo edhe e hidhur! Me popullin nuk duhet tė manipulohet. Ai duhet ta di tė vėrteten e tij. Kėshtu kujtoj se mendon Adem Demaēi! nė rrallėherė jam takuar me bacėn Adem. Edhe ato takime kryesisht kanė enė tė rastit, kurse bisedat ishin spontane dhe tė natyrshme. E takova njėherė nė fund tė verės apo fillimin e vjeshtės 1999 nė hollin e Teatrit Kombėtar nė Prishtinė. Duke mė prezantuar para dy shokėve tė moshatar tė tij, mė habiti fare me shpejtėsinė dhe saktėsinė e tė dhėnave biografike pėr mua, tė para he gjatė luftės! U habita akoma mė shumė, kur duke dhėnė pėrgjigjen nė njė pyetje timen, po e parafrazoi, sepse nuk mund ta citoj saktė, tha: Deri kėtu e kemi pasur tatėpjetė! Tani jemi nė rrafsh! Pas kėtij rrafshi ėshtė njė teposhėze qė na ēon nė livadhin jeshil?!
Atėbotė edhe mua mė ėshtė dukur i vrazhdė! Nuk mė ka pėlqyer dhe nuk kam dashur ta besoj! mirėpo, edhe mua mė bėri shumė hair. Tani edhe unė mendoj mė shumė me kokėn time. Nuk habitem me haraqinjtė, tė cilėt s ka dyshim qė do tė paguajnė haraēin pėr kėnaqėsitė e veta dhe mėkatet ndaj popullit dhe atdheut. Mirėpo, mė ka habitur dhe befasuar heshtja e bashkėkohėsve dhe intelektualėve tė Kosovės, tė cilėt fortmirė e njohin bacėn dhe veprėn e tij monumentale. Naum Veqilharxhi kishte thėnė; Mė mirė tė bėsh mirė e tė flasin pėr ty keq, se sa tė bėsh keq e tė flasin mirė. Ndėrkohė qė Sami Frashėri kėshtu i kėshillonte bashkėkombėsit nė kohėn e tij: Ėshtė njė gjė pėr tė cilėn shqiptarėt duhet tė kujdesen mė sė tepėrmi, ajo pa dyshim ėshtė dituria. Tė mos na mbulojė gjumi i paditurisė, se nėse do mbesim kėshtu,do jemi tė humbur! Krahasuar me kohėn kur jetoi dhe veproi Samiu, shqiptarėt janė arsimuar dhe kanė pėrparuar shumė. Por fatkeqėsisht edhe numri i injorantėve ėshtė shumė i madh. Numri i intelektualėve dhe politikanėve qė nuk shohin ė larg se te hunda, gjithashtu nuk ėshtė i vogėl. Shumė prej tyre janė kyēur ė proceset politike, procese kėto qė shumėkush i sheh si antiqytetare, antidemokratike, antikombėtare dhe antihistorike! Nė kėto procese Adem Demaēi kurrė nuk u kyē, por i refuzoi me pėrbuzje dhe neveri. Ėshtė e vėrtetė qė populli shqiptar ėshtė popull historik. Mirėpo, gjithashtu ėshtė fakt se populli shqiptar ende nuk e ka kuptuar tė plotė tė vėrtetėn e tij historike! Megjithatė, nuk mund tė besoj se ky popull ka ra aq poshtė sa tė horrojė historinė mė tė re. Absolutisht nuk dėshiroj qė ta fyej popullin tim. Mirėpo, mendoj se nuk ėshtė edhe aq pa vend ta citoj njė historian: Historia ėshtė kujtesa e njerėzve dhe pa atė kujtesė njeriu bie nė pozitėn e shtazėve mė tė ulėta, kėshtu do tė thoshte njė Noel Malcolm, historian amerikan! Andaj mendoj se tė presh fare, apo godasėsh degėn apo pemėn e cila gjatė dekadave, devotshmėrisht ushqen shpirtin shqiptar me nektarin e lirisė; nuk mund tė quhet vetėm injorancė dhe padituri! E bėnė kėtė nė kohėn e UDB-sė lajkatarėt dhe sahanlėpirėsit shqiptarė. Por, sot! Si nuk kanė turp ta bėjnė ta qė veten e heqin njerėz tė kalemit dhe dijes, bile edhe patriot!
Hipokrizia dhe paturpėsia arrin kulmin, kur njeriu i parė i kulturės e quan as mė pakė e as mė shumė se spiun dhe tradhtar liberatorin dhe promotorin e lirisė kombėtare, simbolin e vlerave, traditės dhe kulturės shqiptare, z. Adem Demaēi! Pa dyshim ai nuk ka nevojė pėr mbrojtje dhe avokat. Ai vetė ėshtė gjallė dhe i fortė. Ai flet edhe kur hesht. Jeta dhe vepra e tij jetėsore janė libra tė hapur pėr tė gjithė ata qė duan ta njohin dhe kuptojnė tė vėrtetėn. Nėse edhe sot ka njerėz-shqiptarė, tė cilėt nuk e njohin kėtė kolos tė shpirtit tė pastėr shqiptar, kurdoherė qė ia vejnė gishtin kokės, kurdoherė qė mendojnė me kokėn e vet, kurdoherė qė i ēelin sytė mund ta shohin tė vėrtetėn e bacės. Ai dhe vepra e tij janė kėtu. E vėrteta ėshtė vetėm njė. Gėnjeshtra ka shumė! Sokrati kishte thėnė: Dėshmitari im kryesor, qė flas tė vėrtetėn, ėshtė varfėria ime, a nuk e tha nė shkrimin pėr bacėn kėtė tė vėrtetė Zejdushi?! Or kėtė e dinė edhe tė gjithė ata qė kanė dashur dhe duan ta njohin tė vėrtetėn e bacės. Nuk i ka matur baca Adem kurrė gjėrat me kandarin e Astrit Haraēisė dhe haraēijnve tjerė! Jo, jo, ai gjithmonė ka matur me mend, por duke mos braktisur asnjėherė shpirtin dhe zemrėn. Me mendjen e mprehtė, me veprėn e madhe dhe shpirtin e bardhė, nė veten e tij ndėrtoi dhe ngriti shqiptarin dhe NJERIUN! Tė dy sė bashku. Kurrsesi ndaras. Dhe natyrisht, baca Adem tė tillė i do gjithė shqiptarėt!
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|