| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » PARTITĖ DEMOKRATIKE NĖ TROJET SHQIPTARE PO E GJAKOSIN POPULLIN SHQIPTAR! |
| Postuar mė datėn: 2008-06-03 16:26:56 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Kristina RASI
Kohėve tė fundit mbi qiellin shqiptar, sėrish po fluturojnė korba tė zi si nė Shqipėrinė administrative tė udhėhequr nga z. Sali Berisha, ashtu edhe nė pjesėn e tjetėr tė Shqipėrisė Etnike tė quajtur (Kosove), por ditėve tė fundit po ndodhin ngjarje tepėr tė hidhura edhe nė ILIRIDĖ e cila ende ėshtė nėn Maqedoni.
- Z. Berisha po i forcon fshehurazi marrėveshjet me grekėt dhe me aleatėt ndėrkombėtarė qė Shqipėria administrative tė futet prapė nė njė luftė civile si nga vitet 90-dhjeta, kur ai me zjarr e me hekur , duke shkaktuar luftė civile hyri si kryepirat nė politikėn shqiptare, sipas logjikės sė tij , pėr orekset e pushtetit nuk e kurseu as jetėn e njerėzve, vetėm e vetėm qė ai tė bėhet president.
Po me kėtė avaz po shkon revan, i njėjti njeri, pra kryeministri i sotėm i cili po orvatet qė me ēdo kusht tė fusė prapė kėtė gjysmė Shqipėrie nė trazira qė askush nuk e di se ku mund tė pėrfundonin, madje as z. Berisha vetė nuk e ka idenė se ēfarė po pėrgatitet nga shteti fqinj Greqia, e cila nė ēdo kohė dhe nė ēdo minutė ėshtė e gatshme qė ta destabilizoi shtetin shqiptar.
Kryeministri, S. Berisha me mendjen e tij tė sėmurė po u shkon nė ndihmė nacional-shovinistėve grekė tė jug tė Shqipėrisė dhe sidomos kreut e Bashkėsisė sė Himarės, agjentit tė tėrbuar grek, Vasil Ballanos i cili hapur po kėrkon autonominė e Vorio Epirit aneksimin e tij Greqisė.
Pėr kėtė arsye Greqia dinake me politikėn e saj humane nuk kundėrshtoi fare ftesėn e NATO-s qė iu dha Shqipėrisė, sepse kėto dy shtete, pra Shqipėria dhe Greqia kanė bėrė marrėveshje tė fshehta, nė dėm tė Shqipėrisė me kushtin qė: S. Berisha & CO , t“i ndryshojnė ligjet shqiptare dhe qė sot o nesėr nė mėnyrė paqėsore ligjore jugu i Shqipėrisė apo Vorio-Epiri, siē e quajnė nacionalistėt grekėt ti bashkohet Greqisė. |
|
- Njėkohėsisht, edhe nė pjesėn e tjetėr tė Shqipėrisė Etnike, tė quajtur Kosovė, kohėve tė fundit po ndodhin gjėra shumė tė rėnda kombėtare dhe po e theksoj qė hapi mė skandaloz i shekullit apo tė mileniumit pėr kombin shqiptar kudo qė jeton, ishte kur kryeministri i Kosovės z. Hashim Thaēi pa pikė turpi para kuvendit tė Kosovės dhe para popullit nėn emrin e demokracisė dhe nė emrin e Marrti Ahtisaarit e aprovoi (apo mė saktė sponzoroi) njė projektligj tejet antikombėtar dhe tejet antinjerėzor, i cili ligj e njihte ēdo festė fetare, e njeh ditėn e kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, por jo edhe ditėn mė tė shenjtė tė kombit tonė; datėn madhėshtore tė Flamurit , 28 Nėntorin e lavdishėm!!!
Me kėtė pėrpjekje pėr eliminim tė kėsaj date z. Kryeministėr na lė tė pėrkujtojmė me hidhėrim ish-kohėn diktatoriale komuniste tė ish- Jugosllavisė , ku ditėlindja e kriminelit Tito festohej ēdo 25 maj e cila ditė ishte futur si festė kombėtare e ish Jugosllavisė, ku para stafetės sė Titos pėrkulej(ashtu si Presidenti i sotėm i Kosovės, Fatmir Sejdiu) e tėrė ish- Jugosllavia.
Kurse, nė fakt shumė njerėz tė devotshėm nuk e dinin se ēfarė dite po festohej, bile, as vet Tito nuk e dinte se nė ēfarė dite e kishte ditėlindjen e tij, por ai e mori njė ditė e cila ditė i pėlqente atij, pra ai zgjodhi 25 majin e cila njėherėsh ishte edhe dita e rinisė, kėshtu qė nė kėtė mėnyrė ai mendonte do tė mbetej gjithmonė i ri,pra thuhet se Tito mund tė ketė lindur me 7 maj por, le tė shkojė nė djall tė mallkuar ditėlindja e tij...
E ngjashme ėshtė dhe kjo ditėlindja e Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės , e cila do festohet, me dashuri tė skenarėve alla titistė!...Nga populli i Kosovės, do tė festohet si ditė e shenjtė dhe historike.
Z. Hashim Thaēi, shpejt e harroi qė dita e 28 NĖNTORIT ėshtė ditė kombėtare dhe dita e Flamurit tė kombit shqiptar, si dhe dita qė kur UĒK-ja doli publikisht, nėn tė cilin Flamur edhe vet H. Thaēi dhe J. Krasniqi e kishin dhėnė betimin se do tė luftojnė deri nė pikėn e fundit tė gjakut, pėr bashkimin e trojeve shqiptare tė Shqipėrinė Etnike; por ja qė sot kėtė betim, ata e harruan dhe madje edhe po e injorojnė (shqelmojnė) kėtė Flamurin e Skėnderbeut, duke pėrqafuar njė kinse flamur evropian ngjyrė tė kaltėr qė identifikon njė ftohje apo largim nga identiteti kombėtar dhe me disa yje qė i identifikon veē pakicat, kurse shumica shqiptare nė kėtė flamur nuk identifikohet fare as me ngjyrė dhe mė asgjė.
Sherri qė plasi kėto ditė gjatė zgjedhjeve nė Iliridė, doli hapur pėrēarja ndėr-shqiptare tė cilėt ende janė tė kolonizuar nga shteti artificial maqedonas, ku me nxitjen e udhėheqėsve tė partive shqiptare, shqiptarėt e gjorė u vranė dhe u plagosėn mes veti, pėr pushtetin e krye parėve tė tyre tė pa shtet , ku humbi jetėn njė shqiptar dhe u plagosėn dhe u burgosėn dhjetėra tė tjerė.
Partitė politike shqiptare nė Maqedoni nuk e kanė pėr turp, tė bėjnė akuza tė ndėrsjella dhe tė shkėmbejnė plumba mes veti, dhe nė anėn tjetėr maqedonasit po votonin me tė madhe pėr nacionalitet e tyre, VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit ku dhe fitoi shumicėn e votave nė kėtė shtet.
...Lufta dhe akuzat ndėrmjet partive politike shqiptare skanė tė ndalur, PDSH-ja dhe BDI kremtojnė fitoret e tyre mė njė pėrqindje tejet tė vogėl, ku asnjėra nga kėto parti nuk pranon humbjen.
Megjithatė, inkurajon fakti qė: njė mesazh i fortė e morėn nga bashkėsisė ndėrkombėtare se: ky shtet artificial nuk mund tė ekzistoi mė dhe qė demokracia dhe tė drejtat mė elementare tė njerėzve po cungohen para syve tė botės ku shqiptarėve nuk po u lejohet e drejta as e votimit, e drejta pėr tė jetuar dhe e drejta pėr tė qenė shqiptar.
Mendoj qė: Evropa dhe bota demokratike tani e ka mė tė qartė se shqiptarėt e ILIRIDĖS nuk mund tė jetojnė mė nėn kėto padrejtėsi, dhe qė nga dita e djeshme Maqedonia do tė shkoi drejt federalizimit ose drejt shkėputjes pėrfundimtare nga pushtuesit dhe kolonizatorėt sllavo-maqedonas.
Zvicėr, mė 3.06. 2008. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|