| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Tafil DURAKU
Shpėrthimi i ditės sė djeshme nė Gėrdec tė Bashkisė sė Vorės, 15 mars 2008, nė orėn 11:45, ka tronditur thellė tė gjithė shqiptarėt etnikė, ende tė ndarė padrejtėsisht nė pesė shtete pėrreth Shqipėrisė. Prej ēastit kur ka filluar njoftimi pėr ngjarjen tragjike, nga TVSH, nga z. Lutfi Dėrvishi, nuk i jemi shkėputur ekranit tė Televizionit Publik Shqiptar, pėr tė mėsuar hollėsi tė reja pėr ēdo ndodhi atje, sepse, hiē dėmet materiale, na dhimbseshin tej mase njerėzit atje, vėllezėrit tanė tė gjuhės e tė gjakut shqiptar, jeta e tyre e rrezikuar prej mendėsisė sė re shqiptare...
Nuk do ta trajtonim fare kėtė temė, po tė mos shikohej qėndrimi zyrtar i Tiranės zyrtare pėr 100 mijė tonė municion tepėr(Sic!), qė duhej shkatėrruar e asgjėsuar, po sipas politikave tė miqve tė Shqipėrisė, si dhe deklarata e Kryeministrit aktual, z. Sali Berisha, i cili, atė municion e kualifikoi si municion i diktaturės komuniste(Sic!)... Dhe, pikėrisht, kjo ėshtė ajo Ēudia e Zotit, kur dėgjon deklarata tė tilla dhe fare tė papeshuara tė krerėve aktualė tė shtetit shqiptar...
Po, mirė. A i ka analizuar para se ti pėrshpallte botėrisht z. Berisha dhe stafi i tij, deklaratat e zbardhura nga media shqiptare. Por, sidoqoftė, i paqin apo mos i paqin analizuar ato, del se ėshtė nė veprim tė plotė truri shqiptar, i pėrkrahur plotėisht prej tė gjithė miqve tė Shqipėrisė... Po, ēfaj ka kėtu municioni i diktaturės komuniste? Pėrse na qenka blerė e ruajtur i gjithė ai municion i tepėrt?... Pėrse?... Pyetje ka sa tė duam, dhe, natyrisht, edhe pėrgjigje nė to. Por, ēe do kur dėgjon deklarata tė tilla, pikėrisht, prej krerėve aktualė tė shtetit shqiptar tė Shqipėrisė londineze... Mos, vallė, municioni i shteteve pushtuese shqiptare na qenka aq demokratik?!... (Sic)...
E ēuditshme, apo, jo!?!... I vetmi na qenka municioni shqiptar i diktaturės komuniste ai qė rrezikoka popujt e tjerė tė rruzullimit?! I vetmi qenka municioni shqiptar i diktaturės komuniste qė rrezikoka popujt dhe shtetet tjera tė rajonit, tė cilat mbajnė tė pushtuar pesėfishin e Shqipėrisė londineze dhe Etnike!?! Dhe, fatkeqėsisht, qenka i vetmi monicion qė vritka njerėz dhe shkatėrroka pasuritė e tyre?!... Tepėr e habitshme, ė!... Dhe, qenka i vetmi municion dhe armatim qė u dashka shkatėrruar!...
Sa di unė, si shqiptari mė i vogėl, ai municion ėshtė blerė nga puna, mundi dhe djersa e madhe e popullit shqiptar. Ėshtė blerė dhe ėshtė krijuar pėr ta mbrojtur popullin shqiptar dhe Shqipėrinė, dhe, nė instancė tė fundit, ētė keqe ka edhe nėse ėshtė blerė, vendosur e ruajtur nėpėr depo ushtarake pėr lirimin e tokave tė pushtuara etnike shqiptare nga fqinjėt dinakė tė tyre, nga sllavėt pushtues e gjakpirės. Por, me bazė shtrohet dyshimi se, mos duan, sot, krerėt aktualė tė shtetit shqiptar ta lėnė Shqipėrinė pa ushtri dhe pa institucione ushtarake, pa shkencė dhe institucione shkencore, pa..., pa..., pa...(Sic!)... Prandaj, e shohim tė domosdoshme ta shtrojmė njė pyetje tepėr delikate: Mos po bėjnė edhe kėta krerė shqiptarė marrėveshje tė fshehta, siē bėnte dikur Ahmet Zogu me Nikolla Pashiqin (Shih Marrėveshjen A. Zog N. Pashiq, tė gushtit tė vitit 1924, sipas gazetės Zėri, Prishtinė, 10 nėntor 2007), qė tė shuhet Ministria e Mbrojtjes Kombėtare Shqiptare dhe qė tė mos e ketė Shqipėria as ushtrinė e vet kombėtare?... Por, qė do tė ruhej e zhvillohej njė xhandarmėri dhe ushtri pėr raste emergjente, pėr ta ruajtur vetėm bythen e pushtetarėve dhe tė sojesorollapit tė tyre shqiptar, tė cilat do tė pėrbėheshin nga qen e thi tė rryer tė tė gjitha sistemeve shqiptare...
Sidoqoftė, municioni i diktaturės komuniste, po tė lėhej nėpėr depotė ushtarake, ku kishte qenė i vendosur mė parė, nuk do tė trazohej dhe nuk do tė shpėrthente e nuk do tė shkaktonte dėme fare, edhe pse me afat tė skaduar... Po, a nuk do tė ishte mė mirė qė ai municion tė shfrytėzohej pėr ushtrime dhe kalitje tė tjera, tė vazhdueshme, ushtarake e ushtarakėsh tė ardhshėm shqiptarė, i cili, natyrisht, nėse do tė shfrytėzohej asisoji dhe nė mėnyrė shumė racionale, nuk do ta shkaktonte asnjė dėm dhe tragjedi tė natyrės sė Gėrdecit... Po, a mė mirė ka qenė qė ai municion dhe armatim qė shkatėrrohet sipas mendėsisė sė re shqiptare ti jepej nė shfrytėzim UĒK-sė, pėr lirimin dhe bashkimin e trojeve tė pushtuara shqiptare, apo, tė shkatėrrohet nė kėtė ditė, madje-madje, duke shkatėrruar e shkretėruar, sikurse dje, katunde dhe qytete tė tėra shqiptare, duke marrė mė vete dhjeta jetė njerėzish tė pafajshėm shqiptarė, si dhe duke plagosur me qindra tė tjerė?!... Besoj dhe jam shumė i bindur se po ta kishte UĒK-ja vetėm atė pjesė tė municionit dhe armatimit qė shpėrtheu dje dhe vazhdoi tė shpėrthejė pėr 24 orė tė plota, nuk do tė kishte fare nevojė pėr intervenimin e NATO-s nė Kosovė...
Nė gjithė kėtė tragjedi tė fajėsisė njerėzore duhet shprehur mirėnjohje tė thellė pėrpjekjeve mbinjerėzore tė organizimit dhe menaxhimit tė kėsaj situate tragjike forcave speciale ushtarake dhe policore shqiptare dhe personelit mjekėsor tė tri spitaleve mė tė frekuentuara nga tė plagosurit e pafajshėm, si dhe tė gjithė shqiptarėve qė u solidarizuan, duke dhėnė vullnetarisht gjak, me kėtė tragjedi tė dhimbjes shqiptare, si dhe shtetet mike qė u solidarizuan me ne, nė kėtė tragjedi tė madhe...
Dhe, ky, mbase, ėshtė rasti mė i bindshėm dhe mė i freskėti sesi nuk duhet tė veprojnė krerėt politikė shqiptarė, sidomos, ata qė e duan ShqipėrinėSHQIPĖRI, sepse, veprimet e menēurisė sė tyre politike, pozitive dhe pėrparimtare, po u kushtojnė shumė shtrenjtė, kudo, qytetarėve tė Shqipėrisė SHQIPĖRI, dhe, tash e kėtu, do tė shihet fytyra e vėrtetė e premtimeve tė tyre...
Burojė, 16 mars 2008
(Autori ėshtė poet dhe publicist i pavarur shqiptar)
|
|