Prof. Dr. Mehdi HYSENI
Anashkalimi dhe tolerimi i Vasil Bollanos, qė tė pohojė, tė propagandojė, dhe tė veprojė konkretisht, lirshėm dhe haptazi para opinionit publik pėr ndarjen, pėr copėtimin, pėr aneksimin dhe pėr kolonizimin e territorit tė Shqipėrisė (Himarėn, Korēėn dhe Permetin) pėr tė rrumbullakėsuar Epirin shqiptar, nė asnjė menyrė nuk mund tė jusitifikohen nga ana qeverisė, e parlamentit dhe e presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė. Kjo tolerancė ndaj Vasil Bollanos ka tejkaluar ēdo kufijė politikė, ligjorė dhe njerėzorė, sepse, ai, pėr apelet dhe pėr veprimet e tij konkrete sė bashku me Omoninė greke, nė llogari tė copėtimit dhe tė aneksimit tė Shqipėrisė Jugore, ende nuk ka dhėnė llogari as para ligjit e as para Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė. Pyetja pėr qeveritarėt drejtues tė amalgamės demokratike dhe socialiste: - Ēfarė do kishte ndodhur me njė politkan, ose me njė kryebashkiak shqiptar, sikur ai tė kishte vepruar, propaganduar dhe apeluar para qeverisė dhe parlamentit grek nė Greqi, ashtu diē si V. Bollano, duke kėrkuar tokat e gjyshėrve shqiptarė nė territorin autokton tė Greqisė? Pėrgjigjja ėshtė e qartė, do ta kishte pėrpirė terrina e burgut, ose plumbi me procedurė tė shkurtėr, sikur tė gjithė shqiptarėt e tjerė, tė cilėt i kanė kėrkuar tė drejtat dhe liritė e tyre pėr tė gėzuar ato vlera dhe pasuri tė paluajtshme tė stėrgjyshėrve dhe gjyshėrve tė tyre pellazgė-ilirė-shqiptarė nė shekuj.
E, meqė, kjo ėshtė e vėrteta, atėherė, pse qeveria, parlamenti dhe kryetari i Republikės sė Shqipėrisė (qe pothujase 20 vjet), e tolerojnė njė Vasil Bollano, qė tė kontaminojė florėn dhe faunėn e mjedisit shqiptar dhe tė Shqipėrisė, me gėnjeshtra, me kėrcėnime, me akuza, me apele, me kėrkesa antihistorike, antietike, antiligjore, antidemokratike antishqiptare, qė janė nė funksion tė secesionit tė Shqipėrisė sė Jugut?!
Pėr tė hyrė nė temėn e padėshiruar tė fenomenit destruktiv politik antishqiptar Vasil Bollano, sė pari, ėshtė e domosdoshme tė pasqyrojmė kėtė vlerėsim shkencor tė ekuilibruar dhe tejet objektiv ,dhe me bazė historike tė autorit tė shquar frėng, Prof.Dr. Robert dAngely: ...Denigrimi sistematik ( mohimi i sė vėrtetės historike mbi gjenezėn dhe ekzistencėn e qenies shqiptare nė Ballkan-MH) nga ana e serbėve dhe e helenėve nė tė gjitha epokat qė nga lashtėsia e deri mė sot, ēka ka qenė pellazgjike ose shqiptare; mandej komploti i heshtjes e ka ndjekur kėtė denigrim; dhe sė fundi, janė mashtrimet historike tė pėrhapura nga tė dy palėt e interesuara me qėllimin e prerė pėr tė falsifikuar tė VĖRTETĖN MBI SHQIPTARĖT, duke krijuar paragjykime tė rreme e tendencioze, pėr tė pėrvetėsuar gjithėēka qė u pėrket shqiptarėve tė sotėm.(Shih: Robert dAngely, Enigma/nga pellazgėt deri te shqiptarėt/, Toena, Tiranė, 1998, f.23).
Nga njė prerje e kėtillė e hollė aksiomatike objektive shkencore lidhur me marrėdhėniet e kėqia ndėrmjet shqiptarėve dhe aleancės bizantine serbo-greke, si rrjedhim i imperializmit, i ekspansionizmit, i kolonializmit, i gjenocidit dhe i terrorit tė kėsaj aleance, me qėllim qė ti shfarosė dhe ti asmiliojė shqiptarėt, dhe ti grabisė territoret e tyre etnike, provon se, gjatė shekujve tė kaluar, e edhe sot, njė strategji e tillė e ndėrtuar, e bashkėrenduar dhe e aplikuar nga ana e Greqisė dhe e Serbisė ndaj shqiptarėve dhe Shqipėrisė Etnike, ka dhėnė edhe rezultatet e efektshme tė saj, sepse, edhe sot, Ēamėria, pėrkatėsisht tėrė Epiri pellazg-ilir-shqiptar gjenden nėn sundumin e egėr kolonialist, fashist dhe gjenocidal tė Greqisė. Gjithashtu, Kosova, Anamorava dhe Ilirida shqiptare ndodhėn nė sundimin mizor, tiranik, kolonial dhe gjenocidal tė Serbisė, ashtu sikurse, edhe Malėsia e Madhe e Mbishkodrės nėn Malin e Zi.
Edhe pse sot Greqia si shtet demorkatik i BE-sė, dhe anėtare e NATO-s, mban pėrgjegjėsi pėr mos zgjidhjen e statusit kolonial tė Ēamėrisė dhe tė ēamėve shqiptarė, kjo nuk po ngopet vetėm me kaq, por pėrmes eksponentit dhe eksperimentit sfidues Vasil Bollano po ushtron trysni tė vazhdueshme, qė tė ndėrhyjė nė ēėshtje tė brendshme tė Shqipėrisė, me qėllim tė fundit qė, krahas Ēamėrisė, pėrkatėsisht Epirit shqiptar, ta pushojė dhe ta aneksojė edhe Himarėn, Korēėn dhe Permetin, ashtu siē ka deklaruar Vasil Bollano :Ne duam tokėn e gjyshėrve tanė.(www.gazetandryshe.com, 4.VII.2008).
Nė lidhje me shtruarjen e kėsaj kėrkese propagandistike ekstremiste antishqiptare, shtrohet kjo pyetje pėr Vasil Bollanon: - Nga, dhe pse ideja, qė ai me urdhėrdhėnėsit dhe me mentorėt e tij tė shtetit tė Greqisė, tė kėrkojnė takat e gjyshėrve tė tyre nė Shqipėri, kur ato nuk ndodhen nė Shqipėri, por dikund larg, larg nga Ballkani, nė brigjet e Detit tė Zi, nė Kaukaz, nė Siberi, nė Asiri, nė Mesopotami, nė Azinė Lindore, vende kėto, qė historikisht nuk kanė tė bėjnė me territorin pellazg-ilir tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike nė Ballkan.
Fenomeni psikopatologjik politik (jo psikofizik assesi) antishqiptar Vasil Bollano ka tė drejtė tė ushtrojė kėrkesėne tij pėr ndryshimin e kufijve tė Shqipėrisė Etnike, dhe tė Greqisė sė sotme, por jo duke filluar nga brendia e territorit legjitim, legal dhe sovran shqiptar- Himara, por nga Athina shqiptare, sepse historikisht, mijėra vjet mė parė, ashtu siē ka konstatuar shkencėrisht dhe objektivisht, autori frėng, Robert dAngely nė librin e tij studioz Enigma/nga pellazgėt deri te shqiptarėt/: shqiptarėt qė prej mijėra vjetėsh dhe qė nga parahistoria janė i vetmi popull autokton i Greqisė dhe pasardhėsi i vetėm i banorėve tė parė tė saj, tė diturit pellazgė. (Robert dAngely, Enigma, po aty, f.287).
Nė bazė tė kėtij pėrfundimi tė peshuar shkencėrisht mbi bazėn e qėndrueshme dhe tė justifikueshme historike, gjenetike, etnike, territoriale dhe shtetėrore tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, qė nga epokat pellazgjike dhe ilire, del se, si dikur Greqia e lashtė, ashtu edhe sot Greqia e re fle nė territorin, nė kulturėn, nė gjuhėn, nė traditat dhe nė civilizimin autokton shqiptar.
Kėtė tė vėrtetė grekėt e vjetėr dhe tė rinj sė bashku me Kishėn bizantine greke, me shtetin grek, me Anastas Janullatosin dhe me vasil Bollanon, tė gjithė e kanė dijtur, dhe e dijnė, por kurrė nuk e kanė pranuar, as nuk e pranojnė as sot, por, gjithėmonė e kanė mohuar, e kanė heshtur, e kanė murkulluar, dhe hudhur poshtė si tė papranueshme pėr historinė, kulturėn, civilizimin dhe shtrirjen e shtetėsisė dhe tė territorit tė Heladės-Greqisė sė tyre nė Ballkan.
Njė qėllimi tė tillė ia kanė arritur, duke i ndėrruar dhe falsifikuar tezat dhe argumentet historike, ashtu sikurse Serbia dhe serbomėdhenjtė, se grekėt dhe serbėt janė popujt mė tė lashtė, dhe mė tė civilizuar nė Ballkan(!?)
Se nė ēfarė stadi grekėt dhe serbėt janė mė tė civilizuar sesa popujt e tjerė nė Ballkan, sė kėndejmi, edhe ndaj shqiptarėve, kėtė tė vėrtetė e dėshmojnė edhe pushtimet dhe gjenocidet e tyre ndaj shqiptarėve dhe territoreve shqiptare. Sot, kėtė e dėshmon statusi kolonial i Ēamėrisė dhe i ēamėve-Epiri shqiptar; statusi i Anamoravės, i Iliridės, i Malėsisė sė Madhe tė Mbishkodrės, ku tė gjitha kėto territore pellazgo-ilire-shqiptare, Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia, qė kėtu e 100 vjet mė parė i kanė pushtuar dhe, kolonizuar me forcė, me terror dhe me gjenocid tė paparė, tė cilat, edhe sot, kur Greqia ėshtė pjesė e BE-sė, e NATO-s, dhe e strukturave tė tjera transatlantike, statusi i tyre politik, juridik, kushtetues dhe demokratik nuk ka ndryshuar as nė favor tė shkallės siprane civlizuese tė amalgamės serbo-greke sllave, as nė favor tė shkolonizimit, pėrkatėsisht tė realizimit tė sė drejtės sė vetėvendosjes mbi bazėn historike, legjitime, dhe mbi atė tė sė drejtės ndėrkombėtare, por ka ngelur e pandryshuar-statu quo, ashtu sikurse nė shekuljt XIX dhe XX.
Mirėpo, siē ka konstatuar nė veprėn e tij briliante shkencore, autori frėng, Robert dAngely dhe, shumė autorė shkencėtarė tė tjerė (qė kanė studiuar ēėshtjen shqiptare) nė Ballkan, nė Evropė dhe nė botė, e vėrteta historike ėshtė nė anėn e shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, jo nė anėn e njėanshme, tendencioze dhe tė sofistikuar tė Vasil Bollanos dhe tė Anastas Janullatosit, tė cilėt qe pothuajse dy dekada rresht (1990-2008) nė njėrėn anė mbajnė eshkėn, kurse nė tjetrėn zjarrin pėr tia vėnė flakėn greke, sa mė parė tė jetė e mundur, jo vetėm Himarės, Permetit dhe Korēės, por tėrė Shqipėrisė sė Jugut., me qėllim qė tia kthejnė Greqisė tokat e gjyshėrve grekė.
Profili demokratik i Vasil Bollanos
Fenomeni politik antishqiptar Vasil Bollano, do tė thotė mbrojtjen mė tė sigurt strategjike dhe taktike e tabu temės Ēamėria-Epiri shqiptar, temė kjo, e cila, sipas qarqeve shoviniste tė Athinės zyrtare, nuk ekziston si e tillė nė agjendėn politiko-shtetėrore tė Greqisė sė sotme.
Vasil Bollano vėrtet ėshtė njė minoritar grek, kryebashkiak i Himarės shqiptare, por ai, sė bashku me ndėrsyerėsit e tij-Greqinė dhe Anastas Janullatosin, duhet ta dijnė se, Himara ėshtė shqiptare, ashtu sikurse Korēa, Permeti dhe, i tėrė territori i Epirit, qė i pėrket Shqipėrisė Etnike, jo Vorio Epirit Grek tė gjyshėrve tė Vasil Bollanos dhe tė Janullatosit.
Vasil Bollanon nuk mund ta quajmė tip tė katandisur pse ai e do tokėn e gjyshėrve tė tij, kjo ėshtė krejtėsisht e natyrshme, e drejtė dhe e ligjshme, sepse, secili ka tė drejtė tė jetė titullar, dhe zot nė tokėn-shtėpinė e vet. Mirėpo, nė rastin konkret, kėrkesa e Vasil Bollanos, ėshtė krejtėsisht e gabuar, e pajusitifikueshme dhe e papranueshme, sepse ajo tokė greke, tė cilėn po e kėrkon ai, nuk figuron as nė Himarė, as nė Korēė, as nė Permet, as nė Epirin shqiptar, sepse tė gjitha kėto janė toka qė historikisht dhe ligjėrisht u pėrkasin stėrgjyshėrve, gjyshėrve tė mi SHQIPTARĖ dhe, kufijve natyrorė, etnikė, administrativė, shtetėrorė dhe gjeopolitikė tė territorit tė njėsuar tė Shqipėrisė Etnike, e jo Greqisė, as grekėve, ndaj as Vasli Bollanos.
Me gjithė synimet, pretendimet dhe me ambiciet antishqiptare tė Vasil Bollanos, si mėkėmbės i Helenizmit tė Vorio Epirit, shihet se ai Vasil Bollano, sė pari nuk e njeh historinė as tė Heladės, as tė helenizmit, as tė Greqisė sė vjetėr as tė re, sepse po tė kishte pasur njohuri elementare nga historia e vendit tė tij, dhe nga historia e Shqipėrisė Etnike, ai me siguri, nuk do tė propagandonte nė sy tė botės se, Vorio Epiri, Himara, Korēa, Permeti janė zona helenike-greke.
Bolan-Bollanopacient politik grekomadh
Para ca kohe dikush nga shqiptarėt e urtė, u orvat qė Vasil Bollanon, ta nxjerrė me origjinė shqiptare, pėrkatėsisht ta pėrvetėsonte si shqiptar. Mirėpo, ai me deklarimin dhe me veprimet e tij, provoi tė kundėrtėn, se nuk ka asnjė fije lidhurie me shqiptarėt. Fundja, kėtė e provon edhe domethėnia e emrit tė tij e konglomeratit bizantin-sllav: BOLAN, qė do tė thotė I SĖMURĖ nė kuptimin gjenealogjik dhe etimologjik tė fjalės. Mirėpo, pėrmbajtja e emrit tė tij, nuk do tė thotė se ai ėshtė i sėmurė nė kuptimin psikofizik dhe mendor etj., sepse atė diagnozė ka drejtė ta japė vetėm mjeku pėrkatės i tij, askush tjetėr. Pėrkundrazi, ai fizikisht dhe mentalisht ėshtė fit as a fidle, sepse po kėrkon tė pamundurėn, atė ēka nuk i takon as atij, as minoritetit grek, e as Greqisė ngase Himara, Korēa, Permeti dhe Epiri janė territore indigjene shqiptare, qė kanė njė histori tė lashtė disashekullore, qė nga periudha e pellazgjishtes dhe e pellazgėve, e Ilirisė dhe e ilirėve-Shqipėrisė Etnike dhe e shqiptarėve.
Prandaj, domethėnia e emrit tė tij nė kuptimin e pėrgjithshėm, nuk ėshtė objekt i analizės sonė, por vetėm domethėnia e tij nė kuptimin etik, historik dhe politik.
Nė kuptimin POLITIK (nė bazė tė deklarimeve dhe veprimeve tė tij konkrete tė deritashme propagandistike, politike, shantazhiste, sabotuese dhe subversive kundėr shqiptarėve dhe Shqipėrisė, duke bėrpjekje qė Himarėn, Korēėn dhe Permetin, ti shpallė zona tė lira dhe autonome tė Greqisė) emri BOLAN=BOLLAN(O) do tė thotė I SĖMURĖ. Po nėnvizoj, Bollan(o) nė kuptimin politik ėshtė vėrtetė tip psikopatolgjik, sepse Vasil Bollano po kėrkon atė ēfarė nuk i takon as atij e as stėrgjėshėrėve a gjyshėrėve tė tij. Po kėrkon greqizimin-ricopėtimin dhe rikolonizimin e territorit etnik, gjeopolitik dhe shtetėror tė gjysmė Shqipėrisė sė pavarur dhe sovrane(1912).
Vėrtet, bollano ėshtė njė sėmundje e rėndė toksikologjike-politike heleniste, e cila dita-ditės po zgjerohet, dhe po merr pėrmasa drastike nė rrezikimin e rendit, tė sigurisė dhe tė sovranitetit territorial dhe shtetėror tė Shqipėrisė.
Mirėpo, fatkeqėsisht kėtė rrezik tė sėmundjes infektuese historiko-politike bollano, nuk janė duke e parė, as duke marrė masa preventive pėr shėrimin e saj(jo pėr mjekimin paliativ politik tė saj) as Presidenti, as Parlamenti e as Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė!?
Ska dilemė, as dyshim se tė gjitha kėrkesat e deritashme politko-propagandistike dhe subversive tė Vasil Bollanos emėrues tė pėrbashkėt kanė revizionimin e kufjve artificialė tė Shqipėrisė nė favor tė shkėputjes sė Himarės, tė Korēės dhe tė Permetit nga Shqipėria, me qėllim qė, sikurse pjesėn tjetėr tė Epirit shqiptar, tia aneksojė Greqisė dhe gjyshėrve tė tij grekė.
Nė kėtė pikėvėshtrim qėndron problemi serioz me Vasil Bollanon dhe me mbėshtetėsit e tij brenda dhe jashtė Shqipėrisė, jo me shkeljen dhe me mosrespektimin e lirive dhe tė drejatve elementare tė minoritet grek nė Himarė nga ana e pushtetit shtetėror shqiptar.
Po tė ishte kjo e vėrtetė, ashtu si Vasil Bollano po e akuzon Shqipėrinė para institucioneve evropiane ndėrkombėtare pėr tė drejtat dhe liritė e njriut, sigurisht se, as Vasli Bollano si pėrfaqėsues legjitim i minoritetit grek, nuk do tė ishte kryebashkiak i Himarės, as pėrfaqėsues i institucioneve mė tė larta politike dhe shtetėrore tė Shqipėrisė.
_____________
|