Shkruan: Adnan Abrashi
Nuk e di se sa do tju kujtohem, profesor, mė 1979, unė kamė qenė student i vitit tė dytė nė Fakultetin Juridik tė Prishtinės. Atėbotė, nė mesin e pedagogėve tė shquar dhe tė respektuar nga ana e ne studentėve, keni qenė edhe ju, mėsimdhėnėsi i drejtės kushtetuese. Kjo konsideratė e veēantė ndaj personalitetit tuaj, nuk ishte vetėm si rezultat i ligjėrimit nga ju tė njė lėnde tė ngushtė profesionale sikur ėshtė e drejta kushtetuese, por, ndėrlidhej edhe me gjenezėn e prejardhjes suaj nga njė familje e shquar dhe me traditė tė madhe atdhetare. I motivuar nė mes tjerash edhe nga kėto qėllime, si njė student i pasionuar nė profesion, atėbotė, vendosa qė ta punoj njė seminar mu nga kjo lėndė. Temėn e seminarit e pėrzgjodhėm sė bashku: Barazia nacionale sipas Kushtetutės sė KSA tė Kosovės. Menjėherė u angazhove me pasion dhe pėrqendrim tė shtuar nė kėtė drejtim. Para se ta merrja dritėn e gjelbėr pėr promovim publik tė seminarit para studentėve, fillimisht duhej qė njė kopje tė pėrfunduar tju dozoja juve pėr vlerėsim. Ashtu edhe veprova. Tju them sinqerisht, edhe nė kėtė fazė tė verifikimit formal, nuk prisja nga ju ndonjė vėrejtje, meqė, pėr shumė ēėshtje didaktike dhe pėrmbajtjesore tė seminarit, paraprakisht disa herė kishim pasur konsulta tė ndėrsjella.
Pasi qė, me padurim e prisja caktimin edhe formal tė datės sė prezantimit publik tė seminarit, nuk u befasova fare kur njė ditė kolegėt mė njoftuan se duhej tju paraqitem urgjentisht. Menjėherė u gjeta nė kabinetin tuaj. Pėr befasinė time, posa hyra brenda, as njė as dy, ju filluat tė mė bombardoni me rrebesh fjalėsh qortuese: A je nė mend? Ēfarė ke shkruar kėshtu nė seminar?...donė ta marrėsh veten nė qafė?...ku ke par ti se sot nė botė mund tė ekzistojnė dy shtete shqiptare?...Kosova ėshtė e pamundur tė bėhet Republikė e shtatė e Federatės Jugosllave...etj.
De facto, nė seminar ēdo gjė ishte nė rregull, pėrveē dy faqeve kontestuese ku unė me vendosmėri mbroja tezėn se, niveli mė i lartė i realizimit tė barazisė nacionale nė kėtė hapėsirė multietnike, mund tė arrihet vetėm nėse Kosova do ta gėzonte statusin e Republikės sė shtatė tė Federatės Jugosllave .
Gjatė debati tejet tė nxehtė qė u zhvillua atėbotė nė mes nesh, na u deshėn dy orė insistime dhe bindje tė pandėrprera. Mė nė fund, pranova kushtin e juaj tė dytė: heqjen e pasuseve nga seminari ku si mundėsi pėrmendej kjo tezė. Desha, apo sdesha, isha i detyruar tė veproj ashtu, meqė kushti i dytė qe edhe mė i ashpėr pėr mua: anulimi i seminarit nė tėrėsi, me rrezik qė mė vonė ti barti edhe pasojat e mundshme negative gjatė provimit pėrfundimtar vlerėsues nga kjo lėndė.
Por, e tėrė kjo mesele, nuk do tė kishte edhe aq rrėndėsi tė madhe, sikur ju, sot, pas sa e sa viteve, tė mos jeni anėtarė i Komisionit pėr pėrpilimin e Draftit Kushtetutės tė po kėsaj Republike tė Kosovės, pėr tė cilėn, dikur na bindnit se kurrė nuk mund tė arrihet.
E shikoni pra profesor, seminari im tė cilit dikur me dhunė ia hoqėt disa faqe politikisht tė papranuara, sot, vetė ju po ja hartoni kushtetutėn e po kėsaj Republike tė Kosovės.
Kur, pas shumė viteve, kėtė ēėshtje e analizoj si paevitueshmėri evolutive e bindjeve tona, aspak nuk ju zė fajtor pėr kėtė paradoks kohor tė qėndrimeve.
Edhe unė ma nuk jam ai student i dikurshėm qė Kosovėn e shija si Republikė. Bile-bile, pranoj se as nuk dita ti gėzohem aq kėsaj pavarėsie qė posa na erdhi.
Po, po, profesor! Edhe unė kam evoluar!
Ju, nga njė fanatik i dikurshėm pėr pamundėsinė e ndryshimit tė statusit ekzistues tė Kosovės, nga Krahina Autonome Socialiste nė kuadrin e Serbisė, nė Republikė tė Kosovės, sot jeni njė partizan i mu kėsaj Republike tė Kosovės, duke dhėnė plus edhe kontributin tuaj tė drejtpėrdrejtė si ekspert nė pėrpilimin e kushtetutės sė saj.
Nga ana tjetėr, unė prej njė ithtari tė dikurshėm disident pėr statusin politikė tė Kosovės Republikė, sot kam evoluar kah nevoja e patjetėrsueshme e realizimit tė synimit tonė historik si popull pėr BASHKIM KOMBĖTAR.
Por, si duket, edhe sot nuk po mė lini rahat profesor. Sepse, ju nė at Draftin e juaj tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, askund as qė na pėrmendni neve shqiptarėve si popull, ndėrsa, nga ana tjetėr, sikur pėr inat timin, nė kapitullin I, nenin 1 dhe pikėn 3 tė po kėtij Drafti, decidivisht tentoni qė ta pengoni edhe realizimin demokratik tė kėtij synimi: shprehjen e lirė tė vullnetit si popull ti bashkohemi shtetit tonė amė Shqipėrisė.
Dhe, pėr fund, me plotė pėrgjegjėsi po ju garantoj profesor: Edhe pėrpos kėso far drafteve, thuaja kushtetuese, qė po na i servoni si propozim, ky synim i popullit tonė pėr Bashkim Kombėtar do tė realizohet patjetėr dikur. Por, kėsaj here, kur tė vjen kjo ditė madhore, sigurisht se ju ma nuk do tė jeni nė mesin e atyre ekspertėve juridik qė do ta kurorėzojnė edhe formalisht kėtė akt.
Tė jemi tė sinqertė, profesor! Krahasuar me hamendėsimet e gjeneratės tonė tė frustuar nė mes patriotizmit etik dhe servilizmit faktik, kuadrot e raja qė po na vijnė, pėrveē edukatės sė pastėr atdhetare dhe dijes profesionale, janė tė armatosur edhe me guximin e madh politik Mu ata pra, nė tė ardhmen, do tė jenė ekspertėt e mirėfilltė, qė pa kurrfarė ndikime nga tė tjerėt, juridikisht dhe nė mėnyrė lakonike, do ta materializojnė kėtė synim tonė pėrfundimtar si komb
Duhet tė krenohemi me ta, apo, profesor?!! |