DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Marrėveshjet e turpit tė disa krerėve shqiptarė me Jugosllavinė
Postuar mė datėn: 2008-09-28 04:11:05 nga admin4 :: Kategoria: Histori


Shkruan: Ahmet QERIQI

Nuk ėshtė pėr t' u ēuditur pėrse Beogradi nuk heq dorė nga Kosova, edhe nėntė vjet pas luftės tonė fitimtare dhe pas humbjes sė turpshme tė ushtrisė dhe policisė serbe nė Kosovė. Mendėsia kolonizuese dhe hegjemoniste serbe pretendon me ēdo kusht ta rikthejė, nė mos pushtimin klasik nė Kosovė, atėherė "epokėn" e liberalizmit tė ashtuquajtur politik, tė kohės sė bashkim vėllazėrimit, kur mjerisht jo vetėm politika zyrtare marionete e Kosovės, por edhe njė pjesė e hutuar nga radhėt e popullatės shqiptare ishte bėrė digė e fuqishme e bashkim vėllazėrimit dhe jugosllavizimit, pėrbashkėsisė me Serbinė, duke "lidhur" fatin me popujt sllavė, me tė cilėt nuk i lidhte asgjė e pėrbashkėt, as gjuha, as kultura, as feja, pėrveē armiqėsia e pandėrprerė gjatė 13 shekujve tė kaluar.

Nėntė vjet pas luftės nė Kosovė, ish klasa e klonuar e bashkim vėllazėrimit ende i ka mbetur besnike politikės sė moēme tė jugosllavizmit, dhe kurrsesi nuk po mund tė pajtohet me humbjen dhe dėbimin e pėrjetshėm tė sundimit serb nga Kosova. Nė dukje kemi tė bėjmė me njė shėmti tė sėmurė, por nė esencė pas tėrė kėsaj fshihet edhe njė dredhi tipike e sundimtarėve serbė tė Beogradit dhe vasalėve tė tyre shqipfolės, tė cilėt i kemi me bollėk nė vendin tonė, meqė 87 vjet tė sundimit mizor serb e kanė bėrė tė veten.

Njė segment i bashkėpunimit tė disa bajraktarėve shqiptarė me serbėt ka ekzistuar nė kohė dhe rrethana tė caktuara, madje qysh nė tė kaluarėn jo aq tė afėrt. Dihen lidhjet antishqiptare qė ka pasur me Serbinė, Esad Pashė Toptani, Ceno Beg Kryeziu, Ahmet Zogu, sikur ėshtė edhe marrėveshja pėr vasalitetin e plotė tė Shqipėrisė e nėnshkruar nga Pashiqi dhe Zogu nė gusht tė vitit 1924 dhe e publikuar shumė vonė.

Kjo marrėveshja theksonte:

"1. Shqipėria impenjohet t'i bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal.

2. Kryetar i shtetit shqiptar do tė jetė Ahmet Zogu, qė mė vonė do tė njoh dinastinė Karagjorgjeviq.

3. Qeveria Jugosllave, me gjithė mjetet diplomatike dhe ushtarake, do tė njoh Ahmet Zogun si kryetar shteti . . . dhe i atribuon me njė herė njė kontribut vjetor tė shtetit.

4. Ministria e Luftės Shqiptare do tė anulohet dhe Shqipėria heq dorė qė tė ketė njė ushtri Kombėtare.

5. Shqipėria do tė mbajė njė xhandarmėri aq tė fortė sa tė mbaj qetėsinė e brendshme tė vendit pėr tė ndaluar e shfarosur ēdo lėvizje tė ngritur kundėr Ahmet Zogut dhe kundėr regjimit tė vendosur prej tij.

6. Nė kėtė xhandarmėri do tė bėjnė pjesė edhe oficerė rus tė ish ushtrisė tė Gjeneralit Vrangel qė tashti ndodhet nė Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do tė mbajė atė xhandarmėri me mjete financiare dhe armė.

7. Nė xhandarmėri mund tė hyjnė pėr tė shėrbyer edhe oficerėt jugosllavė dhe tė tjerė qė qeveria Jugosllave do tė pranojė nė interes tė dy vendeve.

8. Midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė do tė stabilizohet njė bashkim doganor nė bazė tė sė cilės akordohet liri e plotė e importimeve dhe eksportimeve tė mallrave tė dy vendeve. Edhe transiti nėpėrmes kufijve tė dy vendeve do tė jetė i lirė pėr ushtarėt e dy vendeve. 9. Pėrfaqėsuesit e jashtėm Jugosllavė do tė ngarkohen edhe pėr interesat e Shqipėrisė, e cila heq dorė qė tė mbajė zyra diplomatike dhe konsullata tė saja jashtė shtetit.

10. Qeveria shqiptare duhet tė deklarojė pranė Konferencės tė Ambasadorėve nė Paris qė tėrheq pretendimin e saj pėr sovranitetin mbi Manastirin e Shėn Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit qė mbeten nė zotėrimin e Jugosllavisė.

11. Kisha Ortodokse Shqiptare do tė tėrhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe tė bashkohet Hierarkisė Ortodokse tė Beogradit, kėshtu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare do tė varet nga ajo Jugosllave.

12. Qeveria shqiptare do tė heqė dorė nga njė politikė ngushtėsisht kombėtare dhe nuk do tė interesohet pėr elementin shqiptar jashtė kufijve tė veta. Ajo impenjohet veē kėsaj qė tė mos pranojė nė tokėn e saj kosovarėt dhe elemente tė ditur dhe tė dyshimtė dhe segmentet e tyre kundėrshtare tė politikės jugosllave.

13. Pėr ēdo koncesion qė Shqipėria do tė bėjė vendeve tė tjera, ajo ėshtė e detyruar tė marrė pėlqimin nga Jugosllavia.

14. Nė qoftė se Jugosllavia ėshtė nė luftė me Bullgarinė dhe Greqinė, Qeveria Jugosllave, do tė ketė tė drejtėn tė rekrutojė nė Shqipėri njė ushtri prej 25 mijė vullnetarėsh me qėllim pėr t“i pėrdorur nė frontin bullgaro-grek. Nė rast gjendje lufte midis Italisė dhe tė Greqisė kundrejt Shqipėrisė, ushtria, jugosllave do tė ketė tė drejtė tė okupojė gjithė tokėn shqiptare pėr t'i siguruar kėshtu Shqipėrisė gjithė tokėn e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15. Qeveria Shqiptare nuk mund t“i deklarojė luftė asnjė shteti pa pėlqimin preventiv tė Jugosllavisė.

16. Ky traktat ėshtė sekret dhe nuk mund tė zbulohet e tė shtypet pa pėlqimin e dy palėve".) (Shyqri Hysi: Marrėveshja Nikolla Pashiē - Ahmet Zogu e gushtit tė vitit 1924)...

(Kohė mė parė, kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė, zonja Jozefina Topalli Ahmet Zogun e krahasonte me reformatorin e madh turk, Mustafa Ataturk, i cili nuk kishte nėnshkruar kurrė asnjė marrėveshje me forcat tė cilat e kishin okupuar Turqinė. Pėr mė tepėr ai i vuri Turqisė themelet e njė shteti tė fortė laik, themele kėto mbi tė cilat Turqia moderne po rrugėton me shumė sukses. Mbase zonja Topalli nuk e ka lexuar kėtė marrėveshje turpi tė tė adhuruarit tė saj, Ahmet Zogu!

Dhe kjo ėshtė vetėm njėra prej faqeve tė zeza tė turpit, por jo e vetmja.

Janė tė njohura edhe dy marrėveshje tė tjera tė turpit, tė cilat i ka nėnshkruar Esat Pashė Toptani me despotėt e Serbisė. Po paraqesim me kėtė rast tekstet integrale tė kėtyre dy marrėveshjeve, nė esencė antishqiptare tė nėnshkruara nga Esat Pashė Toptani, Pashiq dhe Jovanoviq.

Marrėveshja Nikolla Pashiq - Esat Pashė Toptani e 17 shtatorit tė vitit 1914


Pasi qė me dėshirėn e zotit tė dy popujt, serb dhe shqiptar e banojnė njė territor, vetvetiu janė tė detyruar nga ngjarjet historike tė jetojnė nė paqe dhe miqėsi, tė ndihmohen reciprokisht dhe bashkėrisht tė mbrohen. Qė tė plotėsohet dėshira e zotit dhe urtėsia politike, paria - pėrfaqėsuesit e tė dy popujve janė pajtuar ta bėjnė kėtė marrėveshje:

1 Serbia dhe Shqipėria lidhin midis tyre paqe tė pėrjetshme dhe miqėsi. Do t“i shmangen si njėra ashtu edhe tjetra qė tė mos ofendojnė dhe dėmtojnė interesat dhe nderin e palės tjetėr.

2. Serbia dhe Shqipėria marrin mbi vete detyrė dhe obligime, qė prej tani mos tė bėjnė marrėveshje me cilin do shtet tjetėr nė dėm tė interesave dhe zhvillimit tė palės tjetėr, dhe kurrė me askėnd mos tė bėjė marrėveshje kundėr mikut dhe aleatit tė vet.

3. Serbia merr mbi vete obligim ta ndihmojė rregullimin e Shqipėrisė nė frymėn e vetive popullore dhe tė nevojave tė kombit shqiptar, duke pasė parasysh veēoritė e fiseve qė janė zhvilluar gjatė historisė.

4. Po ashtu Serbia merr mbi vete obligim ta ndihmojė formimin e Kėshillit Kombėtar Shqiptar, ku do tė jenė tė pėrfaqėsuara tė gjitha fiset. Kėshilli do tė ketė fuqi ligjdhėnėse dhe do t“i emėrojė gjyqtarėt e popullit.

5. Tė dy palėt janė dakorduar qė pėr sundimtar tė Shqipėrisė ta njohin atė shqiptar, tė cilin do ta zgjedhė Kuvendi i madh popullor i pėrbėrė nga dy pėrfaqėsues tė fiseve mė tė mėdha dhe nga njė i fiseve mė tė vogla.

6. Nėse do tė zgjidhet Esat Pasha, ose ēdo shqiptar tjetėr i aftė dhe i denjė, atėherė tė dy palėt obligohen qė bashkėrisht t“i nxjerrin tre kandidatė dhe atė qė do ta zgjedhė Kėshilli i madh popullor, atė ta njohin dhe ta pėrkrahin tė dy palėt.

7. Pėr t“u siguruar miqėsia e pėrjetshme dhe aleanca midis Serbisė dhe Shqipėrisė, ata qė tani janė dakorduar pėr doganėn e pėrbashkėt, mbrojtjen e pėrbashkėt, pėrfaqėsinė e pėrbashkėt ndaj vendeve tjera si dhe pėr mjetet e pėrbashkėta tė komunikacionit.

8. Nėse e kėrkon nevoja, pėr ruajtjen e miqėsisė dhe aleancės sė pėrbashkėt si dhe kontakteve tė drejtėpėrdrejta pėr mbrojtjen e tė dy shteteve, do tė themelohet me kohė njė trup i pėrbashkėt qė do tė kujdeset pėr zhvillimin dhe ekzistimin e enteve tė pėrbashkėta.

9. Krerėt shqiptarė marrin mbi vete obligim se nė territorin e vet nuk do tė durojnė kurrfarė agjitacioni kundėr Serbisė dhe qetėsisė sė saj, dhe se do t“u lejojnė tė krishterėve predikimin e lirė tė besimit dhe mėsimit nė dialektin me tė cilin flasin.

10. Kufiri definitiv midis Serbisė dhe Shqipėrisė do tė caktohet nga njė komision qė do tė pėrbėhet nga njė numėr pėrfaqėsuesish serbė e Shqiptarė.

11. Shqipėria merr mbi vete obligim se nuk do t“i kundėrshtojė Serbisė nė ndėrtimin e hekurudhės sė Adriatikut deri nė Durrės, pasi qė kjo tė marrė obligim qė t“ua kompensojė pronarėve pėr tokėn qė ua merr pėr nevoja tė hekurudhės.

12. Qė tė mund t“i paguaj shpenzimet rreth sendėrtimit tė kėsaj marrėveshjeje Serbia obligohet tė japė nga 50. 000 dinarė nė muaj, deri sa tė zgjidhet sundimtari. Pasi tė zgjidhet ky, do tė bėhet njė marrėveshje e posaēme pėr pagesėn e shpenzimeve pėr nevoja tė enteve tė pėrbashkėta.

13. Ushtria serbe nuk guxon tė kalojė kufirin serbo - shqiptar, po ashtu edhe ushtria shqiptare, ose njerėz tė armatosur, nuk guxojnė tė kalojnė nė tokat e Serbisė.

14. Kjo marrėveshje ėshtė arritur tani midis pėrfaqėsuesve tė Serbisė dhe pėrfaqėsuesit tė Shqipėrisė Esat pashės, kurse mė vonė do tė vėrtetohet nga sundimtarėt e Serbisė dhe tė Shqipėrisė, kur tė zgjidhet ky.

15. Pėrfaqėsuesi i Shqipėrisė, Esat Pasha, pranon mbi vete obligimin se nuk do tė punojė asgjė kundėr pėrmbajtjes sė kėsaj marrėveshjeje dhe se gjithnjė nė marrėveshje dhe me besnikėri do tė punojė me pėrfaqėsuesin e Serbisė, pa marrė parasysh se kush do tė caktohet nga ana e Serbisė.

Nė Nish, mė 4 (17) shtator 1914.

Nė emėr tė Shqipėrisė dhe tė popullit shqiptar Esat Toptani. Teksti i marrėveshjes ėshtė shkruar nė turqisht me shkrim arab, kurse nėnshkrimi i Esatit ėshtė nė latinisht. Po ashtu njė kopje ėshtė edhe nė serbisht.

Marrėveshja Toptani- Jovanoviq, mė 27 qershor 1915

I Qeveria mbretėrore serbe do tė veprojė nė atė drejtim, qė asnjė fuqi e jashtme mos ta pushtojė Shqipėrinė, dhe nuk do ta lejojė copėtimin e saj, por ajo tė mbetet si tėrėsi shtetėrore, e cila pėr jetė do tė jetė nė aleancė dhe bashkėsi me Serbinė nė bazė tė marrėveshjes sė mėparshme, si dhe nė bazė tė dispozitave tė kėtij protokolli.

II Pasi qė kufijtė midis Serbisė dhe Shqipėrisė nuk janė tė natyrshėm, por janė vendosur sipas dėshirės sė Austrisė e cila ka dėshiruar tė krijojė konflikte dhe shqetėsime tė pėrhershme midis kėtyre dy shteteve fqinjė. Kufiri i tanishėm do tė pėrmirėsohet, kėshtu qė Serbisė do t“i takojnė Pogradeci me rrethet e Gollo Brdos, Malėsia e Dibrės, Luma dhe Hasi deri nė Spaē. Derisa ky kufi i ri tė mos caktohet nga fuqitė ndėrkombėtare, Serbia nė viset e pėrmendura do tė mundet me vendos pushtetin e saj.

III Ekselenca e tij Esat pashė Toptani do ta kryejė sa mė parė organizimin e pushtetit nė Shqipėri, do tė formojė komuna, nahi (rrethe) dhe qarqe, duke pasur parasysh sa tė jetė e mundur ndarjen e vendit nėpėr fise. Do tė emėrojė pėr nėpunės njerėz tė vet e miq tė Serbisė. Serbia do t“i vejė nė dispozicion njerėzit e saj pėr kėtė punė.

IV Ekselenca e tij Esat pasha do tė fillojė menjėherė organizimin e ushtrisė dhe xhandarmėrisė. Pėr udhėheqės dhe instruktorė tė ushtrisė dhe xhandarmerisė qeveria mbretėrore serbe do tė vejė nė dispozicion njerėz tė vet, si dhe njė numėr tė konsideruar xhandarėsh.

V Pasi ta kryejė organizimin e komunave, rretheve dhe qarqeve E. T Esat pasha do tė fillojė zgjedhjet e deputetėve pėr kuvend dhe do tė kujdeset qė nė Asamble tė vijnė njerėz tė besueshėm dhe ithtarė tė tij dhe tė Serbisė. Nė kėtė punė Serbia do ta ndihmojė Esat pashėn.

VI Po sa tė bindet se e ka shumicėn e ithtarėve E. T Esat pasha do tė konvokojė mbledhjen e Asamblesė, e cila do ta zgjedh pėr sundimtar me titull princ.

VII Sa tė zgjedhet pėr princ, Esat pasha do t“i paraqesė Asamblesė projekt Kushtetutėn e Shqipėrisė, e cila mė herėt do tė pėrgatitet nė marrėveshje me qeverinė mbretėrore tė Serbisė. Pasi qė Asambleja ta aprovojė Kushtetutėn, Esat pasha do ta formojė qeverinė nga njerėzit qė pėrkrahin idenė e bashkimit serbo - shqiptar.

VIII E. T Esat pasha obligohet qė pas kėsaj, nė momentin e pėrshtatshėm ta aplikojė nė jetė, me anė tė Asamblesė unionin real me Serbinė, sipas tė cilit Serbia dhe Shqipėria do tė kenė ushtri tė pėrbashkėt, union doganor, pėrfaqėsues tė pėrbashkėt jashtė vendit, entet e pėrbashkėta tė tregtisė dhe komunikacionit, njė sistem financiar dhe bankėn popullore. Gjyqet, arsimi, punėt fetare, taksat dhe tė ardhurat tjera tė dedikuara pėr nevoja tė enteve tė veēanta shqiptare, do tė jenė thjesht shqiptare. (Esat pasha do tė mundet lirisht tė qeverisė me punėt e brendshme).

IX Deri sa tė arrihen kėto, Esat pasha do t“i marrė nė duar tė veta tė gjitha doganat, kurse pėr drejtor do ta pranojė njė nėpunės tė doganės serbe, i cili tani do ta zbatojė sistemin turk, e mė vonė do ta rregullojė doganėn sipas ligjeve serbe, qė tė mund t“i dakordojė legjislacionin doganor serb.

X Pasi tė kryhen tė gjitha kėto qė u pėrmendėn, do tė realizohet unioni doganor. Nėse mė vonė nuk aprovohet marrėveshje e re, qė me tė ardhura doganore e tė tjera tė pėrbashkėta tė plotėsohen shpenzimet e pėrbashkėta (ushtria, pėrfaqėsitė jashtė vendit etj), tė ardhurat doganore do tė ndahen sipas destinimit tė mallit, pasi tė heqjen shpenzimet e regjisė.

XI Qė tė mund tė sigurohet komunikacioni sa mė i plotė ekonomik midis Serbisė dhe Shqipėrisė, Esat pasha do tė kujdeset qė mė vonė t“i pėrshtatė shpenzimet monopolike dhe tė taksave nė atė mėnyrė qė tė dakordohen me ligjet serbe mbi monopolet dhe taksat (brenda mundėsive).

XII Me kėrkesėn e E. T Esat pashės qeveria mbretėrore serbe do t“i vejė nė dispozicion ekspertėt qė do t“i ndihmonin ta zbatojė dhe pėrsosė organizimin e qeverisjes dhe tė enteve tė nevojshme pėr shtetin shqiptar.

XIII Pėr tė bėrė tė mundur njė komunikacion sa mė tė fortė midis Serbisė dhe Shqipėrisė, menjėherė do tė fillojė ndėrtimi i rrugės prej kufirit serb gjer nė Elbasan, e prej andej njė vijė do tė shkojė pėr nė Durrės, kurse tjetra pėr nė Tiranė.

XIV Ndihmėn qė qeveria mbretėrore serbe ia ka dhėnė, ose pas tashti do t“ia japė Esat pashės, shkon nė llogari tė borxheve tė Shqipėrisė.

XV Gjatė kohės sė punėve tė pėrmendura (gjersa tė gjitha punėt mos tė kryhen), ushtria serbe do tė mbetet nė Elbasan, eventualisht edhe nė Tiranė. Kur tė paraqitet nevoja e tė lejojnė kushtet, ajo nė marrėveshje me Esat pashėn dhe komandantin e ushtrisė serbe do tė ndėrmarrė ndjekjen dhe shpartallimin e kundėrshtarėve tė vet dhe tė Esat pashės, duke bėrė lėvizje sipas marrėveshjes reciproke.

XVI Nėse E. T Esat pasha heton se Italia mendon ta okupojė Durrėsin, menjėherė pėr kėtė do ta lajmėrojė qeverinė mbretėrore serbe dhe do tė thėrras ushtrinė mbretėrore serbe, qė nė emėr tė tij ta okupojė Durrėsin, para se Italia ta bėjė kėtė.

XVII Nėse E. T Esat pasha e sheh tė nevojshme tė kėrkojė njė numėr ushtarėsh serb, tė cilėt si xhandarė do t“i mbajė nė Durrės, komandanti i ushtrisė serbe do t“i vejė nė dispozicion.

Mė 15 (28) qershor 1915

Kryetari i qeverisė Esat Pasha

Edhe kjo marrėveshje ėshtė shkruar nė turqisht me shkrim arab, si dhe nė gjuhėn serbe. Nė kėtė marrėveshje Esat pasha me dorė tė vetė e ka shkruar kėtė vėrejtje: "Qukėsi do tė mbetet jashtė kufirit tė pėrmendur, dmth mbetet i Shqipėrisė. " (Sheradin Berisha: Veprimtaria antikombėtare e Esat Pashė Toptanit).

(Esat Toptani ėshtė mbase ndėr tė vetmit tradhtarė, tė rangut tė lartė, i cili mori plumbin, nė momentin e duhur nga atdhetari dhe revolucionari, Avni Rrustemi. Shtrohet pyetja ēka do tė ishte bėrė me Shqipėrinė asokohe, po tė mos ishte ndėshkuar tradhtia?)

Marrėveshja e Ceno beg Kryeziut me Qeverinė jugosllave

Disa tė dhėna jo sa duhet tė njohura pėr opinionin tonė lexues, lidhur me studimin e historianit, Zhivko Avramovski tė titulluar: "Aksioni i Qeverisė jugosllave kundėr regjimit tė Zogut nė Shqipėri pėrmes Ceno Beg Kryeziut (1926/1927)". Ky studimi i historianit Zhivko Avramovski ėshtė botuar pėr herė tė parė nė "Gjurmime Albanologjike II", nė Prishtinė, nė vitin 1965.

Cili ishte Ceno beg Kryeziu, sipas Zhivko Abramovskit

Ceno begu ishte djali i Hysein beg Kryeziut, i lindur nė Gjakovė nga familja feudale e kryezinjve, qė i pėrkisnin fisit tė Bizhuzve. Shkollimin e kishte kryer nė Turqi, ndėrsa me rastin e shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 nėntor 1912, Ceno begu iu bashkohet radhėve tė Esat Pashė Toptanit, i cili pėr veprėn e tij tradhtare nė shėrbim tė Jugosllavisė vritet nė Paris, nga heroi i kombit, Avni Rrustemi.

Nė kohėn derisa Esad Pashė Toptani kishte ndarė pėr vete Shqipėrinė e mesme, ndėrsa veriun ia premtonte Jugosllavisė, e jugun Greqisė, Ceno begu ishte kryetar i rrethit nė Krumė. Nė vitin 1918 emėrohet kryetar komune nė Gjakovė, si njeri tejet i besuar i forcave okupatore jugosllave, pasi qė serbėve iu kishte kryer shėrbime edhe gjatė kohės sė fundit tė sundimit turk. Me qėllim pėr tė pėrfituar favore politike, martohet me motrėn e Ahmet Zogut.

Nė kohėn e Revolucionit Demokratik tė Fan Nolit, nė qershor tė vitit 1924, Ceno begu sė bashku me Ahmet Zogun dhe disa oficerė si: Marka Gjoni, Zef Ndoci, Maliq Bushati, Luigj Shantoja, Tafė Kaziu e tė tjerė, ikin nė Jugosllavi, ku kėrkojnė azil politik pėr njė kohė tė caktuar dhe ndihmė ushtarake, pėr t'u rikthyer sėrish nė Shqipėri.

Marrėveshja e Pashiqit me Zogun nė Beograd

Duke qenė nė pozitė inferiore, Ahmet Zogu gjatė qėndrimit nė Beograd, lidh njė marrėveshje me Nikolla Pashiqin. Tė gjitha pikat e kėsaj marrėveshjeje, tė lidhur nė gusht tė vitit 1924, ishin poshtėruese, fyese dhe diskredituese pėr kombin dhe shtetin shqiptar. Nė pikėn e parė tė marrėveshjes thuhet: Shqipėria angazhohet t'i bashkohet Jugosllavisė me bashkim personal. Kryetari i shtetit shqiptar do tė jetė Ahmet Zogu, qė mė vonė do ta njohė dinastinė e Karagjorgjeviqėve. Nė radhėt e xhandarmėrisė sė Shqipėrisė tė ketė edhe njė xhandarmėri serbe, ku do tė bėjnė pjesė edhe oficerė rusė e tė tjerė. Qeveria jugosllave do ta mbante atė xhandarmėri me armė dhe mjete financiare. Ahmet Zogu ndėr tė tjera obligohet qė tė mos interesohej pėr elementin shqiptar jashtė kufijve tė vetė. (Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, interpretuar nga libri i Faton Mehmetajt Veprimtaria kriminale e "Dorės sė Zezė" serbe nė trojet shqiptare, Prishtinė, 2004,f. 207).

Intervenimi i mercenarėve serbė e pro serbė kundėr Qeverisė Demokratike tė Nolit, nė dhjetor tė vitit 1924

Me qėllim tė interevnimit ushtarak nė Shqipėri, Ahmet Zogu bisedon me gjeneralin Terziq, i cili ishte komandant i Zonės sė tretė Ushtarake nė Shkup. Merecenarėt kryesorė nė kėtė shtab ishin: Ceno beg Kryeziu, Gjilardi, Muharrem Bajraktari, Abdurrahim Krosi, Llesh Topallaj e tė tjerė. Ata u shpėrndanė pėr tė rekrutuar mercenarė me nga 4 napolona flori nė muaj. Mercenarėt vinin nga Gjakova, Prizreni, Peja, Dibra etj. (cituar sipas Faton Mehmetajt).

Asokohe Bajram Curri informohej nga Gjakova se, Ceno Crnogllaviqi, ka sjellė 1 milionė e gjysmė dinarė, i cili ka fillue t ua shpėrndajė mercenarėve. Pėrveē kėsaj ushtria jugosllave ka pru edhe armė e municion, tė cilat do t u shpėrndahen njerėzve qė po regjistrohen.

Mė 4 dhjetor Ceno begu ishte nisur nė Gjakovė, me njė shumė tė konsiderueshme tė hollash. Ai, me shumė sukses po organizonte mercenarė. Mė 8 dhjetor 1924 Prefektura e Kosovės nė Shqipėri njoftonte se forcat mercenare do tė mėsyjnė. Topat janė me ngjyrė tė bardhė dhe janė nėn komandėn e Gjon Fushės. Edhe Alush aga do tė mėsyjė nga Topojani, Muherrem Neziri nga ana e Morinės pėrmbi Kukės dhe i vėllai i Ceno begut do tė mėsyjė nga Zogaj dhe nga Qafa e Prushit. . . Bahri Begolli ka shkrue 500 veta (mercenarė). Tė gjitha kėto fuēina janė nėn komandėn e Ceno begut. Topxhinjtė janė ushtarė tė serbit (cituar sipas librit Veprimtaria kriminale. . . . . shkruar nga Faton Mehmetaj).

Pėr shkak tė meritave tė tij nė likuidimin e kundėrshtarėve politikė dhe nė vrasjen e Bajram Currit, nė dimrin e vitit 1925, Ceno begu gradohet kolonel dhe emėrohet komandant i Garnizonit ushtarak nė Shkodėr. Ndėrkohė, Ahmet Zogu e emėron ministėr tė Punėve tė Brendshme.

Asokohe pasi kishte kryer me sukses detyrat kundėr kombit, Ceno beg Kryeziu, njoftonte Aleksander Karagjorgjeviqin dhe Nikolla Pashiqin, se kishte likuiduar Bajram Currin, Luigj Gurakuqin, Zija Dibrėn e tė tjerė.

A po e shihni, e mbajta premtimin, i mbyta vetė Gurakuqin, Bajram Currin, Zija Dibrėn, (radi nasheg i vasheg mira) pėr paqen tonė dhe Tuajėn

(Ora e Shypnisė, cituar sipas F. Mehmetaj).

Pėrēarja nė mes tė Ahmet Zogut dhe Ceno beg Kryeziut

Pasi qė Ahmet Zogu kishte konsoliduar pushtetin e tij represiv, pėr tė pėrfituar masat, dhe pėr tė larė me aq sa ai mendonte se mund tė lahej turpi i bashkėpunimit me Beogradin, ai vendos t'i ndėrpres marrėdhėniet me Jugosllavinė, duke kalkuluar afrimin e mundshėm, por edhe tė sigurt me Italinė. Mirėpo kėtė veprim e kundėrshton tinėzisht Ceno beg Kryeziu, i cili ishte agjent i fshehtė i shėrbimit jugosllav. Ai kishte denoncuar edhe tė deleguarin special tė Beogradit nė Tiranė, Branko Llazareviq, tė cilin Pashiqi e tėrheq nga Tirana. Bashkėshortja e Llazareviqit, asokohe kishte zbuluar se Ceno begu ishte agjent i Beogradit dhe pėrmes atyre tė dhėnave tė besueshme e kishte denoncuar publikisht. Raportin lidhur me kėtė zbulim e kishte dėrguar nė Beograd mė 16 qershor tė vitit 1926 ministri i Ushtrisė dhe i Marinės, z. Diniq.

Pasi kishte mėsuar kėtė lajm, Ahmet Zogu propozon qė Ceno beg Kryeziu tė dėrgohet ambasador i Shqipėrisė nė Beograd. Duke qenė se Ceno beg Kryeziu qe zbuluar, ai shpreh shqetėsimin e tij pėr largim nga Shqipėria, nė njė kohė kur lakmonte se me mbėshtetje ushtarake nga Jugosllavia do t ia rrėmbente pushtetin Ahmet Zogut.

Ceno begu ambasador i Shqipėrisė nė Beograd

- Ti e di se nė prezencė tė Ahmet Zogut kam qenė i detyruar t'i pranoj tė gjitha. Unė nuk kam guxuar ta refuzoj agremanin, dhe sikur tė mos e pranoja kėtė, Branko Llazareviqi do tė mė denonconte para Zogut. Mė vonė Branku mė jep agremanin, duke kėrkuar nga unė qė kur tė shkoj nė Beograd tė punoj pėr tė.

- Dhe ēfarė bėri Beogradi me atė agreman?- pyet Diniqi.

- Me tė jam varrosur, sepse tė gjitha depeshet e mia tė fshehta i janė dėrguar Italisė. Ēfarėdo tė ndėrmerrja nesėr nė Shqipėri, ata do tė reagonin, sepse nė depeshet Tuaja vėrtetohej se jam njeriu juaj besnik. Ndėrsa nė sytė e nacionalistėve shqiptarė, unė kam humbur shumė, sepse pas atyre depesheve tė gjithė nacionalistėt shqiptarė tani mė konsiderojnė si agjent tė Serbisė.

Nė pyetjen e Diniqit se a ėshtė ende Ceno begu "ai i moēmi" dhe a mund tė llogarit ende nė shėrbimet e tij pėr Beogradin, Ceno begu pėrgjigjet:

- Beogradi mė ka shkatėrruar, por unė betohem nė atė, qė ėshtė mė e shenjtė, betohem nė eshtrat e babait tim, se kundėr Beogradit kurrė nuk do tė veproj. Tash mund ta them kėtė, ndėrsa deri nė cilėn kohė Beogradi mund tė llogaritė nė mua, pėr kėtė as do tė flas, as do tė shkruaj, sepse kam frikė, pasi qė kėtu te ju edhe gratė i dinė fshehtėsitė. Nėse mund ta shoh edhe njė herė Shkelqėsinė tij tė nderuar, Kralin, vetėm atij do t' ia bėj tė ditur ndjenjat qė ushqej pėr tė dhe mendimet e mia.

Ky dialog ėshtė interpretuar nga studimi i historianit Zhivko Avramovski titulluar Aksioni i Qeverisė jugosllave kundėr Ahmet Zogut pėrmes Ceno beg Kryeziut, botuar nė gjuhėn serbe, nė Gjurmime Albanologjike 2, Prishtinė 1965, f. 233.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Histori ] Kryeministri italian i shkruan mbretit Zog I pėr marrėveshjet mes dy vendeve (2007-10-01 17:30:22 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Spiunazhi i Gjermanisė nė Kosovė, misioni i dėshtuar (2008-12-02 03:53:44 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Zjarr nė njė fabrikė hidrosanitaresh (2008-12-01 17:19:57 nga admin4)
[ Opinione ] BASHKIMI EVROPIAN PO ZBARKON NĖ KOSOVĖ NĖ 2008 SIKUR QĖ KA ZBARKUAR BASHKIMI SOVJETIK NĖ ĒEKOSLLOVAKI ME 1968 (2008-12-01 16:17:07 nga admin1)
[ Opinione ] KJO ARĖ, KĖTĖ ‘BEREQET’ JEP! (2008-12-01 16:03:50 nga admin1)
[ Opinione ] Dikush vėrtet po rren, kryeministėr ! (2008-12-01 15:58:24 nga admin1)
[ Opinione ] TĖ RISHIQOHET MARRĖVESHJA E KUMANOVĖS E NĖNSHKRUAR NGA SERBIA DHE NATO-ja! (2008-12-01 15:50:11 nga admin1)
[ Opinione ] SIMETRIA E ARBITRARITETIT NDĖRKOMBĖTAR (2008-12-01 15:43:49 nga admin1)
[ Diaspora ] Shqiptarėt e Lionit tė Francės shėnojnė Festat e Nėntorit (2008-12-01 15:39:41 nga admin1)
[ Diaspora ] Nė Heidelberg tė Gjermanisė u kremtua 28 nėntori (2008-12-01 15:37:02 nga admin1)
[ Opinione ] 28 nėntori simbol i gėrshetimeve tė rėndėsishme kombėtare (2008-12-01 15:34:43 nga admin1)

Warning: mysql_num_rows(): supplied argument is not a valid MySQL result resource in /home/arben/public_html/lajme/archive/arkivi.php on line 1330
Kliko kėtu pėr tė vazhduar tek faqja kryesore »
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster