| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » BANKROTI I KOMBEVE TĖ BASHKUARA NĖ KOSOVĖ |
| Postuar mė datėn: 2008-02-12 17:25:05 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
BAROMETRI DIPLOMATIK
* Nė saje tė politikės sė dėgjueshme dhe inerte tė garniturave tė ndryshme nė Kosovė, si dhe tė krijimit tė relacioneve koketuese tė bashkėpunimit tė UNMIK-ut me Beogradin, OKB-ja ua mbylli gojėn mbi 2 milionė shqiptarėve nė Kosovė, qė tė deklaroheshin me referendum pėr jetėsimin e sė drejtės sė tyre tė vetėvendosjes.
· Sipas sė drejtės ndėrkombėtare dhe Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, pezullimi i votės sė referndumit, ėshtė precedencė, e jo aplikimi i tij, si alfa dhe omega e demokracisė, e drejtėsisė, e paqes dhe e rendit juridik pozitiv ndėrkombėtar.
|
|
Prof. Dr. Mehdi HYSENI
Ėshtė i pashpjegueshėm fakti se, si gjatė intervalit kohor nėntėvjeēar tė administrimit ndėrkombėtar paqėsor tė UNMIK-ut nė Kosovė, nuk erdhi nė shprehje njohja e sė drejtės sė vetėvendosjes sė shqiptarėve, pavarėsisht nga presionet, nga pėrzierja dhe nga shantazhet minuese 9-vjeēare tė Serbisė kolonialiste, si dhe nga kėrcėnimet e paralajmėruara tė veto-sė sė Rusisė nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.
Ēėshtė e vėrteta, shqiptarėt e Kosovės kėsaj radhe (1990-2008) patėn shansin historik, qė tė realizojnė tė drejtėn e vetėvendosjes, mirėpo, kėtė shans nuk patėn fat ta shfrytėzojnė, pėr shkak se grupet e ndryshme tė kontaktit tė shkurtėr tė politikės sė pazarit ditor vendosėn pėr fatin e Kosovės, nė vend se tė veondoste vetė populli, duke mos i votuar dhe, duke mos i mbėshtetur ato grupe tė dėshtuara, tė cilat Kosovėn e lanė, prapė nė varėsi tė huaj.
Ky vetėmashtrim vė nė dukje faktin se, klasa politike e Kosovės, ende nuk e ka kuputuar drejt se ēdo tė thotė institucioni i vetėvendosjes nė kushtet dhe nė rrethanat e sotme tė shoqėrisė pluraliste dhe multietnike, si rrjedhim i standardeve tė demokracisė integruese tė Evropės sė sotme.
Edhe pse janė shkruar me tonelata artikuj, analiza,dokumente, projkete dhe tekste tė ndryshme nė favor tė justifikimit se, strategjia integruese, pluraliste, multienike dhe demokratike e BE-sė ka pėrparėsi ndaj sė drejtės sė vetėvendosjes, praktika 20-vjeēare tregoi tė kundėrtėn. Rast konkret ėshtė Kosova, e cila me gjithė pėrmbushjen e kėtyre standardeve tė agjendės strategjike integruese, pluraliste dhe demokratike tė BE-sė, si dhe me tė drejtėn historike tė saj, nuk i plotėsoi kushtet, qė nga ana e BE-sė dhe e bashkkėsisė ndėrkombėtare, tė shpėrblehet me njohjen e sė drejtės sė vetėvendosjes?!
Pse vetėm Kosovės (si koloni e dikurshme 100-vjeēare e Serbisė, 1912-1999) iu mohua e drejta e vetėvendosjes? Cilat janė argumentet dhe arsyet e politikės dhe tė drejtėsisė kombėtare shqiptare dhe ndėrkombėtare? Pse, prapė, Kosova tė vihet nė varėsi tė huaj evropiane, kur ajo kėtė periudhė transitore (9-vjeēare) e ka shpenzuar nėn protektoratin e OKB-sė, tė qujatur UNMIK?
-Sepse, fajin dhe pėrgjegjėsinė kryesore pėr kėtė e mbartin defaktorizimi i politikės sė brendshme shqiptare dhe dėshtimi i OKB-sė nė Kosovė.
Dėshtimi i misionit paqėsor tė OKB-sė nė Kosovė ka pėr shkak dhe pasojė moskrijimin e kushteve tė ligjishme dhe demokratike, qė shqiptarėve tiu bėhej i mundur deklarimi i tyre (pėrmes referendumit) pėr tė votuar nė favor tė sė drejtės sė vetėvendosjes sė Kosovės si shtet i pavarur dhe sovran.
Tėrheqja e OKB-sė nga misioni i saj paqėsor nga Kosova, pa kryerė punė nė favor tė shkolonizimit pėrfundimtar tė Kosovės, ėshtė komprometimi mė i madh dhe mė absurd nė historinė e OKB-sė, sepse veproi nė kundėrshtim me parimet dhe me qėllimet e Kartės sė OKB-sė dhe me normat e rregullat e sė drejtės ndėrkombėtare.
Ky rast precedent OKB-sė, tė kujton historinė dhe praktikėn hidhur tė padrejtėsisė sė Lidhjes sė Kombeve (1919) ndaj kombeve dhe vendeve tė kolonizuara, para se tė shpėrthente Lufta e Dytė Botėrore.
Aplikimi i standardeve tė dyfishta tė OKB-sė ndaj sė drejtės sė vetėvendosjes sė Kosovės, quhet padrejtėsi dhe injorim i qėllimeve dhe i parimeve tė Kartės sė saj, si dhe shpėrfillje totale e rregullave dhe e normave tė sė drejtės ndėrkombėtare.Ky akt joparimor i OKB-sė, vėrtet, quhet akt i paprecedencė pėr tė drejtėn ndėrkombėtare, e jo ndėshkimi dhe vėnia jashtė ligjit e sovranitetit kolonial tė Serbisė nė Kosovė.
Pavarėsisht nga pėrmbajtja e amendamenteve reformuese tė OKB-sė, qė nga vitet e 90-ta tė shekullit XX e kėtej, aplikimi i standardeve tė dysfishta ndaj sė drejtės sė vetėvendosjes, kur ėshtė fjala pėr zgjdhjen e problemeve koloniale nė dimensione ndėrkombėtare, siē ėshtė edhe rasti konkret i Kosovės, ėshtė nė diskurs tė plotė me politikėn paqėsore dhe demokratike tė Kombeve tė Bashkuara.
Me gjithė faktin se, jetėsimi i koncepteve pluraliste, integruese dhe multietnike, qė nė kuadrin e tyre, para sė gjithash, nėnkuptojnė respektimin e tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut nė shtetet dhe nė vendet shumėkombėshe, e drejta e vetėvendosjes nuk mund tė vihet nė plan tė dytė, pavarėsisht nga indoktrinimi dhe spekulimi i politikave dhe i politikanėve tė ndryshėm, se realzimi i vetėvendosjes sė popujve tė robėruar shpie nė luftėra dhe nė konflikte ndėrnacionale, sepse ajo, njėherazi nėnkupton edhe shkuptjen e territorit dhe ndryshimin e kufijve tė vendeve sovrane.
Kėto koncepte dhe teza antidemokratike dhe antijuridike ndėrkombėtare janė fallso dhe, mbi tė gjitha kanė karakter tė ruajtjes sė paprekshme tė sovranitetit absolut dhe tė sovranitetit kolonial tė vendeve hegjemoniste dhe imperialiste, siē janė Serbia, Mali i Zi, Greqia, Maqedonia nė Ballkan.
Pėrkundrazi, mohimi dhe kufizimi i sė drejtės sė vetėvendosjes shpie nė shpėrthimin e luftėrave dhe tė konflikteve tė ndryshme tė armatosura dhe tė pėrgjakshme, shembull konkret rasti i Kosovės (1912-1999), ku kėrkesėn e drejtė dhe legjitime tė popullit shqiptar pėr vetėvendosjen dhe pavarėsinė e tij, Serbia militariste dhe gjenocidale e Slobodan Milosheviqit, e dogji me hekur dhe me zjarr, duke vrarė me qindra dhe me mijėra shqiptarė dhe, duke shpėrngulur me dhunė, me terror dhe me gjenocid mbi 1 milion shqiptarė nga vatrat e tyre stėrgjyshore.
Pavarėsisht nga synimet dhe objektivat e agjendave pluraliste dhe multietnike, as de facto as de jure, e drejt e vetėvendosjes nuk mund tė anashkalohet, kur njė popull, siē ėshtė populli shqiptar i Kosovės mbi 90% gėzon tė drejtėn e vet historike mbi territorin e tij indigjen etnik.
Me gjithė pėrpjekjet e deritashme tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė krijimin, nė drejtimin dhe nė monitorimin e institucioneve qeverisėse tė Kosovės, pa njohjen e sė drejtės sė vetėvendosjes sė plotė tė saj, nuk mund tė ketė barazi atje as nė kuptimin njėnacional as nė atė shumėnacional. Arsyeja ėshtė kjo: - Sipas sė drejtės ndėrkombėtare, e drejta e vetėvendosjes ėshtė njė nga tė drejtat mė themelore dhe mė parėsore tė drejtave dhe lirive tė njeriut,qė para sė gjithash, nėnkupton pėrcaktimin e lirė dhe, mbi bazėn e vullnetit demokratik dhe ligjor tė statusit politik, ekonomik, shoqėror dhe kuluturor tė secilit komb, pa pėrzierjen dhe, pa ndėrhyrjen nga jashtė.
Prandaj, sipas tė tė gjitha akteve, marrėveshjeve, konventave, deklaratve dhe rezolutave tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, qė i referohen tė sė drejtės sė vetėvendosjes, edhe populli i kolonizuar i Kosovės e gėzon tė drejtėn qė tė jetė i pavarur dhe sovran si nė kuotimin e vetėvendosjes sė brendshme, ashtu edhe asaj tė jashtme.
Ska dyshim se, njohja e sė drejtės sė vetėvendosjes sė Kosovės, ėshtė nė pėrputhje tė plotė me normat e sė drejtės ndėrkombėtare dhe me dispozitat e Kartės sė Kombeve tė Bashkuara dhe, ėshtė antitezė e sovranitetit kolonial njėshekullor tė Serbisė Kosovė.
Vetėm aplikimi i sė drejtės sė vetėvendosjes sė Kosovės si subjekt jurdik ndėrkombėtar, mund tė jetė garant i sigurt dhe shpresėdhėnės jo vetėm pėr respektimin dhe vėnien nė jetė tė drejtave, tė lirive tė barazisė dhe tė koekzistencės multietnike dhe pluraliste nė Kosovė, por edhe pėr mbrojtjen dhe ruajtjen e stabilitetit, tė bashkėpunimit, tė sigurisė, tė integrimit, tė paqesė dhe tė demokracisė nė Ballkan, siguria e tė cilit, pa dyshim se, ėshtė ndėrlidhur dhe e kushtėzuar edhe me sigurinė dhe me stabilitetin e Evropės, nė planin e gjerė tė sistemit tė sigurisė sė marrėdhėnieve ndėrkombėtare.
______________________
Boston, mė 12 shkurt 2008
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|