Tė gjithė do tė donin tė dinin se si jeni dhe kur nuk ndiheni i vetmuar?
Tani nė kėtė moshė qė jam, unė pėrpiqem qė ta zgjasė ditėn dhe ta shkurtoj natėn. Sepse natė do tė kemi sa tė lodhemi, prandaj kėtė pėrpjekje bėj pėr veten time. Dhe ditėn e mbush edhe me shoqėrinė qė vijnė edhe tani qė erdhėt ju ishte miku im Gjergj Titani, po vijnė edhe tė tjerė, gjithnjė pėrveē kolegėve tė mi, shkrimtarė e gazetarė. Por nga kjo anė, nuk e ndjej veten tė vetmuar edhe kur nuk kam njerėz, unė nuk e ndjej veten tė vetmuar. Kur dėgjoj muzikė simfonike, atėherė llafosem me veten nė heshtje, pa mė dėgjuar njeri, pasi ajo mė shoqėron nga kjo anė.
Muaji Mars e tronditi Shqipėrinė nga mjaft tragjedi. Shpesh na lind pyetja pse ndodhin kaq shumė fatkeqėsi nė Shqipėri...
Unė mendoj se ndodhėn kaq fatkeqėsi nė vendin tonė, sepse shteti pak kujdesohet pėr qytetarėt e tij. Ata, si ta themi, qytetarėt duhet ta ndjejnė qė kanė njė shtet, siē e ndjejnė njerėzit e shtėpisė qė kanė mė tė mėdhenjtė prindėrit e tyre, duhet ta ndjejnė kėtė si shtet. Sepse shpeshherė mendoj unė, shteti, apo qeveria dhe detyra e njė qeverie, nuk ėshtė tė darovitė, apo tė dhurojė lumturi, por tju japė njerėzve mundėsitė tė krijojnė lumturinė e tyre. Jo tė darovitė, siē ndodh nė njė dasmė... Nuk ėshtė kjo detyra e njė qeverie, por ti bėjė njerėzit tė gjejnė lumturinė dhe tė jenė tė lumtur. Dhe kėtu ka njė mungesė edhe nga ana tjetėr, pasi nuk punojnė tė gjitha ingranazhet e administratės sė madhe qė ka shteti, si gjithė kjo makineri e madhe, kolosale, qė ėshtė nuk i vė nė lėvizje tė gjithė ingranazhet. Ėshtė si njė makinė, ose si njė kamion i madh, qė po nuk punoi mirė timoni, pėrmbyset, ose po u shqyen rrotat e para, gjithashtu humb.
Domethėnė nga kjo anė ka dobėsi tė theksuara administrata. Nuk ėshtė kėtu puna vetėm e policisė qė ndodhin kėto fatkeqėsitė, jo vrasje, jo vetėvrasje, fatkeqėsi tė tjera, varfėria etj. Nė kompleks gjithēka nuk funksionon si duhet, pėr shembull qė nga njė sektor i ministrisė sė Komunikacionit qė nuk kujdeset pėr mė tė vegjlit, shoferėt e saj, makinat e saj, e deri tek sferat mė lart. E kėshtu ndodh edhe nga vetė administrata lokale, qė vetė administrohet nė qytete, e deri tek policia. Pra kjo ėshtė njė nga dobėsitė e mėdha tė administratės sonė, prandaj ndodhin kėto fatkeqėsi tė mėdha dhe pastaj fillojmė qė tė qajmė mbi kėto fatkeqėsi, tė kujdesohemi, tė japim ndonjė lek... Po puna ėshtė tė mos ndodhin kėto. Edhe arriti kulmin kjo, tek fatkeqėsia e Gėrdecit, me shpėrthimet e Gėrdecit, qė u trondit jo vetėm Shqipėria, por nė pėrgjithėsi u pėrhap ky lajm nė gjithė botėn, veēanėrisht nė Ballkan. Nuk parandalohet krimi.
Ngujimet nga ana tjetėr. Presin nga shoqatat kur vetė shteti nuk merr asnjė gjė pėrsipėr. Ti fusė nė burg tė dyja palėt qė kanė gjakmarrje. Mė mirė nė burg njė hakmarrės i tmerrshėm, apo jashtė tij. Kėshtu ka ndodhur dikur.
Po ju rrėfej njė histori kur ishte njė njeri i tillė nė burg dhe familja e tij u lut qė ta nxirrnin nga burgu. Sa e nxorėn e vranė. Dhe atė herė familja u bė pishman dhe thanė: e kishim mė mirė nė burg, pėrse e bėmė lutjen tė dilte. Por tani ishte vonė.
Vriten me dinamit, dhe, po ju tregoj njė tjetėr histori. Vajti njė ēoban nė njė orkestėr simfonike dhe sheh dirigjentin qė dirigjonte e thotė qė kjo ėshtė e lehtė, mund ta bėj edhe unė me shkopin tim... Siē bėnė nė Gėrdec.
Ėshtė turp qė tė hyjmė nė Bashkimin Evropian kėshtu.
Gėrdeci ėshtė tragjedia mė e madhe. Sipas jush ishte njė papėrgjegjėsi njerėzore? Kush janė fajtorėt e saj? Kush duhet ta mbajė pėrgjegjėsinė?
Gėrdeci tregoi se shteti si shtet i tillė ėshtė me shumė hallka. Dhe si njė shtet nuk funksionon fare. Pasi qeveria jonė nuk di se ēfarė bėhet nė terren. Qeveria jonė, qeveris nė Tiranė. Partitė qeverisin partitė e tyre, vetėm nė Tiranė. Ministrat mblidhen 4-5 herė nė ditė me shou nė televizione, kurse, se ēfarė bėhet nė Shqipėri, nuk e dinė. Njerėzit i shohin vetėm nė ditė fushate. As qeveria nuk e dinte se ēfarė bėhej nė Gėrdec; as ministrat nuk e dinin; as Presidenti; as partitė e tjera; as deputetėt, qė ishin atje dhe mburreshin se e kishin situatėn nė dorė. Po pėrse e kemi Ministrinė e Mbrojtjes? Pėrse e kemi Shtabin e Pėrgjithshėm? Pėrse e kemi? Apo pėr ndonjė sulm nga Fuqitė e Mėdha? Kėtė qė ndodhi nė Gėrdec nuk e dimė se si ta mendojmė sot, po pas 50 vjetėsh? Pra jo vetėm qeveria, por ato qė pėrbėjnė shtetin shqiptar, qė nga shoqatat, organizatat, partitė duhet ta kishin nuhatur.
Tė gjitha kėto ngjarje tė bėjnė tė mendosh se nė vendin tonė nuk ekziston njė siguri kombėtare
Siguria e njerėzve mungon. Shteti ėshtė ai qė duhet tė mbrojė jetėn e qytetarėve tė vet. Gjithnjė ndodhin fatkeqėsi. Shteti qan, jep edhe ndihma, po ku ėshtė siguria e njė qytetari qė tė eci pa frikė rrugės se mos e shtypė ndonjė makinė? Qė tė rrijė pa frikė nė lokal se mos e vrasė njeri?
Shpesh herė unė ulem dhe rri brinjas nė lokal, nė mėnyrė qė tė mos kem drejtpėrdrejtė as derėn dhe as dritaren, pasi asnjėherė si dihet.. Ku ėshtė siguria? Shkon nė liqen dhe mbytesh, vriten njerėz, vetėvriten tė tjerė. Dhe thonė qė ėshtė vetėvrarė, e kemi gjetur nė gjendje depresioni, qė pikėrisht ky njeri mund ta ketė kaluar pėr shkak tė ekonomisė. Kėtė nuk e merr pėrsipėr qeveria. E quajnė jo normal atė qė vdes, ja hedhin fajin sėmundjeve psikike.
Unė njihja njė njeri qė ishte mjaft mirė mendėrisht. Kur morra vesh qė kishte vrarė veten. Ai sishte i sėmurė kur rrinte me mua, si e vrau veten?
Sipas jush kjo ėshtė pėrgjegjėsi vetėm e qeverisė?
Qeveria kujdeset shumė pėr kozmetikėn e saj, nuk kujdesohet nė heshtje, por tė gjitha i bėn me eufori. Fjala vjen, ēdo mbledhje e qeverisė bėhet nė prani tė shtypit dhe mediave vizive, vijnė televizionet, gazetarėt, ndėrkohė ajo ėshtė njė mbledhje pune, e ata e kthejnė nė shou. Puna bėhet nė heshtje, nuk bėhet me pasqyra, me kamera. Dhe kur tė arrijė ajo kohė qė tė mos venė kamerat nė mbledhje qeverie, atėherė do tė themi qė ka punė. Pasi duke i parė nė televizione gjithmonė, duke dalė nė ekran, tjetri mendon qė kjo qeveri nuk punon fare, pasi i zė ditėt me kėto. Ku ėshtė puna e tyre? Gjithmonė dalin nė televizione kur punojnė. Po tė bredhė pas vėshtrimit nė kamera, atėherė nuk ka punė. I thonė njė fjalė tė njė filozofi qė bashkėbisedimi ėshtė njė kėnaqėsi, por ka nevojė pėr prehje, pėr tė pushuar. Kėta janė gjithmonė nė bashkėbisedim, dhe ky bashkėbisedim kthehet nė mėrzi, e kam fjalėn pėr kėtė shou-n nė televizion. Komunikimi i qeverisė me ekranin qė kanė qejf tė dalin gjithnjė.
Si e sheh Dritėroi raportin e kėsaj qeverie me qytetarėt? Eshtė ajo qė pritet dhe pėr tė cilėn u votua nė korrikun e vitit 2005?
Nuk ėshtė ajo qė premtoi qeveria. I shpėrndau atėherė tė gjithėve karamele dhe tani i mbaruan karamelet. Kėshtu ėshtė edhe kjo qeveri, qė i kanė mbetur vetėm ambalazhet e karameleve.
Duket Dritėro se ka edhe njė nxehje tė gjuhės sė urrejtjes nė politikė. Bėhet e gjallė kjo sindromė sa herė afrohen fushatat zgjedhore...
Vetė acarimet qė bėn qeveria qoftė nė parlament, qoftė nė vendet e tjera, dėmtojnė. Pasi detyra e njė qeverie ėshtė ta qetėsojė, jo ta nxisė trazirėn. Po tė shohėsh fjalimet e qeveritarėve, janė mjaft tė ashpra. Veēanėrisht nė parlament del dhe thotė: do ta bėj fytyrėn si shollė kėpuce, a tė bėj kėtė
tė bėj atė
. Ėshtė hapur njė psikozė tė rrihen tė gjithė. Shteti e parlamenti janė kthyer si njė fushė futbolli, dhe ja ky ėshtė shembulli i klasės politike. Kjo acaron trazirėn, nuk e qetėson, por e trazon mė shumė dhe e pėrhap nė gjithė popullin dhe tė gjithė kėrkon ti bėjė nervoz, qė tė zihen me njėri-tjetrin; qė tė shahen, tė zihen, qė tė vriten me njėri- tjetrin, qė tė vetėvriten. Kėshtu qė nuk ėshtė kjo detyrė, pasi qoftė acarimi, qoftė kjo puna e euforisė, tė gjitha kėto dėmtojnė, pasi nė televizion na shfaqen shumė euforikė. Njė qeveri qė nis me eufori, mbaron me ēmenduri dhe ēmenduria ishte Gėrdeci. Po e nise me eufori, ēmendesh dhe pėrfundon nė ēmendinė pastaj, ose nė marrėzi.
Pavarėsisht nga kėto, njė hap pozitiv zoti Agolli, ishte marrja e ftesės sė Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė NATO. Ky ėshtė njė eveniment shumė i rėndėsishėm pėr vendin dhe ky hap euroatlantik nuk ka ardhur nga ēmenduria...
Vendi ynė ėshtė njė vend i vogėl dhe do patjetėr njė mbrojtje nga organizata, apo shtete tė mėdha, pasi pastaj izolohet dhe nuk ka siguri. Mundet edhe armiqtė rreth e rrotull, tė bėjnė punėn e tyre, prandaj kjo ėshtė pozitive qė ne morėm ftesėn pėr anėtarėsim nė NATO dhe siē ėshtė thėnė, kjo ėshtė meritė e popullit, e organizatave tė ndryshme, por edhe e qeverive nė vijimėsi, qė janė ndėrruar, kėtė nuk mund ta mohojmė. Dhe nga kjo anė, duhet ta shohim qė na jep njė optimizėm, nuk na bėn pesimist, pasi do tė jemi mė tė sigurt.
Kjo festė ėshtė trumbetuar me tė madhe nga drejtuesit e shtetit. A duhet realisht tė jemi kaq entuziastė pėr kėtė fakt tė rėndėsishėm historik?
Kjo nuk duhet tė ekzagjerohet, siē bėhet, si dita e dytė e ēlirimit, qė qysh nė kohėn e Skėnderbeut e deri mė tani nuk ka ndodhur njė gjė e tillė. Nuk ėshtė reale, ka pasur mjaft data tė shėnuara nė historinė e Shqipėrisė. Pastaj, kjo nuk hyn nė kėto data dhe ngjarje, ėshtė tjetėr lloj. Pra nuk hyn nė atė gjini, pėrzihen gjinitė, nuk hyn. Eshtė si tė thuash dasmė, ose ti pėrziesh fenomenet, nuk pėrzihen fenomenet nė kėtė mėnyrė. Dhe nga ekzagjerimet, nga euforia, duhet qė tė ruhemi, qė tė mos ndodhin gjėra tė tilla, se kėto na dėmtojnė. NATO ėshtė njė organizatė, qė ndoshta pas 50 vjetėsh mund edhe tė mos ekzistojė. Siē ndodhi pėr shembull me Traktatin e Varshavės, qė sot nuk ėshtė mė funksional. E quajnė dita mė e madhe pas pavarėsisė, a thua se do tė hamė me lugė tė florinjtė tani qė hymė nė NATO. Drejtuesit tanė nuk pėrmbajnė dot veten. E quajnė njė ėndėrr shekullore, kur vetė NATO nuk e ka bėrė ende njė shekull qė ėshtė krijuar.
Edhe njė temė tjetėr. Eshtė folur pėr hapjen e dosjeve tė ish sigurimsave. Ky debat vjen kohė pas kohe nė vėmendje, herė tė hapen, herė tė mos hapen. A na e bėni edhe njė herė tė qartė qėndrimin tuaj?
Unė jam pėr hapjen e dosjeve. Pjesa mė e madhe e atyre qė kanė pasur dosje, kanė vdekur; njė pjesė tjetėr janė mbi 70 vjeē a 80 vjeē. Kėshtu qė ata qė kanė mbetur, ata qė veprojnė, apo qė janė edhe nė politikė aktiv, pra qė kanė dosje, nuk do kenė shumė punė, se janė pak.
Tani, po tė flasim pėr dosje tė reja po, se ka edhe tani dosje, sa tė duash. Po mirė ėshtė tė hapen edhe dosjet e vjetra. Ato duhet tė hapen nė mėnyrė qė tė mos tė mos i biem gjithmonė legenit pėr to, dhe tė mos ja hedhim fajet dosjeve, pasi gjithnjė nuk qeverisėm dot dhe i ka fajet komunizmi. Komunizmi ka njė ēerek shekulli qė ka ikur. Mua mė kujtohet nė njė vend nė Rusi ishte njė liqen artificial, Riabincka, dhe liqenet zakonisht kanė mjegull, dhe mbulonte gjithė krahinėn me mjegull. Tani fshatarėt gjithnjė thoshin nuk bėhen mollėt, nuk bėhen zarzavatet se nuk punonin. Po kush i ka fajet? I ka fajet liqeni i Rabinckės. Edhe kėtu kėshtu. Pastaj doli njė qė tha: po dale more njerėz, gjithnjė fajet ky liqeni na i ka qė nuk punojmė ne? Edhe kėtu fajet ky komunizmi i ka edhe tani, qė ka 20 vjet qė nuk ka mbetur asnjė. Ata (komunistėt) mezi ecin, nga do tė dalin ata. Gjithnjė kur dėgjoj kėshtu, veēanėrisht kur flasin nė televizor, qoftė me Bashkim Hoxhėn, i cili e drejton shumė mirė atė emisionin e mėngjesit, po kur dalin njerėzit, thonė nuk na venė punėt mirė i ka fajet komunizmi. Se ku janė kėta komunistė? Ja nga kėta mė tė rinjtė komunistė, unė kam mbetur ēfarė do bėj unė tani, tė ndryshojė qeverinė. Kėshtu ėshtė kjo punė.
Le tė hidhemi nė debatin politik tė ditės. Ēfarė mendoni pėr turin e kreut tė PS-sė, Edi Rama, si njė socialist i vjetėr tashmė? Mendoni se ėshtė njė ide e mirė, dhe sa do ti shėrbejė nė zgjedhje kjo mėnyrė e tė bėrit fushatė?
Unė mendoj se kjo ėshtė njė anė shumė pozitive qė Partia Socialiste, drejtuesit e saj po shkojnė nėpėr gjithė Shqipėrinė. Kjo ėshtė pėr tė njohur gjendjen si jetojnė njerėzit, ēfarė probleme kanė, deri nė ēfarė shkalle ėshtė gjendja e tyre ekonomike, psikologjike, kulturore dhe duke e njohur, tė merren masa pėr tė pėrmirėsuar kėtė gjendje. Nuk ėshtė Partia Socialiste nė pushtet, por sidoqoftė ajo luan njė rol tė rėndėsishėm edhe nė drejtimin e shtetit. Pasi njė shtet, apo njė qeveri e fortė, ėshtė kur ka njė opozitė tė fortė. Pa njė opozitė tė fortė, nuk mund tė ketė njė qeveri tė fortė dhe kėtė pikė, apo kėtė element tė fortė e ka gjetur udhėheqja e Partisė Socialiste, Edi Rama me shokėt e tij dhe gjithė organizatat, do tė japė njė ndihmesė tė madhe nė kėtė anė pėr tė pėrmirėsuar gjendjen. Fjalėt qė thuhen, jo si nė kohėn e komunizmit gju mė gju me popullin... Ēfarė tė keqe ka tė ulesh me popullin? E keqja jonė tani ėshtė se ne nuk jemi afėr njerėzve, qeveria jonė ėshtė larg punės, hidhėrimeve, gėzimeve... Vetėm kur ndodh ndonjė gjė, venė e ngushėllojnė. Nuk ėshtė prezente nė gjithė jetėn e popullit dhe kjo duhet pėrshėndetur qė po bėhet nga ana e socialistėve, jo tė thuhen gjėra qė janė analogjike tė tipit pse shkon nė popull. Po ku tė shkojė? Nė popull nuk shkohet vetėm kur ka fushata elektorale, por duhet tė jesh gjithmonė i interesuar pėr hallet e tij. Nga kjo anė, unė mendoj se ėshtė njė element shumė pozitiv i PS-sė. Edhe kjo do tė ndikojė dhe nė partitė e tjera. Dhe po ti shohėsh, tani diēka kanė lėvizur edhe partitė e tjera. Megjithėse shajnė, por e pranojnė nė veprim kėtė gjė. Po nuk e mbajte gjallė njė parti apo njė shtet, ajo plogėshtohet dhe pastaj mbaron. Sepse shtetet apo qeveritė, janė si njerėzit, rriten, burrėrohen, plaken dhe pastaj mbarojnė. Nuk ka tė pėrjetshme. Jeta i zgjatet vetėm duke u ushqyer nga populli. Ja unė, po tė bie nė plogėshti tė plotė tani, pėr gjashtė muaj bėhem me sklerozė, plakem dhe kur tė vini ju, do them gjepurat mė tė mėdha, do tė mė merrni mua vetėm pėr tė bėrė humor. Pra kėshtu janė shtetet. Shpeshherė ne, me qeveritė tona bėjmė humor dhe nxjerrim anekdota, kur ka njė drejtues qeverie, kur qeveria rrethohet nga shumė anekdota, kur njerėzit tregojnė pėr tė anekdota, duhet tė largohet, sepse sa mė shumė tė shtohen anekdotat, aq mė e afėrt ėshtė dita pėr tė ikur, pėr tu larguar, pasi tregojnė qyfyre siē tregojnė tani. Prandaj, vetė anekdota ėshtė njė element qė tregon se duhet tė largohesh. Edhe kėta qė bėjnė humor, qoftė shtypi, qoftė media, humorin politik e kanė mė tė fortė sesa gjėrat e tjera. Dhe prandaj ndonjėherė nervozohet qeveria.
Le tė ndalemi nė kėtė pikė. A e dėgjuat kryeministrin nė HardTalk, nė BBC?
Po, po, unė e dėgjova kryeministrin dhe me intervistėn qė dha nė BBC, ku pėrsėri e ka sulmuar shtypin dhe tha qė i ka ekzagjeruar shtypi tė dhėnat me korrupsionin. Por kjo nuk ėshtė kėshtu, nuk bėhet kėshtu. Edhe mė pėrpara, kur ndodhėn ngjarjet e Gėrdecit, pėrsėri e sulmoi shtypin dhe thotė pastaj qė, jam njė mik i madh i shtypit. Ai qė thotė jam mik i madh i shtypit, ka njė dobėsi prandaj e thotė, pasi ai qė e do shtypin, nuk e thotė kėtė. Ėshtė si buka: kur ha bukė, nuk thua o zotėri, unė do ha bukė... Thotė ndonjėri kėshtu, por jo tė gjithė e thonė. Ose si zemra: kur ke zemrėn qė ėshtė mė e ēmuara pėr njeriun, se po pushoi ajo, njeriu nuk bėhet mė; se po tu pre njė kėmbė, ke tjetrėn, po tė iku njė sy, ke tjetrin; po zemra ėshtė njė, kur thua qė kam njė zemėr. Kur tė dhemb, thua ēfarė ka qė mė dhemb kjo zemra. Nuk thuhet kur ėshtė njė gjė e pėrhershme e jetės tėnde. Prandaj kėta qė e lavdėrojnė, qė thonė e dua shtypin, kėta, unė nuk i marr me gjithė mend. Them qė kanė njė hall, prandaj e thonė kėtė gjė, qė nuk ke pse e thua nė fakt.
Nė klimėn politike aktuale duket se ka njė marrėveshje mes PD-sė dhe PS-sė, pėr ēėshtjen e zgjedhjeve. E keni ndjekur kėtė debat dhe si e shikoni?
Po kjo marrėveshje ėshtė, nuk ka ndonjė gjė tė keqe. E keqja jonė ėshtė se nuk bėjmė marrėveshje dhe nuk kemi asnjė lidhje me njeri. Domethėnė, shkojnė paralel pa u pjekur, atėherė ėshtė dobėsia dhe dobėsohet shteti. Kur nuk ka njė gjė qė ti shėrbejė tė gjithė vendit, atėherė duhet medoemos qė tė ketė marrėveshje. Marrėveshja nuk ėshtė njė gjė pėr ti bėrė dėm njėri-tjetrit, nuk ėshtė koalicion, ėshtė njė marrėveshje pėr njė ligj qė do dalė, prandaj nuk ėshtė asnjė gjė e keqe. Pasi pėr ligjin zgjedhor duhet tė bien nė konsensus palėt. Se kėshtu nuk zgjidhet ajo, pasi po tė shohim, shumica ėshtė e forcės qė ėshtė nė pushtet, atėherė si i bėhet? Duhet tė bien tė dy forcat e mėdha nė konsensus.
Por, partitė e vogla e sidomos LSI kanė dalė kundėr...
Po, po, kjo gjė siē e shohim po sulmohet, pasi nuk e kanė hallin tek marrėveshja. Se marrėveshjen ne po e shohim dhe nė pushtetin lokal, qė ai (LSI) bashkohet me grupin e PD-sė dhe nuk ėshtė me socialistėt. Ka ndodhur shpesh dhe kjo ndodh pėrditė. Kėshtu ėshtė. Marrėveshja ėshtė pėr tė zgjidhur njė problem. Nuk ėshtė njė koalicion, pra tė qeverisėsh bashkė, pasi janė ngjyra tė ndryshme, nuk qeveriset bashkė. Socialistėt mund tė qeverisin me tė majtėt, me forca politike tė sė njėjtės natyrė; ose PD-ja me tė djathtėt. Kjo qė po ndodh tani, nuk ėshtė koalicion. Kjo bėhet pėr tė arritur njė pėrfundim.
Atėherė si do tė zgjidhet dilema e partive tė vogla, pėrfshi kėtu edhe ato qė janė aleate tė PS-sė?
Kėto partitė e vogla e kanė tjetėrkund hallin, pasi nuk marrin deputetė po tė rritet pragu elektoral. Po tė jetė njė sistem proporcional, nė qoftė se bėhet ky sistem, nuk ka mė marrėveshje pėr tė vėnė njė deputet, fjala vjen tė PR-sė, nė vend tė atij tė PD-sė dhe i merr ai e i shton deputetėt PR-sė, ose tė marrė njė nga Partia Socialiste tek njė parti tjetėr e majtė. Kėshtu qė kėsaj tė ashtuquajturės Dushk, do ti pritet rruga. Dhe po tė rritet edhe pragu, atėherė do tė dalė nė shesh edhe zotėsia e kėtyre partive. Tani ėshtė njė problem kėtu: ky prag qė ka qenė 2.5 pėr qind, ka 18 vjet qė ėshtė. Tani, nuk u poqėn kėto parti qė ta kapėrcejnė? 18-19 vjet pluralizėm nuk mjaftuan pėr tu rritur pak kėto parti, po mbetėn gjithnjė nė 2.5 pėr qind? Madje pjesa mė e madhe janė nėn 2.5 pėr qind, vetėm nja tre-katėr parti e arrijnė kėtė prag. Kėshtu qė kjo ėshtė si normat nė punė...Dikur para 30 vjetėsh, bėnte kėpucari njė palė kėpucė nė javė, tani bėn nė njė orė 10 palė, kėta mbetėn me normat e vjetra. Me atė realizim plani e quajnė 2.5, nuk e quajnė si realizimi i planit me kėpucėt, qė pėrmenda, ėshtė logjike kjo. Prandaj kjo duhet tė rritet pragu, nė mėnyrė qė tė nxiten edhe kėta qė tė punojnė pėr ta rritur elektoratin e tyre, nėse do tė mbeten nė 2.5 pėr qind ose nėn 2.5, kėta do tė dembelosen dhe do tė kėrkojnė gjithnjė njė xhaxha, apo njė baba qė ta mbajė nė kurriz. Fėmija kur rritet nuk kėrkon qė tė jetė nė kurriz tė babait gjithnjė. Tani u bėre 3-4 vjeē, mirė. Por kur rritesh, gjithnjė tė tė mbaj nė kurriz unė, qė tė bėhem kurrizo vetė? Kėshtu ndodhin pastaj ato tregtitė e ti thotė o baba, unė do iki nga ty. Dhe ikėn tek njė baba tjetėr pastaj. Se mbase, ky mė ushqen mė mirė. Po mirė, ik tek babai tjetėr.... Kėshtu qė kjo ja pret rrugėn kėtyre gjėrave. Edhe frikėn kėtu e kanė ata. Edhe ata qė mburreshin nė fillim kur doli kjo ide, qė ne nuk trembemi, 8 pėr qind bėhemi, kur erdhi koha pėr tu bėrė, thanė: dale se si mund ta rritim pragun, vallė a e arrijmė dot
?
Pra Dritėro, ju jeni pėr rritjen e pragut elektoral, edhe nėse kjo eliminon partitė e vogla?
Unė jam pėr rritjen e pragut elektoral, nė asnjė mėnyrė tė mbetet aq, tė bėhet 4-5 pėr qind. Nė tė ardhmen, pasi tė kalojnė ca vite tė bėhet 7 pėr qind. Edhe nė Kushtetutė duhet bėrė nga 5-7 pėr qind, qė tė mos e ndryshojmė ēdo ditė Kushtetutėn. Ashtu do tė rritet edhe cilėsia e deputetėve. Kėshtu me proporcional do tė mundet qė tė zgjedhim deputetė tė lumturuar, tė zotėt patriotė, por jo njė deputet qė ėshtė fare bylmez, meqė ka pak popullaritet nė lagje se ėshtė biznesmen, apo se ėshtė i dėgjuar qė jep para dhe o burra ta bėjmė deputet.
Nė fakt, cilėsia e deputetėve lė shumė pėr tė dėshiruar...
Po pra, se kanė ardhur nga poshtė 2.5 pėr qind. Dhe pastaj del ai deputeti dhe rreh arbitrin nė stadium. Ja kėta tė Dushkut, rrihen nė stadium. Se ata tė gjithė qė janė, kanė ardhur kėshtu, dhe janė po kėta qė rrihen, dhe jo vetėm nė stadium.
Ose kėta tė PS-sė, gjashtė deputetėt, kėshtu janė... Megjithėse disa prej tyre u zgjodhėn drejtpėrdrejtė. Domethėnė, nuk ka siguri me sistemin zgjedhor qė kemi pasur, tani duhet tė ndryshojė kjo gjė, aq mė tepėr qė u rrit shoqėria, u forcua pluralizmi... Ti gjithmonė do mbetesh me 2.5 pėr qind dhe kaq dhe nuk realizon, njėsoj si puna e normės.
Cili ėshtė mesazhi juaj pėr partitė politike nė kėto momente?
Kėtu partitė politike duhet tė flasin pėr vete aq sa e meritojnė, tė mos mburren, tė mos dalin liderėt e partive qė janė rabecka dhe tė thonė jemi shqiponja. Nuk duhet tė dalin si udhėheqės tė mėdhenj, elektorati ynė
, ne nuk pranojmė
, tė marrim masa tė rrepta
qė tė mos pranohet
. Kush je ti? Ti pesė veta ke, apo jo
ti nuk je pėr tu mburrur nė kėtė mėnyrė, kėshtu qė duhet ta heqin mburrjen drejtuesit e kėtyre partive tė vogla. Mos tregojnė se qeshin njerėzit, i bėjnė dėm vetes kur mburren. Dhe tė bashkohen, tė luftojnė pėr zgjedhjet qė vijnė, por edhe tė bėjnė koalicion pas zgjedhjeve, jo para tyre. Pas zgjedhjeve tė mblidhen e tė qeverisin. Po ta flenė mendjen qė do ti jap unė njė deputet borxh, hua, apo ti marr hua njė kandidat pėr deputet. Partitė tė zgjidhen sipas peshės sė tyre, siē janė nė boks, pesha tė rėnda, mesatare dhe peshat e lehta, ose tė gjelit, kėndesit. Siē ėshtė Erjoni qė ėshtė pesha e kėndesit, aq e ka normėn ai, tek 4-5 pėr qind, nuk mund ti japėsh mė shumė se kjo ėshtė pesha e tij. Kėshtu ėshtė edhe me partitė e vogla dhe tė dobėta.
Le tė kalojmė tek njė tjetėr fushė. Nė Shqipėri sot botohen mjaft libra, bėhen filma, shfaqje teatrore, ekspozita pikture e fotografike. Nė ēfarė nivelesh ėshtė kultura dhe arti shqiptar sot?
Mė ka bėrė pėrshtypje njė thėnie e Dikensit, qė mund tė ketė vlerė edhe sot pėr librat, kur ka libra qė vetėm kopertinat kanė tė bukura. Tė tjerat nuk i ka. Kėshtu edhe sot. Sot botohen shumė libra dhe mirė bėjnė qė botohen, se nė pėrgjithėsi ka libra qė nuhaten, ka libra qė gėlltiten, ka libra qė pėrtypen dhe i tret, kėshtu qė le tė zgjedhin vetė njerėzit se ēfarė duan nga kėto qė pėrmenda. Kjo vlen edhe pėr fushat tjera tė artit.
Pse nuk dalin sot gjeni si dikur, nė kėto fusha?
Ėshtė njė fenomen fiziologjik, pasi sot lindin pak fėmijė. Dhe ata qė lindin, rriten si nė serė. Mė parė kishte shumė fėmijė dhe kur ka shumė, do lindin dhe tė zgjuar dhe budallenj. Tani nuk ka shumė dhe kuptohet qė ka mungesa tė zgjuarish, e rrjedhimisht gjenish. Sot njerėzit kalojnė shumė kohė nė Internet. Dhe Interneti ėshtė si Cunami, stuhi e tmerrshme. Por do tė ketė njė stabilitet mė vonė. Nga kėto fenomene do tė dalin talente, dhe prej kėtej gjeni, tė cilėt do tė jenė mė tė mirė se guhakėt qė rrinė pas internetit.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
13-14 prill 2008 |