DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» TRAGJEDIA, I KUJT ĖSHTĖ FAJI ZOTI BERISHA?!
Postuar mė datėn: 2008-03-16 17:01:34 nga admin4 :: Kategoria: Opinione

Shkruan: Trendafile Visha

Marsi, me sa duket qenka njė muaj ku ka gjetur “strehė” mallkimi pėr shqiptarėt. Brenda pak ditėve janė derdhur shumė lot mbi faqet e grave, fėmijėve, burrave dhe pleqve. Teksa pemėt po ēelin lule e gjithė Shqipėria ėshtė veshur nė zi, ėshtė mbėshtjellė nė kob.
Jemi shumė pak, pėr tė vdekur ne shqiptarėt. Jemi fisnikė nė shpirt dhe jo aq tė fortė pėr tė mbajtur mbi supe njė mallkim qė ēuditėrisht pėrsėritet nė mars dhe jo vetėm nė kėtė muaj. Duket si njė cikėl i mbyllur, ky muaj “tersi” qė vazhdon tė marrė jetė njerėzish, pa kursyer as foshnjat qė vetė Zoti i solli nė jetė. Plot 11 vjet mė parė, nė hapėsirėn gri tė Jonit u mbytėn duke pėrfunduar poshtė fundit tė detit 87 vetė nga rrethe tė ndryshme tė vendit. Endėrronin tė gjenin njė jetė mė tė mirė gjithkund nė vendet e Europės Perendimore, por jo nė vendin e tyre. Ata vetėm sa prekėn pėr tė fundit herė koralet qė fiksuan nė heshtje psherėtimėn dhe frymėn e tyre tė fundit. Shumė arkivole u mbajtėn mbi supe atėherė...Askush nuk mori pėrsipėr se kush ishin nė tė vėrtetė ata qė sollėn mortin, qė u thau zemrėn shumė e shumė nėnave. Sot e kėsaj dite, zemrat e nėnave mallkojnė veten qė Zoti i la tė pėrcillnin nė njė rrugė pa kthim, vajzat dhe djemtė e tyre. Askush nga qeveritaret e asaj kohe, ku shumė prej tyre edhe sot zėnė rehatshėm karriget e Parlamentit shqiptar nuk mori kurajon tė kėrkonte falje publike. Asnjėri prej tyre nuk kėrkoi qė tė vetėdorėhiqej nga posti qė mbante. Ky gjest qytetarie e pjekurie u mungon politikanėve shqiptarė. Marsi i 97-ės mbeti pas. Dhe tragjedia e 9 janarit tė 2004-ės nė brigjet e Karaburunit nė Vlorė, u harrua…Kjo harresė jo pėr shumė kohė. Sinqerisht qė duam t’i lėmė pas plagėt qė gjithsesi mbeten hapur. Veēse kjo ėshtė e pamundur. Pa u larguar nė kohė, nė mars tė vitit tė kaluar, 11 vetė humbėn jetėn nė njė aksident automobilistik nė rrugėn copė-copė Kir-Dukagjin nė zonėn e Shkodrės. Gra e burra pėrfunduan nė ujėrat e ftohtė tė tij. Tė afėrmve tė tyre s’u mbeti gjė tjetėr, veēse tė dėgjonin pėrrallat justifikuese tė qeveritarėve qė zhurmojnė gjatė gjithė kohės duke thėnė se do tė integrohemi nė Europė.



Kishin kaluar 16 vite dhe asnjėra prej qeverive tė viteve tė demokracisė nuk ishte kujtuar pėr tė hedhur pak ēakull apo asfalt nė segmentin rrugor tė zonės sė thellė tė Shkodrės. Po sa zona tė tilla tė harruara janė veri e nė jug tė vendit? Qeveritarėt nuk kanė se si ta dinė se nė shumė fshatra tė Tropojės, Kukėsit, Mirditės... fėmijėt nuk mund tė pinė dot qumėsht, por mbushin barkun me kokrra misri tė zier nė kusitė futė tė zeza nė vend tė bukės. Dhe nė tragjedinė e Kirit, faji mbeti jetim. Ne duhet medeomos tė ngushėllohemi, pavarėsisht se pėr ēdo ditė rrugėt po tė “mallkuara” vazhdojnė tė “hanė” koka njerėzish. Ngushėllimin duhet ta gjejmė tek planet afatgjata tė qeverisė aktuale, tė kryesuar nga Berisha. Pak shirita janė prerė nė inaugurime rrugėsh? Se mos vetėm deti dhe rrugėt ua kanė fajin shqiptarėve. Jo! As dhe galeritė e errėta tė minierave, ku prej shumė kohėsh vdekja ende lirshėm me mantelin e saj tė zi, duke u bėrė karshillėk punėtorėve shqiptarė. Vetėm brenda pak muajve nė minierat e kromit tė Bulqizės humbėn jetėn 8 vetė. Familjet e viktimave, nuk arrijnė tė fshijnė lotėt faqeve, e tė mund tė mendojnė se si mund tė sigurojnė copėn e bukės pėr fėmijėt e mbetur jetimė, kur shėnohet njė tjetėr vdekje. Pėr habi (s’ka me habi), faji sėrish mbetet jetim. Nė tė gjitha rastet e humbjes sė jetėve tė minatorėve nė miniera ėshtė deklaruar se “ngjarja” ishte thjesht aksidentale. Vėrtet e tmerrshme, por duhet qė mė nė fund tė “mbushim” se jeta jonė, fatkeqėsisht kushton shumė pak. Pėr kėtė fakt jemi mė tė kthjellėt vetėm nė rastet, si ai i tragjedisė sė djeshme. Dikush duhet ta “fiksojė” mesditėn gri tė mesmarsit. Qielli u “gjuajt” i tėri nga predhat, shtėllungat e tymit ia morėn frymėn atij pa pikė mėshire. Shtėpi tė shkatėrruara, tė tjera me xhama e dyer tė coptuar; autostrada “veshur” me ngjyrė po gri tė errėt e qė kundėrmonte erė djegie. Kjo ishte mė e pakta nga tmerri i pa fjalė. Njė karvan njerėzish vraponte nė njė rreth kaosi pėr tė ikur sa mė larg. Nė atė moment se dinin pėr ku... Tė afėrm tė tyre, lėviznin nė krah tė kundėrt me shpresėn pėr t’i gjetur gjallė. Kumbuan mediat televizive nė orė pambarim. Mijėra shqiptarė brenda dhe jashtė vendit u shokuan nga pamja qė ofronte fshati Gėrdec i Vorės, shumė pak kilometra larg kryeqytetit tė Shqipėrisė, Tiranės. Zyrtarisht thuhet se kanė vdekur 5 persona dhe janė plagosur 243 tė tjerė. Bilanc tragjik, por qė mund tė shtohet nė shifėr ditėn e sotme. I prekur, kryeministri Berisha u shfaq para gazetarėve dhe gjithė shqiptarėve. Ngushėllimit tė tij tė sinqertė i “mungoi” sėrish diēka: fajtorėt e kėsaj ngjarjeje. Kreu i shtetit deklaroi se bėhej fjalė pėr njė gabim njerėzor. E njėjta klishe si dhe pėr shpėrthimin e ndodhur afro dy vite mė parė nė Dhėmblan tė Tepelenės. Mijėra predha fluturuan nė ajėr nga 6 depot me municione, duke rrezikuar vdekjen e mijėra banorėve. Ministria e Mbrojtjes nuk ka faj...Sipas Berishės, kjo ministri kishte si detyrė vetėm transportimin e municioneve, ndėrsa ēmontimi i tyre bėhej privatisht. Po sipas Berishės, faji duhet tė gjendet nė jetėgjatėn kohė tė diktaturės, kur Enver Hoxha shpėrndau nė gjithė vendin tonelata me municione luftarake. “Masat e ulėta tė sigurisė, janė tė trashėguara”, - iu pėrgjigj kreu i shtetit gazetarėve. Ndėrsa, nuk gėnjeu kur tha se Shqipėria ėshtė e kėrcėnuar nga sasia e madhe e municioneve luftarake (plot 100 mijė ton) dhe se duhet shpejtuar pėr asgjėsimin e tyre. Shyqyr, tė paktėn Berisha na garantoi ne shqiptarėve se ngjarja e djeshme nuk do ndikojė qė Shqipėria tė marrė njė ftesė pėr nė NATO.

gazeta shqiptare
16.03.2008
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Tragjedia, Komiteti i Helsinkit: Ne Gerdec punonin gra e te mitur (2008-03-16 13:11:35 nga admin4)
[ Opinione ] Kosovarizimi dhe multi-etniciteti (2008-10-11 07:29:50 nga admin1)
[ Opinione ] NUK KA RRUGICA DEVIJUESE, KA VETĖM NJĖ RRUGĖ (2008-10-10 10:08:14 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Serbia e dėboi ambasadorin e Maqedonisė nga Beogradi (2008-10-10 09:56:11 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Negociatori pėr Kosovėn, Martti Ahtisaari merr "Nobel" pėr paqen (2008-10-10 09:54:26 nga admin4)
[ Opinione ] Roli i gazetarisė dhe gjendja e sotme e mas-medias shqiptare...! (2008-10-10 08:06:52 nga admin4)
[ Opinione ] Historinė duhet pasuruar me tė vėrteta (2008-10-10 08:03:46 nga admin4)
[ Opinione ] BETIMI USHTARAK i UĒK-sė (2008-10-10 05:42:28 nga admin4)
[ Opinione ] NGA PO E ĒON KOSOVĖN SHQIPTARE “POLITIKA” QORRE E “SHQIPTARO”-TITISTĖVE? (2008-10-10 05:37:26 nga admin4)
[ Opinione ] SIGURIMI KOMBETAR SHQIPTAR (SKSH) I FBKSH: (2008-10-10 05:19:50 nga admin4)
[ Diaspora ] ME SHQIPTARIN ENVER HOXHA PĖRBALL JUGOSLLAVIT TITO..! (2008-10-10 05:12:02 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster