DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» NDALU PAK, TI PLESHT GAZETASH
Postuar mė datėn: 2007-05-28 11:16:45 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Shkruan shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar, Abdullah Zeneli

Reagim ndaj shkrimit skandaloz “Libri, mision i pamundur”, tė spekulantit Mehmet Dragoviq (Kraja), botuar nė kolumnen “Diskurs kulturor” tė shtojcės pėr kulturė nė tė pėrditshmen “Koha ditore” mė 19 maj 2007, faqe 42.

E nderuara redaksi e gazetės sime shumė tė dashur, “Koha ditore”! Ka njė kohė tė gjatė qė gazetėn time mė tė dashur, qė mė dha shpresė pėr ta besuar informimin e lirė, tė drejtė dhe tė shpejtė, kur nė Kosovė mbretėronte errėsira mesjetare dhe pseudointelektualiste e njerėzve tė cilėve u takon(te) edhe artikullshkruesi juaj, pėr tė cilin do tė bėj fjalė nė rreshtat nė vijim, por qė ėshtė pikėrisht ky njeri (a thua ėshtė vėrtet njeri?!) Mehmet Dragoviq, qė mė pėrdhosi katėrcipėrisht respektin qė kam pėr Ju dhe informimin qė servirni me pandehmat e kėtij spekulanti, i cili me asgjė nuk do tė duhej tė identifikonte emrin dhe prestigjin tuaj!

Kam pasur tentativa edhe mė parė tė reagoj ndaj pikėpamjeve ēoroditėse tė kėtij pleshti gazetash (le tė mė falė pėr kėtė Kasėm Trebeshina, sepse epitetin po e huazoj nga libri i tij i sapodalė “Kėngė pėr Kosovėn” dhe poezisė “Pleshti i gazetave” kushtuar Mehmet Krajės, fq. 37), por atėbotė z. Veton Surroi, tė cilin e respektoj tej mase, por qė bėri shkelje tė tė drejtės sime pėr tė reaguar dhe nuk e botoi shkrimin, ndaj Dragoviqi mori njė vrull ēnjerėzor dhe shan e jargavitet pėr gjithė ē’ėshtė e lidhur me dhe pėr librin, panairet, festa kėto mė tė jashtėzakonshmet pėr librin, saqė njeriu nuk ka sesi tė pyetet: kujt i shėrben ky njeri (a thua ėshtė vėrtet njeri?!) mediokėr dhe spekulant katėrcipėrisht?!

Shkrimtari malazias me prejardhje shqiptare, Mehmet Dragoviq (Kraja), ardhur kėtu e tridhjetė e pesė vjet mė parė nė Kosovė, pikėrisht me kėtė mbiemėr DRAGOVIQ, por qė e ndėrroi si ujku qimen: mori shkollė, mori edhe njė kosovare, krijoi familje, u fut pa radhė nė tė pėrditshmen “Rilindja”, shpejt e shpejt u bė gazetar e redaktor kulture, i mori banesėn Jusuf Gėrvallės pėr tė gjallė dhe pėr tė vdekur, duke ia hedhur plaēkat pėr dyer e dritare, mė vonė edhe Mensur Raifit, nė banesėn e tė cilit ėshtė edhe sot e gjithė ditėn. Por jo vetėm kaq, kritikoi kė deshi (i kujtojmė lexuesit, bie fjala, kritikat ēnjerėzore drejtuar familjes mė patriotike shqiptare MEKULI), nga botuesi i vetėm asokohe “Rilindja” e deri tek objektiva tė tjerė qė i caktonin punėdhėnėsit (nga e kishte prejardhjen), por edhe nga mori mėsime si ushtar i devotshėm, njė kos-ist i pėrbetuar.

Por, tė shkojmė mė tutje!
Dragoviqi kishte dhe ka ambicie pėr t’u bėrė alamet shkrimtari, anipse njė koleg i tij, cimer i studimeve (me iniciale B.M. – emrin e plotė s’po e lakoj, por mund t’ia bėj tė ditur redaksisė! – (vėr. ime, AZ) ia kishte zbuluar “laboratorin” krijues, duke vjedhur ide e shprehje nga mė tė ndryshmet nė librat e kolosėve botėrorė hapur gjithandej tavolinės e shtratit tė dhomės konviktore. Tregimet “Dritat e mesnatės”, romaneve “Gjurmė nė trotuar”, “Portali i perėndive tė fyera” etj., janė vjedhje ordinere, mani kjo qė bartet nga libri nė libėr, saqė habitem sesi kritika nuk e zhveshi nga vjedhjet dhe epigonizmat monstruoze tė kėtij kalemxhiu! Pėr kėtė lexuesi juaj do tė mėsojė nga njė libėr qė kam nė pėrgatitje, por t’i kthehemi ēėshtjes.

Nė shkrimin e sė shtunės sė kaluar ky kalemxhi thotė:
“…Lidhja (duhet Shoqata – A.Z.) e Botuesve tė Kosovės, e cila ka marrė pėrsipėr organizimin e panairit tė librit qė nga lufta e prapa, ėshtė njė emėrtim i keqpėrdorur nga disa individė, tė cilėt as bėjnė zgjedhje dhe as nuk e gjen dot njė botues tamam, atėherė si mund tė bėhet funksionale njė shoqatė (mė lart e kishte Lidhje - siē!) botuesish? ”

Kė gėnjen ky lahper letrash shqipe?
Shoqatėn, mė falni pėr mungesė modestie, e kam formuar unė bashkė me 7-8 botues tė tjerė (N. Rrahmani, E. Basha, D. Demaku, B. Shatri, M. Lepaja, etj.), duke e regjistruar asokohe nė UNMIK si OJQ, me konto e pėrgjegjėsi tė tjera, ndaj nuk qėndron gėnjeshtra dhe marifeti i kėtij skeleti letrash malaziase me prejardhje shqiptare, Mehmet Dragoviq!

Mehmet Dragoviq, jua them hapur, s’keni haber pėr ē’flisni, por ju e kryeni punėn e punėdhėnėsve jashtė “Kohės ditore”, duke qenė njė major SHIK-u, duke qenė njė pėrkthyes i besuar dhe i devotshėm nė tratativat Arkan-Gazidede kur bėje pallėn e sefasė nė mes tė Tiranės, derisa, ne, botuesit e frymorėt nė Kosovė digjeshim e torturoheshim mėngjes e mbrėmje, mesditė e mesnatė! Dhimbjet tona ty nuk tė dhėmbin or, plesht pleshti!

Por, i besueshmi Dragoviq, i instaluar kokė e kėmbė nė zyrėn e Republikės sė asokohshme tė Kosovės nė Tiranė, do tė bėjė edhe punė tė tjera tė fėlliqura me kolegun maqedon me prejardhje shqiptare, Ali Cėrnin - Ali Aliun. Keqpėrdorimet tuaja kalojnė 7-800 mijė marka gjermane me viza e marifete tė tjera shitur nevojtarėve pa plang e prokopi. Po morali juaj ėshtė edhe mė i pėshtirė. Dy-tri vjet ėshtė vėrtitur nė Tiranė dėshmori e martiri i Kosovės, komandanti legjendar Adem Jashari, dhe ti, pikėrisht TI, Mehmet Dragoviq, por edhe Ali Aliu, nuk i dhatė dokumentet e duhur pėr tė shtrirė veprimtarinė e tij nė diasporė. Adem Jashari sot do tė ishte gjallė! Sė kėndejmi, ju e dėnuat bashkė me punėdhėnėsit tuaj, siē pretendoni tė dėnoni gjithēka qė ėshtė pozitive, e mirė, nė fushėn e librit qė e bėjmė unė bashkė me shokė, dhe shkelni pa fije turpi nė kallon mė pozitive qė ka kultura shqiptare!

Ti tregohesh aq naiv e halabak, z. Dragoviq, sa nuk shfleton arkivin ku punon. Tė kėshilloj t’ia kushtosh dy-tre minuta dhe do tė shohėsh se janė botuesit e Kosovės (edhe unė, pa modesti) qė formuan Shoqatėn e Botuesve Shqiptarė nė Frankfurt mė 4 tetor 1996. Janė dokumentet origjinale qė i kam, nėnshkruar nga Toēi, Hudhri, Ymeri, Ēabej e tė tjerė, qė atėbotė s’kishin haber ē’ėshtė njė shoqatė, njė panair (nisma jonė solli panairin e parė nė Tiranė) e kėshtu me radhė.
Abdullah Zeneli

Por, ne ishim dhe jemi jetimė (titull i njė interviste qė i kam dhėnė “Kohės ditore” kur ti bėje pallėn e sefasė nė Tiranė dhe u shėrbeje spiunazheve e marifeteve tė tjera qindramijėra markash) ndėrsa prapė tė lutem harxhoji edhe 3-4 minuta nė dokumentacionin, ku ti merr rrogė (dhe u shėrben tė tjerėve), ndaj do ta kuptosh se jo qė nuk jemi pėrkrahur as pėrkrahemi si botues, si organizatorė, etj., por me punėn tonė, me djersėn tonė, me sukseset qė do t’i lakmonte ēdo shoqėri e kulturė e qytetėruar, sikur ua zėmė rrugėn tipave manieristė si ti, or i pafytyrė!

Se je trap fare, po citoj edhe diēka nga shkrimi yt bėrllok lidhur me panairin e fundit dhe botuesit fin kosovarė: “Nė vend qė tė jetė vėrtet festė e librit, siē pretendojnė organizatorėt, ai (panairi... – A.Z.) ėshtė kthyer nė objekt refuzimi nga komuniteti i shkrimtarėve, nga komuniteti kulturor dhe nga vetė botuesit, qofshin ata tė Kosovės apo tė Shqipėrisė.”Kėtė mund ta thotė vetėm njė monstėr aliene, qė i duhet tė vijė pas nja dy mijė vjetėsh nė planetin Tokė, nė shtetin Kosovė (atėbotė do vdesin punėdhėnėsit e tu dhe Kosova mbase do bėhet shtet!), kėshtu qė njė gėnjeshtėr e tillė ėshtė jashtė ēdo realiteti.

Ore fiq Dragoviq, jua them me argumente, se ti ndryshe nuk merr vesh:
Panairi i 9-tė kishte numrin mė tė madh (mbi 120!) tė ekspozuesve se sa asnjė panair tjetėr, qoftė ai i Tiranės, i Shkupit, i Ulqinit a i Podgoricės ose tė tetė tė mėparshmit tė Prishtinės, kishte shitje enorme, me mbi gjysmė milioni eurosh, mbi 200.000 libra (!), kishte mbi 50 pėrurime librash (!) si asnjė panairi tjetėr shqiptar, kishte mbi 50.000 vizitorė, kishte shkrimtarė sa asnjėherė tjetėr dhe nga tė gjitha trevat shqiptare (Gjirokastėr, Pogradec, Tiranė, Shkup, Shkodėr, Tuz, Preshevė, Bukuresht, Cyrih, Frankfurt e Paris...), kishte ambiente nga mė tė ngrohtat qė mund t’i ketė njė panair, sepse kam mėsuar e frekuentuar disa tė tillė para se tė mėsoj zanatin e organizatorit: Frankfurt (nja 12-13 herė), Bruksel e Gjenevė (disa herė), Paris, Lubjanė, Zagreb e kėshtu me radhė… Pra ti gėnjen, or gėnjeshtar ordiner, z. Fiq Dragoviq! Por vazhdo tė gėnjesh, siē e thamė edhe mė lart:“ …nė Kosovė nuk e gjen dot njė botues tamam…”Do tė dėshiroja, vėrtet do tė dėshiroja, sinqerisht tė dija ē’do tė thotė sipas Dragoviqit “botues tamam”. Botuesit nuk janė rroba qė duhet provuar, as ēorape qė duhen mbathur, as kėpucė qė duhet shkelur baltė e borė, pluhur e asfalt qė tė jenė tamam sipas kutit tė Dragoviqit.

Botuesit nė tė gjithė botėn janė botues. Botojnė libra! Vetėm “Buzuku”, e them pa modesti, brenda dy panaireve ka botuar 50 tituj! Pesėdhjetė! Pesė dhjetėshe. Pa ndihmėn as tė qeverisė, as tė ministrisė... por me djersėn, dijen dhe kulturėn e mėsuar nė shkollė, nė shoqėri, nė panaire, nė botėn e qytetėruar!
Kur ēuni Dragoviq ka ardhur nė Kosovė para mė se tri dekada e gjysmė, asokohe unė i kam shėrbyer librit nė “Rilindje”, siē i shėrbej edhe sot e shtatėmbėdhjetė vjet, nė “Buzuku” (botuesi i parė i pavarur shqiptar, s’ka nevojė tė jem modest me djallin prej njeriu Dragoviq!) dhe siē i shėrbejnė fėmijėt e mi kudo qė japin kontributin e tyre, madje njėri prej tyre e ka stolisur mrekullisht monografinė e gazetės ku Dragoviqi shan e jargavitet, nė dhjetėvjetorin e punės. Por, miopit Dragoviq i ka mbetur luga nė pilaf, nuk sheh gjė prej gjėje. Zi! Zi! Zi! Dhe Gėnjen. Gėnjen. Gėnjen. Pėr PEN-in, ku aderon Dragoviqi, tek miku i tij Ēapriqi (po ashtu shkrimtar malazias me prejardhje shqiptare!), pėr stafin qė s’ka lidhje me organizma tė tillė askund nė botė, me asnjė tė burgosur politikė, por vetėm me tė tanishėm dhe ish-aparatēikė – njė herė tjetėr. Urimet mė tė sinqerta e nderuara “Koha ditore”, por jazėk pėr hapėsirėn qė i jepni kėtij pizevengu tė letrave shqipe, kėtij JUDE e DJALLI qė mohon e proteston, pa asnjė tė drejtė elementare, kėtij PLESHTI e maniaku tė letrave shqipe.

Kėtė herė kaq, dhe, shpresoj ta botoni kėtė reagim timin. Ndryshe do tė kėrkoj me rrugė ligjore botimin, ndėrsa pas ditės sė shtune, nė qoftė se nuk e botoni, do ta shkarkoj nė mbi dy mijė adresa elektronike anembanė botės!

Me respekt, juaji Abdullah Zeneli - Koordinator i tė gjitha panaireve tė librit tė Prishtinės, botues i “Buzukut”
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] Serbet kane dashur te futen ne Kosove per te prishur festimet, por jane ndaluar nga policia (2008-02-17 16:48:37 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Pse u ndaluan nė Tropojė ushtarėt e Bujar Bukoshit (2007-12-09 06:14:40 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] H.Perrit: Pavarėsia e Kosovės, e domosdoshme pėr tė parandaluar skenarėt e dhunės (2007-09-14 05:59:04 nga admin4)
[ Opinione ] Kosova ka njė zgjidhje pėr tė ndalur moszgjidhjet tjera, shtet i qytetarėve tė Kosovės (2007-06-03 09:35:19 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Plagjiatura e Kurtajt nuk ka te ndalur! (2006-12-06 01:29:26 nga Flori Bruqi)
[ Opinione ] BASHKIMI EVROPIAN PO ZBARKON NĖ KOSOVĖ NĖ 2008 SIKUR QĖ KA ZBARKUAR BASHKIMI SOVJETIK NĖ ĒEKOSLLOVAKI ME 1968 (2008-12-01 16:17:07 nga admin1)
[ Opinione ] SIMETRIA E ARBITRARITETIT NDĖRKOMBĖTAR (2008-12-01 15:43:49 nga admin1)
[ Opinione ] 28 nėntori simbol i gėrshetimeve tė rėndėsishme kombėtare (2008-12-01 15:34:43 nga admin1)
[ Opinione ] POLITIKANĖT „KOSOVARĖ“ PRAP MUNDOHEN TA MASHTROJNĖ POPULLIN! (2008-12-01 15:12:02 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Shoqata pėr mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombėtar (2008-12-01 14:48:44 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] FRONTI PĖR BASHKIM KOMBĖTAR SHQIPTAR (FBKSH) (2008-11-30 11:19:56 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster