| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Parlament, Debat per skandalin e videos se ushtareve greke |
| Postuar mė datėn: 2007-03-05 17:48:16 nga admin1 :: Kategoria: Lajmet kryesore |
| » Opcionet për artikullin |
|
Ka nisur me debat te lire seanca e djeshme parlamentare, ku ne qender te debateve ka qene skandali I videos se ushtareve greke te cilet sterviteshin duke kenduar kenge antishqiptare
Ky akt eshte denuar nga shume deputete te Parlamentit. Ne fjalen e tij, Ministri I Jashtem Besnik Mustafaj e cilesoi episodin te shemtuar dhe te demshem per marredheniet e perbashketa shqiptaro-greke, por ka vleresuar qendrimin e shtypit dhe opinionit grek, qe nuk e kane mbeshtetur kete akt.
Eshte nje episod mjaft I shemtuar, I demshem dhe I rrezikshem. Ndaj ketyre veprimeve, duhet mbajtur nje qendrim i prere, i qarte qe ti kunderpergjigjet permbajtjes se asaj qe ndodhi. Ndjehem shume I inkurajuar nga fakti se asnjehere ne keto 15 vjet, aktet qe kane rene ndesh ne marredheniet e dy vendeve, nuk kane gjetur mbeshtetjen e shtypit grek dhe as te opinionit, eshte shprehur Mustafaj. Ai ka sqaruar se jane kryer te gjitha veprimet e nevojshme diplomatike, per raste te tilla. I ngarkuari me pune ne ambasaden greke ne Tirane, (Meqenese ambasadori grek nuk ndodhet ketu keto dite) eshte thirrur ne Ministrine e Jashtme dhe I jane bere pyetjet e duhura. Qellimi yne I perbashket eshte te ndertojme marredhenie konstruktive dhe te mos biem pre e provokimeve.
Ndersa Kryetari I Komisionit parlamentar te marredhenieve me jashte, Prec Zogaj ka kerkuar qe NATO te reagoje lidhur me kete meqenese Greqia dhe Turqia jane anetare te saj. Megjithate nuk duhet ta minimizojme as ta fryjme kete qe ndodhi ne funksion te marredhenieve me vendin fqinje, tha Zogaj.
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|