| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » Ēfarė demokracie po instalojmė? |
| Postuar mė datėn: 2008-06-03 07:40:37 nga admin1 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
Shkruan: Valon MURATI
1. Se mėnyra sesi u imponua e u miratua Pakoja e Ahtisaarit ishte jodemokratike, se fakti qė ajo nė vetvete pėrmbante shumė zgjidhje qė janė nė raporte problematike me konceptet bazė tė demokracisė, tė tė drejtave qytetare si dhe atyre kombėtare, - ishin tė qarta nė fillim vetėm pėr njė numėr tė vogėl njerėzish. Ishte kėshtu pėr shkak se pas kėtij procesi qėndronte njė makineri e tėrė politike e propagandistike e gatshme pėr tė stigmatizuar edhe zėrin mė tė butė kundėrshtues, apo madje edhe vetėm dyshues, tė kėtij procesi. Sidoqoftė, si nėpėr mjegull kishte depėrtuar nė opinion njė fije dyshimi se nė kėtė fazė nuk do tė kemi bash shumė sovranitet dhe bash nuk do ta ushtrojmė si duhet tė drejtėn e vetėvendosjes. Por kėto mėdyshje mbyteshin nga euforia e pėrgjithshme, eufori e cila e krijoi botėkuptimin se kėto ishin sakrificat qė duhet bėrė pėr pavarėsinė. Duke qenė se nė skenėn tonė politike qė nga viti 1989 u kultivua politika e improvizimeve e bazuar nė formėn pa pėrmbajtje, nė shumicėn e opinionit publik asnjėherė nė mėnyrė serioze nuk u vu nė mėdyshje pėrmbajtja e kėsaj pavarėsie. Mirėpo ēdo proces e ka njė fund. Dhe kėtij procesi tė heshtjes e tė trullosjes sė pėrgjithshme nga dehja e pavarėsisė i erdhi fundi pėr njė ēėshtje nė dukje simbolike, por qė ishte thelbėsore jo vetėm pėr fyerjen e ndjenjave kombėtare qė iu bėnė shumicės dėrrmuese tė popullit tė Kosovės shqiptarėve, por edhe pėr tėrė rrugėn e mbrapshtė nė tė cilėn po na ēon ky model i imponuar politik i vendimmarrjes. Ky model ėshtė duke e pėrjashtuar tėrėsisht qytetarin e Kosovės, ėshtė duke e pėrjashtuar popullin e saj nė mėnyrėn mė absurde. Ishte beteja pėr Ditėn e Flamurit, ai sinjal qė e zgjoi opinionin publik pėr tė treguar se ky model i vendimmarrjes ėshtė shumė i dėmshėm pėr shėndetin e demokracisė nė shtetin mė tė ri nė botė. Nuk ėshtė fare e rėndėsishme nė kėtė kontekst se kjo betejė u humb. E rėndėsishme ėshtė se ndodhi kthjellja e parė. Rezistenca e parė. Dhe kjo kthjellje e rezistencė do tė vazhdojė nė muajt dhe vitet nė vijim, gjatė procesit tė implementimit nė terren tė decentralizimit dhe tė ligjeve tė tjera tė Pakos sė Ahtisaarit. Njė rol tė rėndėsishėm nė kėtė drejtim do ta luajnė edhe bllokadat qė do tiu bėhen institucioneve pėr shkak tė modeleve ngulfatėse tė instaluara nė sistemin tonė nga Pakoja. Pra, si zakonisht, fundi i njė procesi (tė gjumit) nėnkupton fillimin e njė procesi tė ri (zgjimit).
2. Po thonė se duhet tė jemi krenarė se nė Kosovė ėshtė instaluar demokracia qytetare! Po thonė se duhet tė jemi krenarė se Kosova ėshtė shembull i multietnicitetit, ku tė gjitha etnitė janė tė barabarta. Po thonė se decentralizimi ėshtė nė pėrputhje me parimet e multietnicitetit dhe tė mbrojtjes sė pakicave nė Evropė. Po mundohen kėta apologjetė politikė e medialė tė kėtij modeli ta paraqesin veten IN me trendet moderne demokratike, globaliste, liberale etj. Po pėrpiqen tė tillėt qė kundėrshtarėt e Pakos ti stigmatizojnė si etno-centristė, nacionalistė romantikė, revolucionarė ekstremė, tė humbur nė kohė e hapėsirė, e pse jo edhe fashistė. Po synojnė qė kundėrshtarėt e kėtij modeli shtetėror qė po na imponohet ti denoncojnė (sidomos para ndėrkombėtarėve, natyrisht) si tė disponuar armiqėsisht, deri egėrsisht kundėr pakicave kombėtare nė Kosovė, e posaēėrisht kundėr serbėve. Por nuk del kush nga ky varg analistėsh e politikanėsh tė thotė se kėto koncepte, tė pėrziera si mos mė keq nė sistemin tonė politiko-juridik, nuk shkojnė bashkė gjėkundi nė demokracitė moderne. Sė paku nuk shkojnė bashkė nė njė sistem tė njėjtė politiko-kushtetues, nuk shkojnė bashkė nė tė njėjtat ligje. Nuk shkojnė bashkė nė tė njėjtėn Kushtetutė. Mund tė kemi demokraci qytetare si Franca, por atėherė kemi problem me njohjen e pakicave kombėtare. Franca nuk i njeh pakicat nė territorin e vet. E ka nėnshkruar Paktin pėr tė Drejta Civile dhe Politike por duke futur nė veprim instrumentin e rezervimit pėr nenin 27, ku parashihet mbrojtja e tė drejtave personave qė i takojnė pakicave etnike, gjuhėsore dhe religjioze, duke pretenduar se ky nen ėshtė i paaplikueshėm nė Francė sepse aty nuk ka pakica kombėtare. Pėr mė tepėr, nuk e ka nėnshkruar Konvenėn Kornizė pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Pakicave tė Kėshillit tė Evropės me tė njėjtin arsyetim (tė mos e pėrmendim kėtu ironinė se nga vendet e reja qė aplikojnė pėr nė BE nėnshkrimi dhe ratifikimi i kėtij dokumenti ėshtė i domosdoshėm, pėrderisa pėrveē Francės, e cila as nuk e ka nėnshkruar e as ratifikuar, nga vendet mė tė vjetra tė BE-sė, as Belgjika, Luksemburgu dhe Greqia nuk e kanė ratifikuar kėtė dokument). Modeli i demokracisė qytetare franceze gjuhė zyrtare e njeh vetėm gjuhėn frėnge. Duke mos i pėrmendur kėtu pasojat e kolonializimit francez, vlen tė rikujtohet se shteti francez, me politikėn e vet tė demokracisė qytetare, gati se i ka asimiluar tė gjitha pakicat e veta kombėtare. Mund tė kemi edhe njė shtet multietnik (dyetnik), si Belgjika, me rreth 58% flamanė dhe 40% valonė (e njė pėrqindje e vogėl gjermanėsh), por ėshtė vėshtirė tė kuptohet arsyeshmėria e ekzistencės sė multietnicitetit si koncept politik dhe juridik nė Kosovė (si koncept kulturor e etnik tė gjitha hapėsirat moderne nė botė janė multietnike e multikulturore), ku shqiptarėt pėrbėjnė mbi 90% tė shumicės dėrrmuese tė popullsisė.
3. Po thonė se duhet tė jemi krenarė se jemi model i vendit me demokraci qytetare! E po harrojnė tė thonė se si po instalohet kjo farė demokracie. A po instalohet si vullnet i kėtij populli (nėse doni: i kėtyre qytetarėve), apo ėshtė vullnet i imponuar politik nga lart?! A po pyet nė kėtė vend kush pėr procedurat demokratike, aq tė rėndėsishme pėr vetė konceptin dhe frymėn e demokracisė? A po pyet kush nė kėtė vend se si po miratohen ligjet? A po diskuton kush se a po debatohen kėto ligje nė publik (nė fazėn kur ato janė projektligje)? A po pyet kush se a po kanė kohė sė paku deputetėt ti lexojnė ato? Ndonjėherė po e pyes veten: a thua e dinė deputetėt se ēka po ndodh nė kėtė vend nė emėr tė tyre? Cila ėshtė pėrgjegjėsia e tyre pėr kėtė situatė nė tė cilėn e kanė katandisur edhe ata veten? Po gazetarėt, e lexojnė vallė ata ndonjė projekt-ligj nė kėtė vend? Ua dėrgon ndonjėherė kuvendi atyre kėto projektligje para se tė miratohen? A kanė faj mediat dhe gazetarėt tanė pėr kėtė situatė dhe a po e kryejnė funksionin e monitorimit tė pushtetit nė fushėn e vendimmarrjes? Nuk ka dyshim se ky model i imponuar i funksionimit tė shtetit tė Kosovės nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me demokracinė qytetare, nė tė cilėn demokraci propagandohet se qytetari ėshtė strumbullar i sistemit politik, ėshtė shpirti i kushtetutės sė vendit. Nė njė demokraci qytetare, qytetari do tė duhej pyetur sė paku pak, e formalisht pėr tėrė kėto procese. Dhe injoro fare problemet kombėtare qė ka Kosova, injoro pallavrat e debatet e kota mbi demokracinė qytetare e konceptin etnik pėr ndėrtimin e shtetit. Nė kėtė vend ėshtė nė rrezik vetė demokracia. Ajo ėshtė e rrezikuar nė periudhėn kur po i vendosen themelet njė ngrehine aq tė brishtė qė po quhet Republika e Kosovės. Qytetarėt e Kosovės pėrveēqė janė de-sovranizuar me aktet juridike dhe politike mė tė larta tė vendit dhe askush nuk i pyet se ēka duan, si e duan dhe ku duan tė shkojnė, tani ata duhet tė frikėsohen edhe pėr modelin e demokracisė qė po u serviret.
4. Nė betejėn pėr Ditėn e Flamurit ishte hera e parė qė Kuvendi tregoi dhėmbėt. Sado tė brishtė, ai u mundua ti shtrėngojė ata. Ishte njė kthjellje e momentit, por qė tregoi shumė. Tregoi mundėsitė qė i ka Kuvendi si pėrfaqėsues i interesave tė popullit (apo tė qytetarėve) pėr ti mbrojtur ato interesa. Tregoi se mund ti thotė JO! komoditetit tė qeverisė, tregoi se mund tiu thotė JO! pėr disa ditė edhe miqve ndėrkombėtarė dhe tregoi se mund ta mobilizojė, por edhe ta shfrytėzojė mirė pėrkrahjen e opinionit publik. Por ai e tregoi njėkohėsisht dobėsinė e tij kur shkėputet nga populli, me tė cilin nė krahė do ti trondiste themelet e kėsaj ngrehine politike qė po ngrihet e qė ėshtė e frikshme pėr demokracinė. Ai njėkohėsisht dėshmoi se ende i duhet tė kthjellet e ta kuptojė se vetėm me luftėn qė do tė duhej bėrė tėrė konceptit dhe zgjidhjes politike tė imponuar pėr Kosovėn, pėrmes Pakos sė Ahtisaarit, do tė mund tė fitohej beteja e Festės sė Flamurit. Kuvendi dėshmoi se mund tė luftohet e tė qėndrohet nė kėtė vend. Por pėr ta fituar betejėn politike, duhet kuptuar thelbi i luftės politike. Kuvendi duhet ti forcojė dhėmbėt e ta mbrojė kėtė vend nga pseudodemokracia. Pėr nga natyra ai ėshtė i obliguar ta ndėrtojė demokracinė e vėrtetė, tė pėrfaqėsojė nė mėnyrė tė denjė interesat jetike tė qytetarėve. Por pėr ta bėrė kėtė, duhet tė reflektojė mbi veprimet e veta tė deritanishme. Duhet tė bėhet imun nga lloj-lloj ndėrhyrjesh e presionesh nga jashtė. Duhet tė bėhet njė me qytetarin dhe popullin nė kėtė luftė politike (sepse logjikisht, atij do ti duhet ti pėrgjigjet nė fund), dhe duhet ērrėnjosur modelin pseudodemokratik qė ka ndihmuar edhe vetė tė instalohet nė Kosovėn tonė tė dashur.
valon.murati@gmail.com
1.6.2008
Prishtinė
|
|
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|