DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2010

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Kapėrcimi elegjiak i Mulla Idrizit nga harta e Kosovės
Postuar mė datėn: 2008-12-12 11:34:59 nga admin4 :: Kategoria: Kultura

Shkruan: Izmi Zeka
Gjillan

Njė figurė poliedrike, qė shumė vite mbeti i anatemuar dhe i pastudiuar nga shkenca e historisė, i mbajtur nė kujtesė vetėm nė mendjen e popullit qė nuk i harron bijtė e tij edhe atėherė kur pushtetet pėrdorin tėrė forcėn pėr tė fshirė kėtė kujtesė. Ai ishte intelektuali i kohės, qė s’e deshi rehatinė e as kolltukun kur KOSOVĖS i vihej zjarri. Ai e deshi tokėn arbėrore edhe kur thureshin plane djallėzore, kur qenia njerėzore rrezikohej seriozisht, kur harta ballkanike e evropiane pėsonte ndryshime.


Personalitet i shquar i shekullit XX

Po e filloj kėtė shkrim studios me Dr Ramiz Zekaj i cili shkruan “Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilani ėshtė heroike. E tillė ėshtė periudha 1944-1949 dhe kallja e tij nė zjarr mė datėn 25-26 nėntor 1949 pėr tė mbetur shembull te pasardhėsit si dhe luftėtarė, qėndrua dhe vdekur si shqiptarė. - marrė nga Libri zhvillimi i kulturės islame te shqiptarėt gjatė shekullit XX.”.
Po ashtu edhe shkrimi i tij i tipit shkencor i botuar nė gllasnik pėr 50 vite ku hynė ndėr autorėt mė me fuqi intelektuale me shkrimin “Vllezėri Islame”
Edhe Tahir Zajmi shkruan “Mulla Idriz Gjilani ishte njė tip burrit shqiptarė, i njė natyre krejt tjetėr qė midis fesė e atdheut bėnte asnjė dallim - pėrse pa nji atdhe tė lirė – thoshte as feja nuk mbahet dhe nuk mund tė ushtrohet, pėr tė vazhduar mė tutje vetėm njė fenomen tragjik i fatit e tradhtoi nė lamė tė betejės. . . , jo frika e dekės dhe plumbat e armikut, por njė ndjenjė feblesėt qė quhet dhimbsuni dhe dashuni vllaznore. Botimi i librit nga instituti i studimeve objektive nė Nju Delhi tė Indisė Mulla Idrizi radhitet ndėr 100 personalitetet islame apo udhėheqėsit mė tė mėdhenj mysliman tė shekullit XX.

E fillova nė kėtė mėnyrė kėtė shkrim pėr tė parė se si dhe nė ēfarė mėnyre Mulla Idrizi shihej nga autorė tė ndryshėm tė Kosovės dhe jashtė saj. Personalitetet e tilla, tė cilėt renditen nė pikat kulminante, siē ėshtė rasti nė 100 personalitete tė botės ku hyn Mulla Idrizit nuk ėshtė rastit. Shkrime tė shumta pėr veprimtarin kombėtare dhe fetare kemi edhe prej shumė autorėve e do veēoja Mulla Avni Aliun etj. Ai thoshte sa i mirė ėshtė Islami kur shpjegohet nė gjuhėn shqipe, gjuhė tė cilėn zoti e zgjodhi pėr shqiptarėt”

Veprimtaria atdhetare ishte pjesė e jetės sė tij

Mulla Idriz Hajrullahu qėndronte konsekuent pėr bashkimin e trojeve shqiptare. Sot, kur pėrkujtojmė kėtė figurė shumėdimensionale, portreti i heroit tė pathyeshėm ngulitet thellė nė memorie dhe krijohet njė univers qė historisė shqiptare t, i shtohet njė kaptinė e veēantė nė vargun e ngjarjeve aq tė bujshme gjatė LNĒ-sė dhe pas saj. Qysh nė moshė tė re u ballafaqua me problemet jetike. Babain ia kishin vrarė por orientimi i tij drejt kauzės sė shenjtė ishte edhe amaneti i prindėrve tė tij.
LNĒ –ja dhe regjimi i krijuar pas saj, shembėn ėndrrėn e shqiptarėve pėr tė drejtėn e popujve pėr vetėvendosje, pėr krijimin e shtetit tė tyre tė lirė. Andaj, Mulla Idrizi qysh herėt u bind se u shkel vullneti i popullit tė tij dhe trojet shqiptare po bėheshin sėrish pre e interesave tė shteteve fqinje dhe tė fuqive tė mėdha.

Aktiviteti i Mulla Idrizit ishte i mbėshtetur nė dy drejtime: nė ngritjen e vetėdijes sė popullit pėrmes agjitacionit dhe nė arsimimin e brezave tė rinj. Ishte pa kompromis nė rrugėn drejt realizimit tė aspiratave tė popullit, madje duke u sakrifikuar edhe familjen dhe duke “djegur” pasurinė e tėrė pėr idealin e lartė tė lirisė. Nėse e shohim veprimtarinė e tij nė kohėn dhe nė hapėsirėn kur jetoi, ėshtė pa dyshim njeriu qė i kaloi kornizat e etnitetit kosovar nė baza intelektuale dhe patriotike. Nėse themi kėshtu, atėherė shtrohen shumė pyetje”. cili imam luftoi mė me fanatizėm kudėr shpėrnguljes sė shqiptarėve, cili imam luftoi mė me devotshmėri pėr ēėshtjen kombėtare, cili imam nuk bėri dallimin midis konfesioneve, cili imam fjalėn e parė e kishte “s'ka fe pa atdhe”. Tė gjitha kėto paraqesin qėndrimin vertikal tė feniksit qė ka lidhmėni me damarėt e tokės mėmė, qė pėrkujtojnė tė madhin, Hoxhė Hasan Tahsinin, Vaso Pashė Shkodranin, Hoxhė Kadri Prishtinėn…
Veprimtaria e tij politike dhe arsimore kishte mbėshtetje tė fuqishme nė Komitetin pėr Ēlirimin Kombėtar tė Kosovės.
Uniforma e imamit, pėrveē predikimeve fetare, e pėrdori edhe pėr zgjimin e ndėrgjegjes kombėtare. Prej viteve te 30-ta Komiteti i Kosovės pėr Anamoravė do ta ketė njeriun mė besnik tė radhėve tė tij. Me zgjuarsinė e tij ai ishte nė ballė tė masave tė gjėra dhe me guximin qė posedonte, kishte fituar zemrat e tė gjithė popullit tė Anamoravės dhe mė gjerė. Pa dyshim se Mulla Idrizi i njihte gjuhėt orientale, gjė qė i mundėsuan tė shihte mė pėr sė afėrmi tė arriturat shkencore, si me fizikėn, kiminė, mjekėsinė, astronominė dhe shkencat tjera, qė paraqesin eruditin e vėrtetė tė botės shqiptare.
Njohja me personalitete tė mėdha kombėtare, si me Ferat bej dragėn e shumė tė tjerė tė rrethit tė Shkupit e tė viseve tė tjera shqiptare, tregojnė qartė pėr veprimtarinė aq tė bujshme si nė sferėn e ēlirimit kombėtar po ashtu edhe tė ngritjes sė vetėdijes intelektuale.

Mulla Idrizi nė mėnyrė analitike kishte bėrė punimet si “Lindja e Pejgamberit” dhe “vėllazėria Islame”, qė kanė vlera tė mėdha fetare, njohje me botėn si kompleks universal, mbi tė gjitha superstrukturėn si mjet tė realitetit dhe objektivitetit nė paralelen Fe-Atdhe.
Krijimtaria e tij, edhe pse nė dukje e pakt, nė vete ngėrthen njė mori ēėshtjesh kardinale, duke u nisur nė avancimin e vlerave tė larta kombėtare, si dhe nė zhdukjen e tė gjitha dukurive qė pengojnė frymėn liridashėse. Tendenca kryesore e tij ishte ērrėnjosja e vėllavrasjes, ofrimi dhe krijimi i unitetit ngritja e njė vetėdije tė re, nė parim mbi tė gjitha, -Bashkimi Kombėtar. Kjo ishte motoja dhe refreni i tij i pėrhershėm.
Nuk ishte e rastit edhe zgjedhja nė pėrbėrjen e anėtarėve tė Ulemasė sė Mexhlisit tė Shkupit, ku me plotė meritė e kreu detyrėn deri nė vitin1941.
Pėrgatitja e tij dhe puna nė medresetė e ndryshme, janė kaptinė e veēantė e formimit dhe e predikimit fetar nė shėrbim tė kauzės.

Ai sintetizoj nė mėnyrė praktike teorinė shkencore se pa Atdhe nuk ka Fe. Prandaj pėrkushtimi patriotik, duke rrezikuar edhe vetveten, nuk u hamend, por pėrkundrazi, ai bėri gėrshetimin dhe sendėrtimin e ideve nė objektivat e kohės. Mulla Idriz Gjilani, udhėheqės i ushtrisė vullnetare shqiptare tė Kosovės Lindore, si njeri i penės dhe i pushkės, fesė dhe i vatanit, u qėndroi besnik idealeve tė larta kombėtare. Ai deri nė frymėn e fundit do tė mbetet udhėheqės i denjė i lėvizjes pėr ēlirim e bashkim kombėtar.
Vdiq ashtu si ishte nisur, me fjalėt nė gojė: ”Nė mbrojtje tė Atdheut vritet vetėm ai qė e ka fat shehitllėkun”.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Opinione ] FUNKSIONIMI I SHTETIT JURIDIK E MUNDĖSON HAPJEN E „DOSJEVE“ (2009-01-04 01:41:44 nga admin4)
[ Opinione ] Shtohen tė papunėt, shqiptarėt mė tė varfėr (2009-01-03 11:40:17 nga admin4)
[ Opinione ] PSE POLITIKA SHQIPTARE DHE DIPLOMACIA NDĖRKOMBĖTARE HESHTIN PĖR MILJONA SHQIPTARĖ TĖ TERRORIZUAR E PASTAJ TĖ MĖRGUAR?! (2009-01-03 11:36:40 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] DEKLARATĖ PUBLIKE NR. 1 E FBKSH (2009-01-03 11:26:06 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] SKANDAL NĖ PARLAMENTIN LOKAL TĖ BUJNOCIT (2009-01-02 01:45:04 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Kosove, pergjaket 2009-a, 4 te vdekur ne aksident (2009-01-01 16:11:38 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] PĖRGĖZIME! (2009-01-01 10:30:29 nga admin4)
[ Tech-Info ] Siperfaqja e Henes eshte nje miniere e vertete hekuri. (2009-01-01 08:26:29 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] STAFI ALBANIAPRESS (2008-12-31 13:17:07 nga admin4)
[ Opinione ] Gjermani, ėndrra pėr socializmin shqiptar (2008-12-31 11:16:53 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Shumė familje kosovare vazhdojnė tė pėrballen me gjendje tė rėndė sociale (2008-12-31 08:53:13 nga admin4)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2010 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster