DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Kėrkesė pėr tė mbėshtetur tė drejtėn qė gjuha shqipe tė jetė gjuhė zyrtare nė Maqedoni
Postuar mė datėn: 2008-02-22 15:42:04 nga admin1 :: Kategoria: Kultura
Me rastin e ditės ndėrkombėtare tė gjuhės amtare letėr institucioneve ndėrkombėtare

Shteteve anėtarė tė Kombeve tė Bashkuara (pėrmes Sekretariatit tė KB-sė)

Shteteve anėtarė tė BE-sė
Kėshillit tė NATO-s
Shteteve anėtare tė OSBE-sė

Kėrkesė pėr tė mbėshtetur tė drejtėn qė gjuha shqipe tė jetė gjuhė zyrtare nė Maqedoni

Nė ditėn ndėrkombėtare tė gjuhės amtare

Zyrtarizimi i gjuhės shqipe indikator i respektimit tė
diversitetit linguistik nė Maqedoni

Zonja dhe Zotėrinj,
Sot, nė ditėn ndėrkombėtare tė gjuhės amtare, ju rikujtojmė se diskriminimi ndaj shqiptarėve vazhdon nė tė gjitha fushat e jetės shoqėrore, ekonomike dhe politike edhe pse Maqedonia, si anėtare e Kėshillit tė Evropės ka nėnshkruar dhe ratifikuar, tė gjitha Konventat kundėr diskriminimit.
Sot, nė ditėn ndėrkombėtare tė gjuhės amtare ju rikujtojmė se pėrkundėr faktit qė Maqedonia ka nėnshkruar dhe ratifikuar Kartėn Evropiane pėr gjuhėt (25 korrik 1996) dhe perkunder faktit se qė nga 1 gusht 2001 u angazhua qė tė zbatojė marrėveshjen qė do t’i jepte fund diskriminimit etnik nė kėtė fushė, sot e kėsaj dite gjuha shqipe nuk ėshtė gjuhė zyrtare dhe shqiptarėt vazhdojnė tė diskriminohen si mė parė.
Me njė fjalė, tėrėsia e politikės shtetėrore ndaj shqiptarėve dėshmon se konventat e ndryshme lidhur me qasjen demokratike ndaj diversitetit etnik janė bėrė sa pėr sy e faqe nga Maqedonia.
Shqiptarėt nė Maqedoni kanė qenė dhe janė objekt i diskriminimit tė vazhdueshėm nė tė gjitha sferat e jetės.
Marrėveshja e Ohrit i dha fund luftės sė vitit 2001 nė Maqedoni, mirėpo edhe pas shtatė viteve nuk arriti tė ndėrtoj paqen.
Shqiptarėt vazhdojnė tė diskriminohen, pėrkundėr rekomandimeve tė institucioneve ndėrkombėtare qė t’i jepet fund diskriminimit tė shqiptarėve nė Maqedoni;
Shqiptarėt vazhdojnė tė diskriminohen edhe nė kohėn kur Maqedonisė i kushtėzohet integrimi nė institucionet euro-atlantike me respektimin e tė gjitha tė drejtave tė shqiptarėve.

Respektimi i diversitetit gjuhėsor dhe kulturor inspiron solidaritetin e bazuar nė mirėkuptim, tolerancė dhe dialog. Ky solidaritet duhet tė hapė njė faqe tė re tė marrėdhėnieve ndėrshtetėrore dhe ndėretnike nė kėtė pjesė tė Ballkanit.
Pa zyrtarizimin e gjuhės shqipe nė tė gjitha nivelet e institucioneve shtetėrore integrimi i Maqedonisė nė institucionet euro-atlantike do tė pėrbėnte njė paradoks sui generis.

Vetėm duke hequr diskriminimin ndaj shqiptarėve, Maqedonia do tė jetė nė gjendje tė plotėsoj kushtet pėr integrim nė institucionet pėr tė cilat diskriminimi i ēfarėdo forme qoftė ėshtė i papranueshėm.

Lufta kundėr diskriminimit racor, kundėr diskriminimit etnik, kundėr diskriminimit gjinor dhe kundėr tė gjitha formave tė diskriminimit kėrkon njė angazhim kolektiv tė tė gjithė demokratėve tė mirėfilltė.

Prandaj, nė ditėn ndėrkombėtare tė gjuhės amtare pėrmes kėtij manifestimi u drejtohemi institucioneve demokratike dhe shteteve anėtare tė OKB-sė qė tė bėjnė presion mbi autoritetet e Shkupit qė tė zyrtarizohet gjuha shqipe.

Shkup, 21 shkurt 2008

Bashkimi Demokratik Shqiptar
Lėvizja Qytetare Zgjohu
Intelektual tė fushave tė ndryshme
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Lajmet kryesore ] FMN-ja njeh Kosovėn, do tė shqyrtojė kėrkesėn pėr anėtarėsim (2008-07-16 02:56:32 nga admin2)
[ Kultura ] Kėrkesė pėr trajtim tė barabartė nė studime universitare (2008-06-27 16:14:11 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] KĖRKESĖ PĖR SANIMIN E VANDALIZMAVE (2008-05-04 15:45:15 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Me kerkese te Serbise OSBE-ja, takim urgjent per Kosoven (2008-02-16 02:53:40 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] KS mbajti seancė me dyer tė mbyllura pėr Kosovėn me kėrkesėn e Serbisė. Asnjė rezultat. (2008-02-15 06:23:48 nga admin4)
[ Opinione ] FUNDI I KĖRKESĖS PĖR PAVARĖSI (2007-12-21 17:00:08 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] NJOFTIM DHE KERKESE E ZEDHENESIT POLITIK TE FBKSH - SE (2007-06-16 11:52:17 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Rehn hedh poshtė kėrkesėn e Moskės pėr vazhdimin e bisedimeve (2007-03-20 09:26:58 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Beogradi me kėrkesė shtesė: tė ndahet pjesa statusore nga ajo teknike nė propozimin e Ahtisarit pėr statusin (2007-02-09 06:07:51 nga admin1)
[ Lajmet kryesore ] Sejdiu hedhė poshtė kėrkesen e diaspores pėr Kėshillin e Pėrgjithshėm... (2006-12-12 03:04:11 nga Flori Bruqi)
[ Lajmet kryesore ] Shoqata pėr mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombėtar (2008-12-01 14:48:44 nga admin1)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster