DERVINA.COM - Arkivi i lajmeve Arkivi i lajmeve
Për vitet 2006,2007 dhe 2008

^ Kategoritë
Kërko në lajme: 
Shpalos kategorinë:
 Lajmet kryesore
 Lajmet në gjuhen angleze
 Opinion
 Intervista
 Sport
 Kultura
 Histori
 Diaspora
 Tech-Info

Madhësia e shkronjave
Dukja Madhësia (piksel)
AaBbCc 11 piksel
AaBbCc 12 piksel
AaBbCc 13 piksel
AaBbCc 14 piksel

Vizitorët online në arkiv: vizitorë
» Ismail Qemali u godit pėr vdekje nga atentatori Shaskaj!
Postuar mė datėn: 2008-07-30 12:16:37 nga admin1 :: Kategoria: Opinione

Ismail Qemali u godit pėr vdekje nga antetatori Shaskaj dhe bashkėpunėtorėt e tij, ndėrsa nga kush u pagua pėr tė kryer kėtė atentat, kėtė drejtėsia shqiptare duhet tė hulumtojė. Kur them drejtėsia shqiptare nuk e kam fjalėn pėr Institucionin Prokurori, se kjo nuk ka nge tė merret me “vogėlsira”, por pėr inteligjencėn kombėtare, madje ka qenė dashtė qė flakė pėr flakė tė kishin reaguar edhe akademitė e shkencave, universitetet e gjithė truallit kombėtar, institutet e historisė, se Ismail Qemali nuk i takon vetėm Vlorės, por gjithė kombit dhe si komb duhet mbrojtur Atė dhe dėnuar atentatorin.


Shkruan: Afrim MORINA

Njerėzit qė merren me politikė kombėtare, tė pėrmasave tė Uashingtonit, Ata Turkut, e Mahatma Gandit, janė njerėz tė pajisur me dituri shumė mė tė thella se individi me gradė akademiku. Politikanėt e kalibrit tė tillė, kanė njohuri pėr gjendjen sociale nė tė cilėn gjendet kombi i tyre, ka njohuri mbi forcėn ekonomike qė ka vendi i tyre, kanė njohuri mbi pozitėn gjeopolitike dhe gjeostrategjike qė zė vendi i tyre, kanė njohuri edhe pėr moshėn e popullsisė dhe gatishmėrinė e kombit tė tyre pėr tė pėrvjel mėngėt dhe rrokur armėt pėr liri. Kanė njohur edhe pėr strategji ushtarake, por mbi tė gjitha janė perceptues tė kohės se kur duhet marrė veprime tė njėmendta dhe jo tė gabuara. Njerėz tė kalibrit tė tillė i dinė edhe pasurit sipėrfaqėsore dhe nėntokėsore qė ka vendi i tyre, por dhe pasurinė e vetė ta shkrijnė pėr ēėshtje kombėtare. Ata janė pedagog, sociolog, ekonomistė, psikolog, e ēka jo tjetėr. Se pėr tė futur nė lėvizje idetė e veta duhet pasur aftėsi artikulimi jo vetėm me gojė, por edhe me shkrim. Pra njerėz tė tillė ka shumė pakė, qė menduan pėr kombin e vetė, duke mos dėmtuar edhe qytetėrimin evropianė apo botėrorė.



Ne shqiptarėt kemi pasur nderin tė kemi njerėz me pėrmasa tė tilla. Nėse nuk kemi bėrė mė shumė pėr ta, tė paktėn nuk jemi turpėruar para tė tjerėve. Por kjo ka ndodhur kur politikėn e kemi bėrė ne, e jo tė huajte. Qė kur kanė filluar tė huajt tė gjejnė argatė nė mesin tonė, politika kombėtare po merr tatėpjetėn, sepse duke menduar se do tė nxjerrim tė mira materiale bėjmė lėshime duke mohuar edhe historinė tonė tė lavdishme, duke pėrbuzur njerėzit qė e kanė bėrė historinė, pra duke ua mohuar namin dhe nderin.

Politika qė sot bėhet nė hapėsirėn kombėtare, ėshtė mė tepėr politikė fisesh se sa politikė e mirėfilltė kombėtare. Kjo politikė, pra nė gjithė hapėsirėn kombėtare, mohon dhe ka mohuar historinė dhe personalitetet kombėtare dhe tash merret me dytėsinė, pra duke pjell edhe njė histori qė nuk e ka pėr nderė tė jetė nė kėtė lojė kombi ynė, sepse kėshtu e duan “miqtė” tanė. Ne mohuam aotoqefalinė e Nolit tė madh pėr kishėn ortodokse shqiptare dhe sot i bartim pasojat e kėsaj loje djallėzore, qė nėpėr shekuj nuk na la rehat dhe ishte gjithnjė kundėr shtetėformimit, gjuhės, kulturės edhe nė kohėn e Ismail Qemalit. Ne rehabilituam Zogun dhe logjika thotė se tė gjithė ata qė kundėrshtuan Zogun (Noli, Gurakuqi, Hasan Prishtina, Avni Rustemi, Bajram Curri etj) duhet shpallur tradhtarė. Pra sipas kėsaj logjike duhet rehabilituar edhe Esad Pashė Toptanin, se nuk ka si mbetėt ky i vetmuar. Shikuar rrjedhat e deri sotme, si duket edhe punohet nė atė drejtim, sepse tė gjithė ata qė kanė bėrė politikė kombėtare duhet varrosur dhe vendin e tyre duhet zėnė, serbofilėt, turkoshakėt dhe grekofilėt. Dhe pėr tu rehabilituar ata duhet paraprakisht tė prishėn pėrmendore meritore, sepse ka kaluar koha e dekoratave nga z. Berisha kur i lėshonte pa kriter e me para dhe pėr tė mos dal sheshit matrapazllėku duhet gjetur sejmen pėr tė vepruar nėn rrogoz. Tash puna duhet filluar nga poshtė pėr tė arritur nė majėn e piramidės pushtetare.

Ēėshtja shqiptare nė kėtė gadishull nuk duhet trajtuar nė faktin e ndodhjes sė problemeve, por atė duhet reduktuar dhe parcializuar. Se po qese merret siē ka ndodhur, jo vetėm para liderėve politikė, por edhe para faktorit tė jashtėm vendosės hapet kutia e pandorės.

Nė mesin e mė tė mėdhenjve, qė kalon pėrmasat kombėtare ėshtė edhe Ismail Qemali, por si duket qendrat nga jashtė, qė kurrė nuk kanė dashur tė ketė njė Shqipėri, pėrmes gojės sė z. Shaskaj e hodhėn njė kartė shumė tė rrezikshme. Kjo nuk ėshtė pa bekimin e Institucioneve shtetėrore, kjo nuk ėshtė pa bekimin e njė pjese tė akademisė, kjo nuk ėshtė pa bekimin e pseudo shkencėtarėve, e pseudo intelektualėve, sepse nė fillim tė kėtij viti shqiponjėn e flamurit tė Ismail Qemalit e quajtėn sorrė(!) dhe pėr ēudi pati shumė pak reagime, madje heshtėn edhe institutet e historisė, akademitė dhe njė pjesė e intelektualėve qė kanė bėrė emėr nė letrat shqipe.

Me tė drejtė e thotė z. Shaskaj se me emrin e Ismali Qemalit nuk do tė ndihmohet ky Universitet. Po Athina nuk do tė ndihmojė, nuk do tė ndihmojė edhe Beogradi e Podgorica, se vetėm nga kėto qendra kemi pritur iniciativa pėr tė minuar ēėshtjen tonė kombėtare, pėr tė kryer atentate ndaj personaliteteve me peshė kombėtare, pėr tė minuar gjuhėn shqipe, pėr tė minuar atė histori qė ka ndodhur nė emėr tė vėllazėrimit e pajtimit. Kėto qendra nuk kursyen mjete pėr ta zhbėrė Shqipėrinė dhe e logjikshme ėshtė, se personalitetet si Ismail Qemali nuk janė tė mirėpritur nė qarqet e tyre dhe mbėshtetėsve tė politikave tė tyre. Ata shfrytėzuan fe e ushtri, u munduan tė shfarosin kombin tonė, e kur nuk arritėn, atėherė filluan djallėzitė me marrje tokash, me ndihmėn e Rusisė dhe Francės, filluan tė rekrutonin edhe njerėz me ushtri tė tipit Kadri Mehemti, e nuk lanė gjė pa bėrė, vetėm e vetėm tė mos ketė Shqipėri e qetėsi nė Shqipėri dhe shqiptarėt gjithnjė tė merren me veten, pa pasur kohė tė shikojnė se si dalin nė aeropag territoret kombėtare, siē po na ndodh sot nė Kosovė.

Pra, inicimi pėr tė ndryshuar emrin e Universitetit tė Vlorės nuk ėshtė i rastėsishėm. Pėr kėtė mė sė shumti jep pėr tė dėshmuar edhe deklarimi i z. Berisha, i cili kėtė punė e lė tė merret vetė Universiteti (!) (Universiteti e tha fjalėn e vetė, me apo pa tė drejtė), nė vend se tė lėshojė urdhėresė pėr tė tėrhequr Vendimin. Ėshtė edhe njė fakt, se njė ditė para se tė merret qėndrim pėr ndryshim tė emrit, diplomat e kėtij Universiteti lėshohen pa emrin Ismail Qemali. Nga kjo mund tė pėrfundojmė se edhe Ministri i Arsimit ka qenė i informuar, se kjo nuk mund tė bėhet krye mė vete pa pasur njė mbėshtetje nga lartė, sepse i diplomuari duhet tė konkurrojė pėr tė krijuar marrėdhėnie pune nė institucionet shtetėrore apo private. Ajo diplomė nuk do tė njihet sepse nuk ekziston njė Universitet me emrin Vlora. Kjo jep pėr tė kuptuar se tė gjitha janė kryer, vetėm u duhet bėrė edhe loja publike!

Tė gjitha rrjedhat rreth kėtij Universiteti tė dėrgojnė nė njė pėrfundim. Ismail Qemali u godit pėr vdekje nga antetatori Shaskaj dhe bashkėpunėtorėt e tij, ndėrsa nga kush u pagua pėr tė kryer kėtė atentat drejtėsia shqiptare duhet tė hulumtojė. Kur them drejtėsia shqiptare nuk e kam fjalėn pėr Institucionin Prokurori, se kjo nuk ka nge tė merret me “vogėlsira” por pėr inteligjencėn kombėtare, madje ka qenė dashtė qė flakė pėr flakė tė kishin reaguar edhe akademitė e shkencave, universitetet e gjithė truallit kombėtar, institutet e historisė, se Ismail Qemali nuk i takon vetėm Vlorės, por gjithė kombit dhe si komb duhet mbrojtur Atė dhe dėnuar atentatorin. Atentatorit dhe gjithė miratuesve tė tij duhet marrė e drejta pėr tė hynė nė dyert e cilit do universitet shqiptar, jo vetėm si ligjėrues, por edhe si qytetar.

Me njė shkrim tė mė hershėm, kur kam bėrė fjalė pėr profesor Ukshin Hotin, ndėr tė tjera kam thėnė se heshtin tė gjithė pėr tė, se tė flasėsh pėr tė do tė thotė tė flasėsh pėr ēėshtjen kombėtare, tė kėrkosh ndriēimin e fatit tė tij, do tė thotė tė ndriēosh historinė kombėtare, tė kėrkosh fatinė e tij do tė thotė tė kėrkosh bashkimin kombėtar. Nė kėtė rast tė mbrosh Ismail Qemalin, do tė thotė se po mbron pavarėsinė e shtetit shqiptar tė shpallur nga Ai. Tė luftosh Ismail Qemalin, do tė thotė se po lufton Shqipėrinė e shpallur nga Ai dhe pėr kėtė “miqtė” tanė nuk lėnė dy gur bashkė pėr tė arritur qėllimin dhe pėrpjekjet e tyre afro njė shekullore kanė arritur tė gjejnė Shaskajn pėr tė kryer atentatin nė gjithė historinė shqiptare, duke pėrfshirė edhe gjuhė e kulturė. Ata qė e yshtėn Shaskajn nė kėtė lojė tė ndytė e tė turpshme, si qėllim kanė dhe kėtė po e zbatojnė nė praktikė, qė shqiptarėt tė heqin njėherė e pėrgjithmonė nga koka bashkimin kombėtar, se ne mund tė takohemi nė stacione treni, nė metro tė perėndimit e nė aeroporte dhe nuk ka nevojė tė kemi shtetin komb. Edhe pėrfaljet qė edhe Shqipėria tė ndėrrojė flamurin kanė kėtė mesazh, tė mos ketė Shqipėri pėr tė cilėn vdiqėn bijtė dhe bijat mė tė mira tė kombit.

Ismail Qemali ėshtė mė tepėr se akademik, pėr atė qė njeh veprimtarin e tij dhe kjo mund tė argumentohet sot pėr vizionin e tij. Dikur ishin katėr vilajete, qė Ismail Qemali i futi nė programin e vet vetėm me njė emėr - Shqipėri. Sot kemi tri akademi dhe njė grumbull universitetesh qė nuk arritėn tė nxjerrin njė platformė kombėtare pėr tė pėrmbyllur platformėn e Hasan Prishtinės dhe jetėsimit qė i bėri Ismail Qemalit, pra tė bėjmė bashkimin kombėtar.
---------
• TITUJ TĖ NGJASHËM
[ Kultura ] Analizė e shkrimit "Identiteti evropian i shqiptarėve" tė Ismail Kadaresė (III) (2008-09-26 11:00:49 nga admin4)
[ Kultura ] Analizė e shkrimit "Identiteti evropian i shqiptarėve" tė Ismail Kadaresė (I) (2008-09-24 09:45:57 nga admin4)
[ Histori ] Si u shkruan kujtimet e Ismail Qemalit? (2008-08-29 16:18:17 nga admin1)
[ Intervista ] Nipi i Ismail Qemalit: Turp pėr Rektoratin, interesa meskine (2008-07-31 17:28:22 nga admin2)
[ Lajmet kryesore ] Berisha: Nuk do te preket emri i Ismail Qemalit (2008-07-31 17:13:38 nga admin2)
[ Opinione ] Vlora ia heq universitetit emrin Ismail Qemali (2008-07-29 23:29:49 nga admin4)
[ Opinione ] I hoqėn Vlorės Ismail Qemalin! (2008-07-29 17:14:37 nga admin2)
[ Opinione ] Ēohu Ismail Bej nga varri! (2008-07-29 15:27:51 nga admin2)
[ Opinione ] Emrin e Ismail Qemalit nuk ka burrė nė botė qė ta heqė (2008-07-29 02:40:00 nga admin2)
[ Histori ] Sulltani vret pabesisht Ismail bej Vlorėn (2008-07-29 00:51:42 nga admin4)
[ Lajmet kryesore ] Senati i heq emrin Ismail Qemali universitetit tė Vlorės (2008-07-28 00:46:16 nga admin2)
«  Kthehu prapa
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster