| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » PĖRMLEDHJE ME POEZI |
| Postuar mė datėn: 2007-12-31 18:08:21 nga admin4 :: Kategoria: Kultura |
| » Opcionet për artikullin |
|
QĖLLOI ATDHEU KURRIZ
Qėlloi Atdheu udhėkryq
Gjithė udhėt e pritnin
Shtėpi si tė bėnte?
E prenė nga tė katėr anėt
Kufijtė e pėrgjakur
Mbeti njė grusht eshtra.
I thanė bėhu urė
Ke shumė lumenj
Sa shumė gurė!
Mbeti atdheu kodėr
Gjithė erėrat e rrihnin
Si njė gogėl.
I thanė bėhu han
Tė tė hamė, tė pimė
Tė flemė, tė rrimė.
Kurriz qėlloi Atdheu
E smund ta shalonin
Pse kishte kurriz. |
|
Abdyl KADOLLI, shkrimtar
ZJARRET E DRENISĖ
Ējanė kėto zjarre dritė
Takim me yjet
Natėn kallin flakė
Pushtimin hi.
Zjarr i Ahmet Delisė
Fushės sė Arbėrisė
Kushtrim i Azemit
O prite-vrite heu!
Zjarr i Tahir Mehės
Ēan rrethimin zi
Flakė e Adem Jasharit
Drita U Ē K !
Ē janė kėto zjarre flakė
Takim me yjet,
Zjarret e Lirisė
Fushės sė Arbėrisė.
DĖSHMORĖT
Ne dolėn tė vdisnim
Vdekjen ta vrisnim.
Sytė tanė shihnin mė larg
Mė thellė ndienim dhembjet.
Ne folėn vetėm njė herė
Viktimė kurrė mė!
Tash kėndojmė shumė herė
Dėshmojmė Atdheun.
TAHIR SINANI
Njė hap nė Tropojė
Njė nė Kosovė
Tahir Gria
Ku i bie Arbėria?
Njė hap nė Pashtrik
Dy nė Preshevė
Mic Sokol
Shigjetėn hedh.
Njė hap nė Tiranė
Tre nė Tetovė
Kufijtė e pėrgjakur
Mat me kokė.
Ku bie hapi, bie nami
Tahir Mal Sinani
Kushtron Shqipėria
Ka burra Arbėria!
BALADĖ PĖR BESIMIN
Ai kishte emrin Besim
Besim nė diellin
Betim nė tokėn.
Ishe gur i kuq
Nga del ujė i sertė
Qershiza gjaku.
Tokėn e peshonte si bukėn
E maste pėllėmbė pėr pėllėmbė
Si sytė e ruante
Kur erdhėn tia shkelin
Nė lule tė ballit ua shkrepi
Kriminelėve serbė.
Pastaj ra nė Fushė tė Thatė
Shi, shi i ngrohtė
Toka ndillte gjak.
Tek zuri pritėn Sali Kabashi:
Ndalu Spirrė, more thi
Se kėtu i thonė Shqipėri!
Njė krismė ishe atėherė Besim
Qindra-mijėra kėrkonte Atdheu
Pėr tė lavdishmen UĒK.
Nėpėr kėto male,
Nėpėr kėto shkrepa
Prite, prite o Mal Ndreca!
TĖ ZHDUKURIT
I kthejnė njė nga njė
Nė thasė najlonė
Veē shifra janė.
Njė herė janė vrarė
Pastaj janė grirė
Djegur nga urrejtja.
Testi ADN zbulon
Grupin e gjakut
Dhe emrin Alban.
Nė gjak janė larė
Nė shira lotėsh
Mallkojnė, mallkojnė!
I kthejnė njė nga njė
Nė thasė najlonė
Emrin e kanė Alban.
Kanė hequr shumė
Prehje kėrkojnė
Njė gur te koka. |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|