| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » RRETH NJĖ QĖLLIMI KURDOHERĖ TĖ PĖRBASHKUAR ... |
| Postuar mė datėn: 2008-03-20 01:03:04 nga admin2 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
17 shkurti dhe 15 marsi i kėtij viti, pėr tė gjithė ne shqiptarėt, do tė mbeten si dy data tė skalitura thellė nė kujtesėn tonė kolektive si popull. Tė dyja kėto ngjarje, si tė pėrbashkėt kishin se, tė dyja u shėnuan me lot. E para, lot ngazėllimi, dhe e dyta, lot pikėllimi.
Gėzimi i shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe fatkeqėsia tragjike e Gėrdecit, edhe pse tė karakterizuara me efekte tė kundėrta emocionale, ato, edhe na shėrbyen pėr diēka.
Na bashkuan nė njė forcė tė madhe nė vete dhe nė njė tėrėsi tė pandashme shpirtėrore si popull; me porosinė se, vetėm si tė bashkuar, unik dhe solidare nė veprim, mund tė ngadhėnjejmė me sukses ndaj ēfarėdo goditjeje, sado qė ajo tė jetė e kėndshme dhe jo e favorshme pėr ne.
Nė dyja kėto data, njėra fatlume dhe festive, e tjetra tragjike dhe e kobshme, shqiptarėt si kurdoherė mė parė ishin njė dhe unik. Tėrėsi e natyrshme, sikur edhe duhen tė jenė. Sepse, ato ditė, qenia jonė kombėtare gėzohej dhe vajtonte sė bashku; sepse, ato ditė, shpirti jon i shpėrndarė ishte shkrirė nė njė; ishim mu ashtu homogjen sikur qė kurrė nuk dėshironin tė na shihnin armiqtė tanė.
Ne, nė ato ditė, reaguam sikur na erdhi nga vetvetja - spontanisht, duke dėrguar njėkohėsisht mesazhin vetes dhe botės: se e duam lirinė pa masė dhe dimė me dinjitet ta kremtojmė atė, por, edhe nė morte tė pėrbashkėta, solidarizimin dhe humanizmin e kemi nė gjak.
|
|
Njė autor i yni, pėr kėtė fenomen tė rastit, nė mėnyrė kreative ishte shprehur kėshtu:Tragjedia e Gėrdecit na shėrbeu pėr diēka! Na shėrbeu pėr tu bashkuar rreth njėri-tjetrit: nga Mitrovica nė Athinė, nga Shkupi nė Tivar, nga Ohri nė Sarandė. Nė mbarė Kosovėn shqiptarėt u vunė nė radhė para spitaleve pėr tė dhėnė gjak, dhe u tėrhoqėn nėpėr shtėpi, para televizorėve, vetėm kur mjekėt u thanė se nuk u lipsen mė dhurues...
Nė kėto ditė paradoksesh, vėrtet ishte krenari tė jesh shqiptar! Vrojtues objektiv i vetvetes, dhe pėrsiatės meditues i thellėsirave tė kohės. Sa fuqishėm u shpalos nė to instinkti jonė gjenetik i ngushtėlidhjes me bashkėsinė, i cili, realisht, ka ekzistuar gjithnjė si virtyt, por i shkapėrderdhur dhe shpesh i ngulfatur nė ne pa fajin tonė? Tė gjetur nė kėto situata dhe krahasuar veten me tė tjerėt, pa dyshim se ne si popull jemi tė mrekullueshėm dhe madhėshtor.
Ja pse pra, kurrė nuk na deshėn tė tjerėt tė bashkuar! Jo, jo! Ata nuk trembeshin nga fuqia jonė fizike, sepse e dinin mirė se jemi tė pakėt nė numėr, por, tmerroheshin nga bashkimi i shpirtit tonė tė lashtė civilizues dhe gufimit tė mundshėm i tij si inteligjencė; si urtėsi kolektive, e cila, vetėm kėshtu si tė bashkuar, mund tė na bėj tė dominojmė nė kėto hapėsira gjeopolitike si popull.
Sa mė shumė po meditoj pėr kėtė dukuri nė vete, gjithnjė e mė tepėr po mė duket se metafora e feniksit ėshtė trilluar pėr ne. Sepse, nė nėnqiellin e kėtij shekulli, po ndoll njė ringjallje; njė rilindje. Njė energji me kohė e akumuluar, po shpaloset nė veprim.
Nga hiri i zjarrit shekullor tė ushtruar mbi ne, sot nė Evropė po rilind njė popull, shpirti i bashkuar kolektiv i njė kulture tė lashtė civilizuese tė heshtur kaherė me dhunė.
Tė lidhur shpirtėrisht si tėrėsi po, por jo mė tė ndarė nė disa trupa!!!
Rruga jonė e nisur si ky synim, kaherė ka filluar dhe ska tė ndalur mė.
Na priftė e mbara nė realizimin e saj pėrfundimtar...
Adnan Abrashi
|
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|