| » Opcionet për artikullin |
|
(Qoftė pėr shkak tė realizimit tė saj, qoftė pėr shkak tė kotėsisė nė ngulmimin e mėtutjeshėm pėr tė, dita e shpalljes sė pavarėsisė dhe njohja ndėrkombėtare e saj do tė jetė edhe fundi i saj).
Ka pesėmbėdhjetė vjet qė kėrkesa pėr pavarėsi tė Kosovės po sillet vėrdallė nėpėr trojet e copėtuara shqiptare. E shpikur nga shpikėsi i pacifizmit tė shpifur nė Kosovė, pastaj e pranuar nga tė gjitha partitė pacifiste tė paraluftės dhe ato institucionaliste tė pasluftės, jeta e kėsaj kėrkese tė pajetė zgjati kaq shumė pikėrisht pėr shkak tė pagjakėsisė sė pėrkrahėsve tė saj, pėr shkak tė organizimit tė dobėt tė kundėrshtarėve tė saj, si dhe pėr shkak tė interesave tė ndryshme tė faktorėve tė jashtėm. Qė nga lindja e deri te vdekja, qė nga anemia politike e shpikėsit e deri te servilizmi i varrmihėsit, kėrkesa pėr pavarėsi u mėsua tė bashkėjetojė me mohuesen e saj me Serbinė. Nė fillim, mė 1991, me referendumin e famshėm pėr pavarėsi u deklarua se Kosova tanimė ėshtė e pavarur dhe pritet vetėm njohja formale e saj, edhe pse Kosova ndodhej nėn pushtim klasik dhe kalonte ēastet mė tė vėshtira tė historisė sė saj; tani kur po pritet qė "nė bashkėrendim me faktorėt e jashtėm" tė shpallet sėrish pavarėsia e Kosovės, - sipas Pakos sė Ahtisarit, domosdo, - tė gjithė po pėrpiqen me ēdo kusht ta bindin opinionin se Rezoluta 1244 e Kombeve tė Bashkuara, e cila e njeh sovranitetin e Serbisė mbi Kosovėn, nuk e pengon pavarėsinė e Kosovės. Tani, sė paku do tė ketė njohje ndėrkombėtare tė saj dhe pikėrisht njohja e saj do tė jetė edhe fundi i saj. Ajo tani "po bėhet realitet". Varrmihėsi me gjithė suitėn e tij dhe tė gjithė pasuesit tjerė tė shpikėsit po bėjnė be e rrufe se kjo ėshtė pavarėsia e vėrtetė. Ashtu qoftė! Edhe pse tė gjithė e dimė se sipas Pakos sė Ahtisarit Kosova nuk do tė bėhet e pavarur, apo, nė rastin mė tė mirė, nėse njė krijesė e tillė mund tė quhet pavarėsi, ajo do tė jetė njė pavarėsi e kufizuar, e kushtėzuar, e mbikėqyrur dhe me Rezolutėn 1244 mbi krye si shpatė Damokleu.
Kufizimi i pavarėsisė
Pavarėsia e Kosovės sipas Pakos sė Ahtisarit ka shumė kufizime, por mė kryesori ėshtė ai i cili popullin shqiptar si popull qė pėrbėn shumicėn dėrrmuese nė Kosovė, nuk e lejon ta pėrpilojė si i pavarur aktin madhor tė njė shteti kushtetutėn. Kushtetuta e ardhshme e Kosovės duhet tė pėrputhet plotėsisht me Pakon e Ahtisarit dhe ti pasqyrojė tė gjitha kufizimet tjera qė rrjedhin nga kjo pako.
Kushtėzimi i pavarėsisė
Kosova e pavarur e pacifistėve tė djeshėm dhe e servilėve tė sotėm kusht tė posaēėm do ta ketė qė tė mos bashkohet me asnjė shtetet tjetėr (kupto: me Shqipėrinė) dhe nuk do tė mund t'i bashkohet asnjė pjesė tjetėr asaj (kupto: Presheva, Bujanoci, Medvegja etj.). Kusht tjetėr tepėr tė rėndė do t'i ketė tė drejtat e minoriteteve, tė cilat jo vetėm qė duhet tė respektohen (gjė normale) por duhet tė bėhet edhe njė "diskriminim pozitiv" i cili shkon deri atje sa qė pakicat nė Kosovė, tė cilat mezi pėrbėjnė pesė pėrqindėshin e popullsisė, nė shumicėn e ēėshtjeve duhet tė barazohen me shumicėn dėrmuese tė popullsisė, me ēka kėtė "shoqėri multietnike" do ta bėjnė njė "shtet" jofunksional dhe tė pasigurt.
Mbikėqyrja e pavarėsisė
Mbikėqyrja e pavarėsisė sė Kosovės do tė realizohet pėrmes Bashkimit Evropian dhe konkretisht nga Misioni Evropian pėr Politika tė Sigurisė dhe Mbrojtjes (MSPSM), ose mė drejtpėrdrejt nga Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar (PCN) dhe nga forcat ushtarake ndėrkombėtare tė quajtura Prania Ushtarake Ndėrkombėtare (PUN). Afati i qėndrimit tė kėtyre mekanizmave nė Kosovė nuk ėshtė i pėrcaktuar fare dhe kjo mund ta bėjė mbikėqyrjen tė pėrjetshme.
Shpata e Damokleut
Pasi qė Pakoja e Ahtisarit nuk arriti tė miratohet nga KS i OKB-sė, ku do tė duhej dhėnė domosdo njė pėrgjigje kontradiktės tė dukshme nė mes tė rekomandimit tė Ahtisarit pėr pavarėsi tė mbikėqyrur tė Kosovės dhe Rezolutės 1244 e cila e njeh sovranitetin e Serbisė mbi Kosovėn, me qėllim apo pa tė, tani ēėshtja e Kosovės apo e statusit tė saj do tė zgjidhet jashtė OKB-sė. Sipas tė gjitha gjasave faktorėt politikė tė Kosovės do ta shpallin pavarėsinė sipas Pakos sė Ahtisarit dhe shtetet e ndryshme veē e veē do ta njohin realitetin e krijuar. Kėshtu mund tė shpėtohet nga tema e nxehtė pėr Rezolutėn 1244, apo nga diskutimet dhe qėndrimet e vendimet tepėr tė rėndėsishme pėr sovranitetin mbi Kosovėn. Faktorėt politikė ndėrkombėtarė mė tepėr do tė preferojnė (mund tė jetė ky njė qėllim) dualitetin e sovranitetit mbi Kosovėn, sesa zgjidhjen e plotė tė kėsaj ēėshtjeje. Sidoqoftė Kosova do ta ketė Rezolutėn 1244 edhe mė tutje nė qafė si njė shpatė, e cila, nė varshmėri nga rrethanat, do tė paraqesė rrezik tė vazhdueshėm pėr tė dhe pėr popullsinė e saj.
Mė nė fund fundi
Veēori dalluese e tėrė kėtij procesi ėshtė se vetė shpikėsit dhe pasuesit e kėrkesės pėr pavarėsi do ta shpallin edhe fundin e saj. Duke e shpallur pavarėsinė e Kosovės sipas Pakos sė Ahtisarit (ndryshe nuk do tė guxojnė!) ata do tė shpallin botėrisht se Kosova nuk do tė bėhet e pavarur; duke deklaruar se pavarėsia sipas Pakos sė Ahtisarit ėshtė pavarėsi, ata ia heqin tė drejtėn vetes tė kėrkojnė mė tutje pavarėsi; duke mos e realizuar pavarėsinė dhe duke hequr dorė nga ajo edhe vetė shpikėsit e saj, mė askujt nuk do tė duhej ti shkonte mendja pėr kėtė kėrkesė. Dhe kėshtu, popullit shqiptar, sė paku nė vetėdije, do ti bėhej njė shėrbim i madh. Tė gjitha forcat pėrparimtare tė popullit shqiptar, nė tė gjitha trojet ku ato jetojnė, do tė orientohen nė njė kėrkesė mė vitale, mė bashkuese, mė tė realizueshme dhe, nė fund tė fundit, nė tė vetmen kėrkesė tė drejtė nė ēdo aspekt - nė kėrkesėn pėr bashkim kombėtar.
Avni KLINAKU,
Kryetar i Levizjes per Bashkim,
E-mail: avniklinaku@levizjaperbashkim.com
|
|