| » Opcionet për artikullin |
|
Nė oborrin e kishės sė Lazaricės nė Krushevc, mė 5 maj do tė mbahet ceremonia e Gardės sė Car Lazarit, qėllimi i sė cilės ceremoni ėshtė qė tė organizoj vullnetarė nė tė gjitha anėt e Serbisė, tė cilėt vullnetarė nė rast tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, do tė jenė tė gatshėm qė me armė ti mbojnė interesat e Serbisė, i ka thėnė tė pėrditshmes beogradase Danas tė datės 28 -29 prill, kryetari i Lėvizjes sė Veteranėve tė Serbisė, eljko Vasiljevię. Sipas tij, sė bashku me me Lėvizjen Popullore Serbe dhe me lėvizjet e tjera serbe nė kishėn e Lazaricės nė Krushevc, solemnishtė do tė themelohet Garda e Car Lazarit qėllimi i sė cilės ėshtė ēlirimi i Kosovės dhe Metohisė.
Sipas shpjegimit tė Vasiljeviqit, i cili ėshtė edhe deputet nė Kuvendin e Serbisė nga radhėt e Partisė Radikale Serbe tė Vojsllav Sheshelit, mė 5 maj nė portėn e kishės sė Lazaricės, do tė parakalojė e uniformuar qeta e parė e Policisė Kristiane, e pėrbėrė nga veteranė tė luftės nga 30 qytete tė Serbisė. Vasiljeviq, ka thėnė se nė kėtė ceremony, do tė marrin pjesė disa qindra anėtarė, por tash veq janė tė evidentuar 5000 vullnetar.
Detyra e tyre ėshtė qė tė organizojnė sa mė shumė njerėz tė cilėt nė rast tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, do tė jenė tė gatshėm pėr ti mbrojtur interesat serbe. Si organizatė, i japim pėrkrahje tė plotė procesit diplomatik tė bisedimeve nė mbrotje qė intesat serbe nė Kosovė tė mbeten brenda kufijve tė Serbisė, sepse nėse dikush e di se ēka janė pėrjetimet dhe pasojat e luftės, atherė jemi ne, ka thėnė Vasiljeviq. Uniformat e maskuara, vullnetarėt i kanė blerė vet nė vlerė prej 35, deri nė 40 euro nė vende tė ndryshme dhe kėshtu qė uniformat edhe mund tė jenė tė dallueshme, kurse disa tė tjerė qė kanė marrė pjesė nėpėr luftėra, veq I kanė uniformat, ka shpjeguar Vasiljeviq.
Nė radhėt e kėtyre vullnetarėve, ka disa gjeneralė dhe oficerė tė tjerė tė pensionuar tė cilėt na i sistemojnė strukturėn dhe planet operative ushtarake, planet e lėvizjes dhe tė sulmeve, ka deklaruar pėr gazetėn Danas, z. Vasiljeviq, i cili ka shtuar se lėvizja mund tė ketė probleme tė ndryshme nga reagimet e shtetit, por beson se ato nuk do tė jenė tė theksuara. Se si do tė sigurohen armėt nė rast tė luftės, Vasileviq ka thėnė se nė Serbi ka shumė armė nė duar tė popullatės. Kurse, lidhur me faktin se vullnetarėt serbė as qė do tė mund tė hynin nė Kosovė pėr shkak tė prezencės sė forcave ushtarake ndėrkombėtare, ai i ka thėnė gazetės Danas se, nuk mundet nė mėnyrė hermetike tė mbyllet kufiri pavarėsisht se sa ka forca ushtarake ndėrkombėtare nė Kosovė, dhe besojmė se ata nuk do tė pėrzihen ndėrkaq, ne kemi besim dhe gjithashtu, e dim se si sillen nė rast lufte forcat ushtarake paqėsore.
Duam qė tu kujtojmė njerėzve se ekzistojn mėnyra tė ndryshme pėr realizimin e interesave tona, nė fund tė fundit edhe pėrmes luftės. Nė mesin e vullnetarėve ka edhe shqiptarė tė cilėt duke qenė lojal ndaj shtetit tė Serbisė, pas vitit 1999, janė pėrzėnė nga Kosova, ka thėnė Vasiljeviq, i cili ka thėnė se tubimi ėshtė paralajmėruar zyrtarisht nė organet e MUP it, nė Krushevc. Personeli i kishės sė Lazaricės, ka thėnė se ata nuk do tė perzantojnė nė manifestimin e 5 majit, mirėpo askush nuk mund ti ndaloj ata qė duan tė jenė nė liturgji dhe, ata qė duan ta vizitojnė kishėn.
Kisha, nuk e ka vendin nė kėtė manifestim dhe Kosovėn ka kush ta mbrojė, i ka thėnė agjensisė Beta, stavrofor Ljubivoje Radoviq, dhe ka bėrė tė ditur qė pėrfaqėsuesi i Lėvizjes sė Bashkuar Popullore ka kėrkuar qė kori i kishės tė kėndoj nė manifestim, dhe tė mbahet ceremonia kishtare e mėngjesit por pėr kėtė, duhet leja e Episkopit tė Nishit, zotit Irinej. Ndėrkaq, nė policinė e Krushevcit, agjensisė Beta i ėshtė thėnė se Lėvizja e Bashkuar Popullore Serbe ėshtė e regjistruar si parti politike. Sipas policisė, ajo e ka lajmėruar tubimin qė do tė mbahet mė 5 maj qė do tė filloj prej orės 9.00, dhe organet e rendit do tė marrin masat e duhura tė sigurisė dhe mbajtjes sė rendit nė kėtė manifestim, shkruan e pėrditshmja Danas.
Pėrgatiti: F. Ajvazi |
|