Skicė pėr Qendrėn Kulturore Agim Morina, piktor, Londėr
Papė Kelmendi XI (Papa Clement-i XI) ka prejardhje prej njė familjeje bujare tė Veriut tė Shqipėrisė. Familja e tij luftoi pėrkrah heroit tonė kombėtar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga pushtimi i Perandorisė Osmane. Pėr shkak tė kėsaj pėrkrahjeje edhe kjo familje, si shumė familje tė tjera fisnike shqiptare, pas pushtimit otoman tė tokave shqiptare, u detyrua tė largohej nga Shqipėria pėr nė Itali. Atje veprimtaria politike dhe intelektuale e kėsaj familjeje vazhdoi tė japė ndihmesėn e vet tė madhe nė zhvillimet shoqėrore. Dhe njė nga pinjollėt e kėsaj familjeje ėshtė, pikėrisht, Gjon Franēesk Albani (Giovanni Francesco Albani) apo i ardhshmi Papė Kelmendi XI i lindur mė 1649, nė Urbinė, e vdiq mė 1721 , nė moshėn 71 vjeēare, dhe varros nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit nė Romė. Prej vjetit 1700 e deri nė vdekje mbeti udhėheqės i kishės katolike.
Si ēdo papė, edhe Papa Kelmendi XI, bėri ndėrmarrje tė rėndėsishme gjatė kohės derisa ishte nė krye tė kishės. Gjatė papatit tė tij Italia veriore u pushtua dhe u sundua nga mbretėria e Spanjės dhe Kelmendi XI u desh tė mbajė njėfarė neutraliteti politik tė kishės. Ai ndėrtoi shumė kisha, ura, fontana dhe galeri.
Ishte themelues i gėrmimeve tė para arkeologjike nė katakombet romane. Por nėn patronatin e tij tė drejtpėrdrejtė Biblioteka e Vatikanit u furnizua edhe me libra orientalė. Ndihmesa e tij e jashtėzakonshme ėshtė edhe nė njė plan tjetėr: Papa Kelmendi XI asnjėherė nuk harroi gjakun dhe rrėnjėt e tij, edhe dy shekuj pas shpėrnguljes nė Itali tė familjes sė tij, edhe pasi u bė kreu i Kishės Katolike, d.m.th., Papė, me gjithė detyrat e tij shumė tė rėndėsishme baritore, kulturore dhe politike nė kohė shumė tė trazuara. Me shembullin e tij ai ishte dhe mbetet njė nga personalitetet shembullore nė historinė e atdhetarizmit shqiptar. Papė Kelmendi XI Stema e Kelmendit XI Papė Kelmendi XI ėshtė nismėtar i drejtpėrdrejtė i Koncilit apo Kuvendit tė Arbėnit (1703) [origj. Concilli i dheut Scciypniis, baamun n'vjet 1703 n'coh t'Paps scchyptarit Clementitt t'gnimdheitit], njė Kuvendi qė synonte ringjalljen shpirtėrore shqiptare. Kuvendi i Arbėnit kėrkonte jo vetėm riorganizimin e administrimit kishtar por edhe organizimin e mėsimit tė gjuhės shqipe. Nė kohėn e Papė Kelmendit XI, Francesco Mario da Lecce-ja hartoi dhe botoi edhe Gramatikėn e Gjuhės Shqipe (1716) dhe shkroi fjalorin e gjuhės shqipe, i cili ka mbetur i pabotuar deri nė ditėt e sotme.
Po ky Papė bėri edhe ndėrmarrjen mė tė jashtėzakonshme, tė papėrsėritshme jo vetėm deri nė ditė tona por edhe pėr shumė kohė tė ardhshme duke nisur pėrmbledhjen e tė gjitha dokumenteve qė lidhen me Ilirinė e lashtė, pėrmbledhjen nė 11 vėllime tė Ilirisė sė Shenjtė (Illyricum Sacrum). Kjo bėri qė historia iliro-arbėrore, tė mos zhduket kurrė nga kujtesa njerėzore. Kėto dukumente, njė nga njė, vėrtetojnė lashtėsinė e etnisė e tė gjakut tonė nė kėtpo troje. Prandaj, nėse pėr asgjė tjetėr, vetėm pėr kėtė ndėrmarrje emri i Papė Kelmendit XI, i Gjon Franēesk Albanit tonė meriton tė jetė nė panteonin e bijve mė tė ndritur kombėtarė. Ai ėshtė biri i kėtij kombi qė shpėtoi kombin e vet nga harresa e plotė. Vetėdija e lartė e njė njeriu tė kėtillė tė jashtėzakonshėm si Papė Kelmendi XI, atdhetaria shembullore dhe dashuria e tij pėr ruajtjen dhe kultivimin e gjuhė shqipe kanė ngjallur tek unė gjithmonė respektin dhe adhurimin e pėrhershėm.
Sa mė shumė qė kam lexuar dhe kam mėsuar pėr kėtė Arbėror tė madh, aq mė shumė mė ėshtė shtuar krenaria dhe adhurimi pėr tė. Dhe aq mė shumė jam ndier i turpėruar qė mė parė nuk e kam njohur dhe nuk e kam ditur figurėn e tij. Si shqiptar ndihem borxhli ndaj tij, por edhe ndaj njė vargu tė tėrė atdhetarėsh tė lėnė menjanė pėr shkak tė paragjykimeve politike, kulturore e fetare tė kombit tonė. Gjithmonė kam pasur bindjen se njė komb i cili nuk ėshtė mirėnjohės ndaj bijve mė tė zgjedhur dhe mė tė pėrkushtuar tė tij do tė mbetet gjithmonė nė errėsirėn e padijes dhe nėn hijen e marrėzisė. Borxhi ynė ndaj kėtyre njerėzve, ndaj veprave tė tyre fisnike duhet tė jetė detyrė atdhetare e ēdo Shqiptari. Prandaj, duke u nisur prej kėtyre bindjeve tė ēiltra dua tė filloj kėtė nismė pėr Coat of Arms of Pope Clement XI. sjelljen nė Atdhe tė kujtimit dhe veprės sė Bijve apo mė mirė Etėrve tė Arbėrisė. Duke parė se institucionet kulturore shtetėrore shqiptare nuk janė duke bėrė punėn e dėshiruar e tė duhur nė drejtim tė ringjalljes shpirtėrore tė kombit tim, mendoj se populli shqiptar duhet tė gjejė vetė mėnyrat pėr tė dalė nga kjo gjendje amullie. Unė kisha dashur qė nisma ime tė jetė vetėm fillimi i asaj qė do tė ishte ndriēim i plotė dhe i vėrtetė kombėtar.
Duke qenė i vetėdijshėm se nė kėtė rrugė vjen njė kohė kur fjalėt mbarojnė dhe duhet tė nisin veprimet konkrete, unė, Bajram Kabashi, me banim nė Norvegji, nė pajtim tė plotė me familjen time, fali tokėn time nė Gurrakoc tė Burimit (Komunės sė Istogut), me sipėrfaqe 1000 metra katrore, me qėllim tė ndėrtimit tė njė Qendre Kulturore Arbėrore, e cila do tė merrej kryesisht me hulumtimin, botimin dhe editimin e tė dhėnave tė shekujve qė janė lėnė nė harresė deri nė ditėt e sotme. Ai institut dėshiroj tė quhet Papė Kelmendi XI, Pontifex Maximus. I vetėdijshėm se pėr Papa Kelmendin e XI-tė nė tė ardhshmen do tė bėhet edhe mė shumė nė nivelet institucionale tė popullit shqiptar, megjithatė, si bir i kėtij populli qė vazhdimisht duhet ta ndriēojė rrugėn e vet tė dhimbshme nėpėr histori, nė kėrkim tė identitetit tė cėnuar, e shoh tė nevojshme qė pėr kujtim tė kėtij njeriu, atdhetari e fetari tė madh, tė veprės sė tij largpamėse, tė jashtėzakonshme nė favor tė kombit, ti them: Papė Kelmendi XI, Bir dhe Atė i kėtij populli, urdhėro nė tokėn arbėrore. Nė kėtė mirėseardhje dėshiroj qė tė bashkohen sa mė shumė arbėrorė kudo ku janė qė festėn e rikthimit ta bėjmė edhe mė tė madhėrueshme.
Dėshiroj tė deklarohem personalisht ashtu sikurse edhe nė emėr tė familjes sime qė toka ime nė Gurrakoc tė Burimit, mu nė qendėr, nė vendin ku kryqėzohet rruga Pejė- Mitrovicė dhe Istog (Burim) - Klinė, definitivisht i takon Papa Kelmendit tė XI-tė, Arbėrorit, andaj tė tjerėve u takon qė ta shpiejnė pėrpara idenė time e tė familjes sime. I qoftė falė toka ime sepse ėshtė edhe toka e tij, e ēdo shqiptari zemėrbardhė e atdhetar! Jam i gatshėm qė tė bashkėpunoj me tė gjithė ata, institucione apo individė, tė cilėt kanė ide pėr ta pasuruar kėtė Nismė qoftė me ide, qoftė me ndihmesa materiale pėr ti dhėnė formėn konkrete projektit tim tashmė tė shfaqur nė formė ideje.
Tė gjithė ata qė nė ēfarėdo mėnyre do ta ndihmojnė realizimin e kėtij projekti, paraprakisht i falėnderoj nga zemra duke ua shprehur mirėnjohjen time mė tė thellė.
Vėllazėrisht, Bajram Kabashi, Norvegji
|