| Vizitorët online në arkiv:
vizitorë |
|
| » MOS LUANI ME FATIN DHE ME EMRIN E KOMBIT SHQIPTAR! |
| Postuar mė datėn: 2008-03-10 16:36:09 nga admin4 :: Kategoria: Opinione |
| » Opcionet për artikullin |
|
BAROMETRI DIPLOMATIK
*** LIBERTY AND UNION NOW AND FOR EVER
(Daniel Webster, ish-senator i Amerikės)
*** Nuk ka etikė pa profesionalizėm dhe, nuk ka profesionalizėm pa etikė.
Singtama mė e re e psikologjisė politike tė Koēo Danajt Frika tė jeshė shqiptar nė Kosovė, thjesht, duhet tė kuptohet si joparimėsi, si provokim, si spekulim dhe, si extra produkt jashtėserik i shabllonit tė qerpiqėve politikė ditorė, javorė apo mujorė tė tij, assesi ndryshe, nė favor tė korrigjimit tė Projektkushtetutės sė Republikės sė Kosovės, tė dhėnė nė shqyritimin publik.
Ja, interpretimi dhe justifikimi i paradoksit Danaj: Zėvendėskryeministri i Kosovės Hajredin Kuēi ka frikė tė jetė shqiptar! Zėvendėskryeministri i Kosoves Ramė Manaj ka frikė tė jetė shqiptar! Kryetari i Kuvendit tė Kosoves, Jakup Krasniqi ka frikė tė jetė shqiptar! Ministri i Shėrbimeve Publike Arsim Bajrami ka frikė tė jetė shqiptar! Nėnkryetari i LDK Ekrem Kryeziu ka frikė tė jetė shqiptar! Dhe qė tė mos e vazhdojmė listėn se ėshtė e gjatė, po e pėrfundojmė me.. Blerim Shala ka frikė tė jetė shqiptar..!!! (www.pashtriku.org). Sepse, sipas K.Danajt, tė gjithė kėta ministra dhe zėvendėsministra, emrin shqiptar nuk e kanė pėrfshirė nė Projektkushtetutėn e Republikės Kosovės. Kjo ėshtė precedencė dhe gabim i pajustifikueshėm lėndor, mirėpo, nė asnjė mėnyrė nuk ka tė bėjė me fenomenologjinė e frikės sė tyre si shqiptarė.
Ky kualifikim arbitrar i modelit politik tė Koēo Danaj, nuk ka lidhje me gabimet dhe me tė metat lėndore tė Projektkushtetutės sė Republikės sė Kosovės, por, thjesht, ėshtė njė reagim i papėrmbajtur emocional, i papeshuar dhe i paekuilibruar politik.
Tė gjithė kėta funksionarė tė Republikės sė Kosovės, Danaj i ka apsotrofuar se frikėsohen tė jenė shqiptarė, pėr shkak se ata nė Projektkushtetutėn e Republikės sė Kosovės, nuk e kanė pėrfshirė emrin shqiptar. Ky lapsus, nuk ėshtė ēėshtje e fenomenologjisė sė frikės sė imagjinuar dhe tė atribuar tė Koēo Danajt, por ēėshtje e gabimit evident nė kuptimin etik dhe profesional juridiko-kushtetues.
Pra, nė kėtė rast, nuk kemi tė bėjmė me fenomenin psikologjik tė frikės, por me mungesėn e njohurive tė pamjaftueshme politike dhe juridike tė ekspertėve tė sė drejtės kushtetuese. Ky ėshtė problemi, jo frika e imagjinuar dhe e paragjykuar nga syri kritik i politikės komentuese tė Koēo Danajt. |
|
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Mirė ka bėrė K. Danaj, qė e ka vėrjetur me kohė kėtė gabim kardinal tė hartuesve tė Projektkushtetutės sė Republikės sė Kosovės, sepse vėrtet ėshtė i papranueshėm si mbi bazėn etnike, historike, ashtu edhe nė atė juridike e kushtetuese, sepse nė Kosovė jetojnė mbi 2 milionė (mbi 90%) shqiptarė autoktonė, ku mbi kėtė bazė tė pėrkatėsisė kombėtare, edhe ėshtė shpallur dhe, ėshtė njohur ndėrkombėtarisht pavarėsia dhe shtetėsia e Republikės sė Kosovės nė tė cilėn jetojnė edhe minoritete tė tjera (serbė, turq, boshnjakė, hashkalinj etj.).
Megjithatė, edhe nė kėtė rast, K. Danaj nuk ėshtė parimor, sepse Prishtinėn e ka kritikuar pėr gabimet e bėra nė Projektkushtetutėn e theksuar, kurse Tiranėn e ka amnistuar, duke i heshtur gabimet e abuzuesve tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė (1998).
-Ja, shembulli konkret, qė nė asnjė mėnyrė nuk mund tė pranohet, as tė jusitifikohet as mbi bazėn etike, as mbi atė profesionale dhe kombėtare shqiptare: - Pse tė gjithė ata pushtetarė tė Republikės sė Shqipėrisė, qė botėrisht kanė deklaruar se nuk ka bashkim tė Kosovės me Shqipėri, nuk kanė bėrė tė njėjtin gabim sikurse homologėt e tyre, tė theksuar nė Prishtinė? Pse nė kėtė rast konkret, K.Danaj, ministrat dhe zėvendėsministrat e tij nė Tiranė, nuk i ka quajtur shqiptarė tė frikshėm, sikurse ata nė Prishtinė, sepse pa kurrfarė zori janė deklaruar kundėr bashkimit kombėtar shqiptar? Pse, ata janė deklaruar kundėr bashkimit kombėtar shqiptar, unė as K. Danaj, nuk kemi asnjė tė drejtė, ti cilėsojmė si shqiptarė tė frikshėm, kur dihet se ata janė shqiptarė trima bile, po tė mos kishin qenė tė tillė, ata, edhe nuk do ta kishin bėrė njė gabim atillė tė pajustifikueshėm.
Pse tė kenė frikė tė jenė shqiptarė, kur ata, vėrtet janė shqiptarė, pavarėsisht nga minusat dhe gabimet e tyre nė politikė, nė diplomaci, nė drejtėsi, nė ekonomi apo nė fushėn e demokratizimit dhe tė pėrmarimit tė vendit.
Ēfarė do tė thotė kjo asimetri politike dhe kombėtare? Kjo sheshit pasqyron njėanshmėrinė dhe joparimėsinė e kritikės tendencioze dhe tė pathemeltė tė komentit politik tė Koēo Danajt, sepse, nė njėrėn anė, Prishtinėn e akuzon dhe e fajėson pėr gabime politike e kombėtare, kurse, nė anėn tjetėr, Tiranėn e amniston, duke i heshtur faktet dhe argumentet e politikės, tė drejtėsis dhe tė diplomacisė sė gabuar tė drejtuesve tė saj lidhur me Kosovėn dhe me procesin e bashkimit kombėtar shqiptar. Kjo metodė shkencore nuk ėshtė e pranueshme as pėr politikėn gjithėkombėtare shqiptare, as pėr Prishtinėn, as pėr Tiranėn e as pėr atė ndėrkombėtare tė shqyrtimit objektiv tė interesave jetike afatgjata tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, sepse nė kėtė rast K.Danaj tenton tė aplikojė dhe tė konkretizojė standarde tė dyfishta edhe nė kuptimin etik, edhe nė atė profesional politiko-juridik dhe kombėtar.
Mirėpo, kjo ēasje sfiduese e prognozave rajonale tė Instituit tė tij privat, nuk ndez, nuk ka kurrfarė efekti ndikues nė sfondin e politikės dhe tė strategjisė sė mėvetėsimit tė Kosovės dhe, tė procesit tė bashkimit kombėtar shqiptar dhe tė Shqipėrisė Etnike, sepse, tanimė me pavarėsimin e Kosovės, ėshtė hedhur guri themeltar i simetrisė politike dhe kombėtare pėr bashkimin e shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike nė Ballkan. Kėtė proces nuk ka fuqi mė qė ta pengojnė as frikacakėt e theksuar tė Kosovės, e as trimat e heshtur dhe, tė paapostrofuar tė Shqipėrisė sė Koēo Danės.
Frikacak ėshtė ai, qė ėshtė mendjemadh; ai qė nuk i pranon opnionet e tė tjerėve; ai qė ėshtė i dobėt profesionalisht, i falimentuar moralisht, politikisht dhe kombėtarisht, si dhe ai qė rreh ujė nė havan kot sė koti, duke pėrgjithėsuar dhe, duke mos guxuar tė thotė asgjė konkrete dhe tė vlefshme nė favor tė sė vėrtetės sė lirisė, tė pavarėsisė dhe tė bashkimit kombėtar shqiptar nė Ballkan.
Derisa tė jemi egoistė, egocentristė, prepotentė, tė njėanshėm, tendenciozė dhe provincialistė, tė gjithė lėngojmė nga sėmjundja kronike e frikės dhe e narcisoizmit, sepse nuk ia pranojmė njėri-tjetrit meritat dhe aftėsitė krijuese dhe kombėtare as nė politikė, as nė shkencė e as nė jetėn e pėrditshme. Kjo ėshtė edhe e meta krysore jonė, tė cilėn me shekuj e kanė shfrytėzjuar racionalisht dhe me milimetėr armiqtė tanė kolonialistė dhe hegjemonistė serbosllavė. Kėtė vakuum tė ndėrgjegjės sonė njerėzore, profesionale dhe kombėtare, ende janė duke e shfrytėzuar dhe kapitalizuar pėr interesat e tyre gllabėruese armiqtė e jashtėm dhe tė brendshėm tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike nė Ballkan.
Si nė kuptimin doktrinar, ashtu edhe nė atė praktik, fenomenin e frikės, tė prepotencės, tė narcisoizmit, tė urrejtjes dhe tė armiqėsisė brendashqiptare, mund ta luftojmė pėrgjithmonė, vetėm, nėse e shikojmė drejtė nė sy, duke e trajtuar njėsoj tė vėrtetėn shqiptare si nė Prishtinė, si nė Tiranź, si nė Ulqin, si nė Shkup, si nė Tetovė,, si nė Preshevė, si nė Ēamėri, se : pa bashkim nuk ka Kosovė, as Shqipėri.
Interesi provincial, personal dhe grupor ėshtė kanceri i lirisė dhe i bashkimit shqiptar
Autorėt e Projektkushtetutės sė Republikės sė Kosovės, Koēo Danaj me tė drejtė i kritikon, sepse ata e kanė lėnė jashtė lėndės kushtetuese emrin shqiptar (por me njė difekt tė rėndė politik skandaloz, tė vrazhdtė dhe tė papranueshėm se, ata frikėsohen tė jenė shqiptarė, duke e vėnė nė pikėpyetje pėrkatėsinė e tyre legjitime shqiptare), kurse pa tė drejtė dhe, nė mėnyrė tejet perfide politike, nuk i ka kritikuar dhe, ende nuk i kritikon ligjėvėnėsit dhe zbatuesit e Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, tė cilėt asnjėherė deri mė tash nuk janė duke e zbatuar dispozitėn kushtetuese, e cila ka tė bėjė me bashkimin dhe mbrojtjen e tė drejtave, tė lirive dhe tė interesave vitale tė kombit shqiptar nė Ballkan.
Kėtė e provon, jo vetėm dėnimi i kryeliderėve patriotė shqiptarė tė FBKSH-sė (2003), por edhe mosregjistrimi-moslegalizimi ligjor i kėtij institucioni politik pėr bashkimin kombėtar tė shqiptarėve, gjė qė kjo ėshtė nė shpėrputhje tė plotė me Kushtetutėn ekzistuyese shqiptare nė fuqi. Gjithashtu, kėtė e dokumenton, edhe moszgjidhja e ēėshtjes sė Ēamerisė, moszgjidhja e statusit tė shqiptarėve nė Iliridė, nė Anamoravė dhe nė Malėsinė e Madhe tė Mbishkodrės nė Mal tė Zi etj.
Mirėpo, me gjitha kėto gabime flagrante tė qarqeve zyrtare tė Republikės sė Shqipėrisė sė sotme, unė nuk kam kurrfarė tė drejte morale as profesionale e as shqiptare, qė presidentin e kryeatrin e kuvendit, kryeministrin, ministrat dhe zėvendėsministrat e qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė, ti kualifikoj me fjalorin psikologjiko-politik tė gabuar tė Koēo Danjat, se ata frikėsohen tė jenė shqiptarė?! Kur ata janė shqiptarė dhe, nuk mund tė jetė ndryshe! Kėshtu qė, ēdo koment nė kėtė temė, do tė ishte absurd dhe iracional!
Meqė, Koēo Danaj ka hapur njė temė, qė nuk ėshtė temė frika tė jeshė shqiptar nė Kosovė , duhet tiu kujtojlexusve se kohėve tė fundit, ai e me disa nga komentet e tij, e ka zbuluar Shqipėrinė natryrale, por, vėrtet ca i tkurrur, ca i vonuar, ca i pėrgjithėsuar dhe i moderuar (nė krahasim me Gafurr Adilin, Idajet Beqirin, Taip Mustafaj etj., tė cilėt nė korrik tė vitit 2002, edhe e themeluan FBKSH-nė, dhe veprojnė haptazi dhe publikisht nė mbarė Shqipėrinė Etnike dhe nė diasporė).
Kush ka pasur rast ti lexojė shkrimet e Koēo Danajt nė temėn e bashkimit kombėtar, tanimė ėshtė bindur se, ai shkruan nė mėnyrė shumė tė pėrgjithėsuar, duke mos dalė nga agjenda integruese politike e Institutit tė tij privat nė Tiranė, qė merret me progonoza politike rajonale. Kuptohet, edhe kritikat e K. Danės, duhet tė jenė nė frymėn e politikės sė Institutit tė tij, sepse ndryshe, kush do ta financonte atė Institut?!
Koēo Danaj ca herė ka shkruar pėr Shqipėrinė Natyrale, por, ēuditėrisht, ende nuk ka guxuar, qė ti apostorojė publikisht para opinionit tė brendshėm, as tė jashtėm, me emėr dhe me mbiemėr bartėsit kryesorė tė kėtij procesi historik kombėtar shqiptar, siē ėshtė Gafurr Adili me bashkėveprimtarėt e tij kryesorė tė FBKSH-sė. Pastaj, siē ėshtė Lėvizja Bashkimi nė Kosovė etj.
Nė rastin konkret, ky ėshtė gabim i komentit politik tė Koēo Danajt, derisa ai flet nė mėnyrė pėrgjithėsuese, duke mos i pėrmendur aktorėt kryesorė tė FBKSH-sė. Mirėpo, unė, nuk kam tė drejtė qė, pėr kėtė gabim tė tij, Koēo Danėn ta cilėsojė si shqiptar i frikėsuar i Tiranės, ashtu siē i ka kualifikuar ai gabimisht dhe, pa tė drejtė kryetarin e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, Jakup Krasniqin dhe disa ministra dhe zėvendėsministra tė tjerė, me rastin e analizės sė tij, qė i ka bėrė Projektkushtetutės sė Kosovės, tė dhėnė nė diskutim publik.
Edhe pse Koēo Danaj, madje ka prognozuar edhe datėn e bashkimit shqiptar (2013). Me gjithė kėtė progonozė, ende nuk e ka shkruar asnjė koment politik nė mbrojtjen direkte tė plaformės politike dhe kombėtare shqiptare tė FBKSH-sė, qė ėshtė leva kryesore dhe, fuqia centrifugale e politikės strategjike tė bashkimit tė kombit shqiptar nė Ballkan.
Ku ishte Koēo Danaj, kur mė 2003 nė Tiranė, u burgosėn, u gjykuan dhe u dėnuan dhe, mė nė fund u shfajėsuan nga Gjykata e Faktit e Tiranės, kryeliderėt e Frontit pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar(FBKSH-sė), Gafurr Adili, Taip Mustafaj dhe Idajet Beqiri?
Pse nė atė rast, Koēo Danaj si trim-vizionar politik i Shqipėrisė Natyrale tė tij, nuk reagoi pėr ti mbrojtur shqiptarėt e pafrikėsuar, tė cilėt me tė drejtė dhe, nė pėrputhje tė plotė me tė drejtėn historike dhe me me Kushtetutėn nė fuqi tė Republikės sė Shqipėrisė kishin dhe, kanė arsye morale, politike, kombėtare dhe legjitime, qė tė kėrkojnė bashkimin kombėtar shqiptar?
Pse Koēo Danaj nė atė rast precedent pėr bashkimin e kombit shqiptar, shkelėsit dhe abuzuesit zyrtarė tė rendit, tė drejtėsisė dhe tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, nuk i kritikoi, duke i cilėsuar si shqiptarė tė frikshėm, ashtu sikurse veproi kundėr ministrave dhe nėnministrave zyrtarė tė Republikės sė Kosovės me nė krye Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit tė Kosovės?
Pse Koēo Danaj, asnjėherė nuk i kritikoi as nuk pati guxim, ti quante shqiptarė tė frikshėm: ish-presidentin, Alfred Moisiu dhe kryeministrin aktual tė qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė, Sali Berisha, si dhe ish-kryeministrat dhe ish-ministrat e tjerė, siē ishin Fatos Nano, Pandeli Majko dhe Ilir Meta, tė cilėt haptazi zyrtarisht kanė deklaruar para botės se janė kundėr bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė?
Pse nė atė rast, Koēo Danaj, nuk e pa tė arsyeshme, qė ta shkruante asnjė koment (skurse kėtė pėr shqiptarėt e frikėsuar tė Projektkushtetutės sė Republikės sė Kosovės) tė ashpėr reagues kundėr shqiptarėve frikėsues (presidentit, Alfred Moisiu, kryeministrit Fatos Nano, ministrave, nėnministrave tė tyre, si dhe kryetarit tė Kuvendit tė Shqipėrisė, Servet Pėllumbi etj.), tė cilėt e patėn shkelur Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, ku thuhet : me aspiratėn shekullore tė popullit shqiptar pėr identitetin dhe bashkimin kombėtar... dhe 1. Republika e Shqipėrisė mbron tė drejtat kombėtare tė popullit shqiptar qė jetojnė jashtė kufijve tė saj. (Shih: Preambula, paragrafi 5 dhe Neni 8, paragrafi 1 i Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, Pegi, Tiranė, 2002, f.5 dhe 7)?
Pse Koēo Danaj, ku ishte nė viitin 1998-1999, kur Serbia fashiste dhe gjenocidale Kosovėn e shndėrroi nė varreza masive, nė shkrum e hi dhe nė lumenj gjaku, pse nuk i kritikoi, duke i quajtur shqiptarė frikacakė ish-presidentin, ish-kryemnistrat, ish-zėvendėsministrat dhe ish-ministrat e Republikės sė Shqipėrisė, qė si shtet, nė mėnyrė tė organizuar politiko-ushtarake, nuk morėn asnjė vendim historik dhe ligjor pėr mbrojtjen e Kosovės dhe tė mbi 2 milionė shqiptarėve nga terrori dhe gjenocidi luftarak i Serbisė sė Slobodan Milosheviqit, por kėtė e bėri MĖMĖ AMERIKA ME ALEATĖT E SAJ TĖ NATO-s?
E di Koēo Danaj, nė kėtė rast, se kush kishte frikė tė jetė shqiptar nė Kosovė dhe nė Tiranė?!
Ku ishte Koēo Danaj mė 2003, kur unė sė bashku me Prof.Dr. Nehat Sadiku nga Instituti i Shkencave Politike tė Lubjanės sė Sllovenisė ia patėm dėrguar Kėrkesėn me shkrim ish-Presidentit tė nderuar tė Republikės sė Shqipėrisė, Alfred Moisiu, si dhe ish-kryeministrit tė qeverisė, Fatos Nano, ish-kryetarit tė Kuvendit, Servet Pėllumbi pėr lirimin e kryeveprimtarėve tė FBKSH-sė: Gafurr Adilit, Taip Mustafajt dhe tė Idajet Beqirit, por, fatkeqėsisht, asnėrit prej tyre nuk i shkoi ndėrmendė, qė ti pėrgjegjej kėrkesės sonė, edhe pse ishte e drejtė dhe legjitime, nė pėrputhje me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė (kur ėshtė fjala pėr bashkimin dhe pėr mbrojtjen e tė drejtave dhe tė interesave jetike tė shqiptarėve jashtė kufijve aktualė tė gjysmė Shqipėrisė sė sotme)?
Mirėpo, nė lidhje me kėtė rast, edhe pse rėndė tė ofenduar si shqiptarė, as unė, as Prof.Dr. Nehat Sadiku, kurrė nuk e kemi parė tė arsyeshme, qė kėtė mospėrgjegjėsi morale, politike, ligjore dhe kombėtare tė drejtuesve tė theksuar tė Republikės sė Shqipėrisė ndaj nesh, ta kualifikojmė se: ish-Presidenti, Alfred Moisu frikėsohet tė jetė shqiptar, se ish-kryeministri, Fatos Nano frikėsohet tė jetė jetė shqiptar...etj. Sepse, vėrtet, ata ishin dhe janė shqiptarė, e jo grekė, as serbė, as malazezė e as maqedonė. Kėshtu qė, as atėherė e sot nuk i patėm akuzuar dhe fajėsuar dhe, nuk kemi asnjė tė drejtė ti akuzojmė as ti fajėsojmė me parullėn skematike tė propagandės politike alla Koēo Danaj, se ata frikėsohen tė jenė shqiptarė, edhe pse ndjehemi tė ofenduar dhe tė pėrbuzur rėndė si shqiptarė tė Shqipėrisė Etnike.
Ekzistojnė edhe shumė PSEHE pėr Koēo Danajn pse nuk ėshtė fare parimor nė shqyrtimin e fenomeneve dhe tė proceseve politike nė sfondin e ēėshtjes sė pėrgjithshme dhe tė pėrbashkėt kombėtare shqiptare, por kėsaj radhe, po pėrfundojmė vetėm me kėto pyetje tė parashtuara, tė cilat, fatkeqėsisht janė tė imponuara nga tema e improvizuar intuitive e tij, i cili nė rastin konkret, deshi vetėm sa tė tregohet dhe tė promovohet nė sy tė botės shqiptare si shqiptar mė i guximshėm sesa kryeministri, ministrat dhe nėnministrat aktualė shqiptarė tė Republikės sė Kosovės, duke i sfiduar dhe duke i intriguar se ata frikėsohen tė jenė shqiptarė?!
Pėrkundrazi, efekti politik dhe kombėtar i kėtij konstatimi ėshtė i kundėrt ngase nuk ka tė bėjė me tė vėrtetėn , sepse si kryetari Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, si kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu, si kryeministri i qeverisė sė Kosovės, Hashim Thaēi me ministrat dhe me nėniminstrat e tyre, tė gjithė janė shqiptarė tė guximshėm, tė urtė dhe vizionarė politikė, kombėtarė dhe atdhetarė tė devotshėm tė mbrojtjes sė Kosovės, tė cilėt e dėshmuan vetėn e tyre si nė kohė lufte, ashtu edhe nė kohė paqeje, por janė dhe, duhet tė pranojmė faktin dhe realitetin se (jo pa arsye: ende nuk jemi unikė, ende nuk e kemi gjetur gjuhėn dhe dakordimin e pėrbashkėt tė zgjidhjes kombėtare shqiptare nė Ballkan, ende nuk kemi kapacitete dhe aftėsi tė nevojshme dhe tė mjaftueshme politike, diplomatike dhe, mbi tė gjitha ushtarake etj.) jemi tė varur nga institucionet dhe nga koniunkturat e ndryshme integruese dhe demokratike tė rendit tė sotėm tė bashkėsisė ndėrkombėtare, nė kuptim tė gjerė, si dhe nga Bashkimi Evropian/BE/ si segment i saj, nė kuptimin e ngushtė (ashtu siē ėshtė i varur Instituti Privat i Prognozave Politike Rajonale me drejtorin e tij nė krye, Koēo Danaj, si dhe vetė Shqipėria e sotme, sė bashku me tėrė rajonin ballkanik) , sepse, tanimė dihet, kryeprotagonistėt e saj: Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe BE-ja kanė investuar dhe kanė kontribuar mė sė shumti pėr njohjen e pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės, e jo Shqipėria, as Koēo Danaj (sepse pėr ēlirimin e Kosovės vetėm pjesėtarėt-heronjtė e UĒK-sė nga tė gjitha trojet e Shqipėrisė Etnike dhe nga diaspora kanė luftuar, e jo i gjithė populli shqiptar as i Kosovės e as i Shqipėrisė Etnike. Kjo ishte fatkeqėsia dhe tragjedia jonė mė e madhe, qė praktikisht dėshmoi recidivat e pashėrueshėm shekullorė tė pėrēarjes dhe tė mosunitetit nė shkallėn pėrgjithshme kombėtare dhe shtetėrore shqiptare), sepse po tė ishte ndryshe, siē ėshtė dashur tė jetė, qė nė plan tė parė Shqipėria ta ndihmonte ushtarakisht dhe luftarakisht si shtet amė krahinėn e Kosovės dhe popullin vet mbi 2 milionė shqiptarė nga agresioni dhe nga gjenocidi serbomadh, sigurisht se, Kosova qysh para 9 vitesh, do ta kishte fituar pavarėsinė dhe, tanimė, me siguri, do ta kishte arritur bashkimin e saj me Shqipėrinė. Mirėpo, meqenėse, kjo nuk ndodhi, atėherė, nolens volens, duhet tė pajtohemi me kėtė pavarėsi, tė cilėn e pranoi dhe e pėrqafoi i gjithė kombi shqiptar si nė Kosovė dhe, nė mbarė trevat e Shqipėrisė Etnike, ashtu edhe nė diasporė.
Pavarėsisht nga fakti se, (nuk po na bie krejt tamam sipas masės sė sakrificės 100-vjeēare) nuk ėshtė e pėrsosur nė kuptimin e sė drejtės historike dhe tė asaj juridike ndėrkombėtare, megjithatė, njohja e pavarėsisė sė Kosovės, do tė thotė shkolonizimin e pėrjetshėm tė saj nga Serbia pushtuese hegjemoniste dhe, ėshtė hapi i parė i sigurt drejt bashkimit me Shqipėrinė Etnike.
Derisa kolonialistėt serbomėdhenj dhe Rusia hegjemoniste e kundėrshtojnė dhe e mohojnė me tė gjitha mjetet, se kjo nuk ėshtė pavarėsi, ne duhet ta kuptojnė ndryshe, ashtu siē e ka kuptuar dhe festuar mbarė kombi shqiptar, mė 17 Shkurt tė vitit 2008- PAVARĖSI! PAVARĖSI!
Postfestum, disa analistė dhe politikanė tė varfėr dhe shpirtmeskin, qė e kontesotjnė dhe nuk e njohin kėtė pavarėsi tė Kosovės, duhet tė jenė tė vetėdijshėm, se nuk mund tė jenė mė tė urtė dhe mė largpamės se mbarė KOMBI SHQIPTAR, i cili me plotė drejtė e pėrqafoi dhe e pranoi si PAVARĖSI tė Kosovės, nė ditėlindjen e saj historike, mė 17 SHKURT 2002.
Me fat PAVARĖSIA, KOSOVĖ SHQIPTARE!
Tė mos harrojmė se, vetėm POPULLI e gėzon tė drejtėn sovrane qė tė vendosė pėr fatin dhe pėr ardhmėrinė e tij, jo politikanėt, liderėt partiakė, partitė, komentatorėt dhe analistėt e ndryshėm, pavarėsisht sesa ata "janė nė temė" nuk mund tė dijnė mė shumė, tė shohin mė larg dhe tė jenė mė tė menēur sesa vetė POPULLI. Tė duhet ta kuptojė dhe, ta ketė tė qartė si dielli ēdo pjesė e atomit tė tij, pavarėsisht nga elektrizimi i tyre nga mbingarkesat e panjohuara tė energjisė sė importuar nga sismeti elektrik tė vendeve fqnije kolonialiste serbosllave, si dhe tė mbėshtetėsve tė tyre tradicionalė tė sferės sė influencės sė interesit sllav nė Ballkan.
Sigurisht se, nė tė ardhmen e afėrt, do tė bėjmė mė shumė pėr Kosovėn, vetėm atėherė, kur tė gjithė shqiptarėt tė bashkohemi si njė trup i vetėm politik, kombėtar dhe atdhetar, duke mos e harruar njėri-tjetrin, duke mos i bėrė politikė njėri-tjetrit, duke mos e shfrytėzuar njėri-tejtrin, duke mos e mashtruar njėri-tjetrin, duke mos e injoruar njėri-tjetrin, duke mos e tradhtuar njėri-tjetrin, duke mos e urrejtur njėri-tjetrin, duke mos shpifur njėri-tjetrin, duke mos e izoluar njėri-tjetrin, duke mos e burgosur njėri-tjetrin, duke mos e dėnuar njėri-tjetrin dhe, duke mos vrarė njėri-tjetrin pėr hir tė interesave tė ndyrshme armiqėsore (individuale, grupore, ideologjike, politike,ekonomike, tregtare, partiake, karrieriste dhe tė luftės pėr pushtet etj.).
Paragjykimi dhe fantazia politike shpiejnė nė konkluzione tė gabuara
Parimisht dhe tėrėsisht pajtohem se, askush nuk e gėzon atė drejtė dhe atė privilegj politik qofshim ata ministra, kryeministra, deputetė tė parlamentit dhe tė qeverisė sė Republikės sė Kosovės, qė nga pėrmbajtja e Kushtetutės sė saj, ta flakin emrin e popullit shqiptar(mbi 90%).
Gjithashtu, edhe kryetarėt, kryeministrat, nėnministrat e qeverisė dhe tė parlamentit tė Shqiperisė sė Koēo Danajt, nuk e gėzojnė atė drejtė as historikisht, as ligjėrisht, as moralisht e as kombėtarisht, qė ta shkelin Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė sė vitit 1998, kur ėshtė fjala pėr moszbatimin e dispozitės sė saj, qė i referohet bashkimit dhe mbrojtjes sė kombit shqiptar, jashtė kufijve artificialė tė gjysmė Shqipėrisė sė sotme.
Mirėpo, nė tė dy rastet konkrete, kjo nuk do tė thotė se zyrtarėt e lartė shtetėrorė tė Tiranės dhe tė Prishtinės nuk janė shqiptarė, ose frikėsohen tė jenė shqiptarė, ashtu siē shprehur gabimisht, naivisht dhe nė mėnyrė tendencioze dhe spekuluese politiko-propagandistike, Koēo Danaj, pavarėsisht nga tė metat dhe nga gabimet e tyre tė deritashme lidhur me zbatimin e ligjit dhe tė kushtetutės.
Ky pohim hipotetik ėshtė gabim lėndor, si nė kuptimin, etik, profesional, ashtu edhe nė atė ligjor dhe kombėtar, sepse Koēo Danaj pa asnjė asrsye dhe, pa asnjė argument tė vlefshėm, ėshtė orvatur ti provokojė dhe ti injorojė mbi bazėn kombėtare zėvendėsministrat dhe ministrat e qeverisė dhe kryetarin e Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, duke vėnė nė pikėpyetje kombėsinė e tyre shqiptare?! Ky kualifikim, vėrtet, ėshtė paradoksal dhe absurd nė ēdo aspekt tė tij. Kėtė kualifikim, vėrtet, nuk e han pazari politik kombėtar e asaj ndėrkombėtar, pavarėsisht nga synimi i fundit i autorit tė tij. Pėr mė tepėr, ky ėshtė njė gabim i madh dhe, njė vulgarizėm politik, qė nuk pėrkon as me etikėn, as profesionalizmin, as me kombėtarizimin, sepse Koēo Danaj, nė kėtė mėnyrė ka dalė prej temės, duke pasur objekt shqyrtimi nenet dhe paragrafėt e Projektkushtetutės sė Republikės sė Kosovės. Ka dalė nė terrenin e psikoanalizės sė Sigmund Frojdit, duke u pėrpjekur qė ta gjejė pėrgjigjen e saktė politike tė fenomenit tė frikės sė Jakup Krasniqit (kryetar i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės), tė ministrave dhe tė zėvendėsminitrave tė tjerė tė qeverisė dhe tė kuvendit tė Republikės sė Kosovės, kur dihet se, tė gjithė ata janė shqiptarė dhe, assesi tė pllakosur ose tė krekosur nga lavdia politike, se ata frikėsohen tė jenė shqiptarė, ashtu siē ka ardhur nė pėrfundim logjika e politikės imagjinuese, rezervuese dhe tendencioze e Koēo Danajt.
Sipas ligjit dhe, sipas ēdo kushtetute nė botė, asnjė njeri nuk merret nė pyetje, nuk gjykohet as nuk dėnohet e as nuk kritikohet, pėr shkak tė frikės provokuese tė Koēo Danajt se ėshtė me kombėsi x apo y, por pėr shkak tė gabimeve dhe tė veprave tė kryera qoftė penale a kundėrvajtėse tė tyre, pavarėsisht nga statusi dhe pozita e tyre politiko-shoqėrore dhe shtetėrore, apo private nė njė shoqėri tė caktuar.
Sė fundi, nė Kosovė nuk mbretėron kurrfarė fenomenologjie e frikės politike dhe e krizės morale dhe kombėtare (qoftė nė kuptimin individual a kolektiv), por ėshtė e pranishme dukuria e varėsisė dhe e ndėrvarėsisė politike dhe ekonomike etj. si nė kuptimin e ngushtė, ashtu edhe nė atė tė gjerė, ashtu siē ėshtė rasti me tė gjitha vendet e tjera nė rajonin ballkanik dhe, mė gjerė, nė vendet e Evropės Juglindore, tė shkėputura nga zinxhirėt e dikurshėm tė kampit kolonial socialist tė ish-BRSS-sė.
Edhe nė Kosovė, edhe nė Shqipėri kemi aq liri, aq rend, aq siguri, aq drejtėsi, aq zhvillim ekonomik, aq demokraci dhe aq progres e mirėqenie, aq sa kemi punuar gjatė dy dekadave tė shkuara (1990-2008). As mė shumė, as mė pak. Mirėpo, kjo nuk ėshtė shkak as pasojė e fenomenit frikėsues tė shqiptarėve, por ėshtė pasqyra konkrete dhe reale e angazhimit dhe e kontributit tė direkt dhe indirekt tyre nė artikulimin dhe nė rrumbullakimin e vlerave tė theksuara kombėtare dhe politiko-shoqėrore.
_____________________
Boston, mė 10 MARS 2008 |
| --------- |
| • TITUJ TĖ NGJASHËM |
|
Copyright © 2000-2008 DERVINA.COM - Tė gjitha tė drejtat e rezervuara
Arkivi u punua nga A.Nushi - Webmaster |
|